26.12.10

Santa...

kam njohur  zhgënjime  shumë në jetë
nga  miq, shokë  dhe  femra…
zhgënjime kalendarësh...
pritjesh…
ikjeardhjesh…
zhgënjime alfabetësh ku mungonin  gërma…

por zhgënjimin që më vrau më shumë
e pashë  dje te  një fëmijë
kur  mësoi  se Santa Claus i dhuratave
me  rrobat e kuqe veshur
dhe mjekrën e bardhë e të gjatë
ishte thjesht  babai  i tij…

dhe sytë m’u përlotën si kurrë ndonjëherë
dhe për të gjithë  fëmijët e botës  qava
dhe për zhgënjimin e tyre të parë…
për fëmijërinë  që kurrë  s’vjen sërish…
për Santën e tyre të vrarë…
………………………………….
dhuratat  që  vogëlushit do i jepja
nga duart përdhe më ranë…



(natë Krishtlindjesh, 2010)

©Artan Gjyzel Hasani

3.12.10

aliteRACION ekSPERiMEntal corpORAL

perëndojnë penelatat e pendimit mbi penis…
vagabond i vagullt i vaginës tënde muzgu…
përlotja loton lotë mbi të lodhurin iris
si mbi murgeshën e mbrëmjes murgu

marramendja marrëzisht frymën ta merr
drithërimash ndricuar dritë e venitur
gjethe  epshi  gjelbëron gjiri i gjërë
thithur thithkat nga ethet plasaritur

teksa buza përflaket e buzkuqin përbuz…
teksa goja jote (për)gojon kafshëzën time përsëri…
teksa gjuhët e çartura përçartjen përçojnë
trurit tim të trembur ku etur tretesh ti…
shtrydhet luleshtrydhja…
çahet…
spërkatur stërpik qerpikun pikë-pikë...
pikon...
kullon…
………………………………….
është ëndrra ime në syrin tënd…
mos ki frikë
.................
shfaqja mbaron...
perdja  bie...
mbi gjinjtë e shuar fiken qirinjtë...


(2008)

©Artan Gjyzel Hasani

6.11.10

Lirika e Vdekjes

si gurët e shahut pasi loja ka mbaruar
mbretër e mbretëresha...kuaj e kështjella
ushtarë e oborrtarë...të ngrënë a të gjallë
në të njëjtën kuti mbyllen,
ashtu në të fundmen ditë
sekondat, minutat, javët,
muajt, vitet që kujtesës sonë sillen…
çdo gjë që sot kemi
dhe ajo çka pas nesh mbetet
gjithshka pra…
gjithshka…
sikur të mos kish qenë kurrë
brenda një arke dikur do tretet…

kur dyert janë mbyllur dhe trokitje s’ka
e asgjë e kësaj bote më s’të çudit...
kur lumenjtë e shpresës
janë mbytur në një rrudhë
vjen një ditë kur ti kupton
se gruaja e fundit që të pret
është e panjohura vdekje...
ajo që kurrë nuk harron,
e vetmja dashnore e përpiktë,
e ndërsa ndjen se jeta po ikën
kurreshtja për castin e fundit zë udhë…

lërmë pra të mendoj për vdekjen, e dashur,
krahët…përqafimi…puthja e saj
si do jenë vallë?
thonë e errët eshte ajo,
por ndoshta edhe plot dritë…
vdekja hidheron ata që kurrë s’jetuan…
 ata që nga e panjohura e jetës
kishin aq shume frikë…


por sado e huaj të jetë
e njohur do më duket...
shumë do më dojë...
kur pranë do t'më struket
do bëj sikur e dua
nëse vërtet…siç thonë…
vdekja është grua…

mos vdis para meje, e dashur…
të lutem…
prit edhe pak…
më mjafton ajo çka brenda meje vdiq
për sa kohë isha gjallë…

kur ftesë e Vdekjes të vijë
le t'më nxjerrin të parin nga dhoma…
jam mësuar të rroj me shumë dashuri,
por kurrë me dy kufoma…

të lutem mos vdis para meje, e dashur,
me vdekjen lërmë të të tradhëtoj…
të shkoj i pari unë…
t’i ngop epshet e saj…
dhe ta vë në gjumë
e kur ti atje të vish
në krah të të marr
të jem prapë i yti…
i yti edhe në varr…
mos vallë po kërkoj shumë?


(5 Nëntor, 2010)

©Artan Gjyzel Hasani

31.10.10

Është mëngjes...(variant i ripunuar)

do vijë mbrëmja kur rreth tryezës në shtëpi të ulur

do flisni për fëmijët që po rriten ngadalë

e për ju që u rritët aq shpejt…

e kur ata në gjumë të kenë rënë

teksa kolltuqeve të rehatshëm të jeni fundosur…

një kafe të ngrohtë…

një cigare ndezur ti

ajo veshur lehtë…

në dorë një gotë verë …

dhe kur siç do mbrëmje pastaj

në televizor do jepen

reklamat e mesfilmit

me një vështrim vjedhurazi profilit

do e përkëdhelësh e do mendosh

“Vallë a më ka tradhëtuar ndonjëherë?”



se ndonjëherë mund të flesh

me gratë e të tjerëve

e një tjetër me tënden kushedi…

por ti mos ki ftohte...

nuk është dëborë ajo që bie…

është brymë…

kështjellë prej rëre është flirti…

eklips prej reje tradhëtia…

çbëhen me një frymë….



mos u merakos shumë

për aromën e panjohur në flokë…

as për atë shenjë kafshimi

ne qafën e saj…

as për ëndrrën që s’ia vjedh dot…

as për dekoltetë që vesh përsëri…

as për emrin e panjohur

që ajo rënkon në gjumë…

as të kujt ishin duart

që përkëdhelën ata gjinj…



merre lehtë, miku im,

errësira sjell veç mendime të zymta

dhe netëve një e një rrallë bëjnë dy…



........................................

nganjëherë të qëllon të flesh

me gratë e të tjerëve

e një tjetër me tënden kushedi…

por tani është mëngjes dhe ajo po fle

lakuriq shkujdesur pranë teje

me këmbën mbledhur

siç të pëlqen ty...



(2008)

©Artan Gjyzel Hasani

27.10.10

ATDHEU PA TABU (një poemë politikisht jo korrekte)

shenim i autorit: vec pak muaj pas krijimit te kesaj poeme ne Atdhe filluan trazirat dhe me pas ngjarjet vellavrasese te 97-tes.




Sa herë kujtoj Atdheun

më vinë ndërmënd varrmihësit;


Në varrimin e tim eti dikush

solemnisht përmëndi ATDHEUN...

qesha hidhurazi

e teksa dëgjoja duartrokitësit

ndjeva keqardhje për ATDHEUN

me një copë më pak...

……………………………….

për herë të parë babai im po merrte

me vete një copë ATDHE…

servirur bujarisht mbi një lopatë…


* * *

Po ç’është vallë ATDHEU?


Një copë dhe dhe hija jonë mbi të.

Aty çdo çast jeton dhe vdes nderi,

vesi, dashuria,

urrejtja, lulja, thika,

epshi dhe mëria,

mirënjohja,

mosmirënjohja,

besa dhe gënjeshtra,

miqësia, armiqësia…


* * *

Flasim për Atdheun,

luftojmë,

qajmë,

mburremi,

vritemi per të

kujdes Atdheun…

amanet Atdheun...


dhe harrojme Vetveten,

atdheun tonë më të parë,

harrojme të flasim për të,

të luftojmë për të,

të qajmë për të,

të vritemi për të,

të mburremi për të,

të turpërohemi për të,

se është i vetmi Atdhe i YNI

që fatkeqësisht shpesh

ngjan shumë me vetminë…

që sa pak i ngjan atij tjetrit,

ATDHEUT me gërma kapitale,

atij që askush nuk mund t'ia shtojë

apo t’ia heqë madhështinë…


Përse t'ia shtojnë?

Përse t'ia heqin?

Përse u dashka patjetër të bëjmë diçka për të?

Fundja, ç'bën ATDHEU kur ne lindim,

jetojmë,

vdesim,

kur sjellim në jetë fëmijë…

në gëzimin tonë,

në fatkeqësinë tonë,

në brengën tone

çfarë bën ai?



* * *


A ia ka parë kush lotët Atdheut?


A nuk jetojmë në të njëjtin Atdhe

bashkë me miliona batakçinj,vrasës,hajdutë?

A nuk themi fjalët më poshtëruese,

gënjeshtrat më të mëdha në gjuhën e Tij?

A nuk bëhen të mirat dhe të këqijat,

nderimet dhe turpërimet në emrin e tij?

A nuk e valvisin çdo ditë flamurin e Tij

edhe duar të ndyra predikuesish të paskrupullt

që flasin në emër të Tij?


* * *


ATDHEU na përket ne.

Por ne jemi unë,ti,

lypësi,mësuesi,prifti,

kurva,gjykatësi,vrasësit,

bankierët,kopilat,murgeshat,

heronjtë, pijanecët,

hajdutët,virgjëreshat,ushtarët,

policët dhe poetët…

nxënësit që buçasin korridorët

dhe të gjithë njëzëri bertasim:

ATDHEU !

…………………………….

Cili vrasës s'e ka kënduar Himnin Kombëtar?

Më bukur nga të gjithë e këndojnë diktatorët.


* * *


Po kush do të më tregojë pra

ç'është Atdheu?

Kuptimin kësaj fjale

kush ia gjen?

Dheu i atit?

I gjyshit apo i stërgjyshit?

E ç'di Atdheu për ta,

për timin a tëndin fjala vjen?



* * *


ATDHEU është egoist

si një fëmijë i përkëdhelur…


Dhuroji Atij jetën tënde,

përkujdesjen tënde,

dashurinë tënde,

pasurinë tënde,

besën tënde

burrërinë

nëse vërtet je burrë

e ATDHEU s'do të të harrojë.

………………………………

Falja batakçiut më të ndyrë të gjitha këto,

edhe jetën tënde

e natyrisht

edhe ai s'do të të harrojë kurrë…


* * *


ATDHE

Të nëpërkëmbën!

Të poshtëruan!

Të zbardhëm faqen!

Të lartësuam!

Në përjetësi ndriçon!

………………………..

Gjepura…

fjalë boshe…

ATDHEU bën pa virtutin

po aq sa edhe me vesin tone…


* * *


Kur vdiqët,

ju vranë,

ju përdhunuan,

kur nënat qanin mbi varret tuaja

a vdiq ATDHEU?


ATDHEU është i pavdekshëm

si çdo gjë pa jetë.


Ata që lindin,

lindin në Atdhe.

Ata që vranë,

vranë në Atdhe.

Ata që u vranë,

u vranë në Atdhe.

Teli me gjëmba

rrethoi në Atdhe.

Lulet që çelin,

çelin në Atdhe.

Edhe ato që vyshken,

në Atdhe vyshken…


Në Atdhe luhet komedia

e njerëzit qeshin të lumtur…

Në Atdhe luhet tragjedia

e njerëzit derdhin të hidhurit lotë.

Në Atdhe luhet edhe drama

e njerëzit as qeshin…

as qajnë dot…


* * *


A iu kujtua ndonjërit Atdheu,

ndërsa bënte dashuri,

martohej a divorcohej,

pronësohej a shpronësohej,

varfërohej a pasurohej,

vritej a vriste,

lindëte a vdiste?


E kujtoj ATDHEUN kur në çaste delirante

e pandeh veten hero.

Më pas, si pas çdo deliri,

qesh si i marrë,

qaj si i çmëndur.


* * *


ATDHEU!


Brodha nëpër botë

dhe kudo njerëzit ngritën supet,

kur dëgjuan emrin e Tij…


Brodha nëpër Atdheun tim

e kudo njerëzit ngritën supet

kur dëgjuan emrin tim…


Brodha kudo nëpër VETVETEN time…

vrava e më vranë,

dashurova e më dashuruan,

mallkova e më mallkuan,

përkëdhela e më përkëdhelën,

tradhëtova e më tradhëtuan

fala e më falen…

e përsëri…përsëri…

urreva e më urryen,

gënjeva më zhgënjyen

por më njohën…

kudo më njohën

e më thanë "JE TI!"…


* * *


ATDHEU!


Kujt duhet t'i krenohemi

me emrin e Tij për sa kohë nuk e dimë

pse duhet D-O-M-O-S-D-O-SH-M-E-R-ISH-T

të jemi krenarë?

....................................

Si mund të kenë Atdhe

ata që kanë humbur Vetveten?

Njeriu pa Vetvete

s'është vecse lypsar...


* * *


ATDHEU!


Ne dimë të vrasim.

Të na vrasin.

Të vetvritemi.

Dimë edhe të varrosim të vrarët.

Dhe vetveten.


ATDHEU!


Çdo çast i dhurojmë gropa të reja,

solemnisht i quajmë varre

që më pas të krenohemi me to.

Ne s'dimë të dhurojmë jetë.

Vdekje po.


A thua jemi lindur të pajetë

për t'u mburrur gjithmonë

me të rënët,

me të vrarët,

me të vdekurit?


ATDHEU u lodh nga vdekjet tona…

u neverit... u ngrit

e u largua nga ceremonia jonë e përjetshme mortore…

Teksa kazma grryen prej trupit të Tij

gjakun e ujshëm...

teksa duart shkulin

lule nga trupi i Tij,

oh sa lehtë rikuperohet Ai,

rigjenerohet…

plehërohet…

nga skeletët tanë të bujshëm…


* * *


E mohuam veten me gjithë ç'kishim

e pastaj ia falëm ATDHEUT

atë çka mbeti prej saj.

Më pas ,

të tjerë vetmohues

me lopata vetmohuese në duar

nxituan drejt vetmohimeve të reja.

si prindërit e tyre…

vetmohuar…


* * *


ATDHEU ka origjinalin e tij

të papërsëritshëm,

të paprekshëm

dhe miliona kopje të keqpërdorura

si fotografi porno në xhepin e ushtarit

plot spermë dhe thërrime

që i mburret rekrutit:

"E sheh këtë?

E njeh?

Eshtë dashnorja ime!"


* * *


ATDHEU!


Në radiografinë e Tij

duken veç skeletët tanë

me një gjurmë të zezë në gjoks

aty ku mund të ishte

zemra jonë e vetmohuar

ose vendi ku ne vetvritemi aq natyrshëm

nga thika vrastare e kohës së humbur

në kërkim të madhështisë së varreve-

-ideali ynë i përjetshëm…

kurrorëzimi i mundit…

kolera jonë e pashërueshme-

Varret tona-

argumenti ynë i vetëm

në Gjyqin e Fundit.


* * *


ATDHEU nuk ka vese…

por ne luftojmë që ATDHEU të jetë krenar,

mburracak, mospërfillës, egoist, i fuqishëm,

kokëfortë, i pari në çdo gjë,

më i miri,

më i bukuri,

më i mënçuri,

më i përsosuri i gjithësisë

(“A ekzistoka përsosmëria?”

do të pyesë një nxënës mësuesen e biologjisë…).


Vishjani këto tipare një njeriu

dhe do të shihni sa i ftohtë do t'ju duket,

se si ftohtësia e tij buzëqeshjen do t’ju ngrijë…


* * *


ATDHEU është vërtet i dashur

vetëm në Mitologjinë e Mërgimit...

....................................

një yll që sa më larg i qëndron

aq më i bukur duket

e kur pranë tij je për një cast

të tjerë yje lakmon...


por ka shpresë...ka...

kur dikur do mësosh

të njohësh e të gjesh

Vetveten e Vetmohuar

ta pranosh e pa kushte

ta duash paskëtaj

çdo sekondë të jetës tënde

për aq kohë sa do rrosh…

e bashkë me të

pleqërinë

rininë…

kujtimet e bukura

fëmijërinë…

çfarë sot ke e nesër do kesh

e çfarë pas vetes pakthim le...

veç atëhere mund ta kuptosh

magjinë

që një copë të zakonshme

dheu

e shndrron përjetësisht në

ATDHE…



(shtator, 1996)

©Artan Gjyzel Hasani

18.10.10

Kur unë të mos jem më…

Kur unë të mos jem më

dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha

e kur bosh të ndjehesh si sonte

largoji nipat harrakatë

dhe pleqte e lodhur nga shtëpia...

edhe bashkëshortin e bezdisshëm po ashtu....

fiki dritat...

ndizi qirinjtë...

lehtësoje veten nga rrobat e tepërta...

tymos diçka

(jo domosdoshmërisht marihuanë)...

pi pak alkool

(jo domosdoshmerisht baccardin tim të preferuar)...

dhe ulur përdhe...

mbështetur diku pranë një kanapeje...

me sytë mbyllur si dera

dëgjo “When the music’s over”…


dhe kujto se si kërkove te unë

hijen e diellit që e mori buzëqeshja e femijëve…

hijen e hënës që u tret ne lotet e te dashuruarve…

hijen e yjeve që e vodhën gurët e çmuar të një unaze…

hijen e dashurisë që e mban peng harrimi….

hijen e martesës që e mori tej

tymi i një cigareje

me copëza dielli,

hëne,

yjesh e dashurish

dredhur

mbi letrën e bardhë të një ëndërrimi…


kujto se si më pe një çast të jetës tënde

kur zonjat kurvëronin valle dionisiake

mbi rrushin tim gjetherënë...

dhe që të më shihje përsëri

guxove të fluturoje lart…

shumë lart,

në një tjetër qiell ,

pa kufinj,

me një blu aq të ndryshme ,

me retë aq të çuditshme

dhe me rrufetë që s’rreshtnin së djeguri

krijesat e dobëta frikacake

dhe ata që mendonin se ishin trima…


kujto si hyre ne shtratin tim

ashtu siç ishe...

e etur...

e dirsur...

e nxehte...

inkandeshence mishtore që tresje rrufete..

nga goja jote mbi gjoksin tim lëshove

gjarpërin e gjuhës të helmonte

pahelmuar ç'kish mbetur nga ky trup…

dhe sa doja të më dënoje

me besnikëri të përjetshme

ndaj kafshezes që rënkonte

mes kofshëve të tua

ulurimën e fundit të polifonisë së pashkruar

të udhëtarëve anonimë...

por jo…


kujto se si u trëmbe e zbrite përsëri

atje ku ishe mësuar të jetoje,

në tokë,

pranë zvarranikëve dhe rrufepritësve…

kujto se që atje poshtë qielli t’u duk

siç doje gjithmonë ta shihje ,

i qetë dhe i parrezikshëm ,

ndërsa unë nuk dukesha fare…


Kur unë të mos jem më

dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha

mendo për një çast

se çfarë do të jetë çasti tjetër…

një pikturë anonime që e varim…

e heqim…

e rivendosim

në të njëjtin të vjetrin mur…

puthje e ëmbël

dhe një dorë e vockël

që abazhurin fik me delikatesë

apo psherëtima e të ftuarit të fundit

të një kortezhi

që duke u larguar

një qiri ndez me përtesë…


Kur unë të mos jem më

dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha

e në sytë e një dashurie të re

do të shohësh përsëri sytë e mi...

kur në puthjen e saj

të ndjesh puthjen time...

kur në ardhjen e saj

të ndjesh rikthimin tim…

kur në flirtin e ri

të rigjesh dashurinë e vjetër

do kuptosh se është thjeshtë një iluzion

ose një dashuri e madhe për vetveten…

dhe do të qash…


Kur unë të mos jem më

dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha

do të kuptosh pamundësinë time

për të shmangur moslumturinë tënde

si dhe një ëndërr pabesueshmërisht

të besueshme,

gabimisht aq të drejtë,

pafajësisht aq fajtore,

kumbueshmërisht aq të shkretë,

dimërisht aq pranverore….


pamundësinë tënde për të shmangur

moslumturinë time

si dhe një ëndërr,

ah…sa fatkeqësisht…

aq të ëndërrueshme…


Kur unë të mos jem më

dhe poezitë e mia t’i kesh lexuar të gjitha...

kur harresa të tjerët në gjumë t'i verë...

kujtomë si sonte

dhe kuptomë për një cast

sic të kuptova një jetë të tërë...


(17 Tetor, 2010)

©Artan Gjyzel Hasani

11.10.10

Pothuajse poemë...

Kjo duket si poemë

por nuk është e tillë...


është pemë

ku vargjet si gjethe

të përbaltur rrinë...

hija nën të cilën

për një çast pushuan...

kur çasti mbaroi

siç erdhën...

pane...

dhe shkuan...

rrënjë rrënjëdala

ushqyer nga thellësirat...

pema ku zogjtë

një herë cicërruan...

në degën ku litar’ i kohës

varte hapësirat...


është peng...pengu im...

sa herë që nuk dhashë

siç di të jap unë

atyre që merituan

të merrnin aq shumë...

është dashuri...

përjetësisht e padhënë...

pamundësirash robinjë gjithnjë e zënë...

në kohë të gabuar

padrejtësisht e vënë...


është ikje…

panik...

arratisje…

nga morg’ i dashurisë së vdekur

ku kufomën të dy ia çojnë...

(për ta vrarë dhe plagosur

edhe njëri prej të dyve

mjafton…)


është brenga e rëndë

zhgënjimi që mposht një burrë

kur Penelopa e tij

s’arrin t’ia tregojë

pse qilimat e pritjes

s’mbarojnë së thurruri kurrë...


është zjarri ku unë digjem

pa u bërë dot hi...

është flaka që ndriçon

atë që pas meje rri...

është shkëndijëza që shuhet

kur fiket një qiri...

dhe fjollë e tymit më pas

ajo që shikon ti...


është jeta ku ne ecim

pa u rrëzuar kurrë...

është rrëzimi i përditshëm

aty ku mungon një urë...

është ura që nuk dimë

se kur do të shtrijë trarët...

ndoshta mungon lumi...

brigjet...

kalimtarët...


Kjo duket si poemë,

por nuk është e tillë...



(2006)

©Artan Gjyzel Hasani

Destiny ( e ripunuar)

pendimet e mia pafund...

dhe prapë trok’ i zemrës pafund...

ëndrra të abortuara dhunshëm

zgjime në momentin jo të duhur...

cka të tjerët e arritën lehtë

për mua ah sa mund...

sa mund...


fëmijë një natë vere

yjet që binin doja t’i prisja…

dhe plot dëshirë duart

zgjata unë..

prita një jetë

sa duart m’u lodhën

e kurrë s’i kapa

se ranë larg shumë…


të nesërmet e mia gjithnjë

ishin pulëbardha

në detin blu më joshën

të notoja larg shumë…

e kur pranë tyre arrita…

sa pranë…

ah sa prane…

s’ishte gjë tjetër

vec e valëve shkumë…


vjeshtat e të tjerëve

pranverave të mia hedhur...

udhëve aq të ndryshme

mbi të njëjtin gur penguar…

rrudhosur këndet e syrit

vështrimi po ai…

dritarja ime

në murin e gabuar…


në ëndrrën time

gjithmonë i huaj…

kujtimeve të të tjerave

harruar......

zgjimeve të pas epsheve

përgjumur...

dëshirave krahëprera mohuar…

ferrparajsash gjithmonë i humbur...

sa orë..

sa ditë..

sa muaj...


ndoshta paska qenë vërtet

e shkruar,

fluturimet të më mbaronin

kaq shpejt…

po vallë përse o Zot

u bë sic deshe Ti,

sa herë që bëra

sic desha vetë...?


(2000)

©Artan Gjyzel Hasani

29.9.10

Fundfillim (varianti i plote)

e gënjeshtërt si parathënie libri

është jeta ime

dhe ëndrra çmimi që i vure ti…

një libër që titullin ia shkruajtën të tjerët…

e numrin e fletëve askush nuk ia di…



plakem...

rrudhem…

dhe për fatin tim të keq

nuk jam djath...

as letër dashurie

e as verë…

...........................

kush më shijoi dhe me mua dje u deh

nuk e di nëse do më gjejë tjetër herë…



thonë dashuria pleqërinë kuron,

dhe zemrën që zvarritet me përtesë…

por unë cuditerisht ndjeva të plakem

kur pasioni që dashurinë gjeneron

mjerueshëm degjeneroi

në martesë…



fëmijë kur isha shumë frikë

fundin e përrallës e kisha…

më shumë se kuçedrën

që shtatë kokë kishte…

dhe nuk e dija që më i madhërishmi

i të gjithë arteve,

arti i mbarimit ishte…



kur u rrita mësova

se dëshira për dëshira

e kishte emrin mërzi...

mërzia lindte vetminë

e kjo dhimbjen….

dhimbja kalonte,

por bukuria mbetej…

trishtimi tretej…

e përsëri niste ëndrra

ku fundi më dukej fillim…

pikënisje në rrethin që mungonte…



e gënjeshtërt si parathënie libri

është jeta ime,

që s’ishte e imja në të vërtetë…

.........................................

por pjesëve të bardha

mes rreshtave të shkruar…

të bardha...

te bardha..

mermer...

vdekja me siguri e imja do të jetë…

......................................

mes rreshtave ku jetova ashtu siç isha

e jo siç më deshën njerëzit e tjerë…



(29 Shtator, 2010)

©Artan Gjyzel Hasani

23.9.10

E ngrohtë...e lagët...rënkuese... (varianti i plote)

dua ta bëjmë bashkë sonte këtë natë

mes epshit padurimit dridhur…

por ti je larg…

e unë në një tjetër shtrat

veten përkëdhel symbyllur…


më mungojnë sytë…

buzët e tua…

flokët...

të qeshurit…hareja...

inati që të bën të mos derdhësh lotët...

magjia që ti më fal,

dehja...


supet...

lëkura...

sqetullat...

gjinjtë dhe barku yt...

brenga që të rrudh vetullat...

dëshira që të ndricon sytë...


puthja dhe gjuha gjarpërushe...

prekja,

gishtërinjtë…thonjte e tu...

kafshimet...

veshtrimi yt djallushe...

jeshilja jote mbi sytë e mi blu...


aroma e trupit tënd…

djersa…

kërthiz’ e vockël që lëpija...

trupi yt triumfesh harkuar

mbi lumenjtë e pasioneve të mia…


pëshpëritjet,

ulurimat…ekstaza…

rënkimet...përkujdesjet...

pritja… ethja dhe tundimet....

netët dhe mëngjeset...


por më shumë më mungon ajo...e jotja...

djepi i nxehtë i prekjeve drithëruese...

krematoriumi i puthjes sime...

zjarr që zjarre shuan dhe hirin ndez...

netëve ku digjen epshe turbulluese...

e ngrohtë...

e lagët...

rënkuese...

Etna jote ku Vezuvi im vdes...


(2005)


©Artan Gjyzel Hasani

17.9.10

Shpjegim i Ligjeve të Mërfit një virgjëreshe…(varianti i plote)

e sjell ndërmend atë të shtunë…

(e si mund ta harroja?)

e mrekullueshme si një seks i ndyrë

me një hënë magjike…

më tërheqëse se të gjitha femrat në errësirë…

i lumtur e i qetë pranë saj

për sa kohë që nuk e dashuroja…


ia mësova i ngeshëm e plot dëshirë

që virgjëria është sëmundje e kurueshme...

që sperma nuk është rrëshirë...

që dashuria është kimi

dhe seksi fizikë…

që kur një femer fillon të kuptojë dashnorin

pason vec heshtje dhe frikë….


i shpjegova që meshkujt janë aq të ndryshëm

si udha që ndjekin përrenjtë

por shtrati i pasigurtë i dashurisë

i bashkon të mëncurit me budallenjtë…


i tregova që një grua kurrë

nuk harron ata me të cilët ka fjetur...

ndërsa të vetmet që kujton një burrë

janë femrat që ia lanë të ngrehur…


i thashë që ëndrrat e varfanjakëve

janë shpesh kështjella rëre…

kasollja e pasionit zakonisht bëhet varr…

por nëse paraja nuk e blen dot dashurinë,

përkohësisht me qira edhe mund ta marrë…


* * *

më pyeti si quhem...

"por unë s'kam emër

për sa kohë që në gjoks

rreh ajo që quhet zemer...


pa emër dashurite, pa emër urrejtjet,

pa emër kenaqesitë, pa emër qejfmbetjet,

pa emër epshi dhe sperma e derdhur,

pa emër e gjelbërta aq papritur zverdhur...


pa emër vështrimi, pa emër sytë,

pa emër gjumi kur bëhet vet' i dytë...

pa emër ëndrra, pa emër zgjimi,

pa emër përkëdhelja, pa emër pallimi...

pa emër loti që faqes rrëshket,


pa emër dhe zëri që heshtjes i flet...

pa emër fëmijët që vijnë në jetë shurruar...

pa emër të vdekurit varrezës së harruar...

pa emër dhe rruga që ti e quan jetë,

pa emër dhe turma që mua më tret...

pa emër pulëbardha dhe shkum' e valëve pa emër...

pa emër dhe gruaja që dot s'u bë femer...

pa emër e verteta që nuk doli kurrë,

pa emër mashkulli që hiqet për burrë...

pa emër përbuzja, nderi dhe poshtërimi,

pa emër piedestalet ku përmut adhurimi...


pa emër e nesërmja drejt së cilës renda...

pa emër e djeshmja që iku si ëndrra...

pa emër premtimi që unazës sime fle...

pa emër dhe balta ku gjurmën tënde le....


pa emër këto fjalë që ti dëgjon tani...

pa emër dhe emri që më vunë prindërit e mi...

pa emër buzëqeshja që nganjëherë vret,

të gjitha pa emër... e asgjë s'humbet..."


* * *

të gjitha cudirat ia thashë atë natë…

(rast më të mirë nuk kishte:

më pas do të ishte e lodhur…

ose e clodhur shumë do të ishte…)


pastaj lakuriq iu shfaqa unë...

zog' i saj dridhej nën këmishë…

u shqepëm në seks atë të shtunë

dhe të dielen u rrëfyem në kishë….


(2008)

©Artan Gjyzel Hasani 

9.9.10

Poezisë sime (kolazh)

në vargjet e tua putanat

u ndjenë zonja...

zonjat kurva...

pleqtë fëmijë...

bashkëshortët të tradhtuar,

Jezusi kopil...

mëkatarët të virtytshëm...

murgeshat lavire...

trimat frikacakë...

idhujt të rrëzuar...

vec dashuria Perëndi...

..........................

(e unë

sa herë botën e dhjerë Nevojtore e quajta

aq herë vetes i thashe "Muti je ti!")



do të ketë nga ata që si xhevahir

do të të mbajnë në duar…

do të ketë edhe nga ata që do të të

mallkojnë…

nganjëherë do gjëndesh dafinash mbuluar…

nganjëherë vargjet e tua pellgje narcistësh

do të turbullojnë…



MORALIN prej kohësh e bëre EUNUK

që lakuriqësine tende me detyrim të vështrojë,

me pahir të buzëqesh në të rralle i gjori,

ndërsa cenin e tij me mbathjet e tua

përpiqet ta mbulojë…



se ti më ngjan mua...

je pjella ime…

dhe kurrë në trupin tënd të zhveshur rrobën e huaj

s’do pranosh:

kur linde të mbështolla përgjakshëm me lëkurën time

pulsi im – gjurma jote ngado që të shkosh…



do cash mes udhëve ku ata

nuk shkuan ndonjëherë…

në gremina ku nuk guxuan

të hedhin dot as vështrimin…

mes shkretëtirës ku vec ti e di

që një lule fle…

mes brigjesh ku përrenjve

do ua ndryshosh drejtimin…



do njohësh të dëshpëruar me gurin në qafë varur…

të pashpresë që harruar i ka fat’ i keq…

do njohësh dhe njeriun...

atë që akoma s’ka ardhur…

atë që nga pas turmat zvarrë tërheq…



në shpirtëra njerëzish që nga vetvetja

kanë frikë…

mes atyre që nuk njohin as besën

e as nderin…

kufomat që do ndeshësh mëshiroi

cdo ditë…

dhuroju parajsën

kur njohin vec ferrin…



nganjëherë do ngjash me të dlirën vashë

që skuqet para një pike vese që pikon…

nganjëherë do jesh e ëmbël

si një përrallë

pranë oxhakut kur nata heshtjen përgjon…



nganjëherë kapricioze...

rebele si yt atë…

stuhi zemëratash që buzëqeshja në cast shuan

por zemrën…

zemrën…mbaje të zjarrtë…

të ringjallësh atë që për pak zjarr vuan…



pra ec..poezia ime...ec…

këmbëzbathur…

e zhveshur...

askush nuk do mund të të ndalojë...

................................................

(edhe ai qe lakuriqësinë tënde ditën

e përbuz,

natën me imazhin tënd

vetmisë do të masturbojë…) 



(2006)



©Artan Gjyzel Hasani



Bookmark and Share

5.9.10

Per vajzen qe buzeqesh dhe skuqet lehte…

Kur bie mbremja ti ulesh e me lexon…

buzeqesh dhe skuqesh lehte…

fluturat turbullohen…

dhe une e di qe per nje cast…

vetem per ate cast heshturazi…

pa fjale…

me jepesh ashtu…

ne menyren tende…

buzeqeshur…

faqet skuqur lehte…


Pastaj ti largohesh ashtu…

ne menyren tende…

heshturazi…

pa fjale…

duke me lene sperkatur me buzeqeshjen tende…

.............................

Ah ajo buzeqeshja jote-

-parfumi im në shishen e huaj...


(2010)

©Artan Gjyzel Hasani

4.9.10

Ëndërr cigane (variant i ripunuar)

Pse o Zot nuk më linde cigan,

kur shpirtin endacak më fale?


Buzë lumit ku një qen shkelmohet e këmbana tymi lajmërojnë të dielën...

pranë kazanëve ku fustanet akoma të ngrohtë avuj gjinjsh lëshojnë…

orgjitë e mbrëmjes vesë mëngjesi djersijnë...

në çadrat e grisura lëkurat e natës epshet e ditës cigançe rënkojnë…


Përse o Zot nuk më linde cigan

kur shpirtin të tillë ma bëre?


(mes dashurish të ndaluara gjithnjë virtytin dogja...

të fshehta e të ndaluara si vetë lumturia…)

ditëve të rrihesha...

kuaj të vidhja…

kapele kashte të shisja...

netëve puthjet kafshimplote xhelozinë të më vrisnin,

kur zëri gojëndyrë i cigankës të zbukuronte dehjet e mia...


Haj diki daj diki daj haruma vaj

Haj diki daj diki daj haruma vaj


Vargan karrocash të lodhura dhe kuaj të menduar...

rraqe…

lecka...

fëmijë…

pleq… dhe një vashë syzezë...

në rrudhën mes vetullave të saj të shtrihesha e të vdisja

e pastaj i dehur nga vdekja edhe vdekjen kaçurrele ta deh

e të vyshkesha pastaj… e si jeta pastaj……

vajtimin e cigankës të prisja…të prisja…


Haj diki daj diki daj haruma vaj

Haj diki daj diki daj haruma vaj


Përse o Zot nuk më linde cigan,

kur të lirë pa liri më bëre?


rob të këtij apartamenti luksoz me orën gjithnjë të kurdisur mbi mur...

ku vizitorët si ora janë vazhdimisht të saktë…

tik-tak…

tik tak…

me zoterinjte e prangosur gravatash...

me damat sqimatare që oh sa dëshpërohen

kur fytyrave të pudrosura shiu iu pikon …

(por aq lehtë faqkat iu skuqen

e gjinjtë iu ndizen…

dhe ëndrrat si faqet e pudrosura iu lagen

kur vargjet e mi fshehurazi bashkeshortëve

në paradhomë lexojnë…)


Përse o Zot nuk më linde cigan,

kur të lirë pa liri më bëre?


Rob të kësaj bote të përpiktë pa ciganë...

botë normale pa të shkalluar...

botë e kurdisur që… oh sa shume…

sa shume dua ta vras

një ditë…

ashtu kot...

shpenguar…


Ah, botë e rreme njerëzish të përpiktë!


Më vret mirësjellja juaj dinake

më trishton mungesa hipnotike e xhelozive …

më tret kalkulimi juaj aq i përpiktë

i të dashuruarit njeriun e duhur në castin e duhur…

më tmerrojnë pasionet që një makinë llogaritëse i tërheq zvarrë

si Akili kufomën e Hektorit…

më shembin…

më dërmojnë fytyrat tuaja në formë portofoli...

vështrimet e qelqta të syve të bërë synet

dhe duart tuaja të bardha ku dielli kurrë s’ndalon…


Po gjaku…gjaku c’pësoi vallë?

Dhe gjakut i keni vënë silikon?

…………………………………

Mallkuar… mallkuar delikatja bota juaj…

dhe skërmitja që ju e quani dashuri…

i harruar tymos dhe në heshtje vuaj

si cigan që i kanë vjedhur Danubin e tij…



(2009)



©Artan Gjyzel Hasani

3.9.10

KUR TE KUPTOSH...


…që jeta është një pordhë me rigon…
…që shokët janë gjithnjë shumë të zënë
dhe miqësia e artë quhet ar-miqësi…
kur të besosh që martesa është një vend i mërzitshëm pune
dhe bashkëshortësia profesion…
kur si i dashur të klasifikohesh te të papunët
dhe librezën e vjetërsisë se dashnorit viteve që shkuan
të kesh humbur…
kur të të duket se jeta të mashtroi e gënjeu…
në një cep të barit ku s’të njeh askush ulu
dhe një gote të boshatisur
rrëfeju…
tregoi se të mëncur më nuk ka…
ata që ishin u cmendën të gjithë
dhe nga bota përgjithmonë i ndau një mur…
budallenj zunë të vetequhen të cmendur
që t’i besojne se edhe ata sidoqoftë
ishin të mencur dikur…
thuaji se e luajte rolin tënd në komedi…
në atë që quhet Jetë…
të njëjtët role…
të njëjtat vende…
në qiejt të ngritën kur mes tyre ishe...
të vranë lehtësisht në mungesën tënde….
tregoi se dy herë në jetë u ndjeve hero,
të dy herët i dehur, por jo nga e njëjta pije…
(të kujtohet?
e para ishte whiskey ose vodkë…
e dyta sigurisht një maramenth lavdie…)
thuaji se askush vec teje s’e pa
anën tënde të dytë…
se ajo ndodhej gjithnjë në anën tjetër…
megjithatë ata të gjithë folën…
folën si për një monedhë…
mllefin e nxorrën derisa vollën…
(ti – pasqyra…një ditë e theve veten,
por ata t’i shanë edhe copëzat e thyera…)
tregoi se u nxitove kësaj jete të shkurtër
vrapove gjithnjë me vdekjen në garë
herë epshi të tërhoqi nga pas…
herë ëndrrën prej flokëve e zvarrite
dhe shpresa të mbeti epitaf për në varr…
dhe nëse gota nuk të përgjigjet,
copë e cikë bëje dhe
ngushëllohu:
ti humbe , por humbja jote është më e madhërishme
se fitorja e tyre që bujshëm e shpallën në cdo skaj…
ti humbe në luftë për të fituar vetveten…
ata fituan atë cka mbeti pas saj…
e pastaj ik…
ngarend në udhën tënde…
pa patur frikë se dikush mes lotësh
do të të kërkojë
e mes gulcesh emrin tënd
do pëshpërisë…
ik sa më larg kësaj bote,
sa më larg kësaj turme pa vlerë,
sa më larg kësaj gostie shekullore
ku prej kohësh dolli për ty
s’kujtohet askush të ngrejë…
ik larg...
oh... shumë larg…
atje ku s’do të të arrijë më asgjë,
as malli e kujtimet,
as urrejtjet…
as mallkimet…
dhe kurrë mos u kthe,
kurrë vështrimi yt të mos bjerë
mbi pluhurin që lë pas…
përndryshe,
në u kthefsh,
do të të kujtojnë aq shumë
sa pluhur do të bëhesh
nga kujtesa e tyre vrastare.
(1998) 
©Artan Gjyzel Hasani

27.7.10

Lehtësisht...

S’e di as vetë se si m’u kujtove,
ti, puthjet dhe orët e vona
dhe malli më mbërtheu të tërin
për gjithshka tënden…edhe për zënkat tona…

Befas doja të të shihja,
qoftë edhe si asaj pasditeje kur ike me vrap,
nga shiu i asaj kohe unë u laga,
ndërsa ti vec u spërkate pak…

Nuk e di as vetë pse m’u kujtove,
ndoshta ngaqë tani po bie shi
dhe nën dritaren time e lagur
një vajzë pret që të vijë “ai”.

S’e di as vetë se si m’u kujtove,
tani pas kaq vitesh që plaga ka zënë kore,
tani që ndoshta edhe je martuar
e fëmijën e një tjetri mban për dore…

Sa lehtë, sa lehtë gabuam...
sa gabim, sa gabim , dashuruam...
sa dashurisht, sa dashurisht, harruam...
dhe harrueshëm, harrueshëm, shkuam...

(1990)

©Artan Gjyzel Hasani

Udhëtari

Me atë që mbeti… me lëkurën time mbështjellë
rinisem për në udhën e gjatë pafund...
në vitin e brishtë të jetës sime…
me javët që m'i dhuruan pa të shtunë…

Përsëri në udhë të madhe…përsëri,
me ato që kisha e ato që s'thashë...
të thënat e thinjura e të vërtetat e mia
një muzgu shkujdesur në kujdes ia lashë...

Përsëri në udhë të madhe…përsëri,
hapave kjo baltë a do iu kujtohet?
Do më dridhen gjunjët e s'do më ndihë njeri
e në u rrëzofsha...le të rrëzohem...

Përsëri në udhë të madhe…përsëri,
në zemër një gur më shumë,
më fal ti udhë e përbaltur... dikur livadh...
që zemërgur kalldrëm të bëra unë...

Pas meje edhe ca rërë të lagur
për amatorë kështjellash po lë…
(në u rrëzoftë mos fajësoni veç rërën:
mes saj gjurma ime fle …)

***

Thërrimet që pyllit më ranë
të shtunave të tyre le t'i ndajnë
minj të arratisur nga gjirizet
rreth zjarrit që nis e ndizet...
kur pishës degëthyer t'i hiqen si ketra
............................................
Brigjeve të së nesërmes do thyhet
një shishe pa mesazhin brenda…

(2007)

©Artan Gjyzel Hasani

9.7.10

Putaneska

nuk bredh më shtëpive publike nën dritat rozë
i gjashti në rradhë pas një zotërie
që jam po unë…
i gjashti në rradhë para një vocrraku
që jam përsëri unë…
nuk paguaj më per qirjet…
nuk skuqem më…
nuk ndruhem…
s’kam turp…
dora ime në xhep nuk i apelon burrërisë sime…
të gjashtës në rradhë…

nuk bredh më pas kurvave të lagjes…
Marieve dhe Rozave…
as me banakiere...
kameriere...
infermiere të turnit të natës...
as me motra “të fortësh”…
as me jabanxheshat e pushimeve të verës,
që bythëtundeshin para bordurave të MaPo-s…

sonte jam me ty,
me ty - vajza e vogël që dikur fshehurazi
provonte sytienat e së ëmës…
me ty - ish e dashura e dikujt tjetër... diku...dikur…
me ty – zonja ime sonte këtë natë…
e mrekullueshmja flokëthinjur…
hijerënda që rënkon më bukur
se të gjitha putanat e planetit…

dhe nuk më vjen keq për kujtimet e mia të humbura…
as për të tuat…

lakuriq…trup e shpirt
rënkimesh ngarkuar
sonte vi te ty
e ti
shtrirë nën mua mëkatarin,
ç’mendon ashtu
kujtimesh rënkuar…?

më thuaj sonte këtë natë
pa fjalë…
pa drojë…
pa turp…
atë që s’ma ke thënë kurrë...
ato të miat ishin shumë,
po ata…të tutë…
zonjë hijerëndë,
ata që të pëshpëritën fjalët më të bukura…
a rënkonin dhe ata si unë?

eja pra sonte te kjo dhomë gjumi
pa gjumë,
mbi këtë shtrat të moçëm
pa moshë…

është bordelli ynë i fshehtë…
muzeu ynë pa vizitorë…
Luvri i tyre i pashpallur…

eja, zonjë,
hiqi mbathjet dhe tregomë
se e para nuk ishte fjala,
por rënkimi…

(2010)

©Artan Gjyzel Hasani

16.5.10

Bain - marie

Ti grua që po bëhesh gati për t’u larë
të lutem mos u shtri në vaskë…
rrëkesë së dushit dorëzoja trupin tënd
si stuhia dheun shiut…

siç ua dorëzon qafën flokëve
barkun gishtërinjve…
lëre ujin e ngrohtë të lëpijë gjinjtë e tu…
t’i thithë e të dehet…
nën sqetullën tënde të rruar
në parfum gruaje të kthehet…

lëre rrëkenë të rrjedhë
nga gusha mes gjinjve
nga thithat e fortë
pikë pikë të pikojë
si vesë kërthizës tënde
e buzët t’ia lagë
tajgës mërmëritëse…

e pastaj të rrjedhë
brinjëve
ijeve
kofshëve
gjunjëve të drithëruar
lëri gishtërinjtë e avullit
mbi tastierën e trupit tënd
melodinë e ujit të luajnë…

Hej ti femër që po bëhesh gati për t’u larë
je akoma e re…
ndaj të lutem mos u shtri në vaskë…
unë një poezi të avullt pranë teje…
pleqëria jote mijëra pikëla uji larg…

( 16 maj 2010)

©Artan Gjyzel Hasani

15.5.10

Rutinë

Kështu më ndodh gjithmonë...

Fal sytë, por jo vështrimin,
fal psherëtimën, por jo ah-et,
fal gjumin, por jo ëndrrën,
fal zemrën, por jo rrahjet…

Më falën trupin, por jo ngrohtësinë,
më falën lotin, por jo ngashërimin,
më falën çastin, por jo përjetësinë,
më falën puthjen, por jo drithërimin….

Kështu do më ndodhë gjithmonë…

Sikur te falja vështrimin, ç’të bëja me sytë,
sikur të falja ah-et, psherëtimën kush ma dëgjon,
sikur të falja ëndrrën, ç’ta bëj gjumin vet’ i dytë,
sikur të falja rrahjet, kujt i duhet një zemër që pushon?

Sikur të më falnin ngrohtësinë, trupin do t’ua ngrija…
të më falnin ngashërimin, s’do të kishin më lotë…
të përjetshëm të më bënin, pa çastin do t’i lija…
të më drithëronin, do t’ua vyshkja puthjen e ngrohtë…

(Një herë, veç një herë, ndryshe ndodhi
kur fala të gjitha dhe gjithshka
e kur iku edhe shpirtin tim mori,
por vetëm për një çast pa shpirtin më la…)

(1996)

©Artan Gjyzel Hasani

10.5.10

Ne edhe mund të puthemi bashkë…

po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush nuk do të vdesë, grua e panjohur,
përderisa askush nuk u ringjall për sa kohë që s’u puthëm…

po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush s’do të vuajë, grua e panjohur,
përderisa askush s’u lumturua për sa kohë që s’u puthëm…

po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
dhe askush s'do të na keqkuptojë, grua e panjohur,
përderisa askush nuk na kuptoi për sa kohë që s’u puthëm…


(10 maj 2010)

©Artan Gjyzel Hasani

4.5.10

Barriera

Penetrimi i paradites ish ndërprerë në mes si pasojë e një sirene alarmi që e kish detyruar të tërhiqej i zhgënjyer në birrarinë më të afërt. Gjithnjë do ndodhte diçka që do ia nderpriste. Vendosi ta provonte përsëri. Ajo gjëndej si gjithnjë gjatë këtyre dy javëve të fundit aty, e shtrirë përballë tij, e palëvizur, e gatshme dhe e pafjalë, në një nështrim të plotë ndaj dëshirës së tij të papërmbushur. Pasi e shikoi mirë e mirë me një vështrim hetues, iu afrua dhe ndaloi hapat kur ajo ishte aq pranë tij sa ai mund ta prekte. Futi veglen e tij shkaterrimtare brenda saj dhe për të dytën herë brenda asaj dite ndjeu që në të vërtet brendësia e saj ishte shumë e butë, e lagësht dhe e butë, dhe ndoshta goditjet e tij të forta mund ta dërmonin dhe shkatërronin të tërën.
Asaj i pelqente ta lodhte...ta bente te djersinte dhe ta zgjaste sa me shume te ishte e mundur penetrimin...Nuk jepej lehte...dhe sa me shume rezistonte ajo aq me shume rritej deshira e tij epshore e tij per ta nenshtruar totalisht... Gjithnje ai e perkedhelte me fjale dhe sharje te ndyra, gje qe i ndizte te dy edhe me shume...Shkatërrimi zakonisht shoqërohej edhe me gulçima të tij dhe gjëmime të thella rënkimtare të saj. Pas rënkimit erdhi prishja, kur rrëke të panjohura lagën gjithshka atyre mureve të buta ngjyrë argjili…Edhe kësaj here rrëketë ishin aq të bollshme saqë lagën kofshët e tij, duart leshatore, gishtërinjtë e stërmësuar me rreshje të tilla….
Ndjehej i keputur nga kenaqesia.
Pastaj si zakonisht ai ndezi një cigare i hodhi një vështrim sfidues asaj dhe si përherë nisi të merrej me pastrimin e veglës së tij shkatërrimtare që pas çdo ngadhënjimi dukej sikur nuk do kishte fuqi për penetrime të reja….Por ishte akoma e fortë vegla e tij e vjetër me të cilën kish nisur të punonte që në adoleshencën e hershme…
Pas disa çastesh kish ndjerë hapat e minatorëve të tjerë... Barriera nuk ishte më. Dy anët e tunelit ishin bashkuar dhe përtej shfaqej drita e shumëpritur e triumfit…

(2010)

©Artan Gjyzel Hasani

28.4.10

Alkimite e vonuara – ana e pasme e medaljes (tregim)

“Kujt po i buzeqesh ashtu, e?”
Eshte zeri i njohur i tim shoqi qe me ben zgjimin e rradhes. Eshte bere pergjuesi i gjumit tim prej disa vitesh.… Prej njezet vjetesh ai ndodhet gjithnje aty, si nje leshterik barkalec qe nuk dihet mire se c’dallge e hodhen ne keto brigje ne pergjim te gjumit tim.
“Ti grua me tradheton ne enderr…”
Cdo mbremje para se te bie per gjume i lutem perendise ishalla ai nuk zgjohet para meje dhe nuk m’a kap në flagrancë buzeqeshjen.
Çdo buzeqeshje e imja ne gjume përbën një tradhëti bashkëshortore per tim shoq. Madje shpesh, ndërsa unë fle ai tinëz ve veshin prane gojes sime gjysem te hapur dhe bën kontrollin e rradhës. Perpiqet te kape e te deshifroje tere tingujt e fshehte qe duke dale nga shpirti im ndalojne mbi buzet e mia ne forme te asaj buzeqeshjes qe ia prish gjumin atij.… Aq shumë është specializuar në këtë zeje të re saqë mendon se në një të ardhme të afërt do arrijë të përcaktojë jo vetëm moshën, por edhe emrin e dashnorit te ëndërrave te mia
“Ti grua me tradheton ne enderr…”
Ky është konkluzioni i eksperimenteve të tij në vitin e fundit. Laboratori ku ai kryen këto eksperimente është dhoma jonë e gjumit dhe krevati ynë bashkëshortor. Sigurisht që kavia e tij eksperimentale jam unë dhe buzet e mia. Qëllimi i eksperimenteve ka ndyshuar me kalimin e kohës. Dikur ai ishte asgjë më shumë se sa përpjekja që një burre i pasigurte bën për të rifituar vendin e tij mashkullor në viset femrore te trupit tim. Dilte lakuriq para meje gjoja si padashje dhe me xheste të një horri të vonuar mbulonte seksin e tij duke shpresuar që kjo gjë do më eksitonte, siç thuhej edhe në një manual të vjetër indian. Por më kot. Orgazma ime nuk ndodhte.
Një ditë mjetet laboratorike u sofistikuan dhe u bënë më bashkëkohorë: një duzinë kasetash porno mbushi dhomën tonë të gjumit, ndërsa një ekran gjigand tv 60 inçësh zuri të na bënte shoqëri nonstop , madje edhe kur gërrhitjet e mia arrinin kulmin nga ai ekran vazhdonin renkimet dhe dihatjet e ca tocave te zinj me nofulla katrore dhe me nje zore te gjate mes kembeve. Por as ekrani nuk arriti të bëhej katalizatori me të cilin une të ndihmoja sadopak zhvillimin me sukses të reaksioneve bashkëshortore deri në atë çast mbi atë shtrat eksperimental. Palloheshim me ore te tera pa u puthur asnje cast. Ka 20 vjet qe ndihem vrime. Une jam vrima e tij me te cilen ai krenohet. Vrima e tij leshatore meqe ai ka nje pasion te vjeter per pyjet.
Kur nje dite prej ditesh i sugjerova se ndoshta kishim nevoje te shihnim filmin “The Notebook” ai qeshi, nenqeshi dhe me tallje me tha: “ Film me puthje? E c’na duhet ai?”…

Më vjen keq për të. Ka qenë vërtetë një mashkull shumë seksi dikur dhe kjo “dikur” dikur do mbaronte natyrisht…Nje mashkull vdes kur nuk i vjen te puthe me…Dhe bashke me puthjen e tij vdes edhe buzeqeshja te femra…Po vertet kush me puth mua ne gjume ne endrrat e mia? Vertet pse buzeqesh une ne gjume?
Pse vallë një burre e ka të vështirë të pranojë që te gruaja ca gjëra funksionojnë ndryshe në kohë të ndryshme? Kaq të vështirë e ka ai të kuptojë që buzeqeshja e nje femre ne gjume eshte dicka e pavullnetshme? Diçka e pavullnetshme e ngjajshme me ereksionet e mashkullit… Pa asnjë urdhër…
Ndërkohë ngrihem nga shtrati, bëj një dush dhe vishem e parfumosem. Ora po i afrohet nëntës, do nisem per ne zyre dhe teksa do kaloj prane lokalit ku djemte e rinj te lagjes gjerbin kafene e mengjesit do shijoj ngacmimet e tyre, berrylat e tyre qe do me prekin “padashur”, do dalloj perseri fryrjet e pavullnetshme ne pantallonat e tyre dhe… do buzeqesh.
E vetmja buzeqeshje qe ai nuk ma pergjon dot kurre…

( 28 prill, 2010)

©artangjyzelhasani

22.4.10

Per vajzen qe buzeqesh dhe skuqet lehte…

Kur bie mbremja ti ulesh e me lexon…
buzeqesh dhe skuqesh lehte…
fluturat turbullohen…
dhe une e di qe per nje cast…
vetem per ate cast
heshturazi…
pa fjale…
me jepesh
ashtu…ne menyren tende…
buzeqeshur…
faqet skuqur lehte…

Pastaj ti largohesh
ashtu…
ne menyren tende…
heshturazi…
pa fjale…
duke me lene sperkatur me
buzeqeshjen tende…
.............................
Ah ajo buzeqeshja jote-
-parfumi im në shishen e huaj...

(2010)

©Artan Gjyzel Hasani

1.4.10

Njoftim per lexuesit:

Lexues te dashur te ketij website,
qe sot pervecse ketu mund ta ndiqni krijimtarine time edhe ne faqen e facebook me titull Whisper: http://www.facebook.com/pages/Whisper/109667425721571#!/pages/Whisper/109667425721571?v=wall

si dhe ne my facebook: Artan Gjyzel Hasani...

16.3.10

Kujdes, Hans!

Kujdes, Hans!

Kujdes nga pantallonavarurit e Harlemit
nga bro-të e Bruklinit
që në mes të Vjenës
hip-hop këndojnë:
“Don’t call me negro!
I’m not black…
I’m just a non - white man
and so happy for that…”


Kujdes, Hans!

Ruaju nga kafsha e liruar nga kafazi
dhe nga zezaku që mohon melaninën e tij…

"Mos më quaj Negër!
Unë s'jam i zi...
Jam jo-i-bardhë
dhe shumë i lumtur për këtë!"


Nuk është këngë proteste.
Është verdikt!
Revanshi i tyre…

13.3.10

Toronto ora zero plus diçka

i rremë si iluzioni i ndrrimit të orës vjen mëngjesi
ne qytetin pa male ku sizifët gjerbin vetmi…

do dalë dhe dielli…
do dalim dhe ne nga shtretërit e ngrohtë…
do nisemi për në punë hypur mbi
toyotat tona,
golfet ,
benzat,
bmw-të
shevroletët,
pontiakët,
kiat,
hondat,
autobuzët,
trenat,
motorrët,
biçikletat
dhe
të armatosur me credit cards,
debit cards,
credit lines,
visa,
master cards,

ëndrra gjumëvrara,
si dhe me ca të holla për kafenë tonë “Tim Hortons
do arrijmë aty ku na pret menazheri
që ndërkohë po flet në telefon me një tjetër të pagjumë…

“Hi”
“Hi”


do varim në qafë badge-in
ku shënohet emri,
profesioni
numri ynë.
dhe do fillojmë punën…

më pas mesdita…
do bëjmë pak pushim që në gjuhën e tyre i thonë lunch
do përtypemi në tasat plastikë dhe do ndjehemi pa shije si ushqimet e tyre…
do hapim zemrat me pakistanezë
kinezë
gajanezë
kolumbianë
portugezë
italianë
rusë
ukrainas
azerë
afganë
arabë
zezakë
të bardhë
indianë
aborigjenë
eskimezë

flasim anglisht
por kuptojmë edhe
spanjisht
spanglisht
punjabi
natyrisht edhe ca mandarin të mësuar nga
kinezja me emrin Roberta…

do flasim për faturat e papaguara te dritave,
telefoneve,
celularëve,
kabllove,
siguracioneve,
taksave
për pushimet gjithnjë të ardhshme në Kubë
Santo Domingo
Meksikë
Xhamajkë…
për uraganet dhe shtëpitë e lira në Floridë
dhe ndonjëherë
edhe për llojin e badge-s
që nesër do varin në qafë fëmijët tanë…

pasditja vjen mbi kurrize gjarpërinjsh të asfaltë
që na çojnë në vendin e duhur…
në kohën e duhur kur s’ka trafik...
dhe do mbrrijmë në strofullat bashkëkohore...
bashkëshortore...
me rentë,
mortgage
condominium
house
semi-attached…
single…

sipas rastit…

muzike trans nga dhoma e djalit
zhurmë enësh nga kuzhina e gruas
përplasje e këpucëve të mia në korridor...
duhet t'i hiqja te dera...
“Erdhe, burrë?"
“Erdha…”

pastaj muzgu që gjithnjë më fshihet pas pemëve…
telekomanda…
lajmet…
“40 gra dhe fëmijë të vrarë sot në Afganistan”
“Tërmet në Kili përsëri”
“Zjarrfikësit heroikë të Torontos shpëtojnë jetën e një maceje”
“ Paris Hilton me dashnor të ri”

do vijë mbrëmja…
e nëse jemi me fat
edhe hëna…

pas saj,
më në fund,
pas gjithshkaje që ka ardhur dhe ka ikur kësaj dite,
nga rrugë të fshehta tastierash do vish dhe ti…

do më pyesësh “Ç’kemi?”
“Hiç…të zakonshmet…” do të të përgjigjem
“Ç’kemi?” do të të pyes,
të zakonshmet dhe ti…
“Natën”
“Natën”

vjen mëngjesi përsëri…

7.3.10

Azil poetik

ti që më lexon…
nëse guxon…
eja me mua…

lakuriq...
dhe eja të të gënjej...

gënjeshtra është më fisnike
se sa i hidhur zhgënjimi...
guxo të të gënjej veç një herë unë
siç guxove tërë jetës të të zhgënjejnë
ata...
ato...
nderi...
morali...
besa dhe premtimi...

gënjeshtra ime gjithnjë është më e bukur
se gjithnjë ndodhet
përtej...
eja pra...
guxo të të gënjej
pa të zhgënjyer...

eja të të marr në një udhëtim të gjatë...
të gjatë...
shumë të gjatë...
përtej Tri Pikave në fund të vargjeve të mia…
atje larg…
atje poshtë…
atje lart…

atje përtej…
por kurrë këtu…

Tri Pikat…
trinia ime humnerë...
çast…
përjetësi…
asnjëherë…

Tri Pikat…
trinia ime djegëse…
e nesërme…
e sotme…
e djeshme…

Tri Pikat…
trinia ime e trishtë…
muzg…
natë…
ditë...

Tri Pikat…
trinia ime magji…
bordell…
kishë…
xhami…

Tri Pikat…
trinia ime pa altar…
ëngjëj…
djajë…
biseksualë…

Tri Pikat…
trinia ime gri…
ne…
unë…
ti…

Tri Pikat
trinia ime pa shenjtorë…
i dashur…
dashnor…
bashkëshort…

Tri Pikat…
trinia ime mëkatare…
orale…
anale…
vaginale...

Tri Pikat…
trinia ime rrënjëdalë…
rënkim…
heshtje…
fjalë…

nëse guxon eja …
të të marr në një udhëtim të gjatë
si kurrë ndonjëherë
alfabetëve të përmbysur…
ndërgjegjes së cakërdisur
moraleve të dhjerë...

përtej Tri Pikave në fund të vargjeve të mia…
përtej çfarë shkruajta e çfarë thashë…
përtej çfarë mund të lexohet e mund të shkruhet…
përtej gjithshkaje që mund të thuhet…
përtej çfarë njerëzit lexuan e mund të lexojnë…
përtej çfarë njerëzit harruan e më s'kujtojnë...
përtej çfarë ti kërkove dhe s'ta dhanë...
përtej çfarë nuk doje dhe ta dhuruan...
përtej çfarë besove dhe ta vranë...
përtej çfarë bekove dhe ta mallkuan...

nëse guxon eja pra
atje ku pak shkojnë...
eja dhe guxo të të gënjej
në Arratinë e Madhe Përtej Tri Pikave...
atje ku retë pa qiej
azil poetik kërkojnë...

5.3.10

Lehtësia e papërballueshme e Sizifit

Në të vërtetë Sizifi nuk mbante asnjë gur mbi shpinë, siç thotë mitologjia. Dhe aq më pak një gur jargësh, siç them unë në një poezi timen. Dhe iu ngjit malit Tartaros Sizifi, edhe pse këtë gjë nuk e thotë as mitologjia, as Kafka, as Kamy e as poezia ime.
Gënjen mitologjia kur thotë se e kishin dërguar atje për dënim. Ishte Sizifi që donte ta dënonte malin Tartaros, ndaj edhe iu ngjit lehtësisht e plot dëshirë.
Do e ndëshkonte me një dënim të panjohur më parë. Një ndëshkim që as ai vetë nuk e kishte të qartë se çfarë ishte.

Qëndroi për shumë kohë mbi malin e lartë Sizifi, deri sa një ditë nisi të mësohet me të, me madhështinë e tij , lartësinë marramendëse.
U mësua me retë, qiejt.,stuhitë, vetëtimat, rrufetë… Shqiponjat nisën t’i duken si harabelë.
U mësua aq shumë sa një ditë nuk i bënte më përshtypje as mali të cilit i ish ngjitur përpjetë lehtësisht…Dhe në shpinë nuk kish mbajtur asnjë gur. Aq më pak një gur jargësh.
Mali i dukej i zakonshëm, aspak madhështor e rruga e bërë drejt tij e kotë.

Pastaj…Pastaj erdhi një çast kur Sizifi hodhi vështrimin poshtë. Atje poshtë. Poshtë malit.
Kodrinat ku të gjithë lodronin të lumtur iu dukën si male të largët…. Harabelat rreth tyre si shqiponjat…Zhurmat e largëta si rrufe…Flakët e kashtës si vetëtima… Pluhuri si ajër.

E joshi udha e re…
E tundoi…
U nis…
Për më tepër ishte dhe teposhtë…

Por kur arriti atje …

Këtu mbaron historia ime.
Të tjerat që pasuan janë përshkruar në mitologji dhe mitologjia nuk gënjen për rrugetimin e mundimshëm të Sizifit, për dënimin që Zeusi i dha atij, për gurin që rrokullisej gjithnjë poshtë e për të tjera detaje sizifiane.
Veç një gjë nuk na thotë mitologjia. Që ai me gur mbi shpinë ishte rrugëtimi i dytë i Sizifit drejt malit…
I dyti…i mundimshmi...i pafundmi…i përjetshmi.
Ndaj vetëm ai rrugëtim njihet sot….Sepse ata janë akoma aty edhe tani. Përjetësisht aty, mali Tartaros dhe Sizifi me gurin e tij…
Mitologjia nuk thotë asgjë për rrugëtimin e parë të Sizifit, ndërsa njerëzit akoma edhe sot, mijëra vjet më pas, nuk kanë mësuar të deshifrojnë vetminë e maleve.

28.2.10

Poemë për gruan pesëdhjetëvjeçare

Ti je në atë moshë që akoma tundon djemtë e rinj
dhe që adhurojnë pleqtë,
në atë moshë kur s'të shqetëson më rruga e bërë,
por ajo pjesë e vogël që të ka mbetur deri atje…
deri atje ku mbarojnë të gjitha udhët, rrugët, rrugicat, monopatet
dhe autostradat e jetës…
deri atje ku s'ka më as rrugë, as udhëtarë, as zhurma hapash
e as semaforë.
deri atje ku s'ka lule të bukura shumëngjyrëshe
nga ato që të dhuronin vite më parë mes puthjeve
dhe lotëve të dashurisë ata që t'u përgjëruan aq shumë,
se nuk mund të jetonin pa ty….
deri atje ku ka veç rrënjë të forta shkurresh, bimësh
apo lule erëshumë të hedhura mbi muret e drunjtë
të banesës tënde të fundit…

je pesëdhjetëvjeçare...

me një dashuri që as vetë nuk e di se nga të vjen,
vështrimi yt përkëdhel pemët dhe kalimtarët,
lumin,
këmbët e urës,
trotuaret,
shtëpitë përballë me tjegullat e sapolyera,
tymin që del nga oxhaku i vjetër i furrës…

largohesh nga dritarja duke lënë mbi xhamin e ftohtë
avujt e frymës tënde dhe shenjën e hundës,
rend drejt pasqyrës ku prej shumë kohësh
s'e ke parë veten ashtu siç je tani,
lakuriq,
syvenitur
yje që më s’feksin…
vrastarët flokë të sistemuar e të qetë
shpërndarë mbi supet e tulta,
gjinjtë e fryrë të varur mbi barkun e dhjamosur
rëndojne shëmtuar mbi seksin…

e mbyllur në vetvete
molusk i harruar rrëzë shkëmbit
ku prej kohësh nuk përplasen më valët,
ku prej kohësh nuk ulet ndonjë çift dashnorësh…
ku ai mes puthjeve gjen kohë
edhe për të mbledhur perla guackash
për qafën dhe gjinjtë e saj...

grua pesedhjetevjeçare
ti ke nevojë për pak muzikë
mes qetësisë së gurtë të apartamentit tënd
pranë oxhakut të mermertë të trishtimit
ku prej kohësh nuk ndizet më zjarr,
ku prej kohësh askush nuk luan urët…
netëve të gjata të dimrit.

tinguj do të përplasen pas asaj hapësire ajri,
letrash, mbathjesh dhe vetmie
dhe papritur ti ndjen një nevojë të papërballueshme
për të qenë heroina sentimentale e dikujt
e dikujt që të dërgon mijra lule të freskëta,
e dikujt që të shkruan letra të pafundme dashurie…

rrotullohesh me krahët hapur,
si një flutur rreth llambës që shpejt do të fiket
këndon dhe vallëzon si dikur,
e kënaqur dhe e qeshur…
përvidhet trishtimi…
përplasesh mbi kanape
qesh e qesh me zë të lartë
si virgjëreshat tek ndjejnë t'u afrohet
i aqprituri …çvirgjërimi …

të ftohta duart…të ngrirë gishtërinjtë
që mund të përkëdhelin lehtë gushën
gjinjtë,
të të ushqejnë aq bukur mëngjezin mbi shtratin e ngrohtë,
mund të të lumturojnë, ndërsa ti lëpin prej tyre mjaltin e ëmbël
që derdhet ngadalë buzëve rënkuese...
gishtërinjtë mund të shkruanin edhe një letër
drithëronjëse si puthja përvëluese...

tash ti nuk je me aty…ke ikur…
ikanake që Pyllit Të Vetmisë Së Madhe
qetësinë sonte ia prishi;
të ka rrëmbyer prej flokësh ajo tjetra,
e papërballueshmja, e ashtu lakuriq
të ka vënë para pasqyrës,
të ka dhënë në duar të çthurrurat e mëndafshta
e me zërin e ngjirur të urdhëron:"Vishi!".

hedh krahëve një robdëshambër…
vë ca dru në oxhakun plak..
gjuhët e flakës ndriçojnë dhomën e errët,
do ndjesh ëndërrimin ëmbël të të robërojë
mes kërcitjes së urëve të zjarrit… hijeve…
shijes shpresëdhënëse të konjakut
tik-tak-ut dashuronjës të orës
që sonte nuk rreh atje lart mbi mur,
por fare pranë teje…mes gjinjve...

shtrihesh mbi një lëkurë ariu
pranë oxhakut dremit gjumëzgjimin,
grua pesëdhjetëvjeçare,
Kësulkuqe e shqetësuar,
Hirushe e trishtë,
Ofeli e sinqertë,
(por une e di qe në orë të vona
Ofelia s'është gjë tjetër
veçse një shpirt kurvërues
me nënqeshje xhokondiane fisnikëruar…)

dhe ashtu femërisht shkujdesur shtrire
mbi lëkurën e butë të bishës.
nis e shkruan nje leter dashurie
pa emer…pa date…pa adrese;
askush nuk mund të dijë atë që shkruhet aty…
as unë vetë që të njoh kaq mirë…
as zjarri qe digjet me pertese…

askush veç asaj të papërballueshmes
që paperballueshmerisht lakuriq
shtrihet pranë teje,
mes trupit tënd dhe zjarrit të mermertë
lehtë-lehtë do të ndjesh duart e saj të të përkëdhelin,
frymën e saj mbi gushën dhe qafën
dhe pastaj puthja e ëmbël si një “të dua”
si një kujtim i këndshëm
do të të thërmojë të tërën…

krahë të fuqishëm do të të përfshijnë
do të ndjesh gishtërinj të dirsur të të ledhatojnë
fytyren,
buzët,
gjinjtë,
barkun e tkurrur nga spazmat,
kofshët e trasha,
eklips i dritës në sytë…

e përkëdhel Mekën tënde lehtë-lehtë,
si të duash ta zgjosh nga letargjia që i ka sjellë
mungesa e besimtarëve...
do të dëgjosh zërin tundues të së papërballueshmes
të mërmërisë...të qajë......të ulërijë
me zërin tënd urëve te ndezura turbulluar
psallm i dehur zjarreve...
dhe unë nga larg do të kuptoj
Meka jote s'është më e harruar.
gishtërinj po falen tani
në më të madhërishmen e faljeve...

vonë-vonë do përmendesh…
do ngresh kokën me flokët e shkatërruar dhe
me sytë e vakur do kërkosh ,
gjysëmlakuriq...me sutienat e zbërthyera…
me mbathjet nëpër kofshë
do ulesh pranë oxhakut
por më kot…tashme ajo është atje...
mes prushit dhe hirit…
bashkë me të edhe ajo tjetra...
e papërballueshmja
dëshira e re…

natën e mirë...krijesë e dashur…natën e mirë…
e di që do të të shoh përsëri një mëngjes tjetër.
nëse ndonjë mbremje dimri do të duash
te takosh atë…te paperballueshmen
mjafton të kërkosh mes urëve të djegura
në oxhakun ku dikush hodhi padashur
një letër dashurie për vetveten...

edhe po s'të pashë, s'ka gjë...
do të më mjaftojë avulli dhe shenja e hundës tënde
mbi xhamat e ftohtë që unë të kuptoj
se ti po dremit pranë oxhakut të mermertë
ku digjen në heshtje rënkimtare
drurë...
letra
dëshira
e ndoshta edhe këto vargje
që si një lule shkujdesur t'i dhuroj...

25.2.10

Putaneska

Nuk bredh më shtëpive publike nën dritat rozë
i gjashti në rradhë pas një zotërie
që jam po unë…
i gjashti në rradhë para një vocrraku
që jam përsëri unë…
nuk paguaj më per qirjet…
nuk skuqem më…
nuk ndruhem…
s’kam turp…
dora ime në xhep nuk i apelon burrërisë sime…
të gjashtës në rradhë…

nuk bredh më pas kurvave të lagjes…
Marieve, Mozave dhe Rozave…
as me banakiere...kameriere...
infermiere të turnit të natës...
as me gra oficerësh nuk shkoj më
(dhe jo për shkak të NATO-s…)
as me motra “të fortësh”…
as me jabanxheshat e pushimeve të verës,
që bythtundeshin para bordurave të MaPo-s…

prej kohësh jam martuar me ty,
zonjë hijerëndë e bulevardit…

lakuriq…
trup e shpirt
rënkimesh ngarkuar
vi te ty

e ti

shtrirë nën mua mëkatarin,
ç’mendon ashtu
kujtimesh rënkuar…?

më thuaj pra

pa drojë…
pa turp…
ato të miat ishin shumë.
po ata…të tutë…
rënkonin dhe ata si unë?

sidoqoftë

për mua ti je ajo vajza e vogël që dikur fshehurazi
provonte sytienat e së ëmës…
je gruaja ime,
ajo që rënkon më bukur se të gjitha putanat e planetit
dhe nuk më vjen keq për kujtimet e mia të humbura…
as për të tuat…

sepse

i rigjej në piçkën tënde vjedhacake,
zonjë hijerëndë e bulevardit,
te kjo dhomë gjumi pa gjumë,
mbi këtë shtrat pa moshë,
te ky muze pa vizitorë,
bordelli ynë i fshehtë,
Luvri i tyre i pashpallur.

Eja pra dhe sonte si cdo natë...
hiqi mbathjet dhe tregomë
përsëri
se e para nuk ishte fjala,
por rënkimi…

23.2.10

Takim me ty pas shumë vitesh…

Folëm për ty, për mua dhe për ne,
për vargjet që shkruajtëm aq bukur,
folëm për avujt që kthehen në re,
dhe për qiejt brenda syve strukur…

Folëm për motin, provimet, homoseksualët,
për pellgjet, yjet, horoskopin, retë,
për muzikën, orgazmat, Shtrausin, talebanët
dhe për aromën e bukës që gatuan vetë…

Folëm për pemët, gjethet dhe stinët
për çarçafë mes shalëve ngatërruar,
për Lolitat fluturake dhe Marien
(dhe mbathjet e saj pa harruar…)

Folëm për fëmijët dhe bashkëshortët,
për të djeshmen mbi të sotmen shtrirë…
për dasmat, gëzimet dhe mortet
e për të ardhmen që lindi e ngrirë…

Folëm për rrugët, rrugicat dhe kryqëzimet,
për kujtimet që një hije dritën ua zë,
për Udhën e Qumështit ku janë anulluar takimet
dhe për gjinj ku qumësht s’ka më…

Folëm dhe për fjalët që s’shkruhen, por fliten,
për jo-të dhe po-të, të njëjtat ngahera,
folëm edhe për fjalët që dridhen e përdridhen,
edhe për fjalët që dot s’i mori era…

Folëm aq shumë, sa shumë fjalë, sa shumë…
heshtëm për fjalën që dhamë dikur…

(2005)

Kur ëndrrat...

ëndrrën time kur u lind ta dhashë
ta ushqeje me gjirin tënd
ta bekoje me puthjen tënde
ta nanurisje me ninullat e tua...

kur e marr ndër duar më duket aq ndryshe
kështu e rritur sic është...
herë nuk më njeh ajo
e herë nuk e njoh unë
edhe pse akoma e thërras me emrin e pagëzimit

qan...
grindet...
vjell...
ulurin...
nuk fle...
nuk pi...
urinon kudo...

ti e cfilitur pranë saj
dremit kokëvarjen mbi gjinjtë e lodhur
ndërsa unë pyes veten
"A ka jetimore për ëndrrat?"
.........................
Përderisa guxova të ëndërroj.

Eh...pleqëria!

I vidhem vështrimit të sime shoqeje
dhe mendoj për ty...
i vidhem shtratit të saj
dhe të jepem ty...
i vidhem besës së dhënë
e të premtoj ty...
i vidhem gjumit të tim biri
e vështroj barkun tënd të fryrë...
i vidhem vetvetes
dhe bëhem
ti.

Një ditë s'do të kem më kujt t'i vidhem...
s'do të ketë më kush t'më vjedhë...

Do të vijë fundi e do më gjejë
me një tabelë të grisur në gjoks
"Ju lutem më vidhni!"

22.2.10

Çarçafët që vrasin

Në dhomën pa dritë
qirinjsh drithëruar
një grua verbërisht
zhvesh trupin e djersitur
nën sytë e mureve
dritëhijesh zbukuruar
në derën gjysëmhapur
pret një të trokitur

Kush është?

Jam epshi që ti pret
çarçafëve të vetmisë
kur mesnatat vret
mes gjinjve të harlisur
me gishtërinjtë e dridhur
të dorës që prek…

tundimi që ti kalëron
drejt muzgut vrastar
që vdekjen tërheq zvarrë
aty ku fillon ëndrra
dhe dita nis mbaron…

klithmë…
ulurimë…
rrënqethje…
uri që tret urinë…

dhe ti

çmenduri
thonjçjerrje
kafshim
ekstazë
greminë
………..
katedrale dhimbjesh
nën këmbana gjinjsh…

Në dhomën pa dritë
qirinjsh drithëruar
një grua lakuriq...
epshesh mpakur...
nën qiellin e errët
mes kofshëve të saj
rrufetë japin shpirt
rënkimesh lagur…

20.2.10

Apologjia e vërtetë e Adolfit - variacione për sinagogë dhe orkestër

Në këto rreshta nuk marr përsipër t'ju bind që në këtë botë djallëzore kam qenë ëngjëll, por që nuk kam qenë unë Djalli, sic ua kanë mësuar nëpër shkolla.
Nese do permblidhja me nje fjali te vetme biografine time ajo do te ishte: Kam qene nje patriot gjerman qe iu perkushtova ekskluzivisht tere jetes kombit tim.

Kur shkruajnë për mua biografët e mi harrojnë të shkruajnë më themeloren. Kombin tim. Kujtojnë se mua më lindën prindërit e mi të shkretë. Gabohen shumë.
Mua më lindi Traktati i Versajës kur atdheut tim, Gjermanisë, i rrëmbyen gjysmën e trojeve dhe ua falën Francës, Polonisë dhe Çekosllovakisë.
Mua më lindën ata që e katandisën Gjermaninë krenare në vendin më të rrënuar të Europës.
Mua më lindën bankat e Shejlokëve që i pinin edhe pikën e fundit të gjakut gjermanit, ndërsa lulja e rinisë gjemane binte heroikisht në luftë për të mbrojtur nderin e atdheut.
Mua më lindi thika çifute pas shpinës.
Me linden Karl Libknehtet dhe Roza Luksemburget, cifutet komuniste qe donin te mbillnin bolshevizmin ne Gjermanine time.
Mua më lindi cinizmi dhe makutëria angleze dhe pragmatizmi i amerikanëve në kurriz të popujve të tjerë.
Unë jam pjellë e dyfytyrësisë së diplomacisë së Të Mëdhenjve...
Jam pjellë e pazareve të ndyra që të ashtuquajturat demokraci perëndimore bënë dhe bejne.
Unë lind dhe rilind sa herë që demokracia zbythet para bolshevizmit.
Unë lind dhe rilind sa herë që bota mbarset me padrejtësi...
Këtë nuk duhet ta harrojnë kurrë biografët e mi.

Prej më shumë se gjysëm shekulli emri im është i ndaluar t’u vihet fëmijve, kurse emrat dhe portretet e Marksëve, Engelsve, Leninëve, Stalinëve, Trockëve, Maove, Fidelëve, Che Guevarave, Pol Potëve, Kim Ir Senëve, simbolet e tyre, yjet e kuq pesecepesh dhe drapër e çekanët i sheh kudo mes botës demokratike, madje edhe në bluzat e zyrtarëve amerikanë në kohë të lirë. S’ka gjë që viktimat e tyre janë 150 milionë. S’ka gjë se për gjysëm shekulli pas vdekjes time bota u kthye në Mesjetën e Errët nga Inkuizicioni Komunist.

Ka kaluar mbi gjysëm shekulli që kur ika nga kjo botë kurvë...

Bashkatdhetarët e mi, gjermanët krenarë, vdiqën kampeve të përqëndrimit nën çizmen sovjetike, hipokrizinë angleze dhe cinizmin amerikan. U dhunuan, u përdhunuan, u vranë, u përzunë nga trojet etnike në një eksod “demokratik” pas Potsdamit. Gjermania ime u nxorr në ankand dhe ajo që mbeti u nda në dy copë për gjysëm shekulli mes dy feve te perkoheshme e gjithnje fitimprurese te bijve te Solomonit, demokracisë liberale perëndimore dhe asaj proletare të lindjes.
Zotat e Demokracive Perëndimore, ata liliputët hipokritë që mbushën brekët prej meje, Churchillët e Rusveltët, pas vdekjes sime i vuri në rresht si ushtarë të bindur Gjeorgjiani Diabolik.
Unë ia vura kufirin në Moskë muzhikut. Kurse muzhiku ua vuri kufirin bash në mes të Europës angloçimçakëzve dhe amerikanaqërve.
Kur në vitin 1939 unë i mora Polonisë tokën amtare gjermane që minjtë e Versajës ia vodhën Gjermanisë sime, kundër meje u vërsul me armë e tërë bota “demokratike” , kurse vetëm 6 vjet më vonë kur Komunizmi u mori gjysmën e Europës dhe kur për gjysëm shekulli një e treta e botës u bë "draper e cekan" demokracitë “trime” të perëndimit mbyllën sytë dhe veshët dhe iu nënshtruan padronit të ri të gjysmës së planetit, atij njeriu që u bë gati të kapërcente Uralet nga frika e armëve të mia.

Fitimtaret e vetem te Luftes se Dyte boterore ishin Komunizmi dhe Zionizmi boteror, dhe jo Anglia apo Amerika, sic ju kane genjyer neper shkolla.
Churchill  dhe Ruzvelt nuk e filluan luften boterore per interesat e Britanise se Madhe dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe as per te vene "drejtesine" ne "padrejtesite" qe une po u beja fqinjeve.
Nese do kish qene keshtu Perandoria gjigande Britanike nuk do ishte shperbere me turp menjehere pas kesaj lufte, per t'u dobesuar dhe katandisur ne vazhdim nje sherbyese e nenshtruar e SHBA-se qe ne ate lufte fituan reputacionin si vrases gjakftohte te popullates civile.
Churchill dhe Ruzvelt luftuan per interesat e ngushta te botes zioniste, pjelle e klonuar e se ciles ishin.
Fitimtaret e vertete ishin Komunizmi qe pushtoi nje te treten e botes dhe Zionizmi qe doli nga ajo lufte me nje shtet te vetin, Izraelin, dhe me nje lob te fuqishem qe do te sundonte politikisht dhe financiarisht ShBA-ne dhe planetin.
Ua kane thene ne shkolla keto gjera?

Kolera e kuqe e bolshevizmit të cilën unë e shfarosa aq shpejt nga vendi im, i kushtoi botës 150 milion viktima në 50 vjetët që pasuan vdekjen time.

Habitesha se si kishte mundësi që angloamerikanët e civilizuar të “demokracisë” të bombardonin qytetet gjermane dhe të vrisnin qindramijëra civilë,gra e fëmijë të pafajshëm. Kujtoja se kishte vec Dresden. Nuk e dija se më vonë do vinte Hiroshima.

Në Nuremberg, mua dhe Gjermaninë time na gjykuan njerëzit më të pamoralshëm të Planetit, amerikanët dhe anglezët e tregetise se sklleverve te Afrikes dhe sovjetikët e Gulageve. Dhanë mësime morali njerëzor tregtarët e skllevërve, ata që prej shekujsh e trajtonin njeriun si gjah dhe mall, ata që në gulagët e tyre shfarrosnin me plumb dhe uri miliona njerëz, ata që kampet e përqëndrimit i kishin krijuar shumë dhjetëvjecarë para meje.
Në Nuremberg mua më gjykuan dhe dënuan bolshevikët, zionistet  dhe tregtaret e sklleverve, por kurrë Drejtësia.

Sot të gjithë jeni bërë qytetarë të një bote pa atdhe. Fëmijëve tuaj nëpër çerdhe, kopshte e shkolla nuk u tregohen më përrallat e Andersenit, por produket hollivudiane te  6 milionëve, dhomave të gazit dhe te Holokaustit - produkte propagande që mbrohen me ligj.
Por “harrojnë” të tregojnë “përrallën” e anijes “St Louis”.
“Harrojnë” të tregojnë “përrallën” e 9 milion civilëve gjermanëve të vrarë, dhunuar, përdhunuar, çmendur, vetvrarë, dëbuar, burgosur, internuar në vitet 1945-1949.
“Harrojnë” të tregojnë "përrallën" e mijëra civilëve palestinezë të vrarë nga dhuna militare e “popullit të zgjedhur”.
“Harrojnë” të tregojnë "përrallën" e FMN dhe Bankës Botërore – dy Shejlokët tipikë të kohëve moderne.
”Harrojnë” të tregojnë për Zionizmin.
“Harrojnë” t’i tregojnë botës se ku ka luftë dhe gjak gjëndet dora, armet dhe paraja zioniste.
“Harrojnë” t’i tregojnë botës për pazaret e ndyra të Jaltës dhe të Potsdamit ku “demokratët” e mëdhenj amerikanë, anglezë e sovjetikë shitën dhe blenë në pazare te peshtira bakallësh jo lopë dhe dele, por kombe, popuj dhe shtete.
Gjithshka që ndodh në botë sot eshte pasojë e këtyre "harresave".

Demokracitë perëndimore nuk janë antikomuniste. Përkundrazi, janë shtrati ku ngrohen këlyshët e hienave të kuqe.
Hienat e kuqe sot i mbron demokracia dhe Karta e lirive themelore të individit. I financon paraja e atyre qe financuan edhe Leninin para se t'i bente varrin botes. I strehon sot bash në zemër të Nju Yorkut e të Londrës. I shkollon në universitet më të mira. I financon dhe pastaj i shpërndan nëpër botë si iluministët e komunizmit të ri. Nën diellin e demokracisë tuaj shpërndahet fara e kuqe e bolshevizmit.
Komsomolas harvardësh me pasaportë amerikane në xhep kërkojnë treg: ”Hajdeni blerës…Drapër e Çekan 3D…Marks Hi-tech…Lenin Corp…Trocky New Age...Stalin Communication…Fidel Inc…Che Guevara Holding…Hajdeni blerës…dje ishit vetëm 150 milion…Më shumë do të jeni nesër…Avazi rifillon…”

Pas kaq vitesh në varr një peng më ka mbetur i patretur: Dunkirku.
Bota sot do ishte ndryshe dhe kolera e kuqe - kjo pjelle klasike hebrenjsh - do ishte shëruar një herë e përgjithmonë.

Sot vetem budallenjte mund te besojne se nje ideologji e dhunshme dhe gjakatare si Komunizmi, qe vjen dhe rri ne pushtet vec me dhune dhe gjak, mund te luftohet me mjete paqesore demokratike duke i tundur para syve Karten e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Individit. Duhet te jeni shume budallenj nese e besoni akoma kete gje. E vetmja liri themelore e hienave eshte gjakderdhja.
Kolera e Kuqe e Komunizmit nuk mund të shërohet kurrë me Coca Cola, por veç me zjarr dhe me hekur. Me asnjë mjet tjetër.
Nëse nuk ju ka mjaftuar lufta ime dhe shekulli i kaluar për t’ju bindur për këtë të vërtetë, atëhere më vjen shumë keq për ju: jeni të destinuar të zvarriteni si minj akoma edhe për shumë shekuj te tjere…


Mirëmbetshi pra …

Sidoqoftë, I Juaji,

i mallkuari i madh i përjetshëm,

Adolf.

17.2.10

Jo

Jo...nuk ka vdekur ajo që dikur tërë zhurmë,
dallgë e shkumë
mbyti e përmbyti
shpirtin tim…

Nuk ka vdekur ajo që dikur rrëmbeu gjithshka që gjeti përpara
pa menduar se ç’lë pas…

Dashuria jo gjithnjë është lumë i rrëmbyer…
Mund të jetë edhe liqen i qetë…
S’i sheh rrathët që formoj pas çdo guraleci që ti hedh mbi mua?

13.2.10

Hanka



Sapo ka zbardhur dita dhe unë kam mbetur për karburant në një  fshat që nuk ia di emrin. Ndodhet rrëzë  një mali të lartë. Nga kjo kuptoj se dielli lind vonë në këto anë.
Në pritje të ndonjë makine që mund të kalojë aty pari, ulem në një pijetore dhe porosis  të vetmen pije që ofrohet. Raki mani. Edhe pse akoma herët pijetorja është pothuajse plot.  
Ndërsa rrëkëllej gllënjkat e para, befas  dëgjoj pijanecët e pagjumë t’i thonë shoshoqit “E çmëndura…e çmëndura…” dhe të gjithë vërsulen jashtë. Nga kurreshtja dal edhe unë.
Ata kanë vënë në mes një grua plakë të veshur keq e mos më keq që po kalon çalë çalë anës  xhadesë dhe e pështyjnë dhe e qëllojnë me gurë. Plaka përpiqet  të vrapojë, por rrëzohet. Në momentin që burrat i afrohen duke qeshur e bërë rromuze unë futem mes tyre dhe plakës dhe ua heq nga duart të shkretën. Ata stepen një çast. Pastaj duke qeshur të kënaqur dhe pa harruar të  më shajnë edhe mua nëpër dhëmbë  kthehen në pijetore.
Afrohem, i jap dorën  plakës dhe e ngre. Në rrugë jemi vetëm unë dhe plaka. Ajo vazhdon rrugëtimin e qetë tanimë, e pa frikësuar…ndalon për një hop me bastunin  drejt ca rrënojave pa çati.që shfaqen në horizont dhe vazhdon përsëri ashtu çalë çalë…  E shoqëroj disa metra  dhe pastaj ajo kthehet nga unë si për të më  thënë të ndaloj. Mbaj hapat, ndërsa ajo  këmbadorazi  merr  lart një shtegu  shelgjesh. Ndjej kureshtjen të më bluajë dhe kështu e ndjek plakën në largësi,  këtë herë pa dijeninë e saj.

 Shtëpia ndodhet majë një kodre. Nganjëherë më duket se të gjitha shtëpitë e tregimeve ndodhen në të njëjtin vend, aty majë kodrës, sovrane mbi pejsazhe të përflakura perëndimesh në muzg dhe mjegullash të davaritura  mëngjeseve. Edhe vetë kodra ashtu si simotrat e saj letrare ngrihet mbi një lumë që në verë i ngjan një rrëkeje mes shelgjesh, kurse në dimër duket se  përmbyt  ngastrat e vogla të fshatarëve dhe  kujtimet e tyre.
Muret e saj janë  rrëzuar dhe ringritur disa herë. Tashmë gjysëm të rrënuar.  Rrëzohen kollaj kur nuk janë mure kujtimesh. Pemët  përreth shtëpisë janë të reja, dhe nga heshtja që  mbizotëron kudo përreth kuptoj se  edhe zoqtë e dikurshëm  kanë humbur udhë.
I vetmi  që duket se ka mbetur i pandryshuar është pragu. I madh. I gjërë. Prej guri të qëmotit. I bardhë. I lëmuar nga rrëke kujtimesh.

 Plaka  ulet në cep të tij.
I ka hequr rrobat dhe tashmë është e tëra lakuriq. Kruspull me këmbët mbledhur. Lakuriq dhe s’bëzan. Flokët e zbardhur  i derdhen supeve të dobëta  dhe shpinës kockëlëkurë. Gjinjtë e fishkur ku shquhen veç thithat mavi i varen mbi barkun plot rrudha. Një tufë e thinjur ia mbulon fundbarkun. Duart me damarë  të mëdhenj blu  mbi gjunjët e dobët që bashkojnë pulpat thatanike më një palë eshtra të mbuluara nga një lëkurë  borë e bardhë. E bardhë dhe e palëvizur siç është më shëmbëllen me një statujë antike mermeri  të harruar prej shekujsh aty dhe tashmë  të plakur nga harresa.
Nganjëherë statujat plaken më shpejt  se  modeli. Thinjat zhvendosen nga koka e modelit  në  shemrën e mermertë ashtu si edhe ftohtësia e mermerit mund të ndodhë të lëvizë drejt shpirtit të  modelit.
E palëvizur si një statujë. E stërlashtë. E thinjur. Mes mureve të rrënuara më duket madhështore kjo plakë lakuriq me vështrimin…Zakonisht nëpër rrëfenja  ai vështrim tretet larg drejt asgjëkundit. Por jo. Vështrimi i saj nuk tretet larg, por rrëzohet aty pranë, përdhe.
Nga shpatulla e malit shfaqen rrezet e para të diellit. Bien mbi kodrën, pastaj mbi rrënojat dhe përthyen  të shndritshme mbi pragun e bardhë.
Me lëvizje të buta e të ngadalta duart e plakës nisin të fërkojnë  pragun e lëmuar. E prekin sikur e përkëdhelin. Dalloj plakën të  levizë buzët sikur flet diçka, por nuk e dëgjoj qartë se çfarë thotë. Përulet mbi pragun.  E sheh siç shohim një njeri. Në heshtje   i tund kokën bashkëbiseduesit të saj të gurtë. Befas  plaka përulet edhe më  dhe  ndalon buzët  mbi pragun. Po e puth. Po e puth kudo atë prag. E puth pa  ndërprerë përkëdheljen që i jep me duart e fishkura. Duket sikur po e merr me të mirë….sikur po i lutet…sikur po  e tundon ta bëjë të sajin…Po i përgjerohet…Po e josh pragun.
Papritur, me një lëvizje që më ngjason me ato të një lozonjareje, plaka shtrihet në tërë gjatësinë e pragut…puthit trupin  mbi gurin e lëmuar  dhe mbyll sytë…Ka hapur krahët anash pragut  si në një përqafim. Po e përqafon. Trupi i dobët nis të lëvizë  mbi  të. Fërkohet ngadalë pas tij. Pastaj  lëvizjet e saj bëhen më të forta. Më të shpejta. E ka ngritur trupin dhe duket sikur i  ka hipur një kali të bardhe dhe e nget me revan. Më bëhet sikur dëgjoj edhe hingëllimën e tij. Ndoshta  edhe trokun e tij.  Guri dhe plaka  janë puthitur    dhe duken si një trup i vetëm. Lakuriq të dy. Të bardhë. Gjinjtë e fishkur i ka ngjeshur  pas pragut, ndërsa kofshët thatanike  si krahët e saj e kanë prangosur të gjithin pragun. Pragu nuk duket fare nën trupin e plakës. Është  mundur. Dorëzuar.
Pas një grime plaka shtrihet e lodhur në kurriz…Ndoshta e shplodhur. Sytë i ka të mbyllur.Dielli rrezaton mbi thinjat dhe trupin e saj  të bardhë si dëborë.
Ka ngrirë përsëri si statujë e mermertë. 

 Kur kthehem ne pijetore. Rakia ime e manit është aty e patrazuar. Edhe makina ime pa benzinë duhet të jetë diku në anë të xhadesë. Përveç pijanecëve të pagjumë  në pijetore gjej  fëmijë që duken të rritur para kohe, edhe pse në këtë fshat shumë gjëra duken sikur kanë mbetur pas saj….I pyes për plakën.
Kush more? E çmëndura?  Ajo plaka  që zhvishet lakuriq? Hahahaha..po ajo është e çmëndur…Ashtu ka qenë gjithnjë, thonë  pleqtë…”, më përgjigjet gjindja pothuajse njëzëri.
“Budallaçkë ajo..budalla ai që merret me të…”, më thumbon  dikush, mesa duket, një  nga pijanecët e pagjumë të  mëngjesit.
Mbetem i heshtur. Paguaj rakinë time dhe  largohem.  Papritur nga pijetorja shkëputet një burrë i moshuar që më bën shenjë të ndaloj..  Më ka sjellë  një bidon benzinë. E falenderoj me mirënjohje. Duket sikur do të më thotë diçka.  Niset të ikë, bën ca hapa dhe kthehet përsëri.
“Zotëri…Nuk është ashtu siç të thanë ata  historia e Hankës  apo  të  çmëndurës, siç e quajmë ndryshe. Shumë vite më parë Hanka jetime erdhi të martohej në këtë fshat. Atje te ajo shtëpi. Në të ri të saj ka qenë e bukur shumë Hanka,  thonin pleqtë.. Dhe u marros  pas bukurisë së saj ai.  Dhe e donte shumë ai. Aq shumë sa thonë se kish vrarë për hir të saj. E donte shumë ai, por jo aq sa ajo. Jo aq sa ajo. Ditën e dasmës thonë se Hanka nuse kish ardhur hypur mbi një at të bardhë. Por kali nuk e kish kapërcyer pragun e shtëpisë. Kish turfulluar  i trembur. Kish tentuar disa herë, por çdo herë pragu e prapsonte. Në fund  ati ish ngritur kas  në dy këmbë dhe e kish rrëzuar Hankën përdhe.
Njerëzia e kishin marrë këtë gjë si shenjë të Perëndisë dhe kështu martesa nuk u bë. “Punë të djallit”, thanë. Dhe ai e kishte frikë djallin si të gjithe.Hankën e përzunë  nga fshati po atë ditë dhe nuk e pamë më….Një muaj më vonë ai u martua me një grua tjetër. Kësaj here kali e kaloi pragun dhe kështu u bë dasëm e madhe dhe ata lindën shumë fëmijë, por lufta dhe sëmundjet e shfarrosën  tërësisht  atë familje të madhe. Më pas shtëpia mbeti e braktisur u prish…muret iu rrrëzuan fare dhe mbeti ashtu siç e pe ti…vetëm ai  pragu i bardhë…Shumë vite më vonë në fshat  u shfaq një  grua plakë, endacake, me një shkop në dorë e çalë çalë,  kokë e këmbë e mbuluar. Ne nuk e njihnim se ishim fëmijë, por pleqtë e fshatit  e njohën.  Ishte Hanka. E  ndoqëm atë ditë nga pas dhe ajo shkoi te ajo shtëpi, ndaloi te  pragu, u zhvesh lakuriq dhe u shtri mbi të. Atë ditë ia ngjitëm emrin “e çmëndura”  dhe siç e sheh edhe fëmijët tanë  me atë emër  e njohin. Vjen një herë në vit herët në mëngjes dhe ikën sapo perëndon dielli.”

 Ndez një cigare, më pas makinën dhe nisem. Një e përpjetë e fortë drejt kodrës.   
Po bie nata. Nga rruga pragu nuk duket fare, ndërsa  vështrimi im përshëndet për të fundit herë  rrënojat  që  në këtë orë  të vonë  duken si duar të errëta që përjetësisht  i  kërkojnë diçka qiellit…