18.9.09

Paradoks

I vura zemrës nje gur dhe ajo u be varr.
Varret u shtuan dhe u bene varreze.
Pastaj prita tërë jetën qe aty
të lulëzonte dicka.

Per te gjithe ne...

Pjesa qe pason eshte marre nga romani im i pare ("Bushtra"). Eshte nje histori e shkruar apo e treguar nga dikush qe nuk e mbaj mend e qe une e vura ne gojen e nje personazhi qe tregon nje histori...


Na ishte njehere nje piktor i talentuar , por i varfer , si pasoje e jetes se parregullt qe bente . Pinte alkool dhe luante bixhoz te gjitha parate qe fitonte nga arti i tij . Kur u ish afruar te dyzetave ishte katandisur ne pothuajse lypes. Duke u endur rrugeve ne kerkim te ndonje lemoshe i zuri syri nje shpallje ne te cilen shkruhej : ” Konkurs per portretin me te bukur te nje femije. Fituesi fiton 30 mije franga ari ! Nxitoni te paraqisni veprën tuaj ! ”.
Duke e parë veten e tij pa rrugëdalje, piktori vendosi të konkuronte. Ndoshta piktura e tij do të fitonte vendin e parë dhe me paratë e fituara mund të jetonte mirë për shumë vjet. Kështu, pasi brodhi për ditë të tëra nga një kopësht fëmijësh në tjetrin, gjeti një fëmijë të bukur,me sytë dhe fytyrën më ëngjëllore që kish parë ndonjëherë . Një fytyrë e ciltër me një pafajësi hyjnore. E vizatoi plot pasion dhe pasi e paraqiti para jurisë fitoi vertetë cmimin e parë dhe sasinë e ëndërruar të parave. Me ato para jetoi i qetë edhe nja njëzet vjet.
Por veset e tij, alkooli dhe bixhozi, e katandisën përsëri në një lypsar. Një ditë prej ditësh, duke u endur rrugëve, i zuri syri një shpallje : ”Konkurs për një portret krimineli! Fituesi shpërblehet me 30 mijë franga ari! ”
Brodhi piktori ynë burg më burg deri sa një ditë, në një qeli, gjeti një kriminel profesionist, me një fytyrë të egër e plot shenja thikash , me një vështrim plot urrejtje dhe mllef që të fuste frikën deri në palcë. E vizatoi edhe portretin e frikshëm dhe përsëri fitoi cmimin e parë dhe shumën e parave me të cilat i shtyu edhe disa vjet jetesë normale. Por përsëri veset e tij nuk vonuan ta katandisin si keq e mos më keq. Tashmë ishte plakur shumë dhe nuk mund të vizatonte më. Kishte shitur gjithshka për t’u ushqyer. I kishin mbetur vetëm dy pikturat e famshme të konkurseve pa shitur. E vogëlushit dhe e kriminelit. Vendosi t’ua shiste vetë atyre portretet e tyre, ndaj shkoi për të kërkuar adresat dhe emrat e tyre në një zyrë të gjëndjes civile. Aty mësoi se vogëlushi dhe krimineli ishte i njëjti person që kishte përfunduar me vetëvrasje pak kohë më parë…”


__________________