16.1.09

Bejte e dhjere (fragmente)

Bejte e dhjerë ( fragmente)

Qytet i dhjerë
me njerëz të përmjerë
hëna prej betoni
me smogun përzjerë
yjet si rrugët
plot bajga mbuluar
Udhës së Qumështit
zagarët janë lëshuar
nga qiejt përkarshi
si në treg' të zi
retë me mutin
shkëmbehen 2 me 1
mbi kazanët e plehrave
nuk bie më dëborë
edhe kur pikon shi
i vjen era pordhë...

Hijet pa njerëz
këmbet pa hapa
koha është lodhur
duke na ndjekur prapa
e lodhur dita
e lodhur nata
i lodhur dhe gjumi
e fajin e ka ëndrra…

Shkojmë po ku shkojmë
anije me vela
ndërkohë që s’fryn erë
lule pa bletë…
lundertare pa det
e Nastradinë aq shume
te gjithe pa gomerë…

Në fund të tunelit
pranë dritës së fikur
djajte luajnë kumar
me ëngjëj të rraskapitur
Dhe kryqe...
sa shumë kryqe
maleve kanë çelur
si hala peshku
në grykë të qiellit ngecur...

Mariet me tanga
mbi takat ngrehosur
cicë e bythë zbuluar
altareve të perdhosur
ikonë e shenjteruar
ikën dhe më s’vjen
Jezui pa kryq
kërkon kishë e s’gjen...

Dele më nuk ka
të gjithë janë barinj
dhe qentë trima të stanit
tashmë gjuajnë minj…

Mjekra kamikaze
që tradhëtojnë profetin
kur me tritol në brez
si cigaren që ndezin
vetveten pëllcasin
në emër të Allahut
Allahun vrasin…

Ketu nuk ka peme
por ka vec gazeta
media bastarde
ku luhet ruleta
vdiqen dhe arinjte
nuk ka me arixhinj
cirku eshte mbyllur
deri ne behar
ne vend te gaztoreve
tashme ka gazetare

(vazhdon)