29.1.09

Permallim i Mbetur ne Tentative

Kur me thua se tani qe jam larg
ti me do me shume…
qe te mungoj tmerrsisht
qe ende endesh mbi mua muzgjeve te tua…
kur kujtoj qe mbi kalldremin tim
mozaikisht shtron pllaka te reja
per taka te vjetra…
kur mbi gjoksin tim dhimbshem
rrenje te panjohura lulezojne
shkurret e tua hijerenda…
kur pluhurin e harreses qe ka mbuluar trotuaret e mendimit
ma flladit me puhiza kujtimesh
e shkretanajen e largeses me nje curril malli
ma vadit,
kur mengjeseve tabore fshesaresh
fshijne gjethet e gjelberta qe ti vjeshton te mua…
kur me shkel
e me harron
sa here te duash
e sigurte qe edhe kur iken larg
une do te jem prape aty…
aty…
aty…
duke te pritur
ty…
i shtrire nen kembet
e tua
vuaj permallimin tend te mbetur ne tentative
dhe vetja me duket si rruga “Myslim Shyri”
ne mitologjine moderne
te mergimit.