29.1.09

Permallim i Mbetur ne Tentative

Kur me thua se tani qe jam larg
ti me do me shume…
qe te mungoj tmerrsisht
qe ende endesh mbi mua muzgjeve te tua…
kur kujtoj qe mbi kalldremin tim
mozaikisht shtron pllaka te reja
per taka te vjetra…
kur mbi gjoksin tim dhimbshem
rrenje te panjohura lulezojne
shkurret e tua hijerenda…
kur pluhurin e harreses qe ka mbuluar trotuaret e mendimit
ma flladit me puhiza kujtimesh
e shkretanajen e largeses me nje curril malli
ma vadit,
kur mengjeseve tabore fshesaresh
fshijne gjethet e gjelberta qe ti vjeshton te mua…
kur me shkel
e me harron
sa here te duash
e sigurte qe edhe kur iken larg
une do te jem prape aty…
aty…
aty…
duke te pritur
ty…
i shtrire nen kembet
e tua
vuaj permallimin tend te mbetur ne tentative
dhe vetja me duket si rruga “Myslim Shyri”
ne mitologjine moderne
te mergimit.

23.1.09

Perla erotike nga A.Z.Cajupi : KENGA E KANDARIT

KENGA E KANDARIT (Nr.1)


Grua po prishet kandari
S'eshte me ai i pari
Qe qendronte dite e nate
Gati si barut i thate
Qe punonte dimer e vere
Pa u lodhur asnjehere
Qe ishte i lehte si flete
Qe mbante kryet perpjete
Qe turrej si trim ne balle
Qe kapte zocken te gjalle
Qe rropatej neper shpella
Ku ishin me te thella
Tani s'e di se cka pesuar
Here here rri menduar
Kur ben ftohte e acar shume
Struket e bie ne gjume
Ndonese eshte i permalluar
Gjuetine e ka rralluar
Kerkon belushka te ngrohta
Shijon shalushka te plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon celet kapardiset
Buckoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
Si e ka bere dhe i jati
Dhe rreshqet vrull si ngjale
Drejte vendlindjes nga ka dale


Kenga e kandarit (Nr.2)

Grua, lere se c'me gjeti
nuk me bindet me aleti
bandilli qe cante rete
me s'e ngre koken perpjete


Vjet si kale turfullonte
grate e fshatit kur shikonte
tek i shihte picken e zbuluar
sulej si qen i terbuar
I pushtonte vete te gjitha
zgavra, shpella, guva, verra
fryhej si nje patllixhan
kur shikonte nen fustan
Sa i vinte mend zanati
e uronin grate e fshatit
po sot c'ka qe eshte i merzitur
trup e shpirt i rraskapitur?
Shiko cupat siseplota
me shale te buta e te ngrohta
nuset e bardha si bora
qe s'te shpetonin nga dora
Grate e reja sisemedhate
qe i nderroje cdo nate
dhe s'leviz te behet burre
po mbeti vetem per shurre


Ah moj grua, moj e ngrate
mbeti burri koqethate
megjithemend nuk te ngop dot
po dikur s'kam qene si sot
Isha trim, djale i hedhur
pak usta dhe per te zgjedhur
buzeqeshja me te tera
mjafton qe tu hante verra
Vec me shume doja grate
vithegjerat, sisemedhate
edhe cupat shume i desha
nuk i lija virgjeresha



Po te mbeteshin me barre
i therja, u beja varre
nuset e reja me naze
i haja si qofte taze
U ndukja siset me dhembe
sa ngrihej fshati ne kembe
isha bej, me nam e toka
beja sic me thoshte koka.


Me Zagori qesh dere e pare
me sejmen e hyzmeqare
kisha kuaj, lope e dhene
dhe gra me shume se qene
Vete i ujdisja te tera
c'me tha koka e s'i bera?

Ne Europe s'lash vend pa pare
kuplarate i mora mbare
Shijova bjondet gjermane
meskeputurat persiane
rreth e qark iu solla botes
po ne France lash ment e kokes
Kush te doje ta provoje
e mernin mikun ne goje
ne Stamboll mos shkofsha kurre
bashkohej burri me burre
Thone se eshte ves i shemtuar
ah, do vdes pa e provar
se tani kjo pune e pati
u mplaka, me la takati
Te qaj hallin xhan o grua
nuk ke faj qe s'fle me mua
te jap fjalen, te betohem
se neser do vizitohem

Preje burro, beje pace
s'vjen rinia me ilace
brodhe gjersa u kepute
ku gjete vrime, u fute
Dhe tani me lot me mpake
u martove kur u plake
hiqmu qafe, nuk te dua
s'meriton te flesh me mua
Jam e re, me zien gjaku
s'me ngop nepsi i nje plaku
u mundova te ta ngre
s'qe e thene, po te le
Ta lava me uje te ngrohte
por c'e do, mundim i kote
ti je plak, te gjithe e dine
s'ndizet zjarri pa benzine!!!!

21.1.09

“MËKATARI” ( ose NJË POEMË E GJATË PËR GABRIELËN)

Të lodhin poezitë e shkurtëra, Gabrielë?
Okay…po shkruaj një të gjatë,
por unë s’di të shkruaj poezi neutrale
të parrezikshme…
të buta…
pa “skandale”…
eunuke…
të “moralshme”…
të urta…
S'e njoh gjakftohtësinë e makinës llogaritëse
që numeron tik-taket…
e ardhshëm e të shkuar….
tik pjestim për tak bejne
zero.
tak shumëzim për tik përsëri
zero
dhe zero do të thotë qetësi.

* * *
Po shkruaj një të gjatë me vargun e pafund
si udhët që vijnë drejt meje
të frikshme…
tunduese…
varg i kalldrëmtë…
i ashpër…
“i palexueshëm” ndonjëherë…
varg i minuar plot rrokje kurvëruese…
tri pikat në fund të tij
nuk janë veçse humnerë…

* * *
Kështu, Gabriela ime,
përdëllimesh përlyer,
une jam mëkatari…
djalli…
imorali…
s’jam si asnjëri nga ata
sigurisht as si këta…
skelete narçistësh që pellgjet shkëmbejnë
gjithnjë të palumtur
si kllounë veshur në maskballon e mirësjellshme…
me bojë në vend të gjakut ngjyer…
halloween- mburrja e tyre e përjetshme…

* * *

Më fal, Gabrielë!
Nuk isha murgu që merimangave të makthit bënte filozofin e vonuar
ndërsa vetvetes i dhuronte autograf në pritje të duartrokitjes…
e as baritori i përlotur që nën qiej të cunguar
si orare filmash…9 me 11…qiej “part time”…
tundonte MonaLizën me gjethe vjeshte në duar…
“Leonardo ishte piktor …
e pse të mos jem unë poet!?”

* * *

Jo…Gabrielë…
unë isha mëkatari i bashkëshortësive të tredhura…
në dhomat luksoze mes shtretërve king- size
diku pranë pantoflave mes mbathjeve të hedhura
nën dritë abazhurësh…oh darling…so nice

* * *

Isha mëkatari…
i ëmbli…
djallëzori…
tunduesi…
turbulluesi…
ferri…
purgatori…
rrufe dhomash gjumi
ku gënjeshtra dremit…
erdha…pashë dhe…dogja
shtretër vet’ i dytë…

* * *

Nuk isha kurre “miku”…
preferova të isha dashnor…
isha guri…
jo myshku…
“i dashur” në ndonjë rast kur me quajten
orkidet i lulëzova edhe mbi deborë
edhe kur ngrica mua vete
pa mëshirë mimozat m’i vyshku…

* * *

Isha mëkatari që ty të rënqethte
pasqyrave të qiejve ku virgjëreshat krihen
njëqind unaza larg biblës
hedhur…
mëkatet e mija me virtyte
blihen
njëqind orgazma brenda teje
kredhur…

* * *

Mëkati im është shpagim për virtytin i tij të munguar
për heshtjen kumbuese kur pranë mumjes së tij qëndron shtrirë
për djersitjen e shpirtit tënd qe ai kurrë s’ta fshiu
por mbi qerpik të ëndrrës ta la si pështymë…
për komedinë e “princit të kaltër” që zagari e luan më mirë se qeni
kur me solemnitet të kollarisur të fton:“eja grua të dalim një shëtitje
t’u tregojmë atyre se sa të lumtur jemi, vallë kaq nuk u mjafton?”…
për ngazëllimin i tij kur me nje unazë të rreme te prangosi e u bë i yti “burrë”…
për “burrërinë” e tij që femrën te ty vret çdo ditë
kur mbi mishin tënd jargavitet e buzët s’ t’i puth kurrë…
Mëkati im është shpagimi që nuk duket,por që ndihet flakërues në erë…
është semafori i kuq para te cilit duke sharë nëpër dhëmbë
ti Gabrielë ke ndaluar me mijëra herë…

* * *

Kështu, Gabriela ime,unë isha mëkatari…
rënkimi që ty gjithmonë të ndiqte pas
fundbarkut tënd epshdrithëruar
larva që zjarresh mbeti shtatzënë
dhe lindi aq shumë flutura llavash përvëluar…

* * *

E mban mend, Gabrielë ?
Ka qenë qiell nëntori…
i vrenjtur…
plot me re…
atëhere i beja rimat ABAB
dhe fjalën NE
e rimoja me TRE…
Ti rendje nëpër shi…
e zbathur…
lakuriq…
natës së errët
lëkurën tënde ia ende…
frikë kishe...
ankth…
tmerr…
agoni…
flokë përbaltur…
epshndezur…
rendje në vetmi……
dhe prapë frikë…
sa frikë…
shkrepëtimat shuanin
hije katedralesh
gjinjve të tu lëshuar…
vrapoje…
vrapoje…
edhe pse s’të ndiqte askush
s’doje të ishte ëngjell,
por thjesht një djallush…
kalldrëmet e ftohtë
me ikjen tënde ngrohe…
e qeshura ime
të ndoqi përsëri…
pastaj…prekja ime…
dritëhijesh turbulluar…
o Zot sa shumë shi…
vetetimë mbuluar…
pastaj me rradhë të tjerat…
orgazma…
rënkimi…
vdekja…
A nuk ishte mrekulli?

* * *

Gabrielë…Gabriela ime…
cdo natë femra që zgjova te ti
arratisej nga gruaja që kish ai
dhe në shtratin tim ku flinte një tjetër
(histori dashurie…sa bota e vjetër…)
me hapa të lehtë…të lehtë shumë…
më shfaqej si ëngjëll veç me buzëqeshje veshur
zhuritshëm në vesh më pëshpëriste…
” Zgjoju shpirt….erdha unë!”

* * *

Gabrielë,e mban mend sa shumë më admiroje,
më deshe, më jepeshe, kur nuk më kuptoje…?
Ish koha kur unë të robëroja me lirinë time për të gabuar…
Pastaj erdhi heshtja…

* * *

Hyj sot në shpirtin tënd, Gabrielë dhe s’bëj dot autoportretin tim….
Pasqyrat tregojnë harta memece ku vështrimi im blu
sajon kontinente lumturie që kurre s’egzistuan…
oqeane të stuhishëm…tashmë të qetësuar…
nën ta Atlantidat e mia-brigje pa urë…
Po qiejt e mi, Gabrielë?
Ah…qiejt….
Qiejt s’shënohen nëpër harta kurrë…

* * *

Edhe sikur nesër gjithshka të fillonte nga e para,
unë
përsëri do të të kërkoja ty, Gabrielë,
do të të flisja,
si dikur,
do të të puthja,
si dikur,
do të të dashuroja,
si dikur,
do të cmëndesha për ty,
si dikur,
do të tërboja
pasionet, muzat, epshet, ëndrrat, ditarët,
netët, muzgjet, orgazmat, kalendarët,
lotët, stacionet, aeroportet,
amësinë dhe abortet,
pritjet, përcjelljet, shakatë,
shëtitjet magjiplotë në mesnatë…
Më pas
do të të harroja,
si dikur.
Më pas
do të të kujtoja,
si sonte.

* * *

Nuk të pëlqej më, Gabrielë …?
Oh come on
Jam veshur siç doje ti…
siç isha atë natë…
ngjyrën e muzgut për kostum…
një gjarpër të zi për gravatë…
në dorë një të vjedhur qiri…

* * *

Eja, Gabrielë, të dehemi së bashku…të dalë ku të dalë….
fuck them all and come with me
avujve të rumit t’u dorëzohemi ngadalë
të harrosh kush jam unë…të harroj kush je ti…
Eja të çmëndemi së bashku…të dalë ku të dalë…
fuck them all and come with me
po marr me vete dhe Marien e Përdalë…
të lajë mëkatet që nuk bëre ti…
Eja të djersijmë sëbashku…të dalë ku të dalë…
fuck them all and come with me…
merr me vete dhe Valentinin e Përdëllyer
t’i mësosh të fshehtat që vetëm ti i di…
Eja në shtratin tim…të dalë ku të dalë…
fuck them all and come with me
një mëngjez të panjohur do ikim çalë-çalë…
harruar unë…
harruar ti…

* * *

Të kithta cigaret që tymosim pafund
ndërsa lojë-nikotine në distancë luajmë…
kur unë e fik…ti e ndez atje larg…
dhe në të njëjtën tavëll i shuajmë…
por mos rri gjatë e trishtuar …mos rri…
në ajrin që thith jam dhe unë…
Santa Klausin e shpirtit duarbosh mos e lërë…
rrahjet e zemrës në shpirt të boshatisur…ti e di…
jehojnë pak edhe pse kumbojnë aq shumë…

* * *

M’u lodhën sytë duke të pritur ty,Gabrielë…
qerpikët më kanë ngrirë…qepallat m’u mbyllën…qiejt nuk janë më…
(a kanë retë atdhe?)
Është koha kur gjumi s'do më duket vdekje,
por një aventurë e re…

* * *

Kur të vdes do vdes pa frikë në sy
që ti të mos trembesh, Gabrielë…
I dehur nga vdekja do të të pëshpëris
psallme të pakënduar kufomash për të gjallët
dhe ti shndrroji në ninulla…
Por mos ua mëso zogjve këngën time
se dehin qiellin…
qielli retë…
dhe fluturimet rrëzohen…
hapësirat ngatërrohen…
dielli verbohet…
hënën e ha ujku…
ujqërit njëri-tjetrin…
e pastaj…
kush do e ngrejë dollinë e fundit?

* * *

Se unë s’jam poet…Gabrielë,
ndaj s’më lexon dot…
Jam grryrje…
Jam drogë…
Jam ethe…
Jam tre pikat në fund të vargut tim…
Retiçenca jote e përjetshme…

©artangjyzelhasani

20.1.09

LUFTA E YJEVE ( nga seria epike FINAL DEMOLITION )

Ra mbremja. Kam ngrene. Kam pire. Kam mbyllur dyer e penxhere per te mos lejuar shpirterat e keqinj te futen brenda dhe me ne fund ja ku jam. Ne fushebetejen time te pernatshme. Perballe nje ekrani dhe nje tastiere.
Pertej xhamit ndodhen ata, armiqte.
Duket se ata nuk e kane fort qejf luften, madje ndonjeri prej tyre as nuk e di qe po behet lufte. Jo…Edhe pse tashme e kane mesuar qe virtualiteti ne disa treva te tij eshte nje gjendje lufte konvencionale, si idiote qe jane ata akoma vazhdojne te zbresin ne mejdan me armet e tyre delikate: shkrimet e tyre – arma e tyre qesharake. Luftojne me germa dhe fjale. Por une jam nga nje fis luftarak qe nuk mesoi kurre te perdore arme te tilla paqesore, qe ata mes tyre i quajne “krijime artistike”, “studime” apo “artikuj shtypi”.
Me pak vullnet do te mund te kuptoni qe une i percmoj shume ata dhe armet e tyre. E drejta ime e pamohueshme sigurisht. Keshtu qe edhe mua disa perendi akoma te paidentifikuara te Lirise Universale me yshtin te perdor armen time. Luftoj me Yje dhe bej Lufte Yjesh. Fundja pse te mos gjuaj me Yje? Yll jam e me Yje gjuaj.

Une gjithnje e kam urryer te parin. E kam huq te vjeter. Ne femijeri urreja cdo njeri qe ishte perpara meje ne mesime apo ne lojerat e pasdites. Ne endrra shihja Koloseun dhe veten qe mes brohoritjesh ulja poshte gishtin tim perballe syve lutes te gladiatorit te rrezuar. Por me shpesh veten e shihja ne enderr si bisha qe shqyen galdiatorin. Ah sa e urreja gjumin kur me dhuronte endrra ku nuk isha bishe! Bija te flija perseri ne menyre qe te shihja endrren e deshiruar. E beja ne jete, sic thonin plakat e qemotit.
Kjo veti e imja vazhdoi edhe ne vitet e gjimnazit ku sidoqofte u be me qibare: urreja vetem te parin fare, ate te fillimit ose sic i thone ndryshe ate me te mirin. Sic duket motoja “Sundimtarin nuk e do askush” kish bere te veten edhe te une.
Yyyy… sa letra anonime kam shkruar ne ato vite! Here ua fusja poshte deres viktimave te mia. Here te tjera e beja bash si burrat: i postoja pa emrin tim pikerisht te adresa e te medhenjve te guvernes qe kishin ne dore jetet dhe fatet e njerezve. Dhe vec te shihje se si merrnin rrokullimen ata “te paret”...ata ”me te miret”…Eh..kohe te arta kane qene te dikurshmet…

Tani jetoj ne epoken e internetit. Nje epoke e cila me rezulton shume me komode se sa primitivja e letrave anonime poshte dere.
Interneti eshte vendi perfekt ku mund te hedh gurin e te fsheh doren pa me hyre asnje gjemb ne kembet e mia me kallo. M’u desh pak kohe te mesohem me kete mejdan modern. Si ne kohet e arta te qemotit kjo shpikje moderne e frengut me jep mundesine e perdorimit te llagapeve te rreme- fetishi im, sic me thote nje nipce. Mund te jem njekohesisht edhe Sheqeri edhe Piperi dhe nuk me ndryshon aspak sasia e glukozes ne gjak. Mund te jem njekohesisht edhe Morri edhe Qimja dhe koka te mos me kruhet aspak. Dhe te gjitha keto fale internetit.
Nje te keqe ka interneti ne fakt. Nuk perdor plumba pe verteti, por yje.
Ne vitrinen virtuale me te miret dekorohen me pese yje, me te keqinjte ndeshkohen me nje yll. Askush nuk mbetet pa yje gjithsesi dhe mua nuk me pelqen fare kjo gje. Ashtu si edhe ne jete, edhe ne virtualitet armiqte duhen ndeshkuar pa meshire me ekzekutim.
Eh...Gjasme bote e qyteteruar kjo e ketyre. Bote e pjerdhur… Te vrasin me pambuk. E c’u kuptua kur nuk sheh askund gjak? Njesoj si qitja e dikurshme me fisheke mesimore monovre. Tabela perpara dhe bam drejt e ne shenje me t’u dhene sinjali i shkrepjes. E beje cope e cike tabelen ti dhe fap te shfaqej perseri po ajo tabele pa asnje vrime ne trup. Terbohesha ne raste te tilla. Por me shume terbohej nga fyerja dhe zhgenjimi geni im tradicional prej luftetari.


Fillimisht rradhis para meje listen e personave qe sot duhen ekzekutuar me se s’ben.
Lista ime permban mesatarisht cdo dite 10 viktima, po aq sa permban vitrina Mund te dale edhe ndonje viktime e rastit, kur “bashke me te njomin digjet edhe i thati”, por lufte pa sakrifica nuk ka. Zakonisht viktimat e mia jane te percaktuara dhe paracaktuara shume qarte. Me yllin e pare qelloj shenjestren time te preferuar: nje poet krijimet e te cilit nuk i kam lexuar kurre. Une nuk kam lexuar poezi kurre. Por kjo gje natyrisht nuk me pengon mua te jap verdiktin e ekzekutimit te tij.
Viktima e dyte eshte nje takem si i pari qe nderkohe ushtron arkitekturen. Viktima tjeter eshte nje tip doktor- profesori erudicionin e te cilit nuk e honeps fare. Pastaj pasojne me rradhe nje mjek endokrinolog qe guxon te na jape leksione mbi diabetin, nje financier me master ne ekonomi qe ka paturpesine te na shpjegoje krizen ekonomike boterore, nje jurist i njohur qe ka huqin e keq te diskutoje sa here qe flitet per ligjet, si edhe kohet e fundit edhe nje kimiste qe me histeri kerkon te na binde qe uji eshte leng. Nuk e di biba se uji quhet leng vetem kur eshte ne trajte gjaku. “Hajde babe te te tregoj arrat” i thone kesaj pune. U bone kta capacule universitetesh t’na japin mend dhe dije ne luftetareve te vjeter te llogores!
Krahas te mesipermeve jane edhe nje duzine viktimash te cileve ua kam inatet qe nga nje fushebeteje tjeter e pasxhamit, se sic mund ta keni kuptuar une si fis luftarak qe jam nuk mund ta kuptoj jeten pa zhurmen tunduese te predhave dhe tymin e germadhave te djegura.

Shpesh per asgjesimin e viktimave me nevojitet edhe ndihma e miqve te mi te cilet si edhe une jane luftetare te shquar yjesh. Jane te rinj ne moshe, por te marrin gjak ne vetull. Te shkathet, te palodhur si ne stervitje edhe ne lufte.Disa prej tyre kane pare endrra sundimtaresh qe ne djep, ndaj e kane te forte grinten e luftes me mjete rrethanore ndaj kujtdo qe u duket se u ka zene vendin. Kane "inat derri" por kjo nuk i pengon te pelqejne shume rrushte sidomos kur vreshta eshte e larte. I perdorin aq mire katapultat dhe goditjet me te prere sa do te linin gojehapur edhe pingpongistet e kombetares kineze. Me vjen mire qe trashegimnia ime luftarake i percillet denjesisht edhe brezit te ri. “Bashkimi ben fuqine” dhe “Trimi i mire me shoke shume” thote per raste te tilla tradita jone luftarake.
Iu bej nje ze ne msn dhe shoh qe jane ne gatishmeri te plote, edhe pse shpesh aq larg nga njeri tjetri ne kontinente te ndryshme.
Pleshti,Urithi,Paterica, Zbokthi, Fytyra e dyte,Reptili, Germadha, Shkurrja, Furriku, Llogorja, Tymi, Ngrica, Xhindi i Pasmesnates e shume luftetare te tjere si une jane gjithnje ne gatishmeri nr.1 ne raste te tilla. Madje kemi ndertuar nje sistem komunikimi shqisor teper intuitiv i cili ia kalon cdo teknologjie bashkekohore wireless. Nuk thone kot qe shpirterat e medhenj takohen. Sidomos kur jane shpirtera luftetaresh.
“He mo...c’kemi…e pe cfare kish shkruar Klithma? Nuk e ke lexuar akoma? S’ka gje, as une nuk e kam lexuar dhe as qe kam ndermend ta lexoj. Po me siguri ndonje bajge jargamane do kete leshuar. I kishin dhene ca zuska vleresime me pese yje, por ia ndreqa samarin ne cast une dhe e fundosa ne te semes…dmth ne fund te tabeles me yllin tim vrastar. Na cau trapin kaq kohe ai pordhac. Si? Edhe ti ia paske keputur kokes? Hahahaha…me lumturove…E shoh e shoh…sa mire ia ke bere. Sic ia beme edhe Mergimtarit, Piktorit, Luledeles, Miroshit, Te Embles dhe Uraganit javes qe shkoi…Hahahahahahha…. Me vjen mire qe na perputhen midete, miku im…Ata kane shume nevoje per nje mesim te mire nga populli”

Lufta e Yjeve, si cdo lufte tjeter qe ka perfshire planetin tone qe nga kohet antike, kerkon taktiken dhe strategjine e saj te vecante, here here te paperseritshme…unikale.
Lufta kerkon jo vetem aleate, por edhe fonde yjesh te cilet m’i sigurojne llagapet e shumte qe kam. Kerkon sigurisht edhe “mish per top”. Sic u thashe me lart, kam shume aleate, madje ne ndonje rast edhe mes armiqve te mi nen parimin qe sidoqofte “armiku i armikut tim eshte miku im”. Arti i luftimit ne fakt eshte po aq i vjeter sa ai i prostituimit.

Ju nuk mund ta kuptoni dot lumturine qe me perfshin te terin ne castin kur shoh se si nen goditjen time te kalibruar rrezohen si prase ata…ata pra…”te paret”. Jo gjithmone goditja ime e forte shkakton fundosjen e viktimes. Rastis qe viktima noton mire edhe pas goditjes sime njeyjorshe.
Ne kete rast une kam gati si gjithnje planin B. Shtoj sasine e ujit rreth viktimes sime.Rris thellesine e ujit ku ai noton. Ia bej te paarritshem bregun e te parit ku ai kerkon te dale deshperimisht. U leshoj komordare peseyjshe atyre qe ndodhen prane tij. I mbyturi te mbyt, ndaj ata qe jane aty pari te mos mbyten nga viktima ime duhet t'u jap ndihmen time humane. Pune e madhe se behen ata te paret. Rendesi ka qe ai tipi te fundoset. Pastaj edhe atyre ua ndreq samarin ne nje moment te dyte nese ma kercet truri. Kjo manover siguron suksesshem fundosjen e plote te armikut. Ky moment perkon me triumfin tim.
Ka raste kur municioni njesh dhe komordaret pesce mbarojne dhe keshtu plani B deshton.
Detyrimisht nxjerr nga menga asin tim, sic e quaj ndryshe planin C.
Vishem me te shpejte dhe brenda nje ore frekuentoj tere internet- kafete e lagjes. Ne ndonje rast kam udhetuar edhe ne qytetet fqinje ne kerkim municioni. Sepse sic e keni kuptuar qarte jam luftetar i paepur. Nje dite kam perdorur nja 15 kompjutera per asgjesimin e armikut tim te rradhes. Fillova me kompjuterin e vjeter qe kam ne zgeqen ku banoj dhe ne vazhdim i mora me rradhe kompjuterin e sime motre ne zyren e saj, te nje kushuririt tim ne nje banke, te nje halle qyqare qe jeton ne nje azil, te nje mikut tim te ngushte qe punon ne aeroport, te komshiut ku shkova gjoja per nje kafe pas buke. Madje ate dite per bombardimin yjor te armikut perdora edhe nje kompjuter te nje rajoni policie ku kisha shkuar per te dorezuar ca dokumenta ( ose sic i themi nga anet tona “dekumenta”). Do kisha perdorur edhe te gjashtembedhjetin nese do ishte treguar e pavemendshme recepsionistja e klinikes ku kuroj prostaten time te lodhur.
Ate nate, kur u ktheva ne shtepi nga lufta ne terren, pashe se vertet armikun e kisha asgjesuar totalisht. As nami e nishani nuk i kish mbetur ne ate liste ku ai ishte “i pari”. I pari i leshit, a te qivja udhet!
Keshtu more shokeni…Keshtu i shtyj ditet qe me kane mbetur…Une ketej e ata andej…Une bam e ata tutje…Une bam e ata perdhe…Une bam…ata ringjallen…e une bam perseri…Lufte, babam, lufte…e jo shaka!
Me erdhi ora te vesh uniformen e luftetarit. Boll cava derrasa me ju ne keto caste te shkurtera armepushimi.
Sapo u shfaq prape ne vitrine armiku im i zakonshem, ai qe nuk honeps me shume.
“Hmmm... erdhe perseri, qerrata? Nuk vure mend? Po qenke i palodhur, a derman! Mire bere...ja sa te ta ngop si gjithnje yllin qe te kam taksur edhe me hipoteke e te shkosh ne te semes edhe sonte!”

17.1.09

Heshtja qe vret

HESHTJA QE VRET

Lotët janë djersitja e mendimit.
Mendimet janë gjarpërinj.
I shndërroj në lule.
Lulja bëhet pemë.Pa gjethe.
Rrënjët trashëguan helm.
Rrënjët mbeten gjarpërinj.
I mbjell në një mur të gurtë.
Gurët nuk helmohen nga ato.
Këtë mur e dalloj vetëm unë.
Eshtë muri që ndan vështrimet nga fjalët.
Jashtë këtij muri vështrimet bëhen pulëbardha
që kurrë nuk kthehen më te unë.
Fjalët nuk e kapërcejnë kurrë këtë mur.
Të burgosura.bashkë me rrënjët e helmatisura.
Mund të jetë goja ime ky burg
dhe unë i burgosur në gojën time.
Vështroj pulëbardhat të kapërcejnë pa pengesë murin,
por nuk dëgjoj këngën e tyre.
Dëgjoj vetëm oshëtimën e heshtjes brenda murit.
Oshëtimë që më shurdhon.
Apo mos më shurdhon
largimi i pulëbardhave tej murit?

(1998)

Nese...

NESE…

Nëse ke fuqinë e Penelopës,
më prit!
Nëse ke magjinë e Circes,
më shndrro!
Nëse kam mallin e Ulisit,
do të kthehem!
Por kujdes:
Homerët janë vazhdimisht
të verbër…


(1996)

16.1.09

Bejte e dhjere (fragmente)

Bejte e dhjerë ( fragmente)

Qytet i dhjerë
me njerëz të përmjerë
hëna prej betoni
me smogun përzjerë
yjet si rrugët
plot bajga mbuluar
Udhës së Qumështit
zagarët janë lëshuar
nga qiejt përkarshi
si në treg' të zi
retë me mutin
shkëmbehen 2 me 1
mbi kazanët e plehrave
nuk bie më dëborë
edhe kur pikon shi
i vjen era pordhë...

Hijet pa njerëz
këmbet pa hapa
koha është lodhur
duke na ndjekur prapa
e lodhur dita
e lodhur nata
i lodhur dhe gjumi
e fajin e ka ëndrra…

Shkojmë po ku shkojmë
anije me vela
ndërkohë që s’fryn erë
lule pa bletë…
lundertare pa det
e Nastradinë aq shume
te gjithe pa gomerë…

Në fund të tunelit
pranë dritës së fikur
djajte luajnë kumar
me ëngjëj të rraskapitur
Dhe kryqe...
sa shumë kryqe
maleve kanë çelur
si hala peshku
në grykë të qiellit ngecur...

Mariet me tanga
mbi takat ngrehosur
cicë e bythë zbuluar
altareve të perdhosur
ikonë e shenjteruar
ikën dhe më s’vjen
Jezui pa kryq
kërkon kishë e s’gjen...

Dele më nuk ka
të gjithë janë barinj
dhe qentë trima të stanit
tashmë gjuajnë minj…

Mjekra kamikaze
që tradhëtojnë profetin
kur me tritol në brez
si cigaren që ndezin
vetveten pëllcasin
në emër të Allahut
Allahun vrasin…

Ketu nuk ka peme
por ka vec gazeta
media bastarde
ku luhet ruleta
vdiqen dhe arinjte
nuk ka me arixhinj
cirku eshte mbyllur
deri ne behar
ne vend te gaztoreve
tashme ka gazetare

(vazhdon)

15.1.09

Pasqyra e dyte

Pasqyra e dyte

Dikur ne qytetin Roterdam
cifuti i mencur Johan
njerezit tallte duke u treguar
nje pasqyre ku ata dukeshin te shemtuar

Te trembur nga shemti e tyre
me florinj Johanin e pagonin
qe pasqyra e dyte t’i nxirrte
te bukur aq sa te donin….

Ne Roterdamin e shpirtit tend ngecur
(shume vite pasi Johani kish vdekur)
Vetveten pashe te pasqyruar
here -here fort te shemtuar

T’u luta e prita e prita
pasqyren e dyte te me tregoje
“I dashur…po ajo ishte e dyta”
peshperite dhe embel me perqafove…

13.1.09

Kush ka frike nga Skenderbeu

KUSH KA FRIKE NGA SKENDERBEU
( replike mbi shkrimin “Skenderbeu i Krujes” te A.Vehbiut)

Po e sjell kete shkrim te Vehbiut sic eshte ne original ne menyre qe te mos humbasim ne asnje cast kontekstin e citimeve qe me poshte do behen nga ky tekst i tij.

Une e mirekuptoj nevojen e dikujt qe gezon titullin e studiuesit (sic e gezon me te drejte edhe Vehbiu) qe here pas here te shkeputet nga linja e studimit dhe te shkruaje dick ate bazuar ne percetime personale dhe jo ne interpretime shkencore dokumentare.
Gjithashtu une e mirekuptoj edhe nevojen e dikujt per te luajtur me fjalen ne menyren bruto te “lojes se fjaleve”. Eshte nje zbavitje qe nganjehere ushtrohet edhe pertej viteve te pjekurise se hershme. Por jane ca gjera me thelbesore te cilat vertet nuk i kuptoj dot ne shkrimin e meposhtem ne menyren se si jane shkruar dhe parashtruar nga vete autori.


Skenderbeu i Krujes (nga A. Vehbiu)

Skënderbeun e zgjodhën Rilindësit për ta përdorur si simbol të ringjalljes kombëtare të shqiptarëve. Në të vërtetë, fjala “zgjodhën” është pak e papërshtatshme, meqë nuk është se kishte shumë në histori për të zgjedhur.
Duke qenë Skënderbeu njëkohësisht edhe mysliman edhe i krishterë (edhe synetli edhe i pagëzuar), me të mund të identifikoheshin pa vështirësi të gjithë shqiptarët.
Figurë luftarake, super-macho me mjekër e me pallë, u përshtatej për bukuri instinkteve patriarkale të shqiptarit.
Gjithashtu, ringjallja kombëtare e shqiptarëve parakuptonte shkëputjen nga Perandoria Osmane, prandaj identifikimi me një figurë si Skënderbeu që ishte shquar pikërisht duke luftuar osmanët ishte për t’u pritur.
Ringjallja kombëtare gjithnjë mbështetet në simbole të tilla të domosdoshme.
Rivalë të Skënderbeut për t’u mbjellë në ndërgjegjen kombëtare ishin Pirroja dhe Aleksandri; të dy shumë më të largët për shijet kombëtare të shqiptarëve.
Bëmat e Skënderbeut i popullarizoi Marin Barleti siç ishte zakoni atëherë. Ua ndali apo jo vrrullin turqve heroi, kjo është çështje për historianët, jo për ideologët.
Vetë Skënderbeu nuk më rezulton të ketë pasur ndonjë farë ndjenje “shqiptare” të spikatur; as mund të kishte pasur në një kohë kur grupet sociale identifikoheshin sipas fesë, jo sipas gjuhës që flisnin.
Duhet të dallojmë midis Skënderbeut historik, dhe Skënderbeut si Krisht të fesë kombëtare. Lidhja mes tyre nuk është gjithnjë drejtvizore.
Aq më tepër që Skënderbeun e përdorën të gjithë, për qëllime të mira e të mbrapshta.
Ne që e kremtojmë sot, kremtojmë simbolin e Skënderbeut, jo figurën historike. Kremtojmë Rilindjen dhe dëshirën e vizionarëve të atëhershëm për t’i dhënë dinjitet Shqipërisë së ardhshme.
Duhet vetëm të kemi kujdes e të mos lejojmë marrjen peng të Skënderbeut nga interesat parrokiale të disa qarqeve katolike në Shqipëri e në diasporë, dhe përdorimin e kësaj figure të unitetit kombëtar për të përçarë shqiptarët sipas vijave fetare.
Nëse Skënderbeu luftoi për Papën apo për Pejgamberin, kjo shqiptarëve nuk ka pse t’u interesojë dhe aq – sikurse nuk u intereson që Skënderbeu vdiq ngaqë e pickoi një mushkonjë malarike, jo ngaqë e helmuan venedikasit.
Që rebelimi anti-osman i Skënderbeut shenjoi edhe shkatërrimin total të trevave shqiptare, edhe kjo s’është për t’u përfshirë në hagjiografinë rreth heroit.
Pyetja nëse na duhet apo jo Skënderbeu, mund të çohet më tej dhe të shndërrohet në pyetjen tjetër – me spec – nëse pavarësia e 1912-ës u ka sjellë ndonjë të mirë të madhe shqiptarëve apo jo.
Ndonjë studiues ose shkrimtar i huaj, jo doemos keqdashës, e ka ndërmarrë edhe këtë hap. Kam frikë se ne shqiptarët, me bëmat tona të shumëllojshme gjatë shekullit që e kemi pasur një shtet tonin, nuk i kemi dhënë ende përgjigje.
Nuk mund ta kuptojmë Skënderbeun pa kuptuar se çfarë traume historike ishte pushtimi i trojeve shqiptare të asaj kohe nga Perandoria Otomane.
Në një kuptim mund të thuhet: dallimi midis arbërorëve (arbëreshëve) dhe shqiptarëve është pikërisht se të dytët u përftuan si nënshtetas të Sulltanit.
Kjo gjen mbështetje edhe në të dhënat gjuhësore. Arbër, Arbëri dhe arbëror përdoreshin deri sa nuk kishin ardhur Osmanët. Fjala “shqiptar” nuk ndeshet në arbëreshët, në Greqi dhe në Itali.
Dallimi gjuhësor që shenjon një ndryshim rrënjësor në identitet.
Është fakt i njohur që Skënderbeu dhe epoka e tij pothuajse nuk kanë lënë gjurmë në kulturën popullore të shqiptarëve – gegë dhe toskë, të krishterë dhe myslimanë.
Kjo mund të shpjegohet me atë që Skënderbeu, në thelb, nuk i përkiste identitetit “shqiptar” si të dallueshëm nga identiteti “arbëror”.
Pas përfundimit të rezistencës arbërore, në fund të shek. XV, ata arbërorë që kishin marrë pjesë aktive në luftrat ose u larguan drejt Italisë e ndoshta Greqisë e Dalmacisë, ose u shfarosën, ose u konvertuan në Islam.
Stërgjyshërit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm, pas gjase, do t’i kenë përkitur atyre shtresave që pak u përfshinë në Skënderbejadë – p.sh. banorë zonash të thella malore.
Mungesa e gjurmëve në foklor është shumë serioze, kërkon shpjegime, nuk mund të injorohet. Aq më tepër që, në këngët e ashtuquajtura “legjendare” ose historike ka plot që i referohen asaj periudhe. Por personazhet të cilëve u këndohet atje – si Gjorg Golemi – nuk njihen, ose janë fare minorë.
Për të sjellë një krahasim, gjurmë të Skënderbeut në foklor i kam ndeshur deri edhe në një përrallë italiane të mbledhur në Napoli, ku heroi ynë përmendet si “Scannarebecco” (“La Fiaba dell’Orco”).
Në të vërtetë, Skënderbeu u thirr nga Ferdinandi i Napolit për të marrë pjesë në ca luftra të vockla fisnikësh, të cilat i fitoi duke u shquar edhe për mizori të madhe. Që këtej edhe frika trashëguar në vargjet.
Natyrisht, kujtimi për Skënderbeun duhej të ishte ruajtur mirë ndër arbëreshët e Italisë. Këngët e atjeshme për epopenë e luftrave kundër turkut i mblodhi De Rada, që mendonte se ishin copëza të një rapsodie të vetme. Atje e ka zanafillën edhe shndërrimi i Skënderbeut në simbol të krenarisë dhe të identitetit kombëtar më parë arbëresh, pastaj shqiptar.
Më pas pati studiues që thanë se De Rada i kish shkruar vetë këto poema, për t’ia atribuar pastaj “popullit”, siç ishte e udhës në ato kohë romantike. Fenomeni, i quajtur “osianizëm”, njihet mirë në kulturën evropiane. Copëzat e rapsodisë mbledhur prej De Radës kanë nivel artistik më të lartë se folklori mbledhur në Shqipëri – por origjina e tyre ende nuk është sqaruar krejt. Mund të jetë edhe që De Rada i mblodhi disa këngë, pastaj i rishkroi, sipas shijes së vet.
Nëse kujtesa arbëreshe për Skënderbeun është vetëm fenomen elitash, apo i përket edhe popullit, unë këtë nuk e di. Ndër shqiptarët, megjithatë, edhe elitat u ndërruan. Aristokracia e vjetër, e kohës së Skënderbeut, u asgjësua me rrënjë e me degë. Elitat e reja, që i faleshin Portës së Lartë, nuk donin t’ia dinin për Skënderbeun dhe epokën e tij, madje edhe kur rridhnin prej fisnikësh të konvertuar.
Vërtet, një pjesë e shqiptarëve e ruajtën fenë e të parëve; por këta i përkisnin kryesisht shtresave të ulëta, margjinale, me një identitet përkatësie që nuk shtyhej përtej krahinës dhe fesë.
Objektivisht, luftrat e Skënderbeut nuk u sollën asgjë arbërorëve, përveç shkatërrimeve të pafund, shpërnguljeve dhe rrënimit të krejt kulturës ekzistuese, urbane e rurale, elitare e foklorike.
Nga ana tjetër, epopeja e Skënderbeut qëndron në bazë të ndërgjegjes historike të shqiptarëve të sotëm. Duket sikur Skënderbeu luftoi dhe Arbëria e atëhershme u shkatërrua, në mënyrë që mund të ekzistonte Shqipëria pesë shekuj më vonë.
E kam fjalën që harresa historike në popull për Skënderbeun nuk mund të shpjegohet vetëm me zhdukjen e elitave dhe shpënrguljen e asaj pjese të popullsisë që identifikohej me kauzën e Skënderbeut.
Për mua – dhe e theksoj që ky është mendim personal – zbehja dhe pastaj zhdukja e Skënderbeut nga kultura popullore shqiptare pas pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria Otomane ka të bëjë edhe me atë që, për të mbijetuarit kujtimi i Skënderbeut i bashkëlidhej humbjes, jo fitores.
Skënderbeu vërtet i fitoi të gjitha betejat me turqit, venedikasit dhe këdo tjetër, por strategjikisht përpjekja e tij ishte një katastrofë – për aristrokracinë arbërore interesat e së cilës ai mbronte, për trojet arbërore, për qytetet arbërore, për kulturën arbërore.
Para se të kthehej në simbol të ringjalljes së Shqipërisë, Skënderbeu do të ketë qenë njëfarësoj simbol i rrënimit të Arbërisë.
Popuj të tjerë fqinjë, që nuk patën ndonjë Skënderbej që t’i jepte dërmën turkut, e përballuan më mirë pushtimin osman. Greqia, Serbia, Dalmacia vërtet u shkatërruan, por jo aq sa Arbëria. Këtë e provon edhe konstatimi i thjeshtë se ngulimet arbërore në Greqi dhe arbëreshe në Itali të Jugut janë shumë më të mëdha sesa ato pak ngulime greke ose sllave-jugore.
Sot e kësaj dite, Shqipëria mbetet zona më e prapambetur në Ballkan, në çdo pikëpamje.
Për Evropën katolike, përkundrazi, qëndresa e Skënderbeut ishte pa dyshim heroike dhe e admirueshme. Imazhi i këtij prijësi që i ndali hordhitë turke në portat e Evropës pushtoi me shpejtësi mendjet dhe zemrat e njerëzve të mësuar të kontinentit.
Kjo shpjegon edhe suksesin e pashembullt të veprës së Barletit.
Mbi atë vepër të Barletit u mbështetën një numër i madh veprash letrare, poemash, pikturash, dramash, operash – për të mos përmendur veprash historike të mirëfillta – që kontribuan për ta kthyer Skënderbeun në një mit kontinental.
Statujat e Skënderbeut në qytete të Evropës, emrat e rrugëve dhe të shesheve, dhe nderimet e tjera që i bëhen atij burri, nuk kanë shumë të bëjnë me shqiptarët dhe Shqipërinë; por me Skënderbeun atlet të Krishtit.
Në këtë mënyrë, Rilindësit tanë e gjetën Skënderbejadën gati; një mit që vetvetiu u përshtatej planeve të tyre për ta bërë Shqipërinë. [2005]

Citim:
“Figurë luftarake, super-macho me mjekër e me pallë, u përshtatej për bukuri instinkteve patriarkale të shqiptarit.”

Nese do ndiqnim menyren e aresyetimit te Vehbiut me siper do te konkludonim qe instinkteve jopartiakale te Europes se perparuar do u pershtatej per bukuri nje figure pacifiste, burrec, sigurisht qose (pa qime) ne fytyre qe ne vend te palles mundesisht te mbante ne dore nje karamele (me sakte nje lepirese). Por per fat te keq mua me rezulton se edhe Europa jopatriarkale ne ate epoke sundohej nga burra gjithashtu me mjeker dhe palle ne dore. Pra kjo aresye per te perzgjedhur nga Rilindasit tane Skenderbeun thjeshte per imazhin e tij prej super-macho bie ere aspak profesionale.

Citim:
“Bëmat e Skënderbeut i popullarizoi Marin Barleti siç ishte zakoni atëherë. Ua ndali apo jo vrrullin turqve heroi, kjo është çështje për historianët, jo për ideologët”.

Del i qarte aludimi i Vehbiut qe Ideologet e Rilindjes sone (duke mos qene historiane) kishin futur hundet aty ku nuk u takonte duke e paraqitur Skenderbeun me me shume bema nga sa ka patur(!) Me cudit fakti qe edhe Vehbiu duke mos qene as historian e natyrisht as ideolog ka kurajon gjithsesi te beje te njejtin “mekat” duke gjykuar e dhene definicione per Skenderbeun, pra duke hyre edhe ai atje ku nuk i takon.

Citim:
“Vetë Skënderbeu nuk më rezulton të ketë pasur ndonjë farë ndjenje “shqiptare” të spikatur; as mund të kishte pasur në një kohë kur grupet sociale identifikoheshin sipas fesë, jo sipas gjuhës që flisnin”

Nje loje e paster ( por aspak e shendetshme) fjalesh e Vehbiut. Luhet me termin gjuhesor “shqiptar”. Dhe kjo loje fjalesh jepet nga autori ne nje kontekst te lidhur ne menyre qesharake me ndjenjen (ndergjegjen) e te qenurit shqiptar. Njesoj si t’i thuash sot nje kucovari: “ti zoteri nuk je nga Kucova, sepse per 50 vjet ti je quajtur nga Qyteti Stalin!Ose njesoj si ti thuash qe tropojanet jane zhdukur (meqe qendra e kesaj treve shqiptare nuk quhet Tropoje dhe atje ku dikur jetonin ata (tropijanet) ka vetem bajramcurras (banore te qytetit Bajram Curri)!

Citim:
“Duhet të dallojmë midis Skënderbeut historik, dhe Skënderbeut si Krisht të fesë kombëtare. Lidhja mes tyre nuk është gjithnjë drejtvizore.”

Se cili eshte ky dallim nuk na e thote Vehbiu, dhe as aresyet pse ajo lidhje nuk eshte drejtvizore. Vehbiu duhet ta dinte nga leximet qe ka bere qe lidhja mes mitit Skenderbe dhe figures historike Skenderbe nuk ka qene kurre e kithte,( dmth nuk ka qene kurre kontradiktore, kundershtuese, joparalele etj) Eshte fakt qe Skenderbeu NUK luftoi kurre kunder vendit te tij Arberise (emertesa per trevat shqiptare te asaj kohe). Dhe ky eshte kushti i mjaftueshem per te cilesuar dike si symbol te nje epoke te nje vendi te caktuar.
Kushti i domosdoshem per t’u bere simboli kombetar eshte tjetri: per cerek shekulli mbrojti me palle ne dore kunder superfuqise ushtarake te asaj periudhe pikerisht ato treva qe sot quhen Shqiperi. Dhe kete gje e beri me se miri sic rezulton nga qindra referenca dokumentare e arkivale te Bizantit, Venedikut, Vatikanit e me tej.

Citim:
“Aq më tepër që Skënderbeun e përdorën të gjithë, për qëllime të mira e të mbrapshta.”

Te gjithe? Po argumenti ben fjale per Rilindasit dhe jo “te gjithe” te tjeret. Nuk di ndonje rast kur Skenderbeun e kane perdorur Rilindasit per qellime te mbrapshta. Diktatori komunist sigurisht e perdori pas vitit 1968 per qellime te mbrapshta, por kjo nuk e zbeh aspak vleren e Skenderbeut si simbol kombetar. Pra shume naiv aresyetimi i autorit me siper. Analogjia mes “perdorjes” se Skenderbeut nga Rilindasit me perdorjen e tij nga diktatori komunist eshte shume e pabaze.

Citim:
“Ne që e kremtojmë sot, kremtojmë simbolin e Skënderbeut, jo figurën historike. Kremtojmë Rilindjen dhe dëshirën e vizionarëve të atëhershëm për t’i dhënë dinjitet Shqipërisë së ardhshme.”

I qarte nenteksti i paragrafit te mesiperm: se nese do merreshim me figuren historike te Skenderbeut ne do kishim shume aresye per te mos kremtuar pasi kjo gje nuk do i jepte aspak dinjitet Shqiperise se tashme.Ky eshte nenteksti i Vehbiut. Se cfare te “fshehtash” jodinjitoze ditka Vehbiu Skenderbeut kjo mbetet enigma, po aq sa mbetet enigma nje llomototje e tipit “ehe…ju duket juve i mire ai tipi, por une e njoh mire ate dhe te keqijat e tij”. Le te shpresojme se nje dite ky studiues do ia nxjerre “ palarat” ne shesh “Skenderbeut te pafane” - sic vertet e kane katandisur kete hero “cmitizuesit” e tij te zellshem.

Citim:
“Nëse Skënderbeu luftoi për Papën apo për Pejgamberin, kjo shqiptarëve nuk ka pse t’u interesojë dhe aq – sikurse nuk u intereson që Skënderbeu vdiq ngaqë e pickoi një mushkonjë malarike, jo ngaqë e helmuan venedikasit.”

Ketu kemi nje tentative qesharake te autorit (qe une me bonsens do doja ta quaja shaka apo lajthitje te tij ne dremitje e siper) per ta paraqitur Skenderbeun si mercenar. Nese do te ishte historikisht e vertet qe Skenderbeu luftoi gerxheve te Arberise per cerek shekulli per parate apo favoret hipotetike qe do i siguronte Papati sigurisht qe kjo gje nuk do e bente nje hero te denje kombetar ne syte e shqipareve. Por llogjika e thjeshte con ne nje kunderpyetje: nese Skenderbeu kishte motive mercenary ne bemat e tij, atehere perse iku nga ushtria turke ku ishte nje nga gjeneralet me te nderuar e me potente te Sulltanit (pra nje kariere e sigurte) dhe do shkonte drejt nje karriere aq te pasigurte e me kosto shume te larte per vete rehatine e jetes se tij personale? Pra nese Skenderbeu ishte nje arrivist sigurisht do kish qendruar aty ku ishte: kryekomandant i preferuar i Sulltanit.

Citim:
“Që rebelimi anti-osman i Skënderbeut shenjoi edhe shkatërrimin total të trevave shqiptare, edhe kjo s’është për t’u përfshirë në hagjiografinë rreth heroit.”

Me lejo te te them i dashur Vehbiu qe nuk kam lexuar argument me idiotesk se sa ky i mesipermi. Sipas logjikes tende Kullat Binjake ishte fatkeqesi qe u ndertuan, sepse ato u bene shenjestra e sulmit terrorist i cili la pas mijera te vdekur. Per me shume ne lidhje me kete argument mund te lexosh “Nastradinin ne Buhara” ku ke ate perrallen e kungullit qe do i binte ne koke femijes kur te rritej….

Citim:
“Pyetja nëse na duhet apo jo Skënderbeu, mund të çohet më tej dhe të shndërrohet në pyetjen tjetër – me spec – nëse pavarësia e 1912-ës u ka sjellë ndonjë të mirë të madhe shqiptarëve apo jo.”

Kjo pyetje nuk eshte me spec aspak. Eshte thjeshte nje lajthitje e jotja e rradhes ne rastin me te mire dhe nje kapitullim aspak dinjitoz para te keqes ne rastin me te keq. Do tingellonte vertet me spec nese do ishte shkruar nga ndonje njeri qe ka ne dore fatet e shqiptareve. Per fat te mire akoma jo.

Citim:
"Ndonjë studiues ose shkrimtar i huaj, jo doemos keqdashës, e ka ndërmarrë edhe këtë hap. Kam frikë se ne shqiptarët, me bëmat tona të shumëllojshme gjatë shekullit që e kemi pasur një shtet tonin, nuk i kemi dhënë ende përgjigje."

Shqiptaret sigurisht nuk e shtrojne kete pyetje per diskutim. Por mesa di une as serbet,greket, anglezet apo kinezet per vendin e tyre.



Citim:
“Nuk mund ta kuptojmë Skënderbeun pa kuptuar se çfarë traume historike ishte pushtimi i trojeve shqiptare të asaj kohe nga Perandoria Otomane”

Me e udhes me duket se autori duhet ta shkruante “nuk e kuptoj”, pra ne njejes, per sa kohe qe ne tere shkrimin paraqet nje kendveshtrim personal te tij

Citim:
“Në një kuptim mund të thuhet: dallimi midis arbërorëve (arbëreshëve) dhe shqiptarëve është pikërisht se të dytët u përftuan si nënshtetas të Sulltanit.
Kjo gjen mbështetje edhe në të dhënat gjuhësore. Arbër, Arbëri dhe arbëror përdoreshin deri sa nuk kishin ardhur Osmanët. Fjala “shqiptar” nuk ndeshet në arbëreshët, në Greqi dhe në Itali.
Dallimi gjuhësor që shenjon një ndryshim rrënjësor në identitet.”

Ja me ne fund: perceptimi personal i Vehbiut i serviret lexuesit i mbuluar me nje cipe “profesionale” duke (keq)perdorur nje aksiome te njohur me te cilen shpreson se mund te kete efekt sugjestionues mbi ata lexues per te cilet emri i autorit eshte me domethenes se vertetesia e shkrimit te servirur. Jam shume kurioz te mesoj nga Vehbiu se si mund te behet nje aplikim i argumentuar i postulatit te mesiperm ne momentin historik per te cilin diskutojme. Per cilin identitet e ka fjalen? Cili dallim gjuhesor? Cili eshte ky ndryshim rrenjesor identitetesh?

Citim:
“Është fakt i njohur që Skënderbeu dhe epoka e tij pothuajse nuk kanë lënë gjurmë në kulturën popullore të shqiptarëve – gegë dhe toskë, të krishterë dhe myslimanë.
Kjo mund të shpjegohet me atë që Skënderbeu, në thelb, nuk i përkiste identitetit “shqiptar” si të dallueshëm nga identiteti “arbëror”.
Pas përfundimit të rezistencës arbërore, në fund të shek. XV, ata arbërorë që kishin marrë pjesë aktive në luftrat ose u larguan drejt Italisë e ndoshta Greqisë e Dalmacisë, ose u shfarosën, ose u konvertuan në Islam.”

Ketu pyes veten nese kete shkrim e ka shkruar studiuesi Vehbiu apo thjeshte nje Vehbi i cfaredoshem.
Duke analizuar Eposin e Kreshnikeve, ne vepren e tij “Autobiografia e popullit ne vargje” Kadare paraqet dy shkaqe kryesore te mungeses se gjurmeve te epokes se Skenderbeut ne kulturen folklorike shqiptare. Sipas Kadarese: “ Ne lidhje me kerkimin e kujtimeve heroike lind pyetja:pse nuk u kerkuan kujtime heroike nga lufterat e Skenderbeut, te cilat ishin teper te aferta, por u shkua aq larg ne thellesi te mesjetes per te gjetur Eposin e Kreshnikeve Muj dhe Halil? Ka dy aresye per kete: E para, ideja e bashkekohesise (aktualiteti) ne artin mesjetar, sidomos ne epiken popullore, ka qene pothuajse e panjohur. Zakonisht subjektet merreshin nga kohe me te vjetra. Aresyeja e dyte eshte e nje natyre tjeter. I pare nga brezat e mevonshem te shqiptareve, sidomos nga largesia e shekujve XIX dhe XX aksioni i Skenderbeut, si shembull i madh mobilizues per lufterat e mevonshme, eshte nje aksion triumfator. Mirepo per ata qe jetonin akoma fill pas perfundimit te tij, nuk ishte krejtesisht ashtu. Ishte vertete nje periudhe lavdie te pashembullt, por mbarimi i saj ishte i pikellueshem. Shqiperia u pushtua. Per gjeneratat e para te shqiptareve qe jetuan fillimin e nates se gjate te pushtimit ishte e veshtire te konceptonin permasat e verteta te epopese se Skenderbeut. Zia i pengonte per kete. Skenderbeu i pafan ( I pafat) quhej heroin e kenget e vjetra arbereshe, sepse fati i Skenderbeut per ta ishte i pandare nga fati i Shqiperise. Keshtu ishte e natyrshme qe shqiptaret e koheve te par ate pushtimit te kerkonin ne kujtesen e tyre kujtime me te lumtura, dhe mundesisht pertej kohes turke, qe per ta ishte fatale. Lufterat e dikurshme me sllavet quhej e lavdishme sepse se paku kishte mbaruar me nderprerjen e dyndjes se tyre. Dhe keshtu shqiptaret ringjalllen eposin e vjeter qindravjecar te kreshnikeve”
Eshte shume i dukshem dallimi mes dy varianteve shpjeguese. Sigurisht Vehbiu ka marre kete ide te vjeter te Kadarese dhe e ka pare ne nje kendveshtrim te tijin duke i vene vulen e autenticitetit interpretimit ndryshe.Por nese Kadare jep shpjegime dhe argumenton, perkundrazi te Vehbiu gjem me vetem postulate dhe jepen si te mireqena shkaqet per te cilat sipas Vehbiut argumentohet mungesa e memories folklorike te shqiptareve per Skenderbeun dhe epoken e tij. Shkaqe ai ai i lidh apriori me ndryshimin gjuhesor mes fjaleve Arberi dhe Shqiperi qe nese do vazhdoja me logjiken e autorit jane dy gjera te ndryshme (!) pra dy toponime te ndryshme e po ashtu edhe arberit dhe shqiptaret te ndryshem.

Citim:
“Stërgjyshërit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm, pas gjase, do t’i kenë përkitur atyre shtresave që pak u përfshinë në Skënderbejadë – p.sh. banorë zonash të thella malore.”

Nje spekullim i paster. Vehbiu ben nje hap me tutje: ndermerr nje ndarje te shqiptareve, ndarje ne perkatesi etnike duke artikuluar gjasen sipas se ciles ne shqiptaret e sotem qe nuk jemi banore zonash te thella malore nuk kemi asnje lidhje shpirterore me Skenderbeun dhe pjesmarresist e asaj qe Vehbiu e quan Skenderbejade. Nenteksti i qarte edhe ketu: Skenderbeu dhe Skenderbejada jane po aq “primitive dhe naïve” sa jane edhe banoret e zonave te thella per te cilat edhe nga shkrime te tjera te po ketij autori dihet qe perfaqesojne shqiptarin e prapambetur dhe te trashe. (Nese kerkon dikush reference per kete me kenaqesi do te ia plotesoja kerkesen).

Citim:
“Mungesa e gjurmëve në foklor është shumë serioze, kërkon shpjegime, nuk mund të injorohet. Aq më tepër që, në këngët e ashtuquajtura “legjendare” ose historike ka plot që i referohen asaj periudhe. Por personazhet të cilëve u këndohet atje – si Gjorg Golemi – nuk njihen, ose janë fare minorë.
Për të sjellë një krahasim, gjurmë të Skënderbeut në foklor i kam ndeshur deri edhe në një përrallë italiane të mbledhur në Napoli, ku heroi ynë përmendet si “Scannarebecco” (“La Fiaba dell’Orco”). Në të vërtetë, Skënderbeu u thirr nga Ferdinandi i Napolit për të marrë pjesë në ca luftra të vockla fisnikësh, të cilat i fitoi duke u shquar edhe për mizori të madhe. Që këtej edhe frika trashëguar në vargjet. Natyrisht, kujtimi për Skënderbeun duhej të ishte ruajtur mirë ndër arbëreshët e Italisë. Këngët e atjeshme për epopenë e luftrave kundër turkut i mblodhi De Rada, që mendonte se ishin copëza të një rapsodie të vetme. Atje e ka zanafillën edhe shndërrimi i Skënderbeut në simbol të krenarisë dhe të identitetit kombëtar më parë arbëresh, pastaj shqiptar.” Më pas pati studiues që thanë se De Rada i kish shkruar vetë këto poema, për t’ia atribuar pastaj “popullit”, siç ishte e udhës në ato kohë romantike. Fenomeni, i quajtur “osianizëm”, njihet mirë në kulturën evropiane. Copëzat e rapsodisë mbledhur prej De Radës kanë nivel artistik më të lartë se folklori mbledhur në Shqipëri – por origjina e tyre ende nuk është sqaruar krejt. Mund të jetë edhe që De Rada i mblodhi disa këngë, pastaj i rishkroi, sipas shijes së vet.”

Eshte e pajustifikushme qe ketu autori qe eshte edhe studiues nuk ka sjelle asnje reference ku mbeshtetet pretendimi se folklori arberesh “skendebejadas”qenka sajese e De Rades, pra e shkruar nga vete ai dhe e paraqitur si folklor arberesh me memorie histrike per Skenderbeun dhe epoken e tij.Edhe ketu ne kete citim te mesiperm vihet re qarte nenteksti: asgjesimi me cdo mjet i cdo gjurme te epokes se Skenderbeut ne memorien kolektive te shqiptareve te periudhes post-Skenderbe.

Citim:
“Objektivisht, luftrat e Skënderbeut nuk u sollën asgjë arbërorëve, përveç shkatërrimeve të pafund, shpërnguljeve dhe rrënimit të krejt kulturës ekzistuese, urbane e rurale, elitare e foklorike.
Nga ana tjetër, epopeja e Skënderbeut qëndron në bazë të ndërgjegjes historike të shqiptarëve të sotëm. Duket sikur Skënderbeu luftoi dhe Arbëria e atëhershme u shkatërrua, në mënyrë që mund të ekzistonte Shqipëria pesë shekuj më vonë.”

Ndarje te tilla konceptuale “Arberia e atehershme” dhe “Shqiperia e sotme” mund t’i kishin hije nje poezie apo persiatjeje, por jo nje studimi qe merr persiper te analizoje nje epoke.te krijohet ideja se Vehbiu kerkon te na binde se behet fjale per dy vende dhe territore te ndryshme, per dy popuj te ndryshem, me pasoje dy identitete te ndryshme kombetare. Loje fjalesh me qitje te larget e denje per nje amator dhe jo per nje studiues erudit te linguistikes.

Citim:
”E kam fjalën që harresa historike në popull për Skënderbeun nuk mund të shpjegohet vetëm me zhdukjen e elitave dhe shpënrguljen e asaj pjese të popullsisë që identifikohej me kauzën e Skënderbeut.”
“Për mua – dhe e theksoj që ky është mendim personal – zbehja dhe pastaj zhdukja e Skënderbeut nga kultura popullore shqiptare pas pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria Otomane ka të bëjë edhe me atë që, për të mbijetuarit kujtimi i Skënderbeut i bashkëlidhej humbjes, jo fitores.”

Jo edhe aq personal. E ka shkruar Kadareja qe para 40 vjetesh. Por interpetimi yt eshte vertete i yti dhe jo i Kadarese, zoti studiues.

Citim:
“Skënderbeu vërtet i fitoi të gjitha betejat me turqit, venedikasit dhe këdo tjetër, por strategjikisht përpjekja e tij ishte një katastrofë – për aristrokracinë arbërore interesat e së cilës ai mbronte, për trojet arbërore, për qytetet arbërore, për kulturën arbërore.
“Para se të kthehej në simbol të ringjalljes së Shqipërisë, Skënderbeu do të ketë qenë njëfarësoj simbol i rrënimit të Arbërisë.”
Edhe ketu nje “harrese” nga ana e autorit te shkrimit. Mendoj se eshte me e drejte dhe sigurisht me e ndershme te themi Skenderbeu u kthye ne simbol i fitores dhe qendreses se Arberise per cerek shekulli. Arberia u rrenua dhe u nenshtrua pas vdekjes se Skenderbeut jo per faj te Skenderbeut, por sepse Arberia nuk prodhoi Skenderbej te tjere ne shekujt qe pasuan. Nuk eshte mekat i Skenderbeut qe nje dite do vdiste (nga pleqeria, semundja, helmimi apo vdekja ne beteje).Dhe sigurisht impakti i bemave te tij ne popullin e tij ishte shume i fuqishem edhe pas vdekjes se tij. Arberia u nenshtrua dhjete vjet pas vdekjes se Skenderbeut dhe jot e nesermen e vdekjes se tij. Dhe Rilindasit evokuan pikerisht kete ze te groposur por jo te shuar te impaktit te Skenderbeut ne memorien hiostorike te shqiptareve. Natyrisht ne nje epoke me te vone dhe ne rrethana te tjera edhe pse nen zgjedhe turke. Evokimi i Skenderbeut nga rilindasit ishte evokimi i QENDRESES dhe aspak evokimi nje macho-je me mjeker dhe palle ne dore, zoti Vehbiu. Eshte e pafalshme te flitet per ceshtje identitetesh te humbura apo te ndryshuara e te lesh menjane ate qe quhet ndergjegje e nje kombi. Identiteti kombetar nuk shqyrtohet me copa amforash te gjetura nenuje apo me mbishkrime te vjetra. Ashtu identifikohen territoret, popullatat, qyteterimet. Kurse ndergjegja kombetare identifikohet pikerisht atje ku ajo lind: ne shpirtin e nje kombi e ne memorien e tij e cila sic do memorie ka raste amnezish te perkoheshme te cilat nuk deshmojne mungesen e KUJTIMIT (Skenderbejades ne rastin konkret), por deshmojne patologjine e atij qe vuan nga kjo amnezi e perkohshme.

Citim:
“Popuj të tjerë fqinjë, që nuk patën ndonjë Skënderbej që t’i jepte dërmën turkut, e përballuan më mirë pushtimin osman. Greqia, Serbia, Dalmacia vërtet u shkatërruan, por jo aq sa Arbëria. Këtë e provon edhe konstatimi i thjeshtë se ngulimet arbërore në Greqi dhe arbëreshe në Itali të Jugut janë shumë më të mëdha sesa ato pak ngulime greke ose sllave-jugore.”

Nje tjeter spekullim i Vehbiut.Se pari te gjitha vendet fqinje kane pasur skenderbete e tyre, te vegjel apo te medhenj, te perkoheshem per nje beteje apo per disa beteja, per nje vit apo per me shume, per nje copez te vogel territori apo per nje truall te madh etnik.
Se dyti, eshte e natyrshme qe kush e humbet me shpejt dhe me lehtesisht lirine ndeshkohet me pak. Dallimi mes sovranit dhe sherbyesit njihet qe nga gjeneza e jetes njerezore. Po ashtu sic njihet edhe fakti qe cdo liri fitohet me gjak, edhe kur eshte nje liri e shitur lire ne tregun e ndergjegjeve kombetare, edhe kur eshte nje liri e “shitur” me cmimin me te shtrenjte si ajo e arberve.

Citim:`
“Sot e kësaj dite, Shqipëria mbetet zona më e prapambetur ne Ballkan”

Fjalia dhe konkludimi i mesiperm “Skenderbe-related” me bind perfundimisht qe kete shkrim e ka shkruar Vehbiu dhe jo studiuesi i respektuar linguist Vehbiu. Nuk do merresha me kete shkrim nese do e dija qe ne fillim kete gje

6.1.09

"Sizifet" dhe Rrota e Historise (shenime mbi antikombetaret)

Arma e re diabolike e antishqiptareve e joshqiptareve shqipfoles dhe nenprodukteve te tyre: kerkojne te paraqesin si mite nocione si Atdheu, Kombi, Gjuha, Simbolet Kombetare, Etnogjeneza e shqiptareve dhe pastaj te kene alibine e cmitizimit te "miteve" te tilla (!).
Por a jane vertete mite nocione tilla?

Per te ndihmuar argumentin le te supozojme se jane mite. Pra jane mite nacionale, krijesa te paverteta dhe jo me vleren mitike qe u eshte dhene ne kohera te ndryshme per interesa te caktuara.keshtu i bie qe edhe Historia e Shqiperise dhe Shqiptareve eshte nje mit i pavertete i cili duhet cmitizuar nga te pavertetat.
Dihet qe historia e nje vendi apo kombi eshte shkruar ne baze te studimeve apo deshmive te ardhura sa me thelle ne lashtesi te jete e mundur, pra sa me afer origjines se historise se civilizimit se nje kombi. Herodotet, Strabonet e nje sere e pafund historianesh, hartografesh e gjeografesh, etnografesh e te njohur te lashtesise apo edhe te periudhave te mevonshme historike , qofshin greke, romake apo anglosaksone me shkrimet dhe argumentat e tyre kane ndertuar historine e shume vendeve fqinje me ne. Te njejtat burime historike qe perdoren per te ndertuar mitin historik nacional grek jane perdorur edhe per te ndertuar mitin nacional shqiptar. E po keshtu per vendet e tjera te Ballkanit ne vecanti. Pra ne baze te ketij aresyetimi supozues nxjerrim dy perfundime:

1- Historia e Ballkanit eshte nje mit

2-Ky mit eshte ndertuar mbi te njejtat burime historike te interpretuara apo keqinterpretuara ndryshe ne kohe te ndryshme

Le t'i cmitizojme ato sipas pretendimit per t'iu afruar sa me shume te vertetes historike te cilen keto mite e deformojne. Armet e cmitizimit paradoksalisht jane te njejta me armet mitizuese: Studimet, shkrime historike te historianeve dhe studiuesve, greke, latine, shqiptare, anglosaksone etj etj...
Pra handikapi i pare i cmitizuesve eshter se perdorin rruge dhe arme te njejta per proceset e tyre cmitizuese. Per me tej injorojne ato mite nacionale te cilat i kane rrezistuaer shekujve pikerisht se jane bazuar mbi nje baze te qendrueshme argumentash historike edhe pse shpesh te debatueshem ne epoka te ndryshme nen ndikimin e faktoreve politike dhe sociale te caktuar. Dhe keta cmitizues nen pretendimin se po rrezojne mite te vjetra nuk e kuptojne se duan te ndertojne mite te reja. Pra proceset cmitizuese shndrrohen ne procese mitformuese.
Sigurisht te e verteta shkohet neper shume rruge, por pyetja eshte: kur nuk e paskan pasur monopolin e te Vertetes Historike brezni te tera historianesh te certifikuar qe nga lashtesia e deri ne ditet tona, si e pretendon kete monopol nje brez i ri studiuesish aspak i certifikuar nga Koha per vertetesine e tezave te tyre "cmitizuese"? Do ishte shume naive dhe qesharake te mendohej dicka e tille.
Keta studiues "cmitizues" sigurisht e dine qe perpjkeja e tyre eshte nje vrime ne uje ne lemin e pafund te argumentave qe kane bere te qendrueshem ne shekuj mitet nacionale. Keto mite kurre nuk behen me dekrete qeverish. Perkundrazi ka pasur sundime te tilla te cilat me dekrete kane mohuar ekzistencen e mite nacionale sa here qe kjo gje u ka rrezikuar pushtetin ideologjik apo personal mbi nje territor te caktuar.
Pra loja me mitizim-cmitizim nga pikepamja profesionale dhe shkencore eshte nje udhe pa krye qe vertete con ne labirinthe te panjohura ne ndonje rast, por nuk con te e verteta e pretenduar. Eshte e natyrshme qe miti mijera vjecar nuk mund te cmitizohet me dhjete studime dhe nga 5 studiues brenda nje dekade. As Sizifi nuk do e kishte me te madh stermundimin. por sizifet tane nuk po ngrene mbi shpine ndonje gur, por vete rroten e Historise.Sigurisht ne kete kendveshtrim perpjekja dhe misioni i tyre cmitizues eshte nje fllucke sapuni. Te mos besojme Herodotin por te besojme Vehbiun fjala vjen. Te mos besojme Strabonin, por te besojme Klosin fjala vjen. Te mos besojme albanologet e shumte gjermane por te besojme velot, lubonjat e kompani, te mos besojme nene Terezen qe thote se ishte shqiptare, por te besojme Plasarin,ca studiues "vorioepirote" qe gelojne forumeve virtuale qe parvjet mbaruan universitetin e Athines. Te mos besojme Cabejin por te besojme lloj lloj skuthesh sharlatane qe vine nga pertej kufinjve shqiptare.O tempora,O mores!
Une do te mirekuptoja nje studiues shqiptar te apasionuar pas "cmitizimeve" qe kontribuon sa me shkencerisht te jete e mundur ne cmitizimin e miteve nacionale e shoviniste greke apo serbe (meqe keta kemi fqinje), por eshte teper absurde te kuptoj nje studiues shqiptar qe me mish e me shpirt i perkushtohet carmatosjes se popullit dhe vendit te tij perballe vendesh fqinje qe mitet nacionale i kane aq te shenjta e te paprekshme(!)Kjo nuk eshte thjeshte absurde. Eshte pushtllek!


Deri ketu abstragova duke supozuar se nocionet Atdhe, Komb dhe Gjuhe jane mite, sic pretendojne "sizifianet" e lartpermendur.Nga ky abstragim me rezulton si konkluzion qe Cmitizimi ne thelb eshte krijimi i miteve te reja.

Tani kalojme ne nje pyetje te dyte: Nese mitet nacionale i kane sherbyer (here mire e here keq-shenim i imi) ekskluzivisht kombit dhe prandaj jane krijuar (sipas teorive te "sizifianeve" keto), po mitet e reja te sizifianeve qe edhe ato jane padyshim mite historike dhe nacioanle ne vetvete kujt i sherbejne? A i sherbejne kombit perkates? (atij shqiptar ne rastin konkret) A po krijohen per t'i sherbyer kombit? Alibia se po i krijojne per t'i sherbyer te Vertetes Historike bie nga aresyetimi i meparshem i pjeses se pare te ketij shkrimi. Atehere cfare mbetet nese nje mit i ri historik nuk i sherben as te vertetes e as vete kombit? Kujt i sherben cmitizimi-miti i ri?

E kalojme aresyetimin ne nje plan me real dhe me te afert ne kohe. Ja e cmitizuam Shqiperine dhe Historine e saj. Bukuri.Me ne fund kemi nje vend te cmitizuar mes fqinjeve teper mitike dhe potente ne mitizime. me sakte kemi nje Shqiperi me mite te reja aspak nacionale perballe vendeve qe akoma jane mitike si pasoje e punes se dobet te "sizifeve" perkates qe ndryshe nga keta sizifet tane jane me "pertace" dhe e dashkan me pak te verteten historike se sa keta tanet(!)Pra kjo do ishte tabloja perfundimtare pas kryerjes me sukses te punes nga "sizifet". Nje Shqiperi me mite lexo: nje shqiptar qe me ne fund u bind se vendi i tij nuk ka qene ndonjehere, qe u bind se as origjina nuk i dihet, qe u bind se as gjuha e tij nuk eshte vecse nje perzierje e vjedhur nga gjuhe e fqinjeve, pra kemi kete shqiptar te cmitizuar [erballe nje greku, serbi, francezi,anglezi, gjermani etj etj te cilet mitet e tyre nacionale i kane gjene me te shenjte e te mbrojtura edhe me legjislacion te forte penal apo akademik (!)

Eshte ky momenti qe e dekonspiron misionin e cmitizuesve.

Kalojme te pyetja a jane vertete mite Atdheu, Kombi , Gjuha dhe Etnogjeneza dhe simbolet Kombetare ? A eshte vertete mit Skenderbeu apo nuk ka ekzistuar ndonjehere? A eshte mit apo realitet lufta e tij 25 vjecare kunder turqve?
Miti (ne nje perkufizim larg sofizmave) ne thelb eshte eshte dicka e krijuar nga fantazia dhe e servirur apo e besuar si e vertete. Skenderbeu nuk eshte mit si Muji apo Halili sigurisht, dhe po ashtu edhe lufta e tij nuk eshte si lufta mitike e Gjergj Elez Alise kunder bajlozit.
Atdheu eshte nje realitet historik-territorial e shpirteror , pra si i tille nuk eshte e nuk mund te jete mit dhe pjelle e fantazise sigurisht. Gjuha e nje vendi do ishte idoteske te konsiderohej mit qe duhet cmitizuar...Simbolet kombetare po ashtu.


Por nuk eshte faji i Skenderbeut qe madheshtia e vepres se tij e beri ate ne nje mit-simbol ne memorjen kolektive historike shqiptare.
E si te mos ndodhe ndryshe? Sot ne kete bote moderne e virtuale po kthehen ne mite aktore e fotomodele pasatempo,futbolliste e parveny, lloj lloj njerezish pa asnje vlere te qendrueshme perfaqesuese kombetare e jo me nje prijes luftetar per te cilin arkivat e botes jane plot me madheshtine e tij dhe te asaj qe beri per cerek shekulli.
Jo fort larg edhe vete "sizifianet" tane do shndrohen ne mite te tipit "stuhi ne gote"...Ne nje gote me uje te ndjenjur gjithsesi te cilen nuk e pastron dot asnje proces i mirefillte distilues.

4.1.09

Kur lexuesi nuk eshte lexues ( replike mbi nje vezhgim)

Thane "lexuesit":

* “Gjeja me e shemtuar qe kam lexuar qe kur nuk mbahet mend.
Adminet nese kane ndonje ndergjegje njerzore (sepse kjo ndergjegjia shqiptare u be boz tashme) bejne mire t'i bllokojne shkrime te tilla.

* Ky shkrim është faqe e zezë për krejt blogosferën shqip;…. prandaj më vjen turp, para miqve, kolegëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë me origjinë vllahe, që një shqiptar po aq etnik sa unë, guxon të dalë publikisht me manifeste të tilla primitive.

* Fryrja e percarjes fetare, etnike apo pseudo-etnike pervec se e turpshme eshte shume e rrezikshme.

* Po mire mer, ta mbajme. Si na keshillon whisper tani? T'ia fusim nje holokost sic u be me hebrenjte (se ashtu i ka bere krahasimet) apo t'iu gjejme token e shenjte e t'i heqim zvarre andej tutje?!

* Te ruhemi nga vllehet dhe ortodokset?

* shkrimi gju me sacme, pra fut ne nje thes gjithe vllehet e ortodoksit.

* Ne kete shkrim eshte paraqitur nje realitet tejet i ekzagjeruar, racist dhe diskriminues. Pastaj vete argumentat qe shtrohen jane te dobet. Per gjendjen e veshtire aktuale ne vend, autori kerkon armiq imagjinarë, nderkohe qe çdo shqiptar ka pergjegjesine e tij ne tranzicionin aktual. Po whisper, kjo eshte vetem paranoja juaj personale, kjo quhet ksenofobi.

* Po aq absurde eshte thirrja "te pastrojme rradhet e qeverise nga vllehet" dmth te çvllehezojme qeverine dhe mediat.

* Ky eshte pseudoshkrim, qe perpiqet deri ne ngerc te hiqet si shkrim i mirefillte.

* Shkrimi per plehra, "argumentet" te mjera. S`ke ku ta kapesh me pare, kohe e humbur, por qe vlen vetem per t`u bindur se fatkeqesisht ka edhe keshtu...

* por per hir te te vertetes desha te them se ky shkrim eshte pak me shume se i keq. Eshte keqdashes. Dhe nuk po e jap me pika se nuk shkova dot me shume se dy paragrafe ngaqe mu perzie.

* Ajo qe me cudit dhe me vjen keq mua, eshte se idete e seleksionimit dhe persekutimit nuk vijne nga ndonje cunak buze padirsur, i cili eshte rritur me croissant me cokollate dhe nuk ia ka idene se cfare do te thote te persekutosh njerez ne baze ideje, krahine dhe prejardhjeje, por keto xhevahire dalin nga goja e nje njeriu qe i ka vuajtur mbi kurrizin e vet vuajtjet e persekutimit.”



Komentet e mesiperme do te kishin vlere nese do ishin shoqeruar me citime nga teksti dhe te mos mbeteshin ne nivelin e nje refuzimi te thjeshte te shoqeruar me verdikte te verbera e te rendomta turmash.
Kam folur shpesh per pseudolexuesit apo kandidatet per lexues. Me keqardhje konstatoj se vazhdojne te ekzistojne sidomos kur ua do puna te hiqen si te tille.

Ky shkrim nuk ishte nje poezi e as ndonje krijim artistik pelqimin apo refuzimin e te cilit askush nuk do ishte i detyruar ta shpjegonte. Por eshte nje vezhgim personal mbi baze te nje kendveshtrimi personal te realiteteve shqiptare.
Te mos jesh dakort me kendveshtrimin tim eshte tjeter gje dhe t’i mveshesh qellimshem shkrimit gjera qe nuk i ka eshte nje gje tjeter aspak e lavderueshme.

Pra sipas te mesipermeve shkrimi eshte racist, percares, ksenofob, paranoiak etj etj..por askush prej tyre nuk ka mundur dot te citoje nga teksti ku e ka pare ne tekst racizmin, diskriminimin apo urrejtjen percarese kunder vlleheve. Kjo tregon nivel paragjykues nga ana e komentuesve.

Vezhgimi im nuk synon aspak te sulmoje nje komunitet vlleh ne teresi. Kete gje e kam theksuar ne vazhdimesi te shkrimit tim:


Citime nga teksti:

“Aksioma 1: jo çdo vlleh është detyrimisht antishqiptar
Aksioma 2: jo çdo antishqiptar është detyrimisht vlleh

Ne paranteze sqaroj se ky nuk eshte aspak nje vezhgim me syrin e nje antivllehu, sic natyrisht do te interpretohet qellimshem nga pseudolexuesit e cdo etnije, por eshte nje vezhgim i bere me syrin e nje shqiptari.

Duke i hequr tingellimin e mundshem antivlleh dhe duke i mshuar tingellimit paralajmerues dhe ndergjegjesues ndaj shqiptareve do ta ilustroja kete vezhgim edhe me nje pasazh te shkruar nga nje shqiptar i madh si Konica:

U kerkoj ndjese te sinqerte miqve te mi vllehe kudoqofshin (dhe te tille kam jo pak) si edhe atyre lexuesve vllehe, por joantishqiptare, nese mund te ndjehen te cenuar apo te fyer nga ky vezhgim i imi. Ritheksoj se shenjestra e ketij vezhgimi ka vetem nje emer: antishqiptarizmin qe buron nga shqipfolesit-joshqiptare ciletdoqofshin.”

Keto citime nga teksti zoterinjte komentues duhet t’i kishit lexuar para se te leshonin munxat drejt autorit. Edhe te lexuarit kerkon ndershmeri . Vetem nga nje lexim i ndershem rrjedh nje koment i ndershem. Nuk e kam fjalen ketu per ata "lexues" te cilet mund te lexojne pa e humbur fillin llogjik vetem ndonje sms dhe qe lodhen nga tekste me me shume se pese rreshta.Keta te fundit eshte me e udhes te zbaviten me celularet e tyre se sa te veshtiresojne jeten e tyre duke lexuar vezhgime te tilla.
Paturpesisht kerkohet nga ky lloj pseudolexuesi qe autori te shKoje te debatoje mes tyre. Mbi cfare te debatoje autori o pseudolexues? Mbi sharjet dhe fyerjet qe i behen atij? Mbi komente te shpikura nga fantazia e pseudolexuesit? Mbi deformimet e qellimshme qe i behen tekstit te shkruar?
Sigurisht nje autor nuk ka nge dhe as kohe te tepert te merret me pandehma pseudolexuesish.Autorit i intereson vec mendimi i lexuesit dhe me opinionet(sidomos ato kundra) e lexuesit do perballej me kenaqesi ne cdo rast. Natyrisht edhe autori edhe shkrimi do perfitonte vlera racionale nese do perballej me nje bashkebisedim profesional, etik dhe racional me lexuesin. Me lexuesin qe komenton mbi ate qe autori ka shkruar te zeze mbi te bardhe dhe jo mbi halucinacione pseudolexuesish qe duan te "bashkebisedojne" mbi nje tekst te cilin NUK DINE TA LEXOJNE ose QELLIMSHEM E KEQLEXOJNE DUKE E DEFORMUAR.


Shkrimi dhe autori u quajten "racist dhe ksenofob", por askush nuk mundi te citonte racizmin apo ksenofobine e shkrimit.

Citim nga teksti:

“vllehët nuk janë një fe apo religjion, por janë një minoritet kulturor joshqiptar. Janë bujtës fatkeqë që nata e Historisë i zuri në rrugë të madhe siç zuri edhe romët. Bujtës fatkeqë, por që bujaria ( me shpesh instiktive se sa e ndërgjegjshme apo paragjykuese) e mikpritësit shqiptar iu dha një vend në sofrën shqiptare. Vllehet jane nje minoritet kulturor qe gjate historise kane deshmuar nje gen te fuqishem mbijetese dhe konservim te vlerave dhe traditicionit te tyre jo te varfer kulturor. Nje minoritet kulturor i cili ka te drejten legjitime e te pamohueshme te lulezoje ne kete vend qe quhet Shqiperi po aq sa edhe shqiptaret duke mos e humbur perkatesine tij vllehe.

Është e kuptueshme dhe gjej rastin t’i përgëzoj për përpjekjen e tyre vigane për promovimin me çdo kusht të kulturës dhe tradicionit vlleh edhe në kushtet kur janë thjesht një minoritet kulturor në një vend të huaj, në një vend që në analizë të fundit nuk është atdheu i tyre biologjik. Padyshim ata janë patriotë shumë të mirë të çështjes vllehe në përgjithësi dhe kjo gjë natyrisht i bën ata të respektuar edhe në mjediset shqiptare. Për sa kohë që mbeten në nivelin e dashurisë për kombin e tyre sigurisht, por jo kur fillojnë ekpansionin dhe kryqëzatën ndaj një kombi tjetër që rastisi t’i mikpresë paraardhësit e tyre.”

Ku eshte racizmi ne keto rreshta te nderuar pseudolexues?


A synon shkrimi percarje fetare apo etnike sic u pretendua nga turma e pseudolexuesve? ASKUND NE TEKST!
Le ta ilustrojme nga teksti edhe kete akuze te disa komentuesve.

Citim nga vezhgimi:

“Është i gabuar perceptimi që të gjithë ortodoksit shqiptarë janë antishqiptarë. Është një perceptim i pavërtete i cili me apo padashje i shërben antikombëtares në një plan më afatgjatë.Shpesh ky perceptim popullor iniciohet qëllimshëm nga ata që duan të zhvendosin vëmëndjen drejt një dasie fetare- një plagë që dëshpërimisht duan ta implantojnë edhe në realitetet shqiptare.
Në fakt mendoj se nuk kemi të bëjmë aspak me dasi fetare. E theksoj: ASPAK! Shqiptaret kurre nuk e kane pare identitetin kombetar te lidhur me fete e tyre konjukturale.Ky eshte nje fakt i pamohueshem ne vazhden e historise. Perkundrazi jane fqinjet tane qe identitetin fetar e konsiderojne si identitet kombetar dhe te lidhur pazgjidhshmerisht me te.Dhe kane qene fqinjet tane apo minoritete etnike ose kulturore te lidhur me ata te cilet kane kerkuar ta paraqesin ne shekuj identitetin kombetar te shqiptareve si nje identitet fetar.”

Kalojme tani ne thelb te vezhgimit. Autorit nga vezhgimet e veta i rezulton si me poshte:

Citim nga teksti:

“Aksioma 3: Ne cdo dukuri antishqiptarizmi te shfaqur ne periudhen e dy dekadave te fundit mbizoteron elementi vlleh si perfaqesues i nje ndergjegjeje etnike joshqiptare.

Gjithsesi në këtë skakierë luan akoma një kalë. Një kalë troje jo grek siç mund të mendojnë të tjerët shpesh jo pa aresye. Është një kal troje vlleh.”

"Është pikërisht elementi vlleh i kësaj ortodoksie i cili gjeneron në vazhdimësi tezat antikombëtare."

Dhe per te mos mbetur vetem ne nivelin e konstatimit personal autori I referohet edhe burimeve te tjera ne lidhje me perceptimin e tij.
U referohet dy perfaqesuesve te CERTIFIKUAR te ndergjegjes shqiptare si Konica dhe Kadare, dhe njekohesisht i referohet edhe statistikave lehtesisht te verifikueshme te statusit te vlleheve ne rangjet e larta qeverisese te shqiperise komuniste dhe postkomuniste.Madje autori e ka distancuar dukshem ne tekst veten nga ndonje mllef antivlleh i fjales se Konices, lehtesisht e keqkuptueshme dhe e keqperdorshme nga mendjet e nxehta .

Ne vazhdim te shkrimit autori shtjellon DUKURINE qe ai ka vezhguar:

Citim nga shkrimi:

“Diskutohet çështja e Kosovës, diskutohet çështja e Identitetit Kombëtar, diskutohet Gjuha shqipe, diskutohet Origjina e Shqiptarëve, diskutohet insitucioni i Heroit Kombëtar-Skënderbeu, diskutohet një personalitet i kalibrit botëror si Nënë Tereza, diskutohet e ardhmja e Shqipërisë, diskutohet Kultura Shqiptare, Etnogjeneza Shqiptare apo çdo gjë tjetër që lidhet thelbësisht me Shqipërinë dhe Shqiptarët auditori është e pamundur të mos ketë në përbërje me cilesine e “specialistit te ceshtjeve kombetare shqiptare” te njejtin grup vllehesh dhe pothuajsevllehesh (!) I njejti grup vllehesh dhe pothuajsevllehesh over and over perballet me ceshtjet kombetare te shqiptareve (!). I njejti mish-mash vllehesh u sqaron shqiptareve nga ekranet e televizoreve apo nga faqet e gazetave reale dhe virtuale se duhet te ckombetarizohen sa me shpejt te jete e mundur (!)
I njejti mish-mash vllehesh dhe pothuajsevllehesh ( faqezinj e faqekuqe sipas rastit) qe here nen petkun e analistit, te historianit, te perkthyesit, piktorit-publicist e te studiuesit, por gjithnje nen petkun e shoqerise civile “shqiptare”, qe ka marre persiper t’u thote shqiptareve qe atdhedashuria eshte herezi e turpshme (!)”

A eshte i tere komuniteti vlleh ne kete histori? Autori thote JO.

Citim nga teksti:

“është e pamundur të mos ketë në përbërje me cilesine e “specialistit te ceshtjeve kombetare shqiptare” te njejtin grup vllehesh dhe pothuajsevllehesh”

“Për sqarim dhe për të shmangur çdo keqkuptim të qëllimshëm nga pseudolexuesit dua të theksoj se të gjashtë këta (dhe sigurisht nuk janë vetëm keta te gjashtë) janë persona të nderuar në profesionin e tyre, njerez që profesionalisht janë nderuar dhe vlerësuar nga publiku shqiptar, njerëz që tërheqin vëmendje mediatike dhe publike me fjalën e tyre kur kjo fjalë është profesionale dhe aspak emotive apo nën shtysa të dyshimta.
Janë njerëz që kanë fituar çmime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare për kontributet e tyre në fushat përkatëse.
Ashtu sic kane fituar statusin e sharlatanit perballe studiuesve serioze dhe fakteve te patundura historike ne jo pak “studime” dhe teza te tyre gjoja akademike!
Ashtu sic kane fituar statusin e karagjozit sa here qe rrugen e dokumentuar te Historise dhe Fakteve Dokumentare qe vine qe nga Antikiteti dhe gjenite e asaj periudhe perpiqen ta ndrrojne me qorrsokaqe driteshkurtera te pseudokerkimeve te tyre shkencore.
Ashtu siç kanë fituar edhe statusin e antishqiptarëve jo rrallë herë kur kolektivçe si në një kryqëzatë të mirëorganizuar kanë përqëndruar zjarrin e dijeve dhe mosdijeve të tyre dhe rezultanten e komplekseve të tyre të mungesës së një atdheu “të tyre” pikërisht në temat e nxehta kombëtare të shqiptarëve.”

"I njejti mish-mash vllehesh dhe pothuajsevllehesh ( faqezinj e faqekuqe sipas rastit) qe here nen petkun e analistit, te historianit, te perkthyesit, piktorit-publicist e te studiuesit, por gjithnje nen petkun e shoqerise civile “shqiptare”, qe ka marre persiper t’u thote shqiptareve qe atdhedashuria eshte herezi e turpshme"

“Unë nuk njoh ndonjë komb tjetër në botë që të hiqte brekët në këtë farë feje siç u kërkojnë disa eksponentë të minoritetit kulturor vlleh shqiptarëve.”

Pra autori thote qarte qe qenkan 6 persona dhe jo sic pretendon pseudolexuesi “i tere komuniteti vlleh”. Me te drejte si autor i vezhgimit mund t'i pyes pseudolexuesit: "I keni syte ne balle apo diku tjeter?"
Pra disa persona qe sot per sot perfaqesojne eliten vllehe ne mediat shqiptare e ne shoqerine civile “shqiptare”. Pra disa persona (6 apo me shume) te cilet jane object I vezhgimit tim, 6 persona te cilet jane eksponente te komunitetit kulturor vlleh ne Shqiperi.

Dhe ne vazhdim autori ben nje sinteze logjike te disa fakteve reale te cilet i jep te detajuara ne tekst.

1- te gjashte ata persona karakterizohen nga antishqiptarizem sa here qe diskutohet ceshtja kombetare shqiptare apo ceshtje te lidhura me te.
2- Te gjashte ata persona jane pjestare te komunitetit kulturor vlleh direct apo indirekt (pothuajsevllehet)
3- Te gjashte ata persona lancohen si eksponente te shoqerise civile shqiptare soroiste.

(vllehe dhe pothuajsevllehe- pothuajsevllehet jane ata qe shqiptare qe jane reshtuar ne nje barrikade antishqiptare me eksponentet e spikatur vllehe te shoq.civile "shqiptare")


Dhe autori pyet: te jete Koincidence? Te jete rastesi? Te jete paranoje e autorit dhe aspak realitet?
Ne vezhgim autori ka aluduar dhe shtjelluar shume ideja te cilat e bejne kete perceptim me shume realitet se sa paranoje.


Shqetesimi i autorit eshte si me poshte:

Citim nga teksti:

“Ajo që mbetet e pakuptueshme dhe jologjike është fakti që pikërisht njërëz të spikatur të këtij komuniteti kulturor vlleh kanë aksesin e plotë të gjithëpushtetshëm në përgatitjen e opinionit publik sa herë që diskutohet diçka e lidhur thelbësisht me çështjen kombëtare(!)
Vallë ky vend me emrin Shqipëri nuk ka shqiptarë të cilët do e beënin më mirë mbrojtjen e çështjeve kombëtare të Shqipërisë?
Vallë ky vend që quhet Shqipëri nuk paska studiues shqiptarë, akademikë shqiptarë, por mbeti “laj thaj” grupi i minoritetit kulturor vlleh që t’u mësojë shqipove dhe botës historinë e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve?”

Dhe cfare sugjeron autori si rrugedalje?

Citim nga teksti:

“Mendoj se vetëm një reagim i fortë AKADEMIK (dhe jo sharlatanesk pseudopatriotik) mbarëshqiptar i instancave AKADEMIKE do të jepte shpresa për ndalimin AKADEMIK të kësaj kryqëzate MJEGULLUESE antishqiptare të ndërrmarrë nga shqipfolës pa Atdhe.
Gjithashtu mendoj se reagimi akademik duhet të shkojë paralel me implementimin e politikave kombëtare (gjithnjë akademike dhe jo pseudopatriotike sharlataneske) në tërë sistemin arsimor shqiptar.”


Vezhgimi kishte nje synim dhe shenjester te percaktuar qarte. Nuk ishte nje resume e kontributit qe vllehe te shquar (dhe te tille ka pasur plot sigurisht) kane dhene per Shqiperine ne shekuj, (dicka e pamohueshme kjo gje ), por ishte nje vezhgim i bere per ca palovllehe te diteve tona te cilet predikojne antishqiptarizmin sa here qe u jepet rasti dhe mundesia!
Keshtu te dashur pseudolexues patetike, here tjeter mesoni te mos deformoni tekstin e shkruar.NUK E KENI ATE TE DREJTE! Mesoni te lexoni ME NDERSHMERI DHE JO ME PARAGJYKIM Eshte me e pakta qe duhet te beni nese pretendoni te drejtern e komenteve mbi nje shkrim.

Ps. Sa per analogjine mes cifuteve dhe vlleheve sqaroj se nuk eshte bere aspak ne ate kontekst qe dikush e ka paraqitur, por eshte bere per te theksuar se edhe pse ne kushte te perbashketa migrimesh ne vende te huaja, ne ndryshim nga cifutet qe pesuan nje holocaust, vllehet e Shqiperise perkundrazi u mikpriten nga shqipetaret dhe u lejuan madje te drejtonin shtetin shqiptar ne momente jo te shkurtera kohore te historise. Pra, ndersa cifutet pesuan holokaustin, vllehet perjetuan lulezimin, pikerisht nga bujaria e shqiptareve, po ashtu edhe nga vete geni i tyre i forte i mbijeteses sidomos kulturore.

3.1.09

BABALLARË DHE “XHAXHALLARË”

BABALLARË DHE “XHAXHALLARË”

(vëzhgim)

Një Komb nuk ka vetëm baballarë. Ka edhe fëmijë, nipa, stërnipa. Ka edhe krushq, ka edhe kunetër, ka edhe njerk ndonjëherë, siç ka edhe fëmijë bastardë. Siç ka edhe fëmijë të adoptuar, më prindër të njohur apo të panjohur. Kjo sepse kombi nga vetë natyra e tij është si një familje që u jep strehim jo vetëm bijve të vet, por edhe kalimtarëve të rastit apo hallexhinjve që nata e Historisë zuri të pastrehë.
Sigurisht jo gjithnjë vizitori rastis të të bëhet edhe mik. Ka edhe raste kur vizitori të shpërdoron mikpritjen, natën në gjumë të vjedh, të përdhunon apo edhe të vret. Ka edhe raste kur vizitori i pastrehë lakmon shtëpinë tënde. Atëhere ai nuk mbetet më në nivelin e një mosmirënjohësi dhe bukëshkali të thjeshtë, por bëhët një pretendent rivalizues për të të marrë ty dhe shtëpinë tënde, ato vlera e pasuri të cilat atij i kanë munguar gjithnjë. Bujtja e gjatë e tij në shtëpinë tënde i jep atij statusin e “xhaxhait” të familjes në sytë e vocrrakëve që mbushin shtëpinë.. Kur vizitori nuk arrin dot t’i marrë këto gjëra, në ikje e sipër, i vë flakën e shkatërrimit shtëpisë tënde.
“Të paktën edhe ata do mbeten njësoj të pastrehë, të pavlerë, endacakë si edhe unë”. Kjo është logjika e fundit e tyre. Logjika e fundit e xhaxhallarëve të rremë.


Në Shqipëri nuk ka çifutë, por ka vllehë. Ashtu si çifutët në shekuj në kërkim të një atdheu, edhe çobenët (siç quhen me dashamirësi blegtorale në gjuhën popullore vllehët ) janë historikisht në kërkim të një atdheu të cilin nuk e gjejnë dot kurrë, të një atdheu i cili në rrugën e Destinit për arësye Historike u dënua me zhdukje nga harta qe mijëra vjet më parë.

Nga vëzhgimi im i përditshmërisë shqiptare më rezultojnë tre aksioma. Janë paranoja të mia? Janë sajesa të një mendjeje të lodhur nga patriotizmi i rremë? Janë perceptime të një të padituri? Le të shohim në vazhdim se çfarë mund të jenë.

Aksioma 1: jo çdo vlleh është detyrimisht antishqiptar
Aksioma 2: jo çdo antishqiptar është detyrimisht vlleh
Aksioma 3: Ne cdo dukuri antishqiptarizmi te shfaqur ne periudhen e dy dekadave te fundit mbizoteron elementi vlleh si perfaqesues i nje ndergjegjeje etnike joshqiptare.

Me të drejtë lexuesi mund të pyesë: “Përse ke futur nocionin vlleh në të dyja këto aksioma të tuat?
Dhe pyetja e tij me të drejtë mund të shkojë edhe më larg: “Ç’është kjo frymë diskriminuese kundër vllehëve?”

Ne paranteze sqaroj se ky nuk eshte aspak nje vezhgim me syrin e nje antivllehu, sic natyrisht do te interpretohet qellimshem nga pseudolexuesit e cdo etnije, por eshte nje vezhgim i bere me syrin e nje shqiptari.

Në realitetet e sotme gjeopolitike ( te pakten ne veshtrim te pare) Shqipërisë nuk i kanoset realisht asnjë rrezik i cënimit të integritetit të saj tokësor, ajror apo detar. Prej kohësh vëndi ynë ndodhet në atë pjesë të skakierës ku he per he duket se gjeopolitika botërore i ka mbaruar kombinacionet shahistike..
Gjithsesi në këtë skakierë luan akoma një kalë. Një kalë troje jo grek siç mund të mendojnë të tjerët shpesh jo pa aresye. Është një kal troje vlleh.
Vllehët pas viteve 90-të në Shqipëri patën atë lulëzim si edhe hebrenjtë pas Nurembergut të famshëm, edhe pse vllehët e Shqipërisë nuk vinin aspak nga ndonjë holocaust. Gjatë diktaturës elementi vlleh ishte ne zenitet e qeverisjes dhe administrates komuniste.
Ne librin e tij “Nga nje dhjetor ne tjetrin” Kadare shkruan se vllehet e shulet (pakicat maqedonase ) jane te pershtatshem per te goditur shqiptaret. "Zakonisht ne Byrone Politike nje e katerta e ndoshta nje e treta ishin "shule" ose vllehe. Te zgjedhur nga Kominterni ose nga EnverHoxha "shulet" dhe vllehet ishin te pershtatshem per udheheqjen komuniste per arsyen e vetme se ata duke mos pasur lidhje me kombin
shqiptar s’kishin kurrfare dhembshurie per te. Atyre mund t’u thonje: Goditni pa meshire! Dhe ata do te godisnin pa iu dridhur dora gjithshka:Themelet e kombit, historine, njerezit. Ata do ta gjymtonin racen krenare te shqiptareve me shume zell ngaqe ne kete zell kishte
pjesen e vet revanshi per fyerjet e dikurshme, hakmarrja dhe kompleksi i tyre i inferioritetit...”


Edhe në këto 18 vjet postdiktaturë ata kanë qenë në përqindje të madhe në pozicione të larta administrative, sockulturore apo qeverisëse të cilat do i kishin gëzuar në të njëjtën masë vetëm në një atdhe të tyrin hipotetik.
Ky minoritet i vogël kulturor ( po ashtu si edhe romët) është një minoritet pa Atdhe.
Shumica dërmuese e shqiptarëve ka perceptimin se në këto 18 vjet politika shqiptare dhe mediat janë treguar në momente të veçanta antikombëtare, antishqiptare. Shembuj dhe raste të tillë ka plot. Janë me dhjetra vendime qeverish shqiptare të cilat janë bërë në kurriz të dhe në dëm të ekonomisë sonë kombëtare. Janë me dhjetra e qindra artikuj, komente publike nëpër mediat tona të cilat dukshëm shkojnë kundër interesave tona kombëtare, kundër vlerave tona kombëtare, kundër simboleve tona kombëtare, kundër identitetit tonë kombëtar.
Me pak vullnet secili mund të vërejë një dukuri: në tërë këtë antikombëtarizëm –antishqiptarizëm bie në sy qoftë në rangjet e larta administrative qeverisëse, qoftë në nivelet e larta të shoqërisë sorroiste civile e qoftë në atë pjesë analistësh, studiuesish apo opinionistësh mediatikë, prania e elementit vlleh si perfaqesues te nje ndergjegjeje kombetare joshqiptare..
Të jetë e rastësishme kjo gjë? Kaq të shumtë janë vllehët në Shqipëri sa mund të justifikohet ky probabilitet kaq i madh i pranisë së tyre kudo në kupolën e jetës sockulturore dhe politike shqiptare?

Për lehtësi argumentuese pos jell një shëmbull lehtësisht të verifikueshëm. Deri para pak kohësh kishim një strukturim të tillë të kupolës qeverisëse shqiptare:

1. Presidenti - Alfred Moisiu
2. Kryeministri - Fatos Nano
3. Kryetari i Gjykates se Larte - Thimio Kondi
4. Kryetari i Gjykates Kushtetuese - Gjergj Sauli
5. Prokurori i Pergjithshem i Republikes - Theodhori Sollaku
6. Guvernatori i Bankes se Shqiperise - Adrian Fullani
7. Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit - Robert Çeku
8. Ministri i Mbrojtjes - Pandeli Majko
9. Ministri i Ekonomise - Anastas Angjeli
10. Ministri i Integrimit - Ermelinda Meksi
11. Ministri i Shtetit - Marko Bello
12. Kryetari i Akademise se Shkencave - Ylli Popa

Bie dukshëm në sy prania dërmuese e vllehëvë në këtë qeveri totale ortodoksish. Të jetë një koinçidencë? Në një vend me përqindje dërmuese myslimane të sundojë mendësia ortodokse vllehe?

Kalojmë tani në mediat tona.
Diskutohet çështja e Kosovës, diskutohet çështja e Identitetit Kombëtar, diskutohet Gjuha shqipe, diskutohet Origjina e Shqiptarëve, diskutohet insitucioni i Heroit Kombëtar-Skënderbeu, diskutohet një personalitet i kalibrit botëror si Nënë Tereza, diskutohet e ardhmja e Shqipërisë, diskutohet Kultura Shqiptare, Etnogjeneza Shqiptare apo çdo gjë tjetër që lidhet thelbësisht me Shqipërinë dhe Shqiptarët auditori është e pamundur të mos ketë në përbërje me cilesine e “specialistit te ceshtjeve kombetare shqiptare” te njejtin grup vllehesh dhe pothuajsevllehesh (!) I njejti grup vllehesh dhe pothuajsevllehesh over and over perballet me ceshtjet kombetare te shqiptareve (!). I njejti mish-mash vllehesh u sqaron shqiptareve nga ekranet e televizoreve apo nga faqet e gazetave reale dhe virtuale se duhet te ckombetarizohen sa me shpejt te jete e mundur (!)
I njejti mish-mash vllehesh dhe pothuajsevllehesh ( faqezinj e faqekuqe sipas rastit) qe here nen petkun e analistit, te historianit, te perkthyesit, piktorit-publicist e te studiuesit, por gjithnje nen petkun e shoqerise civile “shqiptare”, qe ka marre persiper t’u thote shqiptareve qe atdhedashuria eshte herezi e turpshme (!)

I njejti mish-mash vllehesh dhe pothuasjevllehesh qe nje dore e “padukshme” i ka perzgjedhur JO RASTESISHT per te kryer ckombetarizimin e Shqiperise e Shqiptareve.
Hesap thjeshte: sa me shpejt te ckombetarizohet shqiptari aq me lehtesisht do behet pjese e ingranazhit te globalizmit dhe globalizimit te gjithshkaje.
E kush mund ta kryeje ne Shqiperi kete mision gjakftohtesisht dhe pa e vrare ndergjegja (kombetare)? Sigurisht ata qe nuk kane ndergjegje kombetare shqiptare, e thene ndryshe, shqipfolesit joshqiptare te Shqiperise.


Eshte publikisht i njohur qendrimi i tyre provokues e shpesh antikombetar nw shumicen e debateve te ketij lloji. Ata mund te bien ne kundershtime me njeri tjetrin nese diskutohet Berisha apo Rama, e majta apo e djathta, urbanizimi apo betonizimi i kryeqytetit, por bien gjithnje unanimisht dakort kur bie fjala per tw sulmuar vlerat dhe simbolet tona kombetare. Unanimisht rreshtohen ne anen joshqiptare dhe jokombetare te ceshtjes. Nje arkive e pasur e tezave te tyre antikombetare ne trajte kumtesash, studimesh, intervistash, bisedash, mund te gjendet lehtesisht me nje kerkim te shpejte kudo neper internet.

Edhe kjo të jetë një koinçidencë? Apo paranojë e imja?

Si shpjegohet që të gjithë të lartpërmendurit gjithnjë e në çdo rast notojnë në ujëra të cilat shkojnë gjithnjë dhe në çdo rast kundër rrymës kombëtare?
Vallë kaq keq qënka shkruar nga akadamikë dhe albanologë të huaj e prestigjiozë historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve saqë mbetën një grusht vllehësh dhe pothuajsevllehesh lokalë të “revizionojnë” atë në dritën e fakteve te reja “akademike” që çuditërisht bien ndesh me atë realitet albanologjik të çertifikuar nga studiues dhe kërkues me peshë dhe autoritet akademik të çertifikuar ndërkombëtar?

Për sqarim dhe për të shmangur çdo keqkuptim të qëllimshëm nga pseudolexuesit dua të theksoj se të gjashtë këta (dhe sigurisht nuk janë vetëm keta te gjashtë) janë persona të nderuar në profesionin e tyre, njerez që profesionalisht janë nderuar dhe vlerësuar nga publiku shqiptar, njerëz që tërheqin vëmendje mediatike dhe publike me fjalën e tyre kur kjo fjalë është profesionale dhe aspak emotive apo nën shtysa të dyshimta.
Janë njerëz që kanë fituar çmime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare për kontributet e tyre në fushat përkatëse.
Ashtu sic kane fituar statusin e sharlatanit perballe studiuesve serioze dhe fakteve te patundura historike ne jo pak “studime” dhe teza te tyre gjoja akademike!
Ashtu sic kane fituar statusin e karagjozit sa here qe rrugen e dokumentuar te Historise dhe Fakteve Dokumentare qe vine qe nga Antikiteti dhe gjenite e asaj periudhe perpiqen ta ndrrojne me qorrsokaqe driteshkurtera te pseudokerkimeve te tyre shkencore.
Ashtu siç kanë fituar edhe statusin e antishqiptarëve jo rrallë herë kur kolektivçe si në një kryqëzatë të mirëorganizuar kanë përqëndruar zjarrin e dijeve dhe mosdijeve të tyre dhe rezultanten e komplekseve të tyre të mungesës së një atdheu “të tyre” pikërisht në temat e nxehta kombëtare të shqiptarëve.

Strategjia e tyre shumë e thjeshtë: ta kthejmë nocionin atdhe në mit e pastaj të kemi alibinë trendy te çmitizimit të “mitit” të Atdheut (të shqiptarëve).
Për ata Atdheu, Kombi, Gjuha, Simbolet Kombëtare,Heroi Kombëtar, Flamuri Kombëtar, Hymni Kombëtar, Tradicioni Etnografik Kulturor dhe Historik janë MITE dhe si të tillë duhen çmitizuar (!!!)
Të jenë kaq karabushë dhe sharlatanë? Sigurisht Jo. Ajo qe bejne ata eshte shume djallezore dhe sigurisht kerkon nje durim dhe energji diabolike te cilen sic deshmohet nga vete kontributi i tyre “profesionalisht objektiv” ata e posedojne.
Janë thjesht JOSHQIPTARË në rastin më të mirë dhe ANTISHQIPTARË në rastin më të keq. Të vetëdijshëm në të dyja rastet.

Duke i hequr tingellimin e mundshem antivlleh dhe duke i mshuar tingellimit paralajmerues dhe ndergjegjesues ndaj shqiptareve do ta ilustroja kete vezhgim edhe me nje pasazh te shkruar nga nje shqiptar i madh si Konica:
“Po terheq vemendjen tuaj dhe te pasardhesve tuaj per faktet e meposhtme. Meqenese kombi i vlleheve eshte teresisht i pabese dhe i korruptuar duke mos pasur besnikeri te vertete ndaj Zotit perendise ose mikut...gjithmone vjedh e genjen...nuk i ka mbajtur besen askujt....ju keshilloj te mos u besoni atyre ne asnje menyre. Edhe po te ndodhe ndonje trazire dhe ata te premtojne dashuri e besnikeri duke thirrur Zotin si deshmitar per sinqeritetin e vet ju prap te mos u besoni"."
Nje paragraf-kujtese drejtuar ndergjegjes kombetare shqiptare.


Këta njerëz për koinçidencë janë të përkëdhelurit e Sorrosit në Shqipëri dhe, për ata që nuk e dine, Fondacioni Sorros është ai që ka marrë përsipër të hapë mendjet e mbyllura të shqipove sipas standardeve përëndimore. Ky mision i tipit ajsberg pervec pjeses se mbiujshme ( e cila shpesh duket e bukur,) ka edhe pjesen e padukshme, te nenujshme e cila perben pjesen me te madhe te ketij misioni-ajsberg qe ne fund te fundit synon te kultivoje me PROCESE KLONIMI (shpesh te detyruar) nje brezni te re SHQIPTARESH PA ATDHE, ne rrugen drejt globalizmit te pretenduar “multikulturor”.
Pra është e qartë që kemi të bëjmë me një strategji dhe jo me një koinçidencë.
Por a janë vetëm këta te lartpermendurit ? Sigurisht jo. Nuk janë vetëm. Është një network i madh joshqiptarësh shqipfolës, realovirtual, i mbushur me nënprodukte “snobe” të tezave antikombëtare.

Është i gabuar perceptimi që të gjithë ortodoksit shqiptarë janë antishqiptarë. Është një perceptim i pavërtete i cili me apo padashje i shërben antikombëtares në një plan më afatgjatë.Shpesh ky perceptim popullor iniciohet qëllimshëm nga ata që duan të zhvendosin vëmëndjen drejt një dasie fetare- një plagë që dëshpërimisht duan ta implantojnë edhe në realitetet shqiptare.
Në fakt mendoj se nuk kemi të bëjmë aspak me dasi fetare. E theksoj: ASPAK! Shqiptaret kurre nuk e kane pare identitetin kombetar te lidhur me fete e tyre konjukturale.Ky eshte nje fakt i pamohueshem ne vazhden e historise. Perkundrazi jane fqinjet tane qe identitetin fetar e konsiderojne si identitet kombetar dhe te lidhur pazgjidhshmerisht me te.Dhe kane qene fqinjet tane apo minoritete etnike ose kulturore te lidhur me ata te cilet kane kerkuar ta paraqesin ne shekuj identitetin kombetar te shqiptareve si nje identitet fetar.
Kemi të bëjmë me dasi ETNIKE. Me sakte, me nje anihilim etnik te sofistikuar te genit shqiptar. Dhe jo me një dasi etnike klasike mes dy kombesh të denjë e të krahasueshëm në peshë, në numer, në vlera tradicionale, në pasuri kombëtare,etj etj që duan të ndajnë një territor të përbashkët natyror. Por me një dasi etnike të tipit “Të paktën edhe ata do mbeten njësoj të pastrehë, të pavlerë, endacakë si edhe unë”.
Është pikërisht elementi vlleh i kësaj ortodoksie i cili gjeneron në vazhdimësi tezat antikombëtare. Dhe vllehët nuk janë një fe apo religjion, por janë një minoritet kulturor joshqiptar. Janë bujtës fatkeqë që nata e Historisë i zuri në rrugë të madhe siç zuri edhe romët. Bujtës fatkeqë, por që bujaria ( me shpesh instiktive se sa e ndërgjegjshme apo paragjykuese) e mikpritësit shqiptar iu dha një vend në sofrën shqiptare. Vllehet jane nje minoritet kulturor qe gjate historise kane deshmuar nje gen te fuqishem mbijetese dhe konservim te vlerave dhe traditicionit te tyre jo te varfer kulturor. Nje minoritet kulturor i cili ka te drejten legjitime e te pamohueshme te lulezoje ne kete vend qe quhet Shqiperi po aq sa edhe shqiptaret duke mos e humbur perkatesine tij vllehe.

Është e vetkuptueshme që të parët që të ngrihen kundër kombëtarizmit e kundër atyre elementeve thelbësorë të një kombi të ishin vllehë. Një minoritet kulturor pa atdhe sigurisht lidhjet shpirtërorë me tokën ku historia i shpërnguli janë inekzistente dhe aspak të forta.Sigurisht vetëdija kombëtare shqiptare të ky komunitet kulturor është zero. Dhe kjo shumë e kuptueshme dhe e logjikshme. Është njësoj sikur të habitej ndokush pse një shqiptari nuk ia ndjen për çështjen vllehe. Është e kuptueshme dhe gjej rastin t’i përgëzoj për përpjekjen e tyre vigane për promovimin me çdo kusht të kulturës dhe tradicionit vlleh edhe në kushtet kur janë thjesht një minoritet kulturor në një vend të huaj, në një vend që në analizë të fundit nuk është atdheu i tyre biologjik. Padyshim ata janë patriotë shumë të mirë të çështjes vllehe në përgjithësi dhe kjo gjë natyrisht i bën ata të respektuar edhe në mjediset shqiptare. Për sa kohë që mbeten në nivelin e dashurisë për kombin e tyre sigurisht, por jo kur fillojnë ekpansionin dhe kryqëzatën ndaj një kombi tjetër që rastisi t’i mikpresë paraardhësit e tyre.
Unë nuk njoh ndonjë komb tjetër në botë që të hiqte brekët në këtë farë feje siç u kërkojnë disa eksponentë të minoritetit kulturor vlleh shqiptarëve.
Ajo që mbetet e pakuptueshme dhe jologjike është fakti që pikërisht njërëz të spikatur të këtij komuniteti kulturor vlleh kanë aksesin e plotë të gjithëpushtetshëm në përgatitjen e opinionit publik sa herë që diskutohet diçka e lidhur thelbësisht me çështjen kombëtare(!)
Vallë ky vend me emrin Shqipëri nuk ka shqiptarë të cilët do e beënin më mirë mbrojtjen e çështjeve kombëtare të Shqipërisë?
Vallë ky vend që quhet Shqipëri nuk paska studiues shqiptarë, akademikë shqiptarë, por mbeti “laj thaj” grupi i minoritetit kulturor vlleh që t’u mësojë shqipove dhe botës historinë e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve?
Sigurisht ka dhe shumë madje. Po ku janë?
Mendoj se për këtë pyetje mund të përgjigjet “Sorrosi”, ky fondacion që ka marrë përsipër të hapë deri në shqyerje totale mendjet e “ngushta destructive” të shqiptarëve me duart e joshqiptareve shqipfoles. Ky fondacion që ka për mision denatyrimin kombëtar të shqiptarëve, ky fondacion i cili ushqen parazitët pa atdhe me fonde e financime të pafund, qofshin këta studiues, përkthyes, analistë apo anal-istë.
Ky fondacion që ka ndërtuar themelet e kësaj shoqërie civile “shqiptare” për të cilën patriotizmi dhe atdhedashuria konsiderohen antishqiptare (!) Ky fondacion me projektet dhe programet e tij eshte financuesi dhe promovuesi kryesor i shoqerise civile “shqiptare” joshqiptare.

Duke përfunduar këtë vëzhgim nga këndvështrimi im i realiteteve shqiptare, mendoj se mungesa e Baballarëve të Kombit në këtë botë globaliste nuk duhet të shërbeje si alibi për lejimin e shtimit të racës së “xhaxhallarëve” të kombit”, qoftë kjo racë në qeverisjet shqiptare e qoftë në ata që merren me përpunimin çkombëtarizues të opinionit publik shqiptar.
Mendoj se vetëm një reagim i fortë AKADEMIK (dhe jo sharlatanesk pseudopatriotik) mbarëshqiptar i instancave AKADEMIKE do të jepte shpresa për ndalimin AKADEMIK të kësaj kryqëzate MJEGULLUESE antishqiptare të ndërrmarrë nga shqipfolës pa Atdhe.
Gjithashtu mendoj se reagimi akademik duhet të shkojë paralel me implementimin e politikave kombëtare (gjithnjë akademike dhe jo pseudopatriotike sharlataneske) në tërë sistemin arsimor shqiptar.
Në Shqipërinë e sotme politikisht “të hapur bythësh e pa din e pa iman”, në Shqipërinë sorroiste të shoqërisë civile “shqiptare” joshqiptare sot të arrestojnë nëse do djegësh një flamur të huaj, por nuk të hyn gjëmb në këmbë nëse tërë ditën e naten publikisht nën petkun e studiuesit dhe studimeve TË PAÇERTIFIKUARA do përdhosësh simbolet kombëtare shqiptare (!)
Një paradoks shqiptar aspak i mrekullueshëm.

ps. U kerkoj ndjese te sinqerte miqve te mi vllehe kudoqofshin (dhe te tille kam jo pak) si edhe atyre lexuesve vllehe, por joantishqiptare, nese mund te ndjehen te cenuar apo te fyer nga ky vezhgim i imi. Ritheksoj se shenjestra e ketij vezhgimi ka vetem nje emer: antishqiptarizmin qe buron nga shqipfolesit-joshqiptare ciletdoqofshin.