17.1.09

Heshtja qe vret

HESHTJA QE VRET

Lotët janë djersitja e mendimit.
Mendimet janë gjarpërinj.
I shndërroj në lule.
Lulja bëhet pemë.Pa gjethe.
Rrënjët trashëguan helm.
Rrënjët mbeten gjarpërinj.
I mbjell në një mur të gurtë.
Gurët nuk helmohen nga ato.
Këtë mur e dalloj vetëm unë.
Eshtë muri që ndan vështrimet nga fjalët.
Jashtë këtij muri vështrimet bëhen pulëbardha
që kurrë nuk kthehen më te unë.
Fjalët nuk e kapërcejnë kurrë këtë mur.
Të burgosura.bashkë me rrënjët e helmatisura.
Mund të jetë goja ime ky burg
dhe unë i burgosur në gojën time.
Vështroj pulëbardhat të kapërcejnë pa pengesë murin,
por nuk dëgjoj këngën e tyre.
Dëgjoj vetëm oshëtimën e heshtjes brenda murit.
Oshëtimë që më shurdhon.
Apo mos më shurdhon
largimi i pulëbardhave tej murit?

(1998)