STINA E PESTE
AIDA DIZDARI - Bluemoon
ARTAN GJYZEL HASANI - Whisper
whisper
Nisi në det...
vazhdoi në qiell...
dhe mbaroi në shpirtin tënd
si një përrallë përgjysëm
rrëfyer...
.............................
dallgë dhe stuhi
me heshtjen këmbyer...
gjysma tjetër...
e shkruar me hi...
Nisi në det...
vazhdoi në qiell...
dhe mbaroi në shpirtin tënd
si një përrallë përgjysëm
rrëfyer...
.............................
dallgë dhe stuhi
me heshtjen këmbyer...
gjysma tjetër...
e shkruar me hi...
bluemoon:
“gjysma tjetër
e shkruar me hi”
Nuk e di se ç’më frymëzon njëlloj vdekjeje
të brendshme... që pararend vdekjen e trupit...
“gjysma tjetër
e shkruar me hi”
Nuk e di se ç’më frymëzon njëlloj vdekjeje
të brendshme... që pararend vdekjen e trupit...
whisper:
Me hirin e shpirtit të tij
formën e zemrës tënde vizatoi...
mes rërës së braktisur
erdhi...
pa...
shkoi...
Me hirin e shpirtit të tij
formën e zemrës tënde vizatoi...
mes rërës së braktisur
erdhi...
pa...
shkoi...
bluemoon:
… e meqë prej lëndës së tij më qe gatuar zemra,
u vërvita me kokrrizat e rërës në ndjekje...
por ashtu si gjethet që i shpërndan era
ashtu u theva në njëmijë copa zemre...
… e meqë prej lëndës së tij më qe gatuar zemra,
u vërvita me kokrrizat e rërës në ndjekje...
por ashtu si gjethet që i shpërndan era
ashtu u theva në njëmijë copa zemre...
whisper:
Afroje veshin tënd të vockël...
E ndjen...?
E dëgjon...?
Si fllad vjen...
si puhizë shkon...
në bllokun e poetit
pëshpërimë e vonuar...
gjethesh mbuluar...
stinët ngatërron.
Afroje veshin tënd të vockël...
E ndjen...?
E dëgjon...?
Si fllad vjen...
si puhizë shkon...
në bllokun e poetit
pëshpërimë e vonuar...
gjethesh mbuluar...
stinët ngatërron.
bluemoon:
Ja ku e ndjeva pëshpërimën,
ëmbël erdhi këtë herë...
... flladi, era, stuhia e bregut,
ç’vlerë kanë kur s’ka poet?
Le t’i ngatërrojë stinët,
le të shkruajë vonë në bllok,
frymën prej gjoksit ia ndjeva sonte:
e këngës qe më e ëmbla notë...
(E gjethet dije! do t’i shpupuris,
se gjumin s’e kam honepsur ndonjëherë,
mjalti të të rrjedhë zemre...
të tjerat s’kanë vlerë...)
whisper:
Nganjëherë mjafton veç pëshpërima
dhe një vesh i etur tek e dëgjon...
nganjëherë të mos e dish është më mirë...
flladi magjik nga ku buron...
Kur ujin pi në burim
kjo gojë e plasur... e etur...

vallë sjell
ndërmend në atë cast
dëborën e pashkrirë maleve mbetur...?
dëborën e pashkrirë maleve mbetur...?
bluemoon:
Eh, duhet të marr një gjethe
nje emër mbi të, të shkruaj,
ta lëshoj ajrit të ngrohtë,
erës le t’ia lë në duar...
Se një valë kur e puth bregun,
ky i fundit e di mirë,
mijra valë më pas do derdhen...
thuaj... të ketë vallë dëshirë?
Eh, duhet të marr një gjethe
nje emër mbi të, të shkruaj,
ta lëshoj ajrit të ngrohtë,
erës le t’ia lë në duar...
Se një valë kur e puth bregun,
ky i fundit e di mirë,
mijra valë më pas do derdhen...
thuaj... të ketë vallë dëshirë?
whisper:
Je baticë apo zbaticë...?
Shkumë e veshur si pulëbardhë...?
Gjurmë që la një magjistricë
aty ku bregu puth një valë...?
Brigjet janë ashtu si... brigjet...
edhe vala është... valë...
unë gjithmonë i humbas shtigjet...
kur busull kam një gjethe me... fjalë...
bluemoon:
Ndalem një çast të marr frymë,
e të mendoj për veten time...
e vërtetë, jam një copë shkumë...
... vala derdhet... shpesh tërhiqet...
Po kur brigjet nisin veshin
këngë sirenash, të qashtra...
edhe valet që tërhiqen...
nganjëherë rrëmbejnë guacka...

... dhe ashtu guackëhumbur
si do dukej para valës...
bregu krenar që u mburrej
shkumës... dallgës dhe pulëbardhës...?
Çdo të thonin valët e tjera
kur ta shihnin guackëhumbur...?
Do e braktisnin shkretëtirazi...
e do thonin... “ish i bukur...”
Bregun valët e bëjnë breg
dhe një e vetme nuk mjafton...
pyet pulëbardhat kureshtare
nëse mua s’më beson...
... dhe ashtu guackëhumbur
si do dukej para valës...
bregu krenar që u mburrej
shkumës... dallgës dhe pulëbardhës...?
Çdo të thonin valët e tjera
kur ta shihnin guackëhumbur...?
Do e braktisnin shkretëtirazi...
e do thonin... “ish i bukur...”
Bregun valët e bëjnë breg
dhe një e vetme nuk mjafton...
pyet pulëbardhat kureshtare
nëse mua s’më beson...
bluemoon:
... do të dukej madhështor
edhe pa guacka bregu...
Guackat i përkasin detit
dhe pse rërë e tij i preku...
Le të jenë ngjyra - ngjyra,
ato janë kujtim i vdekjes,
që valët e ndiejnë në buzë,
teksa i largohen prehjes...
Të krenohet breg i bardhë,
se ai është ëndërra e fundme,
tek ai valë edhe dallgë,
lënë shpirt me copëra shkume...
... ndaj dhe vijnë me dëshirë,
të thërrmohen në një breg...
Veç aty ka secila emër,
veç aty nuk quhet det.
(Bregun valët s’e bëjnë breg,
veç i japin formë tjetër...
... se dhe shekuj pasi kanë shkuar...
stoik mbetet bregu i vjetër...)
whisper:
Copëra shkume mbuluar...
bregu mendueshëm pyet veten
“Përse gjithmonë leshterikë
aty ku ishin guackat mbeten...?”
... do të dukej madhështor
edhe pa guacka bregu...
Guackat i përkasin detit
dhe pse rërë e tij i preku...
Le të jenë ngjyra - ngjyra,
ato janë kujtim i vdekjes,
që valët e ndiejnë në buzë,
teksa i largohen prehjes...
Të krenohet breg i bardhë,
se ai është ëndërra e fundme,
tek ai valë edhe dallgë,
lënë shpirt me copëra shkume...
... ndaj dhe vijnë me dëshirë,
të thërrmohen në një breg...
Veç aty ka secila emër,
veç aty nuk quhet det.
(Bregun valët s’e bëjnë breg,
veç i japin formë tjetër...
... se dhe shekuj pasi kanë shkuar...
stoik mbetet bregu i vjetër...)
whisper:
Copëra shkume mbuluar...
bregu mendueshëm pyet veten
“Përse gjithmonë leshterikë
aty ku ishin guackat mbeten...?”
bluemoon:
Se dhe valëzat diç e sjellin,
shpesh guacka e alga nganjëherë,
kujto në fund të detit ku lind vala,
algat janë lule e pemë...
Se dhe valëzat diç e sjellin,
shpesh guacka e alga nganjëherë,
kujto në fund të detit ku lind vala,
algat janë lule e pemë...
whisper:
Në fund të detit edhe unë jam rërë
ose shkëmb me gjelbërim mbuluar,
por nën diell jam breg i tërë
nga pemët e algave i harruar...
bluemoon:
E pra është koha të zgjohesh,
të kujtosh sado vështirë,
mos e lër diellin të të thekë,
një breg i tille s’është më i dlirë...
Në fund të detit edhe unë jam rërë
ose shkëmb me gjelbërim mbuluar,
por nën diell jam breg i tërë
nga pemët e algave i harruar...
bluemoon:
E pra është koha të zgjohesh,
të kujtosh sado vështirë,
mos e lër diellin të të thekë,
një breg i tille s’është më i dlirë...
whisper:
Ky breg fatkeq nuk është më i imi
por i një vale që erdhi... iku... shkoi...
i një vale që ah sa gabimisht e dinte
që të gjithë brigjet janë njësoj...
Më pas të tjera valë, e di ,
do bien mbi bregun plot shkumë
do mendojnë për një çast që më mposhtën përsëri,
por ai breg nuk do të jem më unë...
bluemoon:
Oh!... sa turp që u trishtova papritur...
e nuk i ngrita sytë të shihja bregun e një vale,
të mblidhej si një fjongo shkume vezulluese,
e lart të fluturonte me krahë pulëbardhe...
Vërtet, njëherë të vetme ndodh në jetë,
të jemi një perlëz shiu mbi një fije bar...
Megjithëse, në botë, qielli derdh shpesh ujin,
e fytyra e tokës është një livadh...
E ke ndjerë ndonjëherë prekjen e erës,
pushtimin e saj të paturpshëm të ka qëlluar
ta ndjesh në gjoks sa të të ngrijë zemra?
Mornica trupit atëherë a të kanë shkuar?
Mbaj mend këtë disa herë të jetës sime,
kur kruspullosur më mbulonte bora,
e teksa rrahja e fundit ngrinte, mendoja:
“Ç’të bëj me këto këmbë të ftohta!”
whisper:
Qiejt, retë, yjet dhe hënat,
blu, të bardhë e të kaltër pafund
ia prishën qetësinë ëndrrës
që gjumit ia rrëmbeva me aq mund...
Tashmë ëndrra nuk është më ëndërr
ndriçuar netëve veç nga sytë e tu...
mes reve të vetmuara në qiellin e kaltër
ndriçon edhe një hënë e zbehtë ngjyrë blu...
Kur rend pas të pamundurës
pritja e së papriturës vallë a ka më vlerë...,
kur ëndrrën time të mundimshme
e shohin aq lehtësisht edhe të tjerë ?
bluemoon:
Shpesh, ndër ëndrra, klith me pulëbardhat
e ndiej me to erën e kripur të detit,
hënës i leh si qen i etur për dritë,
një gjysmëvampir harruar kujtimesh të diellit.
Përgjakur siç jam, humb ajo lloj zbehtie
që e bën hënën, hënë e natën, blu...
perëndimesh të ethshme, zinxhirësh vetmie
dorëzuar prehem diku...
Vlera është relative miku im...
Nganjëherë e papritura
mund të vijë me të tillë gishta
sa ia vlen të paguash çdo çmim...

“Çdo gjë ka një çmim”, thotë një mikja ime...
dhe ti më thua që “ta paguaj”... se ia vlen,
por kur kështjellat bëhen thërrime
në vend të “çmim” fjala “kosto” ndërmend më vjen...
bluemoon:
Ashtu ndër gurë e ndër rrënoja
humbjet duken të mëdha,
atëherë vërtet të dhemb gjaku e mishi.
Po shërim gjithnjë ka...

Të bie si
vesë,
balsam nëpër plagë...
do harrosh atëherë ti kosto e çmime...
... si i çmendur do dashurosh prapë...
balsam nëpër plagë...
do harrosh atëherë ti kosto e çmime...
... si i çmendur do dashurosh prapë...
whisper:
Të dashurosh prapë... prapë...
fjalës “të dua” t’i japësh përsëri tingëllim...
puhizën çmendurisht të ndjekësh me vrap...
një të panjohure t’i pëshpëritësh “shpirti im”...
Por muzgut... muzgut çfarë t’i them, e panjohura ime?
Çfarë t’i them atij që më njeh aq mirë...?
Atij që zemrën ma bën thërrime
sa herë që dikujt i them lamtumirë...
Ai që nga dashuria e vjetër me një dashuri të re shpëton,
gabohet... gabohet... më shumë do të lëndohet
kur plagën e vjetër me një plagë të re mjekon...
bluemoon:
Hmmmm... është e thënë të thyhemi...
se një grusht momentesh mbetet kjo jetë...
po kapi, mbërtheji shtrëngoi për fyti...
... jetoji me frymë... se çasti s’të pret...
whisper:
Nëse çastin që s’pret do ta falja ty,
do e bëje dot ditë... javë... muaj... do e bëje vallë...?
Apo çast do e mbaje... feksje plot dritë...
kometë që planetin tim e viziton aq rrallë...?

Ah, jo mua... unë jam tjetërkund...
... pastaj unë vij e shkoj me erën...
... kam shpirt të trazuar, mendje të sëmurë...
... një trup të dobët që s’mban dot as veten...
Nisu bashkë me një tufë gjethe...
të kërkosh kë vlen të duhet vërtet...
mos harro... me shkulme zemre...
... një yll... diku... sigurisht po të pret...
whisper:
Ah sa keq... u ngute... e panjohura ime...
(sigurisht e njohura e dikujt tjetërkund...)
flirtin poetik prozaikisht e bëre thërrime...
kënaqësisë së lexuesve kaq shpejt i dhe fund...
Veç një çast, për një çast aq poetikisht të fala...
dhe papritmas u ndjeve e dobët... e sëmurë...
... na ishte dikush që u hoq si vala...
... na ishte dikush që padashje u bë shkumë...
Faleminderit ti poete shpirtdallgëzuar...
faleminderit dhe ju miq lexues me dashuri...
faleminderit dhe ti e dashura ime e duruar...
faleminderit që më dhatë aq shumë kënaqësi...

Flirti mbetet shkumë mik i dashur,
e shkuma është e thënë të bëhet thërrime...
... s’kam mbyllur ndonjëherë dyer në jetë...
... s’do jetë ky fillimi...
Them... nuk i njeh vallë nuancat?
Tingujve do t’u japësh patjetër një emër?
... s’të ka thënë kush se s’thuhet me fjalë
ajo që rritet në zemër?
... ndali lamtumirat fëminore, pëshpërimë e brishtë...
... falenderimet s’kanë vlerë...
Nuk është mjeshtëri të derdhësh një lot...
... e kanë bërë më parë dhe të tjerë...
... magjia e tingullit nuk matet me emra...
... skemat nuk thonë kurrë asgjë...
... katër stinë kot s’i ka bota...
... pse e vesh zemrën tënde veç me një?
Unë luaj me veten lojra të magjishme...
... nganjëherë bëhem valë e thërrmohem në shkumë...
... po udhën ia hap me dëshirë çdo stine...
Ç’do të isha ndryshe? Ç’do mbetesh te unë?
E dije se magjepsja nuk ka veç një formë?
Se heshtjet nganjëherë flasin më tepër?
Se vetja e re i ngjan gjithmonë vetes së vjetër?
whisper:
Katër stinë vërtet i ka bota,
por për mua veç njëra ka vlerë…
Di gjë për stinën e pestë e panjohura ime?
Nëse jo… s’ka gjë… s’e kanë ditur dhe të tjerë…
Në atë stinë që ndoshta ti s’e di…
tingulli është heshtje… e loti s’është lot…
në pasqyrat e saj ti nuk mund të jesh më ti
dhe Ai lart në qiell aty nuk është më zot…
Lakuriqësinë mos e fshih pas stinëve që di
dhe veten e re mos e mbulo me një të vjetër…
atëherë do kuptosh ç’do të thotë “magji”
kur brenda teje të zbulosh një stinë tjetër…
E di sa e vështirë është… e di…
dyert që s’mbyllen vazhdimisht përplasen…
ndaj më mirë mbylli të gjitha dyert ti...
por mos harro… lëre hapur dritaren…
bluemoon:
Oh, ti mendon se më ka pushtuar errësira...
E unë të them se zhytur jam në një hon!
Nuk jam cektinë e lënë nga zbatica
e gjumi mua lehtë s’më pushton.
Nuk jam e zonja të fsheh mirë
bulëzimat e ujit në lëvore të pemës,
pulsimin e jetës e ndiej në kocka...
E pres unë akoma ardhjen e verës...
... se nuk njoh stinë më të mirë...
... dhe prekja e verës më zgjat veç një çast...
pastaj përdridhem në krahët e një kohe
që s’është veç një natë polare... e gjatë...
Kur të flisja për mendje të sëmurë,
e një shpirt të trazuar që derdhet me dallgë...
... desha të të them se vërtet jam vullkan
e kush dreqin ushqehet ndonjëherë me llavë?
Dyert përplasen si gjithmonë...
po tingulli i tyre s’është asnjëherë i thatë...
... në dritaren time dikur u preh një zog...
... pastaj s’di ku më humbi nëpër natë...
Unë që u linda me erën e kripës,
që retë i tërhoqa vetë prej flokësh,
udhësh të shtrembra jam endur... dhe sot...
sot... lehtë mund të shkruaj fundin e kohës)
whisper:
Zogut që të humbi asaj nate pa emër
lumturinë uroi kur kokën në jastëk vë...
dhe kudo që të jetë pranë të ketë një zemër...
e jo si Korbi i Poes... mbi derë... “Kurrë më!”...
e zogjtë kështu e kanë... lirinë shumë e duan...
pëllëmbën e hapur si kafaz më mirë...
nëse një ditë ikën e larg fluturuan...
mos i pengo... por uroju veç fat të mirë...
bluemoon:
Zogjtë e mi i kam nisur të tërë,
fluturimesh është bukur t’i vështrosh...
... një fije drite jemi, një shkëndijë...
... shpreso të dish ta dhurosh...
(E mos mendo se kam shije të hidhur,
në buzë, në gjuhë a në zemër...
... oh... unë i adhuroj fluturimet...
... siç dashuroj nuancat pa emër...)

Nganjëherë më mirë një pikëpyetje... e bukur
se sa “e njohura” që shpesh del e panjohur...
më mirë një det plot Itaka enigmatike...
sesa një Itakë nga një det i vetëm njomur...
Nganjëherë më mirë një pikëpyetje... e bukur
se sa “e njohura” plot siguri...
... shumë vlen një parajsë e humbur...
por më shumë parajsa që kërkove e s’gjete ti...
bluemoon:
Ah! lozonjar mendon se më mbërtheve?
Në brigje të mia dallgët rrahin fort...
Më mban gjallë gjithmonë poezia,
ndryshe udhës s’do të ecja dot...
Nuk ka rëndësi parajsa në vetvete...
rëndësi ka rruga që shpie atje...
... mendo sa e ëmbël është djersa e ethja,
kur ecën drejt asaj që shpirti me ankth pret...
whisper:
Mëngjeseve si ky parajsat lehtësisht preken...
dhe detet... oqeanet... nuk të pengojnë dot...
po vallë përse parajsat gjithmonë na ngjajnë me një ishull
herë me dete lagur... e herë veç me një lot...?
Por ka edhe mbrëmje kur një ëndërr e lumtur
ashtu siç të vë aq lehtë në gjumë...
parajsën si një poezi ta sjell te koka e bukur...
të troket qepallave dhe të thotë “Jam unë!”...
Por ka edhe zgjime... përgjumjesh turbulluar...
kur ëndrrën ta shqyejnë demonë të zinj
dhe dita të duket si mike e paftuar...
dhe ti si mikpritësi që më nuk ka shtëpi...

Vërtet... mbrëmjesh e zgjimesh
jam dergjur shpesh dhe unë...
mbërthyer shtatit zinxhirët
e netëve të gjata pa gjumë...
Ishujt ato kohë duken aroma
e qiejve lart, e parajsës...
... e detet që i lagin,
përkundër janë shpesh vrasës...
S’më habit që loti,
shket i pabindur atëherë...
... zhgënjimi është i pashpirt,
kur mirazhi tretet në erë...
Po jemi kaq të bukur...
... jemi një mrekulli...
... nuk jepemi kurrë
e atëherë për çudi,
kur nuk e presim fare
rrezen e ngrohtë të diellit,
ja... si avuj të bardhë,
prapë i qepemi qiellit...
whisper:
Ishuj pa dete nuk mund të ketë kurrë
dhe detet pa lundrimin kuptim nuk kanë...
dhe... dallgët... stuhitë... pritja... shtërngata...
dallojnë lundërtarin nga një udhëtar...
Po ç’faj kanë detet që rrahin ishullin
kur anija brigjeve afrohet tunduar...?
Shpesh ishujt janë tërheqës veç nga larg
ndaj nga larg shikoi dhe ik duke i admiruar...
Më flet për zhgënjimet... ah... zhgënjimet...
E cili nga ne nuk i provoi?
Mirazhin që iu shfaq nga etja e gjatë
rërë e shkretëtirës aq lehtë ia qartësoi...
bluemoon:
A thua?
Të jetë kështu vallë?
Parajsëzat që shquaj, t’i quaj veç përrallë?
Ç’kuptim ka lulja,
kur vetëm e vështron?
S’është veç një grusht petlash...
... është një det aromë...

Parajsë... parajsë thua
dhe fluturimin drejt meje e merr?
....................................................
Kur ti të kesh arritur te unë
mund të jem ndoshta edhe ferr...
E pastaj nuk do të ketë më vlerë
“fajtorin” mes lotësh të kërkosh...
dhe parajsën që humbe këtë herë
mes ferrit tim ta fajësosh...
Ky është kuptimi i lules
që jo gjithmonë duhet këputur...
aromë ndër gishta e tretur...
parajsë në kafaz ferri futur...
bluemoon:
Shpirti nuk dhemb se ka këputur lule ferri,
e dhembja është e jetës, e loti po ashtu,
na bën ta ndiejmë aromën thellë e ashtu mes atij terri
kujtohemi se kemi qenë të lumtur, dikur... diku...
Askush s’luan me ne mik i shtrenjtë...
... viktima s’jemi asnjëherë...
... në fund të shpirtit e dimë mirë
ç’është parajsë e ç’është ferr...
Po nganjëherë dehur si jemi,
të ngazëllyer për një çast të dlirë,
përkulemi si fije bari
e sytë i mbyllim me dëshirë...
Atëherë vërtet është e kotë,
siç thua, “fajtorin” të kërkosh me ngulm...
... gjithmonë për agoninë time,
lumturisht fajtore jam veç unë...
(E faj nuk mund të quhet etja
e uria për dashuri,
të gjithë endemi në tokë kështu,
e meritojmë një copë lumturi...
... qoftë një çast a qoftë një jetë,
rëndësi ka ta ndjesh jetën në vena,
se është e shkurtër e shkon kaq shpejt...
... në një natë lind e perëndon hëna...)
whisper:
E përse vallë çastet e dlira...
e fjalën “të dua” shqiptojmë
veç kur nën efektin e dehjes magjike
qepallat e syve na rëndojnë...?
E përse vallë ndodhka kështu
që njerëzit dashurojnë veç kur janë të dehur
nga ethet paralizuese tundimplotë
të një çasti viteve të pritjes fshehur...?
Vallë kaq e pamundur qenka
që krijesa me emrin njeri
të dashurojë e ta dashurojnë
dhe esëll të mbetet përsëri...?
bluemoon:
Ah, këtu lejomë të të ndaloj...
... jo të gjitha dashuritë janë njësoj...
... ashtu si nuancat e gjetheve në prag të vjeshtës,
pafundësisë kacavirren dhe ngjyrat e ndjenjës...
Veshur me ëndje të dikurshme
sot rrëkëllej gotën e verës,
trishtimi le lotin të rrjedhë pastër:
i heshtur bredh zemrës...
... jam lodhur udhësh të gjata
e kërkimi im është një rreth në ujë,
ashtu si gjurma ime e buzët e qashtra
përpëlitja vjen, dhe etja e huaj...
... ishe, dikur e diku
sot jam vetëm me veten time...
... vlen përkëdhelja sa një pikë shi...
pëshpërima s’ka eko... jashtë dridhem...
whisper:
Ujrat e kristalta përjetësisht derdhur...
prej shekujsh nuk mbarohet udha e nisur...
të vjetrit gurë duke përkëdhelur...
guriçkat e reja... tallur... rrokullisur...
...........................................................
një çast shfaqen mbi valët si diamantë të praruar....
më pas... ndonjë moçali ujëndenjur harruar...
bluemoon:
E sikur gurët e vjetër
të kishin qenë të rinj më parë,
do ishin prehur patjetër në ndonjë moçal...
Të jetë vetëm çështje vitesh kjo ikje?
A mos gurët që mbetën kanë qenë me të rëndë?
Se ca gurë të vjetër u bënë thërrime..

Kështu janë lumenjtë të gjithë...
guriçka në sipërfaqe... në thellësi gurë...
dikush etjen shuan në ujrat e pafajshme...
një tjetër mbi ujrat symbyllur thjeshtë... pshurr....
Nuk është faji i rrjedhjes... as i valëve faj...
as faji i gurëve domosdo...
por nëse notar nuk bëhesh dot...
nga larg kundroje dhe i heshtur shko...

E di si është kjo punë miku im,
si puna e lules që s’rrimë pa e këputur,
se ta kundrosh thjesht, nuk është e lehtë...
... kemi të gjithë nga një sy të mbyllur,
e nganjëherë bëhemi të gjithë të leshtë...
(Shpesh dyshoj në fjalën time,
mos rrjedhja më verbon ndonjëherë,
shoh kaq pak ngjyra e shpesh me to
më thotë mendja të bëj tablo...)
whisper:
Të bësh tablo me një ngjyrë të vetme...
telajos së nxirosur të duash t’i japësh dritë...
e dritë nuk ka... mungon e bardha...
e ngjyrat e tjera vizatojnë veç frikë...
E bukur nuk do dalë sigurisht tabloja...
por do e duash edhe pse nxirosur...
veç ti dhe askush tjetër do ta dijë
që mes të zezës e bardha jote
përjetësisht është varrosur…

E varrosur?
Po tash ktheva…
… se shiu vazhdon brenda të më shkasë
e dikush brenda meje përpëlitet...
do të flasë…
E varrosur?
Po tash ktheva…
… se shiu vazhdon brenda të më shkasë
e dikush brenda meje përpëlitet...
do të flasë…
whisper:
Ështe shiu brenda të cilit ke mbetur
dhe zërin që do të flasë e përmbyt,
apo djersë e shpirtit të etur
që etjen atij zëri ia rrit?
Vallë nuk është shi e as djersë...
Vallë nuk është përmbytje e as etje...
Ndoshta është thjesht një pikë vesë
që mëngjeseve nganjëherë përmbyt edhe dete.
bluemoon:
Bulëzat e mia janë të vogla
e dete nuk kanë shembur ndonjëherë.
Trumcak më duket më shumë vetja
“çip-çip” kur bën mbi ndonjë pemë...

Bulëzat e së kristaltës vesës tënde
Mbi gjethëz a myshqe dikur
Edhe dete mund të ketë shembur...
Por ndoshta ti s’e mësove kurrë...
Se nganjëherë mbi përmbytjet pa emër
Më shumë gjëra mund të na thotë një trumcak
Se sa dallgët e fuqishme që ikën
Dhe siç ikën, nesër mund të vijnë prapë...
Ndaj më mirë “çip-çip” në ndonjë pemë...
Se sa pushues i lodhur mbi një rrënjë...
bluemoon:
Vërtet, se kur pushuesit të lodhur t’i zbresë qielli mbi krye
dhe retë t’i bëhen mburojë
prej diçkasë më të lagësht,
prej gjësë më të ftohtë...
... e gishtërinjtë t’i zhyten në ëndrra fëmijërie
do të kujtohet atëherë
se kur ëndrra zhbëhet
e bora bie
s’ka gjë ta çjerrë...
(Natë e rrudhosur
në palët e tua fshihen qiparisa,
kryet u fëshfërijne e si gisht
turbullojnë yjet e brishta.
Me ajrin më ngatërrohet esenca
si notat e melodisë të një muzikanti harruar...
... nën tymin e cigares shoh veshtullore veten
me gishtërinjtë përskuqur në gjak
e befas sonte,
s’di pse,
nuk ndihem as trumcak...)
whisper:
Të gjithë jemi nota të harruara
të një melodie që si tym cigareje shkoi
lart në qiejt ku me gërma të praruara
një zogth krahëthyer cicërimat e tij shkroi...
Të mos ndjehesh zogth nuk është kushedi...
nganjëherë qiellin e humbasim nëpër natë...
por të paktën bëju cicërimë e kësaj mbrëmjeje ti
dhe unë vesh’ i hënës atje lart...
Se nesër një mëngjes i ri vjen
pas natës plot heshtje mbuluar
dhe ty ndoshta zogth përsëri të gjen
në qiellin tim pafund kaltëruar...
bluemoon:
Hmmm... meqë po flasim për rrahjen e krahëve:
të lehta duken shpesh fluturimet...
... po nganjëherë përplas këmbën e shfryj plot maraz,
se di të fluturoj brenda botës sime të vjetër,
po në mendjet e të tjerëve gazi është tjetër gaz,
e loti është krejt tjetër...
... Mik, në një univers të ri me ngjyrat e një tjetri
vështirë të fluturosh si tek ai i vjetri...

E di... e di... i vështirë është fluturimi
kur universet ndahen në të “vjetër” dhe të “ri”,
por diçka ndryshe më thotë harlekini
harmonishëm veshur “bardhë e zi”...
Pra bëju dhe ti harlekine
dhe universin tënd bëje ngjyrë gri
në flatrat e tua dyngjyrëshe
herë unë i bardhë... e herë ai i zi...
bluemoon:
Harlekinët janë specie të rralla
e të vishesh me dy ngjyra është vështirë,
të buzëqeshesh siç e do radha...
... ndaj shpesh thjesht zgjedhim, ç’na duket,
ngjyra më e mirë...
... ndaj shpesh s’e njohim as grinë...
Ah, një kërkesë, miku im...
... ma nis të fundit poezi që ke shkruar...
... t’i njoh dua valët ku tani eglendisesh,
tallazet që të mbajnë zgjuar!

Eh tallazet... dhe tundueset valë...
pa fund ato... pafund edhe lundrimi...
më eglendis e panjohura pa fund...
më qetëson aq shumë shqetësimi...
Eh tallazet... dhe tundueset valë...
pa fund ato... pafund edhe lundrimi...
më eglendis e panjohura pa fund...
më qetëson aq shumë shqetësimi...
Të papritura
plot e ngjyra plot...
Ku fillon qetësia dhe shqetësimi im?
Tallazeve që si ylber harkohen mbi një lot
edhe deti më duket harlekin...
Poezinë e fundit e kam shkruar...
por çuditërisht i kanë humbur vargjet...
ndoshta i gjen te lulja e harbuar...
ndoshta te këpucët që shkelin pragjet...

Do t’i kërkoj deri në fund
vargjet e poezisë së harruar...
... me erën e detit dhe të kripës
mbi shkëmb, ku rreh një valë harbuar...
Do t’i kërkoj atje ku ti i le,
tek rrezja e këputur, tek lulja e harlisur...
... mbi fijen e barit ku ra pika e vesës...
... mik, do t’i kërkoj në qiellin e qëndisur...
Do t’i kërkoj vargjet e tua,
e në kërkim çdo prag do shkel,
me ethe do vështroj çdo gjurmë,
furishëm do trokas çdo derë...
E kur e lodhur nga ti do të kthehem,
dhe e zhgënjyer do të të them: “S’i gjeta miku im!”,
sigurisht do qeshësh ti me mua e do më thuash:
“Në shpirt e kam unë, mike, poezinë!”
whisper:
Eh... e di që dot nuk do i gjesh...
të miat vargje... mos i kërko mes dlirësisë,
se poezitë që heshturazi rënkohen...
nuk janë çarçaf i përgjakur i virgjërisë...
Vërtetë në të bukura kohëra u shkruan...
por tani s’mbaj mend...
kur mbaroi... kur nisi...?
spërkatur me vesën e lotëve të tua
sa herë vështrimi im qiejt qëndisi...
Eja... mos ki frikë... hapat e tua m’i fal...
dritë nuk kam... por errësira nuk është shëmti...
dhe para honeve të shpirtit tim mos u ndal,
qe të mos pengohesh do ndez të fundit poezi...
Ndaj guxo dhe bëju edhe ti si unë...
nëse dru të shtrembër turma do të të quajë sot...
nesër vargjet për ty do derdhen lumë...
për ty që në stivë askush s’të vuri dot......
bluemoon:
Ah, ti më mendon të brishtë,
rrudhur e frikur porsi nje algë...
... vallë përkundjen time në fund të detit
e lexon veç me një fjalë?
... honesh më fton e sikur botën,
më sfidon të të ndjek me vrap...
Afrohu pak të të pëshpëris
një hap, një gjurmë e një pikë gjak...
Territ shpesh i jam afruar
e në të jam kredhur me dëshirë...
... po sa shpesh më ka shtyrë tutje!...
Terri ç’e do një copë errësirë?!
Ah, ti më mendon të brishtë...
Ashtu jam, po s’frikem ndonjëherë
e një magjepsje më mjafton
krahëhapur të lëshohem në humnerë...
Ndize tani poezinë e fundit
ta thith si vesën përmbi buzë,
po nuk t’i fal unë dot ty hapat,
s’kam për t’ia falur ndokujt, kurrë...
whisper:
Ah ti... e magjepsura ime drithëruese
terreve të humnertë lëshuar me dëshirë
fluturo padukshëm mes vargjeve të mia
e heshtur si nata që tretet në errësirë...
Atëherë rrathët mavi nën sytë e tu
në manushaqe do shndrrohen aq qetë
ndërsa poezia ime si vesë mëngjeseve do spërkasë
hapin që m’ke falur pa e ditur as vetë...
bluemoon:
S’e di në hapin tim ta fala unë,
apo ti më ndoqe pas me dëshirë...
... ndoshta të dy bënim të njëjtën udhë,
e hapat u ngatërruan në errësirë...
whisper:
Të jemi vallë skllevër të hapave
apo hapat na binden verbërisht,
këtë nuk e mësoi kurrë askush...
as udha ku ecim bashkarisht...
... dhe kështu udhëtarë... të dy udhëtarë...
udhës ku drit’ e diellit rrallë bie...
dy hapat tanë... puthjesh ngatërruar...
nën dritë të hënës lënë pas veç një hije...
(në atë udhë mund të na ndjekin dhe të tjerë...
që hapat ngatërruar pas gjurmëve tona kanë...
të mbërdhirë në shi dhe në erë...
të ngrohen sot aty ku dje diejt ranë...)

Të vijnë, ja ku e hapa zemrën...
... gjurmësh të ftohta, dimri në i ka marrë,
nëse nuk e kanë parë kurrë verën:
më mirë një diell i rënë sesa i tharë!
(Po siluetën time dikur zura nga flokët
si rrëke e bindur më mos të më ndjekë,
në do të jetë gjithmonë me mua,
duhet të gjejë udhën e vet.
Pa le t’i ngatërrojë hapat,
le të hidhet në humnerë,
dimri ta thajë deri në kocka,
pa le të mbetet dhe pa diell!)
whisper:
Nuk e di cilën më shumë desha,
atë apo siluetën e saj mbi mur
errësirës së qirinjtë nuk di kë zhvesha,
hijen nga ajo, apo atë nga hija si dikur...
Në shtratin epshor mes të dyjave rashë
nuk isha as dashnori... as burri...
sa herë që mbi shtrat ajo m’u dorëzua
hija e saj më dashuroi nga muri...
Ndaj dhe ti e brishta femër...
siluetën tënde pranë vetes shtrëngoje shumë
ti dhe ajo keni të njëjtin emer:
një natë shkujdesur ajo mund të vijë te unë...
bluemoon:
Ishte fare pa gjumë nata,
shtrirë mbi bar sodisja yjet e brishta...
... veten s’e di ku e kisha humbur atëherë
në ndonjë ajsberg diku, a ndonjë aurorë...
Isha larguar kaq shumë në udhë të largëta,
e nëpër ato udhë s’e kisha ndjerë terrin fare,
po, mik, s’e di ç’më gjeti tek sodisja qiellin,
e për një çast në pyll kërceva si sorkadhe!
(Ah, mistike janë hijet,
më përngjajnë me luledielli
tërhiqi ti pas sa të duash,
shohin gjithmonë nga qielli...

Shpeshherë ne jemi më mistikë...
më të errët, më të zinj se hijet tona,
mes pasigurisë edhe nga ato kemi frikë...
sidomos nga hijet e vona...
Dhe qielli ka hijen e tij... por ajo nuk është nata...
(hija ndryshe... jo ajo që i frikësohen fëmijtë,
por hija që gjithnjë na lë prapa...)
hije të hijes sonë do bëhemi një ditë...
Dhe nëse qenka e thënë të dashurohemi si hije
nëse vërtetë qenka e shkruar kështu...
le të bëhem nën qiellin ku drita më s’bie
hije e vetvetes nën ndriçimin e syve të tu...
(Por mjaft shkruajtëm për hijet, “hija” ime,
le të kthehemi në shtratin e përvëluar
nga hija jonë e përbashket do shfaqen
dy trupat tanë lakuriq shtrënguar...)
bluemoon:
Njeri!
Në përhumbjen tënde
u drithëruan kordat e mia
e tingujt e vendit tënd
në gjakun tënd të nxehtë,
u përfshinë trupit tim...
... e pika e lëndës tënde
ra atëherë mbi tryezë
përzier me arin tënd,
me arin tim...
Përtej të tjerëve ndodhi...
... Do të doja një hap me tutje
të ecja me trëndafil në dorë
e një copë trishtim
në vend të një puthjeje...
... diku kam fshehur një kurorë...
... diku...
whisper:
Cili argjendar vallë do na shkrinte të dy?
Çfarë do të bënte mjeshtri vallë?
Kurorë mbretërore që një bukuroshe vë mbi flokun e zi
apo monedha me të cilën e shkuara
do blinte të ardhmen e saj...?
Apo ndoshta në unazë do na shndrronte
për gishtin rebel që nuk u nënshtrua dot
apo ndoshta varëse në gushën tënde
e lagur në të rrallë nga një pikë lot...?

bluemoon
(Argjendar?
Varëse, unazë, kurorë?
Të jemi kaq pak llavë?
Të marrim kaq shpejt formë?
E ti e di se prerjet dot s’i honeps...
... qoftë dhe për të nxjerrë nga guri një diamant!
Të mbetemi kështu, siç jemi, të paformë...
... kështu të ujshëm, kështu të zjarrtë...)
Kur ëndërrat t’i pushton e bukura zeshkane
e shpirti torturohet, e pamja mugëtohet...
... një vështrim i mjafton zemrën të ta çojë peshë,
s’i duhet kurora që të jetë mbretëreshë...
... me një frymë do rrufitësh
gjithë ç’ka kupa plot,
e do kuptosh si e shkuara nganjëherë
të ardhmen s’e blen dot...
... gishti rebel më në fund do ulë kryet...
... në erë do fluturojë unaza me ar...
... rreth belit deri në fund të kohës
do mbajë një damkë me zjarr...
... s’do ketë nevojë për stoli atëherë...
... në gushë për gjerdan s’do ketë më vend:
lot i zeshkanes kur të shpëtojë,
puthjesh të tua do të rendë.

I lexova me ëndje, zeshkanja ime,
vargjet që veç ti t’i thurësh di
zjarret e mia ujin tënd do ndezin
e në ujin tënd do shuhen përsëri…
Argjendari ynë është veç ky shtrat i ngrohtë
ku i shkrirë formën e trupit tënd marr,
s’do më shkrijë dot as llava më e fortë…
s’do të më shkrijë dot as më i zjarrti zjarr…
Në erë do fluturojë unaza me ar
kur mes lotësh të përmendësh emrin tim
dhe e tashmja-rebele arratinë do të marrë
kur të shkuarat e të ardhmet do treten në një rënkim…
Me zjarrin në buzë do ndez gjinjtë e tu
gushën, flokët dhe sytë e zinj…
pastaj duart e mia do damkosin belin tënd
me prushin e vjetër që djeg si i ri…
Pastaj... ah pastaj… në çarçafë yjesh ngatërruar,
flakësh... shkrepëtimash… kometash hequr zvarrë,
hyjni… perëndesha… kurorash shkurorëzuar
dhe qiell’ i kësaj nate formën e shtratit do marrë…
bluemoon:
Flokët e zinj duarsh të tua kam ngatërruar,
si ujëvara hapen ato tek ti,
yll i syve më ka perënduar...
... si kafshë e vogël të futem në gji...
Oh, isha e bukur, isha e zjarrtë,
perëndeshë e Olimpit lart,
herë të vija si zanë e embël,
here Kalì etur për gjak...
Përkëdhelja me gjuhëza flake
gjaku më rridhte nga buza,
ti ishe mishi im dhe kockat...
... unë isha brejtësja dhe shpuza...
Dehur, djegur, djegur, çmendur
gjëmoi qielli i çjerrë vetëtimash...
... shiu u kthye prapë në re,
jashtë, bota, copë e thërrime...
Mbetëm vetëm ne...
dhe unë duarsh t’i ngatërroj flokët veskës,
në gjoks të strukem si kafshë e vogël...
... ku vallë do zgjohet stuhia nesër?...
whisper:
Të ndiej të strukur pas gjoksit tim...
siç kam ndjerë dikur edhe të tjera...
po vallë përse stuhia që erdhi tërë fërgëllim
nuk dashka të largohet si ngahera?
Përse shkulm’ e saj na hodhi në këtë breg?
Përse këtu lakuriq ti dhe unë?
Përse puthja jote kaq shumë po më djeg?
Apo vallë stuhia di diçka më shumë...
Në gjoksin tim e strukur, kafshëza ime e vockël,
drithërimën epshore perëndueshëm më fal...
gjer në eshtrat ndiej përvëlimin e gjuhës tënde...
dhe shkrihem... dhe digjem... si prushi... ngadalë...
Fytyrën e bukur në duar ta mbaj...
dhe gjahu yt jam bërë tërë dëshirë...
kafshomë... bremë... ti shpuza ime...
para se stuhia të na thotë “natën e mirë”...
Se nesër vjen mëngjesi... i riu... ndryshe...
këtu ku jemi do vijnë edhe të tjerë...
me kështjella prej rëre më kot për të mbuluar
gjurmën që trupat tanë lanë mbi rërë...
bluemoon:
Stuhitë janë ngatërrimtare,
syzjarrta e flokë-vorbulla,
e shkruar të migrojnë...
... pas të lenë veç rrënoja...
Shkulm’ e saj mund të na kish marrë
e hedhur në njëmijë brigje të tjera,
në njëmijë plazhe algëpikuar
njësoj do të të pija brenda!...
Në prekjen tënde jam drithëruar
si gjethe plot lëng ku ti të ngulësh dhëmbët...
... fije - fije, si borë e freskët,
do të të bie më pas te këmbët...
Kështu kur ndryshe të vijnë mëngjeset,
dhe ti ndër këmbë të më kesh ndjerë,
mos shkel kristalet fërgëlluese,
veç pse mbi rërë na shohin dhe të tjerë...

Ja... erdhi agimi... hijet davariten...
yll’ i mëngjesit shtrat’n e qiellit rregullon...
çarçafët e kometave nën jastëkë yjesh
nga meteorët flirtues nis e pastron...
Por në Udhë të Qumështit asgjë s’pipëtin
mbi gjinjtë e tu më të ëmblin gjumë fle
nën përqafimin tënd i zhytur në harrim
si puthje mirënjohëse që qiellit i dhe...
Po ti zeshkane pse përgjon gjumin tim?
Do të dish ëndrrën që po shoh tani?
Të kam falur gjumin gjer në amëshim,
ndaj eja e më fal zgjimin ti...
Ndaj eja ti dëbora ime e kristaltë...
Eja siç vjen ti... plot dëshirë...
mes ngricave nuk do t’ndjesh të ftohtë
cigaren tënde dhe mua duke më pirë...
bluemoon:
Tek ti, systërpikur, si petk më veshi heshtja...
... një drithërimë duarsh brenda gjumit tënd,
frymëmarrja jote e lehtë dikton botë të tjera,
ndryshe nga kjo që kam brenda sot...
Qepallat e shtërnguara të t’puth kam dëshirë,
të lëshohen qerpikët ngadalë
e irisët të çelin prej bebëzash të tkurrura
nën dritën e bardhë...
Në Udhën e Qumështit ti ndjek udhë të tjera,
gjurmë që të tjerë, dikur, diku kanë vënë...
sot brenda gjoksit tim të ndali era
nesër, në tjetër zemër, shpirtin e ke lënë...
Të të prek në zgjimin që nuk ta sjell dot unë
se me krahët e mi ke marrë tjetër fluturim...
... rrahja ime të ngazëllen pa fund,
po, më shumë se unë, ti do dashurinë...
Ndaj të vështroj e befas kam ftohtë,
s’guxoj të të zgjoj se te unë ndale një natë:
Pemët i kanë rrënjët thellë në tokë,
e zogjtë gjithmonë migrojnë larg...
whisper:
Pa gjurmët e të tjerave te ty dot s’do të arrija
dhe udha pa gjurmë s’është udhë kurrsesi...
nga bregu im ato s’mund t’i fshija,
bregun nuk e bën breg veç vala që i fale ti...
Je pemë apo zog, këtë nuk e di...
rrënjë e fuqishme apo i stinës migrim
nën hijen tënde qëndroj për të shplodhur
krahët që ti më dhe për më të gjatin shtegtim...
Ndaj puthmi qepallat dhe brenda tyre hyr,
bëmu drit’ e syrit dhe kurrë mos u fik...
Që vështrimi im të tjerat të mos i kqyrë
për syrin tim bëju ti qerpik...
bluemoon:
Ah, unë s’mundem t’ia ndryj këngën zogut,
dhe erës udhën nuk mund t’ia ndal,
rrezet e diellit t’i burgos nuk dua:
brenda guackës s’e mbyll dot një valë...
Se ti je ujë që rrjedh
furishëm me copëra shkume,
udhës tënde rrëmbyer,
ç’të bëj kur të magjepsesh pas një luleje?
Drita e syrit tënd, - më thua,
drita e syve të mi!
Shtrënguar në gjoks të mbaj e,
s’të bëhem dot perde tani...
Druaj të fluturoj me ty drejt diellit...
... në qiej të panjohur më pushton makth i vjetër:
Sikur Ikarusit krahët t’i treten?
... unë s’kam zemër tjetër...

Ah... të qirinjta kisha ëndrrat, por jo krahët e mi
dhe shpesh të qirinjtë qiejt ku fluturova...
nga zjarr’ i fluturimit tim ata u shkrinë...
i mbetur pa qiej përdhe u rrëzova...
Ndaj që atëherë s’besoj më në qiell...
një çarçaf ma zëvendëson atë më mirë...
ngrohur lakuriq nga i yti diell...
për yje mbaj sytë e tu... zhuritur plot dëshirë...
bluemoon:
E di? Sot me ty jam e më ze trishtimi,
sytë e mi shkëlqejnë me tjetër dritë...
... dëshira përvidhet brenda pikes së lotit,
me frik fluturimi qe s’dashka të vijë...
E di? Sot jam me ty e më zë trishtimi,
ra vala mbi një breg e qielli t’u thye,
s’beson më në qiej e s’ke krahë prej dylli...
... vallë të kesh harruar, dikur, ngjyrën e tyre?
Të zhveshësh gjethet e pemëve është lehtë...
... shih vjeshtën, e bën veç me një hap...
Më bukur është të jesh pranverë,
pemëve që s’kanë, fletë t’u japësh prapë...
Jeta mik, s’reduktohet në një ditë,
e qiellit vendin, s’ia zë kurrë një çarçaf...
... mbi qiej të më dashurosh kam dëshirë...
... ndaj më zër për dore e fluturo prapë lart...
whisper:
Siç kam shkruar edhe diku, e brishta ime,
jo çdo gjethe që bie është e verdhë,
dhe vjeshtat nuk janë siç thuhet në rrëfime,
lulet nuk çelin gjithnjë veç në pranverë...
Nga katër stinët unë jam divorcuar...
si nga katër gra që i zgjodha dikur vetë...
por këtë herë symbyllurazi zgjidhmë ti mua
dhe bëju ti stina ime e pestë...
Të lulëzoj për ty në tëndin dimër,
të vyshkem për ty në tëndin behar,
në vjeshtën tënde në të gjelbërta të vishem
e në pranverë sërish shtegtimin të marr…

Dorën do ta zgjas, të marr mbi tryezë
stinën e pestë që le aty për mua...
... do ta vesh e do të jem siç më do:
gjysmë hije, gjysmë grua...
whisper:
Gjysmë hije... gjysmë grua...
përpiqem në një të të bashkoj...
herë si burrë me ty të luaj...
herë si dritë, hijen tënde të ndriçoj...
Jam mësuar me gjërat e paplota...
gjysmash na iku e tërë kjo jetë...
si letra bixhozi që fati na grisi...
ndaj më pas era na shpërndau aq lehtë...
Po nëse një ditë fatesh bashkuara
dy gjysmat tona pranë e pranë do rrinë
në bixhozin e radhës së “lojrave” të mohuara
ta dish: do të mund edhe vetë perëndinë...

Ti s’mund të jesh veçse i paplotë,
dhe unë kam një gjysmë të mbushur me re...
... si ne ka plot njerëz në botë...
... në botë askush s’është si ne...
Ndër çarçafë na u hap qielli,
e gati u mbyt nën çarçafë...
... një shtrat na mori në krahë dikur,
sot na lëshoi po ai shtrat...
Stina jote e pestë kaloi e pakuptuar,
e fjalët e tua zgjodhën veç zërin tim...
... këndo sërish mbi dritaren time:
Ti më davarit çdo trishtim...
... Le ta mbajnë tani të gjithë frymën,
përbrenda vorbullën kush s’e kupton:
Gjysmë hija, gjysmë letra
është gjysma që të mungon...
E ti je gjysma ime e shtegtuar,
ndaj sot unë erdha për tek ti...
... në prekjen tënde do më shkojë jeta,
do bëhesh ti patjetër bixhozçi...
whisper:
Eja... fatalja... e munguara ime... eja...
me hije dritën time m’a tundo...
në zaret që fati shpenguar hodhi
le të bëhem numri që ti do...
Qiejt dhe shtretërit të mos i fajësojmë,
dhe as gjinjtë e të Qumështit Udhë...
ata që gjumin tonë në heshtje përgjojnë,
nga ëndërra jonë do t’mbeten pa gjumë...
Ndaj eja të çelim në stinën e re
lulet e paçelura më parë asnjëherë
edhe pse frytet e stinës së pestë
zakonisht i vjelin të tjerë...
Nëse kohën tënde më fal
hapësirën time do të të jap...
në udhën që më ka mbetur
lë të bëhem i yti hap...
Mushkëri për ty le të bëhem
dhe ti ajri që më mbush...
tingëllima e telit të pluhurosur
qe e preke si s’e preku askush...
(Dhe kur bixhozçi i dashurisë të bëhem unë
dor’ magjike e fatit bëju ti
“Njëzetë e katër orë nga jeta e një gruaje”
Cvajgu i ringjallur ta shkruaje përsëri...)
bluemoon:
Si mund të flasësh për veten kaq tepër
e prapë të jesh duke folur vetëm për mua?
... më bën të drithërohem si flakëz mbi trupin tënd,
në muzikë të ëmbël t’i bie telave të tua...
... Megjithëse kohët shkojnë pa u kuptuar,
megjithëse të gjithë shtegtojnë diku,
ne vitet na rrëmbejnë çdo udhëkryqi,
vitet, ne, na sjellin prapë këtu...
... këtu, ku ti je një copë diell i artë
e unë jam qielli që të mban lart...
whisper:
Kështu ndodh kur brenda teje rilind...
kur gjaku im pulsin tënd godet...
kur prekja jote trupit tim i bëhet ind...
kur të shkuarën time e ardhmja jote e thërret...
Ti flakëza ime melodioze më ndiz...
me prekjen që trupit tim i dhuron gjer’ n’mëngjes...
me puthjen time ëndrrën tënde ngjiz
mes djersës ku pasioni epshin vdes...
Kam qenë diell edhe të tjera herë...
në qiej të përflakur... blu... kaltërsisht...
por eklipset më mësuan diçka më me vlerë:
edhe diejt nganjëherë ngrohin ftohtësisht...
Por ty dua të të ngroh ashtu siç do ti......
me zjarrin tim pa flakë të lozë e jotja dorë...
me prushin tim pa hi të të djeg në gji...
udhëkryqeve të tua të bëhem semafor...
bluemoon:
Mik jam e sëmurë...
... era e dheut më treti...
të jetë vetëm frikë
mbërthimi pas qiellit?...
A nuk je ti qënie eterore
ashtu si eterore jam edhe unë?
Vallë nuk të dukem më shumë ëndërr
se sa njeri pa gjumë?

Ah sëmundja jote... e atyre që dashurojnë...
e atyre që pellgjet në qiell ngjisin...
sa herë që dheun me diellin ngatërrojnë
aq here qiejt në pellgje mbysin...
Eter... flu... jemi të dy mikja ime...
ti ëndrra ime... unë gjumi yt i munguar...
gjurmë... hije... feksje vesë-spërkatur...
pluhur kozmik kometash harruar...
Por ka një çast që nuk e di askush
kur ti dhe unë bëhemi ne të dy...
si mbrëmja natën... hija ime mbush
me lule-qirinjsh shtratin ku fle ti...
bluemoon:
Nën pemë ku rrimë unë e ti,
dihet, veç për ne të dy ka vend!...
... më lodhin zogjtë e paditur që cicerijne këngët
ashtu si u vijnë ndër mend...
... më lodhin, ashtu si rrjetat
dëshpërojne fluturat tepër...
... si flutur me spilë duan të më ngjisin
në një katalog të vjetër...
whisper:
Vogëlushja ime kush ta prish ty qetësinë?
Cilat cicërima të vjetra kërkojnë të kthehen në melodi?
Qielli plot me zogj mbushur e ka pafundësinë...
ashtu si pafundësia ime mbaron te ti...
Në pemën tonë të brishtë të dashurisë
mund të ulen për të pushuar zogj e zoçka të harruara,
por ti frikë mos ki nga ata... zogthi im i blertë...
ndoshta melodia jonë u kujton ditë të shkuara...
E në cicërimat e tyre mëso të dëgjosh
notat rënkimtare të këngës që dot s’kënduan...
janë cicërima që s’duhet kurrë t’i harrosh...
nga rënkim’ i tyre arrita një ditë te notat e tua...
(Ndaj eja ti dhe zhvishu në qetësi
lakuriqka ime pranë meje me hiret llavë...
nëse patjetër u dashka dëgjuar një melodi...
le të jetë e rrobave që trupit tënd rrëshqasin ngadale...)

Përsëri zhveshje e rroba që nga trupi shkasin,
mbytur nga vezullimi i një krahu të bardhë...
... nga një përkëdhelje të nxjerra jashtë pikturës,
ku trupat kapërthyer lëshojne avuj e afsh...
Përsëri zhveshje e rroba që bëhen bardhë e zi,
e dija jote për bindjen time të gjithëhershme...
... qiejt e mi pushton ngadalë shiu
njëlloj stuhie, gri, e menjëherëshme...
Përsëri zhveshje e rroba që bien nga trupi lehtas:
Mbaruan fjalet! Tani ta lëmë botën prapa...
Thua: “Me turmën, turmë bëhesh ngahera!”
Më ngrin sonte, e acartë, nata...
Shpërndarë mbi trupin tim ti fle i qetë pastaj,

Pak janë njerëz të lirë në këtë botë pa skllevër....
Shumica janë të cliruar...
Ua dalloj shenjat e prangave në kycet thatanike...
E dëgjoj zhurmën metalike të zinxhirëve që lënë pas në zvarritjen e tyre...

Ata nuk
ecin, por zvarriten...
Nuk dinë të ecin.
I pengon ajri më shumë se hekurat...
........................
Mikja ime,
jam ajër
ndaj druaj se mos bëhem pranga jote...
bluemoon:
Mbi ajer, ajri s'behet prange...
e uji, ujin s'e lidh dot me zinxhire...
...kush ere eshte e merr vesh mire eren,
e reja e njeh rene te lire...
Po oqeani s'e pelqen pengesen
e nese uji shpesh me shkembin grindet,
a mund te thuash se eshte prange
lumi qe ben ujin me uje te lidhet?
Liria s'vjen kurre nga te tjeret
thosh nje burre i mencur dikur.
Ne paca ndonjehere qene roberuar,
vec vetes, s'me cliroi tjeterkush...
...ndaj kush kurre s'me pengon,
se roberia vjen prej vetes se mpakur,
kur lehtazi merr vendim mbi zgjedhjen:
t'i mbyllim a t'i mbajme syte hapur.
whisper:
Edhe ti je ajer? Fryme behesh dot ti?
Te jesh ajer dhe fryme nuk eshte e njejta gje...
Kete e dine mire gjethet...edhe buza e di...
ajrin e thithin te gjithe...frymen vec nje...
Bemu perseri fryme sic ishe dikur
dhe falme mpakjen qe vec ti e di...
pa ajer...pa njerez...pa gjethe...pa zogj
te mbetem pa fryme...te me ringjallesh perseri...
Puthjen e jetes ma jep me buzet e tua....
nga ajri i te gjitheve po shuhem ngadale...cdo dite...
as ere...as puhi...ku eshte stuhia qe dua?
Nga vdekjet e mia te shumta edhe jeta m'u neverit...

Thirre?
Do te vij me hap te shpejte,
te t'rrembej e shpie larg prej botes...
...atje, diku, ku ndalon koha
ku ndahet jeta - jete, prej mortjes...
Thirre?
S'do kete me porte te hapur!
S'do kuptosh me ku mbaron ti...
Nuk te mjaftonte nje cope ajer?
Do te t'mbyll brenda une, nje stuhi!
Thirre?
S'do le asnje fije drite,
ne gjoks, prej meje, do ndjesh shterngimin;
do pshehretish pse fund ka nata,
ne enderr, do urresh ti zgjimin.
...Po ti qe me therret per tu ringjallur,
e kerkon mpakjen si neper gjume,
do pyesesh veten, per mua, e di:
"Kjo vdekje eshte a eshte fryme?"
(Keshtu qe kur te na shohesh,
mbedhè, te dyve, nje grusht me hi,
dyshim mos kij: do te kem dhuruar
jete nga jeta qe deshe ti!)
whisper:
Ne netet e tua krahesh shtrenguar
stuhite nga gjinjte e tu do t'i pi....
qumesht demonesh endrren do me sperkasin
dhe ne u zgjofsha mos me thuaj "fli"...
Por lerme ashtu pergjumur mes zgjimeve te tua...
mua femijes-perbindesh mekuar stuhish....
buzet e nates le te me kafshojne mua...
te tuat plaget do m'i perkedhelin ne agim...
Fryma jote mund te jete vdekje...thua ti....
(por vdekja behet fryme kur buron prej meje)
nese zgjimi ne krahet e tu eshte herezi
gjithshka do te jepja per nje vdekje prane teje...

Te vdesesh prane meje?
Frymen ta lesh ne gjoksin tim?
Te levizesh me gishterinj rete,
per neverite e shkuara te gjesh perdellim?
Ah sa te lagur jane tani drunjte e mi...
e zjarri im s'ka deshire te marre...
E akullt dora me bie mbi ty:
Per jeten qe me jep, jam varr!
......psheretij.....
......ah...me veshtron.....
.....largon nje hije.......
.....nje ngjyre shton.....
Me veshtron e nganjehere
besoj se gjethet mund te celin perseri...
...ne syte e tu mund te me ngjallet jeta,
qe jeta ne ty prape te levrije:
Te lindesh prane meje!
Frymen ta marresh prej gjoksit tim!
Te besh qiellin vend per ne,
per ty te mos jem vec ngushellim!

Pop-Up (ne vend te psheretimes se mesiperme)
Alo...
Dru-lagur?...
Ne kupe te embel ku dashuria eshte herezi!
Nje thirrje ne linje per ty!
Dikushi pertej, thote, quhet dashuri!
Pra lere vdekjen si rrecke te grisur,
ik prej mosjetes ti gjithashtu,
ne bote te gjalle t'ia ndjesh atij zemren...
...behu per te prape henez blu!
Ti qe thirre...
mund te endesh vendesh te gjelbra,
po gjelberimi i tokes gjithmone e ka nje cmim:
prej Edenit kur shkon ne te tjera kopshtije,
ta dish ne qiell nuk ka me rikthim...

Te rikthem ne qiell, ne Edenin mekatar
me epshin tend si te vetmin cmim...?
Do vij dhe nga pas perendesha te dehura do terheq zvarre
ndersa pas gjethes se rrushit Edeni yt do marre emrin tim...
Nen sqetullen tende si diell do te perendoj...
ne gjirin tend te forte peng do te le puthjen time...
kopshtijes tende plot orkide te egra mbjelle...
mollet e pakafshuara nga turpi do na fshihen...

Thua?
Une them te tjera.
Them se prekjet i merr era...
Them se nuk dua asnje perendeshe ne kopshtin tim,
ku lumenjte jane enderra pa zgjim...
Them qe kopshti im ka njemije emra
e cdonjerin ma dikton zemra:
brenda gjirit tim nje hije e vetme levrin
e njemije emrat jane lloje vec te emrit tim!
Kur te vish tek une nje me nje do t'i lexosh,
s'ka me tolerim, asnje flete s'do kalosh!
Une jam me shume se nje kopshtije
ku ti te endesh per lojra dashurie.
Gjithshka qe nis tek une perfundon brenda meje,
si te isha burimi e derdhja e nje rrekeje...
Ne duart e mia perfundojne te gjitha
dashuria, endja, dritherima dhe frika...
Ti je, po nuk je si dikur
duart e tua prej pjalmi me peshojne sot si gure...
Te mos e dish valle qe me i kristalti uje i pijshem
derdhet kapilaresh ku jeta vallezon dridhshem?...
Kerkon rrahjen me monologun tend qe s'do te me ndjeke...

Me mua nder
krahe e perseri vallezon vete...
Ti prijes i perendeshave qe terheq zvarre,
pak shpirtkulluar e pak mekatar!
Kryeprere do te rri, fron tjeter do te vesh,
e flakur nga Olimpi, s'do jem me perendeshe,
do kthehem ngadale ne qenie prej mishi
ku hi behet kurmi, te marre vlere shpirti!
Zemren? Do ta mberthej ne zinxhire
nje bishe nga deti te vije e ta marre...
Persete do t'i mbys me duart e mia,
ne eshte e shkruar, le te vdese dashuria.
Vetem kur te ndalesh hapin e zjarrmuar
te flakesh tej trupin e avulluar,
atehere mund te kthehesh perseri
e teksa me mbeshtet esencen ne gji,
puthja buzeve s'do te kete kuptim,
driten time drites tende kur t'i veshesh,
fron te paperdhosur kur t'i kthesh perendeshes!
Atehere, kur kenget e tua t'i kendosh per shpirtin tim,
vec atehere emrin tend do te marre Edeni im!
whisper:
Per shpirtin tend do te kendoja si per shpirtin e asaj
qe vargjet e mia iu bene krahe dhe larg meje e shpune....
nese me bukur per ty do te kendoja ...fajtori i perjetshem pa faj...
akoma me larg se ajo do te fluturoje edhe ti nga une...
E di qe atehere Edeni yt emrin tim do marre...
Valle do ishte i lumtur ai fluturim...?
Atje larg mjellma blu do mberdhihe pa timin zjarr
dhe emri im ne peshperitjet e saj nuk behet dot ngushellim....
Ndaj me ate zjarrth qe me ka mbetur...
Promete i vonuar i vetvetes...
dritehijesh mureve te shpirtit tend luaj...
flakez kalteroshe qe shuhet e digjet heshtjes...
mbi prushin qe akoma perzjen nje dore e huaj....
bluemoon:
Ah ti me prek me gishta te perlyer
fajtor i perjetshem me fajin tend mbi shpine,
ne heshtjen e trupit tim hedh gjurme te tjereve
si loder perdor ti dashurine...
Mjellme e bardhe... Flisje per mua?
Kraheve te mi kur gjete prehjen?
Tempujsh adhuron bardhesine time
qe shoqe te ngushte ka vdekjen?
Mendon, e kalon ne buzet e tua
fjalet e mia ende te pathena...
Ne trup te brishte e te thyeshem
formezohet brenda teje hena?
Ti je! S'e kupton qe je?
E brenda meje thirrjet e tua s'jane vec mish?
Brenda teje nje trup i bukur jam vetem
qe ti te vdesesh perkedhelish?
E dua zjarrin tend dhe shpirtin tend e dua
po ti tregetar s'mund te harrosh te dehesh timit shpirt
kur trupi te therret ne pshehretima naten
mendja ne ofshame te thur poezite...
whisper:
Une tregtar i dashurise ? E kush mund te ma bleje mua jeten?
Une nuk shes e as nuk blej ndjenje...
Ne treg te dashurise jam shkembyer vec me vetveten
nganjehere konvertuar ne monedha shpirterash te padenje...
Por ne jemi tokesore...dyshuesja ime...
nese trupi yt eshte liber nxitimthi shfletuar...
gjinjte jane si rreshtat...i shikojne te gjithe...
une lexoj mes rreshtave...diku aty pas gjinjve...
aty ku e jotja zemer rreh dritheruar...
Une vertet luaj...por luaj vec me zjarrin...
Tregome qe je zjarr...flake...pervelim...
Pasi te me kesh percelluar...djegur...perveluar
a mund ta rindezesh te ftohtin hirin tim...?

Dhe ti dyshon akoma se jam zjarr?
C'faj te kam se nuk afrohesh?
Mes meje e vetes tende
veten zgjedh, me te dashurohesh!
Te them te ma falesh mua veten tende
e une timen ta le me deshire:
prej unit tim te gjesh ti jeten qe ke humbur,
prej teje te ndizet i imi hir!

Ah...jeten qe kam humbur nuk ma kthen ti dot...
nuk ma kthejne dot as ato qe ma kane marre...
...te thashe...eshte hi cka ishte dikur zjarr...
druaj se je flake qe shuhesh me nje lot...
Mund te te dashuroja po ta dija se c'je...
me fort nga sa dikur kur s'te njihja...
E si mund te me duash ti qe aq mire me njeh...?
Mos valle e ka fajin...hija?
(Me mire te jesh hiri i nje zjarri te dikurshem
qe prushi iu fik nga dore e harreses...
se sa flaka qe digjet percelluese aq bujshem
e shuhet aq lehte nga lot' i pendeses...)

Ajo, pendesa, qe ti e quan mekati im i ri,
s'eshte vecse mekati yt i vjeter,
kryqezuar prej nje dhembje sic rri
ne kthetrat e nje kohe tjeter.
Brenda furtunes sime i jam qepur
shpirtit tend qe me sa duket kerkon qetesi,
ate prehje te hidhur e te nevojshme
gjate rruges nga stuhia per ne stuhi.
Kalores ne misionin tend fisnik
te mbrojtjes te s'pafajshmes e te virgjereshes,
vulos mbertheckat e parzmores tende
qe dore e saj te mos shpoje ne vend te heshtes.
E ti?
Ndoshta vertet s'mund te me dashuroje po te dije c'jam...
..sa me shume me njeh aq me teper te mberthen frika...
...druhesh prej meje po aq sa i druhet ujit kripa...
whisper:
Ne te tjera kohe e te tjera hapesira
ndoshta jemi njohur nje casti kalimtar...
(te shndritshem jane yjet kur bie erresira...
me te largetit shuhen dhe ndizen prape...)
Ndoshta te kam dashuruar pa e ditur as vete...
(paskam harruar te ndjehem i dashuruar...)
kometa vezulluese qe dikur cau rete
nje shkretetire u rrezua e u dogj harruar...
Po le t'i leme yjet atje ku jane...
kush tentoi t'i preke...e rrezuan...
(i ke pare majmunet c'sy te pikelluar kane
pas kafazit ku parajsat u ofruan?)
Eja pra vogelushe dhe me rrembe...
nga krahe te tjere ku me ka mbytur heshtja...
Eja...mos vono...tregome nje perralle te re...
me pas vjen dimri...ka trokitur vjeshta...
bluemoon:
E kam ndjere dashurine tende ne kurmin tim,
ashtu dhe brenda shpirtit kur me leshoje frymen,
nen qepallat e shternguara tek vrapoje enderrash,
i qete, ne gjume, pas furtunes.
Atehere kur mua, si kala te larte
me mure krejt te dobeta, me pushtonte frika,
brenda perqafimit te pafajshem, ne leshim te plote,
me permblidhje e mbillje mbi buze puthje te brishta.
Atehere kur me more ne duar i sigurt,
me ngrite qiejsh te larte, me bere perendeshe,
kur shperthimesh tona u habiten yjet,
e planetet shfaqen fytyren e fshehte.
Atehere tek me kerkoje pa e ditur,
kur kujtimet e tua s'te merrnin peng,
kur dimri ish stine e panjohur
e neper gjume mermerisje per stinen e peste.
Me rrembeje ti atehere e une s'kerkoja me teper...
...
...Ah!!!!
.........................
Sa keq qe jam kjo e s'behem tjeter!
.........................
Ne vend te nje historie me etikete,
po te tregoj nje perralle te vjeter!
whisper:
Rrembyer jane te gjithe ne kete jete...
pak nga egoizmi e shume nga jeta e kote...
zbrazetine e mbushin me boshllek me lehte...
s'guxojne te mbyten ne det..mbyten ne nje gote...
Por ti je aq ndryshe, vogelushja ime...
(sic peshperin ndryshe fjalen "te dua"...
qe te tjera buzeve u be therrime,
e kur desha t'i mblidhja me krahe fluturash u larguan...)
Tani stinen e peste nuk e mermeris vec ne gjume...
e kam strehuar aty ku kalendaret mbarojne...
ka gjethe qe fshesari nuk arrin t'i fshije kurre...
por edhe te tjera qe s'dihet ne c'peme lulezojne...
Prehem tashme nen perqafimin tend...
rrembyer nga ty si rera ne vale...
me buze te ndezura me peshperit
ato qe s'tregohen kurre ne nje perralle...
bluemoon:
E kemi ngritur jeten ne shkume te vales!
Mbi te dritherohemi si nje serfist trim:
Nje hene, qe ndryshe nga hena, eshte e kalter...
...e nje peshperime qe ne fakt ulerin.
Njerezit mbyten ne lloj - lloj kupash,
ne kupa boshe ata qe s'mbajne dot nje det,
te tjere permbysin kupa pas mbllacitjes,
njerez te tjere kupa ngrene...
Une dhe ti ndoshta jemi ndryshe,
po ndoshta e kemi edhe ne nje kupe,
nje kupe ku hena derdh pika te kaltra,
ku peshperima ne te vertete eshte ujk...
Nje kupe te re te sapo bere,
a ndoshta nje kupe e vjeter buzet na i lag:
ne hark te porcelante permbaj une lengun tone,
e ti je froni qe e mban lart…

Do e pish dot deri ne fund e etur
eliksirin e asaj qe s'e pine dot te tjere?
(E sheh ate piken ne fund te kupes mbetur?
Eshte loti i nje ylli qe feksi njehere...)
Ate lot s'do ta pime dot...eshte teper i kulluar...
le te mbese gjithnje ne fund te kupes sone...
perzier me veren e nje vreshti te ndaluar...
kristali ku enderra zgjimet pasqyron...
Ndoshta me mire pa kupa... vec me Dionise...
qielli te pikoje vere...e dehur shtrengata...
lakuriqe...djersitur...hardhish ngaterruar...
te behemi zjarri qe kerkon nata...
( Me pelqen kur te shoh ashtu te dehur...
gjinjve te shkopsitur...nektari i kuq ujevare...
ne cep te krevatit... djallezore cigarendezur...
turbulluesi veshtrimi yt mbi lekure me behet zjarr...)

Njehere te vetme...nje cast ndrisin ca yje, kam degjuar,
e pastaj driten leshojne hapesires per qindra mijra vjet me radhe...
...ne botera te largeta shkelqen pluhur' i tyre sy njerezish
qe gabimisht, tere jeten, i marrin per te gjalle...

Te vdekurin disa e marrin per te gjalle...
dhe akoma me shpesh mbi kurrizin e dermuar...
mbi te njejtin tel...ne te vjetren salle...
shkop ekuilibri... poshte per t'mos u rrezuar...
Ndonje te varros akoma pa vdekur...
nje kryq te koka qe akoma renkon...
kengen ta vajton me zerin e mekur...
tinezisht t'mbyll syrin qe ende veshtron...
Te vdekurit e mi i kam varrosur te gjithe...
ne ferr a parajse...bekuar me kujtime...
e kur per dike dheu nuk me mjaftoi...
e mbulova ngrohte me lekuren time...
(Nga vdekja e nje njeriu kam mesuar me shume
se sa nga jeta e tere njerezve te tjere...
nese per dike do te behesh i pavdekshem
duhet te dish te vdesesh te pakten nje here...)
Por fatkeqesisht kesaj bote pak dine te vdesin...
shumica ngordhin si minjte pa kuptuar...
tere jeten nje anije fantazem presin
drejt atij bregut tjeter...castit te perjetesuar..

Ne detyre ogurzeze
Hadi i mjere...
rremben te vdekur,
te gjalle perpin te tjere...
vec s'e mberthen dot
poezine pergjithmone:
ne valixhen e saj mbi karroce
e mban e bukura Persefone.
Te veshtron...si e zene ne faj...klith e si femije perpjek nje kembe ne toke:
Vdekja?
Sa vend qe i japim te mjeret ne!
Hija e saj ne fakt me kall krupen!
Varret i kemi ngritur rreth vetes
nga frika se mos e leshojme veten krahecelur,
se mos liria na varet grykes!
Heshtjes tende i pergjigjet me nje tjeter thirrje...e ty te perngjan papritur me nje femije...
Le te mos flasim per vdekjen fare!
Kjo maskareshe vjen gjithmone e paftuar,
nganjehere te shtiret edhe mike
nganjehere hyn pa u diktuar...
E ti perseri nuk flet...e veshtron si i perhumbur...Atehere ajo te shterngon doren:
Ngrihu tani, shterngoje kupen!
Bashke do te ngreme nje dolli:
Ti per fluturat qe te shkuan
e une per pellumbat e mi...
Ngrije ta pime me eks,
ta ndiejme ne fyt zjarrmine.
Ta mbyllim funeralin? Si thua?
Pastaj kthejme nje per dashurine!
E teksa ktheni kupen per dashurine, brenda qeshjes nje hije i pushton syrin...e heshtur:
Me vjen keq
qe te prek me duar te holla...
me perngjajne me fije letre:
ne dhome ikjes iu ndje fryma,
u ndje varrosja e nje tjetre...

(Hajde... Gezuar...me fund le ta pime...
goten e zbrazur perplase dhe thyeje si kreshta valen
ne mijera qelqe copetuar tashme le t'i ndrije
kujtimit te atyre qe u rrinte e madhe dashuria qe u falem...)
Erdhi perseri koha te zbres shkalle pa emer...
(Ato qe zbresin zakonisht cojne ne ferr...
Perse valle kur shpirtin dikujt duam t'ia tregojme i themi:
"Eja...te zbresim shkallet...
kujdes mos rrezohesh...
ka pak drite dhe oh...sa shume terr..." ? )
Zbritme pra tani drejt honeve te tua...
aty ku nje demoni te pergjumur fshehurazi i jep gji....
ne ate djep te zjarrte ku renkimi eshte ninulle...
dhe shkelqimi i syve te cmendur qiri...
bluemoon:
Me dritheron me endjet e tua
e fryma ime te rendohet permbi buze...
S’ka vend mjaftueshem per gishterinjte e mi
qe ethshem vizatojne mbi lekure…
Nen prekjen tende trupi me behet i lenget
si metal i nxehte qe te derdhet rreth...
papritur bota s’eshte e panjohur...
papritur bote ka vec rreth nesh…
Me floke shperbere e ze percartur...
ujevarat etheshuarese e demonet e mi...
portezat mbi shkallare qe veshtron perciptazi...
rrugedalje e labirinthe ku mediton ti…
Te gjitha lindin prej teje si prej gjuhes se zjarrit
ku une s’jam vecse nje qiri ornamental...
Si mbi parafine vizaton mbi mua moralin
te mires e te liges i ngre piedestal…
Meditimin tend e merr per dore
e si te ishte thjesht nje vizitor i jashtem
me hedh mua –kavjes topa debore
me veshtron tek perdridhem nen gjuhet e flakes…
Po di se shkallaret te shpien ku te duash
e ferri s’eshte vecse zgjidhja jote finale
Sheherezadet mund te jene joshese...
Perrite mund te jene tradhetare...
Veshtron mekimin tim si akt religjioz
cmendurine e kalon prej syrit ne sy
te eksiton demoni im dergjur mbi preher
nga morse e demoneve qe te mundojne ty…

Demonet s'ishin demone...dhe zjarri ishte zjarrmi...
(perderisa flutura s'u dogj...ishte i tille valle?)
Por nese nga gjinjte e tu vertet rrjedh zjarr
afroma te buzet...si qumesht do ta pi...
Atehere mekimi yt do t'i ngjaje bekimit me shume...
(kur t'me rrefesh qe jo te gjithe vullkanet jane te shuar
do ndjesh mes llaves se nxehte perveluar
qe demoni qe ke ne preher jam une...)
Mos u druaj nga gjurmet e murme te stuhive...
as nga shiu qe reja lozonjare pas vetes la...
dritheruese do ta ndjesh...zhuritese mes gjinjve
turbulliren e embel qe nga fundbarku i nje tjetre ra...

Mendoja per deboren qe me ther
kur vrapoj mbi te kembezbathur:
vezullon si nuse, mbreteron aq hijshem
me magjeps gjithmone padashur.
Mendoja per dheun qe me mbulon
teksa germoj per te gjetur berthamen e tokes:
harroj te ndiej ajrin e purpurt te darkes
dhe eren e agut te sotem.
Mendoja per kete krijesezen qe kam brenda,
gjysem femije e gjysem demon,
qe kurre s'ma le gjate te emblen mbi buze,
ne lojra me zjarrin gjithmone me fton.

Ah...debora...e kisha harruar deboren dhe ngazellimin
(valle pse ishte e bardhe luaja me te deri vone ne erresire?)
kujtoj trishtimin kur nje Cizme me e ftohte se ajo prishte
plakun prej debore qe ngrija me duart mberdhire...
Nje dite me debore te bera ty dhe veten time...
prej debore endrra...kisha ...unaza...kembanore...
por Cizmja gjithnje i prishte....ishte me e forte...
sepse nuk ishte cizme prej debore...
Asaj Cizmeje nuk i shpetova dot...dhe kurre s'do t'i shpetoj...
njerezve qe nga debora krijova plaget s'u kane zene kore...
dasmat jane aq te ndryshme...martesat njesoj...
(dashurohesh dy here pas te njejtit njeri?)
ajo ishte gjithnje nje tjeter...
i njejti une perseri...
plaku qe sot ben femije prej debore...

Deboren ti e ke plazmuar gjithmone
e gjurmet e cizmes do te qene mberthyer aty:
figura me plage, ne s'do binte me bore...
...te perjetshme, ne dielli s'do t'i shihte me sy...
Lere boren te prehet e bardhe,
me te mos bej figura qe shkrijne:
muret prej bore s'kane jete te gjate,
qytetet prej bore vec pak xixellijne...
Merr lende te forte nga lenda e njeriut,
plage cizmesh aty do te kete perseri,
por nder lote puna jote vec do zjarrmohet,
e zjarri i njeriut nuk shuhet nen shi

(Ah...lenda e njeriut me thua?
Me kujton shprehjen e Musolinit
drejtuar ushtrise se tij kur u shpartallua:
" Me ju doja te beja statuja me te bukura se te antikitetit
pasi kujtoja se ishit mermer,
por ju ishit thjesht balte
dhe balta vec qypa nxjerr...")
Nganjehere kemi nevoje te ndjehemi debore
te na shkriftojne e nder gishta qe dridhen te shkrijme
na lodh pesha e vetvetes e ndaj duam
ne mijera kristale poret e te tjereve te na perpijne...
Nganjehere kemi nevoje te leme gjurme te shlyeshme
dhe gjurmen e te tjereve ta prishim nje casti tjeter
dhe si ne nje loje rindertimesh e prishjesh te furishme
formezojme perseri gjurmen e vjeter...
bluemoon:
E ashtu gjysem forme e pak shformuar,
ankohemi per fatin tone te trishte,
e teksa mijra fate na shpalosen syve
asnje fat tjeter, si ky, s'na grish...

E c'eshte fati, vogelushja ime?
Nje pasdite padashje shkojme ne nje shtrat te panjohur
ku mekatet e vjetra mekatojme perseri...
me pas ndergjegjevrare i falemi kesaj bote te lodhur...
ai shtrat i panjohur mund te ishte fati yne i ri...
Vjen nje cast qe sfilitur nga fati
shpirti rebelohet...(kunder kujt valle?)...
lakuriqesine kerkon te mbuloje me nje rrobe tjeter
pak rendesi ka...e praruar...apo zhele...
e shpesh e padukshme si rrobat e mbretit ne perralle...
Fatkeqesisht njerezit harrojne...(sa keq qe harrojne!)
qe fati s'eshte vecse nje rrecke e ronitur
qe vetevetes ia shesim aq shtrenjte per t'u mbuluar
por kur fatit i vesh shpirtin tend...qofte edhe te drobitur...
atehere po...ke dicka per ta kujtuar...

Bridhja brigjesh per te mbledhur yje te rena,
mbi to qe fikur gjithmone nje deshire.
Trupmberthyer tokes e me koke nga hena,
kerkoja per veten nje qiell me te dlire.
Ne nje ag humbja shpesh e me deshire,
atje ku bota, me dukej, s'rrotullohej me kot,
atje ku dhe guri e kishte nje aresye,
atje ku L e Lumturise shkelqente dhe mbi Lot.
Neper udhe te tilla e takova,
ate kuptimin e vetes shpesh te munguar,
si kalimtari qe papritur nganjehere,
mbedhè gjen nje monedhe te praruar.
Keshtu u bera nje cope, e plote,
dhe mbajta gjithmone ne xhep ate monedhe,
si kujtim te feksjes se asaj dite
fund udhesh ku dija ish etje-thelle.
Te jete valle fati vec lojeza jone?
A ne jemi lojez e fatit tone lozonjar?
Shume ngushellohen pas nje pyetjeje,
shume jeten kalojne me kot duke qare...
...po une kam ne trup nje drite tjeter,
e syte e mi tashme shohin gjera te reja,
ne qiell te njejte, te larte shkrihen
fat' i skalitur edhe perzgjedhja.
Per to te pyesesh veten me ngulm
eshte humbje e pavlere dhe e thjeshte...
...ndaj sot ketu me fatin s'kacafytem,
"Jeto!" me thote praruar nje monedhe...

Mik te pres...
ku ke shkuar?
te jesh tretur valle horizontesh te tjera?
te kane rrembyer te tjera erera?
Te behem, deshiron valle, furtune
qe ta fshije te gjithe boten
e te te ktheje tek une?
Mik te pres...
ku ke shkuar?
te jesh tretur valle horizontesh te tjera?
te kane rrembyer te tjera erera?
Te behem, deshiron valle, furtune
qe ta fshije te gjithe boten
e te te ktheje tek une?
whisper:
Ketu jam...e ku mund te jem tjeter?
Ererat s'kane fuqi te me rrembejne...
horizontet prej kohesh nuk me tresin...
Te behesh furtune? Po edhe nese jo...
nese kete bote te neveritshme
nga syte nuk ma fshin dot,
perseri i lumtur prane teje do jem
si nje njeri me kujtese te keqe
qe qesh e qan pa lote...
Ketu jam...e ku mund te jem tjeter?
Ererat s'kane fuqi te me rrembejne...
horizontet prej kohesh nuk me tresin...
Te behesh furtune? Po edhe nese jo...
nese kete bote te neveritshme
nga syte nuk ma fshin dot,
perseri i lumtur prane teje do jem
si nje njeri me kujtese te keqe
qe qesh e qan pa lote...
bluemoon:
Lotet e tu te shkuar prej kohesh,
me veshin iluzionin se t'i kam pire te gjithe...
...me kot se syte te jane terur prej vajesh
te thella, shume kohe me pare se une te te grish...
Te behem furtune e te shuaj boten rreth teje,
pa te e gjendjen tende te ndjeshme s'do ishe po ti,
ndoshta i detyrohem me teper natyres se saj mizore,
e me pak paqes qe zhveshe, si rrobe, sot perseri...
Por...
Ti dashuri e thith shpesh stuhine
teksa torturohesh ne pritje te se mires,
qetesia te shket pa u dalluar, e di,
s'e njeh, kur e sheh ti, nga afer te dliren.
Ne vende te tjera me behesh i huaj,
me do, por duhet te te therras gjithmone,
me meket zeri e udhes me pergjumet:
une te ndjek ty e ti... nje iluzion.
Ti e deshiron boten te perkryer!...
...nje pike dhembje... dhe eshte menjehere e shemtuar...
Ti qe bredh neper stinen e persosur,
me zogjte ende s'je pajtuar?

Po pse
deshiron te gdhendesh rrathe ne sy?
Pse gjithmone me shkaterron kalate,
qe optimiste, e bardhe i ngre me ty,
deri kur m'i prish, per te ndrequr boten e prape?!
Gjithmone, pastaj ti kthehesh prape tek une:
"Eja!" - me thua - "te ngreme prape kala..."
Me veshtron me sy kaprolli e prekja dritheruese
me zgjon ndjesine qe puthje e vjeter me la...
Ti dashuri e thith shpesh stuhine
teksa torturohesh ne pritje te se mires,
qetesia te shket pa u dalluar, e di,
s'e njeh, kur e sheh ti, nga afer te dliren...

Ja, tani peshperis...
Tani therras...
Tani kumbon zeri im ne muret
e nje shpelle qe rreth meje ngushtohet...
Ti i trishte me veshtron
nga larg
e s'mundohesh
te leshosh nje rrokje...
...pezmatohem...
... Ku je?...
Prehja jote behet mbi te njejtat re?
Ne daljen time
hyrja ishte e lehte...
...e dritherima bojeroze
ma perkuli lekuren...
...nje cast dikush, fare lehte,
nis me perkedhel fytyren.

Ngaterruar kjo bote ku udhen time harrova...
si gishterinjte e mi flokeve te tu ngaterruar...
qielli eshte hapesira mes gjinjve ku pushova...
reja eshte hija e nje fluturimi te rrezuar...
Dashuria nuk vjen gjithnje me sy kaprollesh
ku pendimi nje kenge te re ciganesh zgjon...
nen syte-rrathe mavi ... leshohet deshira...
shigjete e Itakehumburit boshllekun shpon...
Ti ngre kalate e une i rrezoj perseri...
(e nuk ishte prej rere kollona e rrenuar...)
e lodhur uje pi ne rrathet e syve te mi...
dhe nuk me thua qe puset kane shteruar...
Por nje pike uje diku brenda meje rrjedh akoma...
ndaj mbille trupin tend aty ku varrosa deshiren...
lote vese do bulezojne pastaj gjinjte e tu...
e ndoshta nje dite do e njoh nga afer te dliren...
Dhe kur te gjithe guret e dheut te jene mbaruar...
kur reren nje stuhi do e shpjere lart te reja...
kur keshtjelle e fundit dhimbshem te jete rrezuar...
nje kasolle e panjohur do te te peshperise:"Eja..."
bluemoon:
Ndiej nganjehere njefare perhumbje neper pyje
te panjohura e te zhveshura si per dimer,
si liane zarritem drunjsh ne ndjekje
te dores tende qe pulson vegueshem.
E ndiej nganjehere njefare perhumbjeje
sikur bota te mos ishte e ti te ishe larg,
kisha dashur me shpesh te me flisje...
...te me dashuroje me pak, ndoshta,
e t'me mbaje me prane.
(Ti do i falesh ikjet e mia, e di,
ashtu si une fal perrenjte qe shpelajne trupin tend,
atehere kur bota eshte tejet e madhe
e prape per ne te dy s'ka ka vend...)

Ikjet e tua vogëlushja ime
nuk janë mëkati, por virtyti vetë;
Në liqenin blu të mungesës tënde
kridhem i tëri bashkë me përrenjtë…
(edhe me ata që më fale ti)
dhe ashtu i përhumbur i dorëzohem mallit
si vetmisë murgu i ri…
Kjo botë e madhe nuk është e jona…
Ata që dashurohen gjithnjë rrinë larg…
Pranë mbajmë një libër a një bashkëshorte,
por kurrsesi nuk mundemi një dallgë…
Ndër pyje të panjohura…
ky është fati yne
nën prekjen fatale ku druri gjethen çel
jam drita lakuriqe që çvirgjëron gjelbrimin
e dora jote - vesa që etjen ndjell…

Ne fjalet e tua behet pluhur
shtepiza e vogel e bardhe
e femijet e palindur kthehen ne fantazma
qe luajne trishtueshem ne prag.
Ne fjalet e tua shperbehet si mjegull
cdo enderr e enderrimi zbehet,
era e trupit dhe gjaku qe rreh
behen qellim ne vetvete.
Ne fjalet e tua kruspullosem gjithmone
dhe pyes veten nese e gjithe kjo ka vlere,
era e shperben hirin e nje pasioni te shterpe
sikur ky te mos kish qene ndonjehere.

Hije jemi...
te sotme pa gjurme...
perjetesisht femije qe loja u prishet ne prag...
ajo qe e vogel vec nje enderr ishte
dikur u rrit...
u shndrrua ne makth...
Hije jemi e s'dime c'kerkojme...
ne labirinthe keshtjellash qe s'ekzistuan kurre...
kur ti je hamlet - une behem fantazma jote...
dhe kafka ne dore...si dashuria... e njejte...
dilema hapash vrastare vret nata...
dilema e nje hijeje gjithnje vet' e trete...
(Bukurivenitur, por akoma jo shterpe,
ajo akoma pret me rrathe te zinj nen sy
si makthi qe mbarset nga nje enderr
eshte fantazma qe i japim jete te dy...)

Se fundmi e ndjeve akullin dhe ti.
Apo e dije prej fillimit
natyren tende
dhe timen...
...dhe dije
se ti je vec nje burre nder burra
e une mes grave, vec nje tjeter grua?
Se fundmi e ndjeve akullin dhe ti.
Apo e dije prej fillimit
natyren tende
dhe timen...
...dhe dije
se ti je vec nje burre nder burra
e une mes grave, vec nje tjeter grua?
whisper:
Une nuk mund te jem si te tjeret sigurisht;
me i keq apo me i mire se ata po...
kjo mundet,
por gur' i mullirit e di me mire se i zoti
kush eshte mielli e kush jane krundet...
.................................................. .
Nuk mund te jete i zakonshem nder burra
ai qe te ben te ndjehesh me e vecanta grua...

Sigurisht, tash e vecante sic jam,
mund te fishkem larg prej teje
shnjerezuar, tek ndjek deshperimthi
silueten e diellit pas nje reje.
Ne yje te brishte je patjeter me mua,
po sic jam avull, jam edhe trup;
lekures sime qe bulezon deshire
mungesa jote frymen mbyt.
Ne pasqyrat e tua te kthjellta
nder grate, jam gruaja me e vecante,
sa keq qe iriset e tu prehjeqielli,
i shoh kaq rralle...
S'e kisha njohur kuptimin e heshtjes,
derisa heshtja u be thike e mprehte ne teh.
Me te u pre vargu e fjalet rane atehere,
si rruaza te bardha u shperndane perdhè.