Gjatë ngjarjeve të vitit 1997 për rreth 3 muaj punova si përkthyes me një grup gazetarësh japonezë të Japan Press International, reporteri Sato Kazutaka (qe ishte njekohesisht edhe bashkepronar i atij network-u televiziv te Tokios me 12 milion shikues !), e dashura e tij, gazetarja televizive Mika Yamamoto, dhe fotografi Keixhi qe punonte per revisten Asia Press International.
Mbuluam ngjarjet e dhunshme dhe luftën civile në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Himarë, Dhermi, intervistuam Prodin e protagonistët e atyre ngjarjeve, e më vonë në Tiranë konferencën për shtyp të general Forlanit, më pas në teatrin e Shkodrës një intervistë me Leka Zogun dhe më pas për rreth një muaj e gjysem në malësinë e Dukagjinit, në Shalë, duke xhiruar një dokumentar të paparashikuar për Kanunin dhe virgjinat e malesisë. Për tre muaj me rradhë kemi ndarë bashkë cdo orë e minutë, cdo kafshatë dhe cdo rrezik jete. Pas punës së lodhshme në mbrëmje luanim letra, bisedonim dhe kur ndjenim se nuk kishim fuqi të flisnim na shplodhnin tingujt e muzikës japoneze që luante në organo bukuroshja Mika.
Kujtoj nje moment kur po u tregoja per Ulpianen, qytezen romake ne zemer te Kosoves. Sapo degjoi emrin e qytezes se lashte Mika bertiti "Ulpiana....oh sa emer i bukur.." dhe iu kthye te dashurit "Sato, kur te bejme femije, nese do jete vajze, do ia veme Ulpiana!"
Mika e imët, delikate, e embël… Dukej një paradoks i madh prania e asaj gazetareje trupvogël e ngarkuar ne qafe me disa kamera e aparate fotografikë, e në shpinë brenda cantës një organo e vogël elektronike, me mikrofon në dorë duke intervistuar banditë e vrasës, rebelë e ministra, monstra të krimit dhe oficerë të coroditur…Mika e imtë mes turmave të cartura e të dëshpëruara të viktimave të piramidave të manipuluar në dhimbjen e tyre nga politika. Më kish lënë pa gojë guximi dhe profesionalizmi i asaj japonezeje që së bashku me bashkepunetorin e te dashurin e saj Sato – një reporter i vjetër lufte ai - ishin në kërkim të lajmit të dorës së parë kudo ne bote, me kamerën e tyre si dëshmitarë okularë në ngjarje nga më të dhunshmet, përfshi edhe sulmin me diagac ndaj bankës në Vlorë, sulmin mbi bazën e Porto Palermos..etj..etj…

Sot pra i solla ndërmënd miqtë e mi dhe bëra një kërkim në internet. Ajo që mësova më tronditi pa masë dhe sytë m'u përlotën. Mika nuk ishte më. Mikën e kishin vrarë. Mika ishte gazetarja japoneze që ishte vrarë ne Aleppo të Sirisë më 20 Gusht të vitit të shkuar, përkrah Satos, nga një shkëmbim zjarri mes palëve ndërluftuese. Koka e saj e bukur ishte bërë copë cope nga predhat. U shtanga, pasi e dija si lajm që një gazetare japoneze ishte vrarë në Siri, por kurrë nuk e kisha menduar që ajo ishte pikërisht Mika Yamamoto, mikja dhe bashkëpunëtorja ime e 3 muajve më të vështirë të jetës sime, vajza japoneze që u hyri në zemër të gjithë shqiptarëve që e njohën dhe familjeve që e strehuan në atë periudhë të vitit 97, që nga Cekodhimat e Vlorës (familja e dr Altinit që atehere ishte akoma student), familja e dajës së dr Ardian Halilit (Ymeraj) në Shkodër, apo edhe në shtëpinë (ish bibliotekë) e dy motrave Carku në mos gaboj,( Maria njëra nga ato ) në Shalë të Dukagjinit. Kudo u hyri në zemër njerëzve me thjeshtësinë dhe mirësinë që rrezatonte. Duke lexuar lajmin për vdekjen e saj u befasova kur pashë që paska qenë një nga gazetarët më të njohur të Japonisë fituese e cmimeve më të mëdha të gazetarisë në Japoni dhe gjatë 4 viteve të fundit jepte mësime gazetarie në universitetet e Tokios.
T’u prehtë shpirti në parajsë mikja ime, Mika! Nuk do e harroj kurre te qeshuren tende, miresine e syve dhe embelsine e zerit tend ...
Artan Gjyzel Hasani, Toronto, 2013
Me shume per jeten dhe vdekjen e Mika Yamamotos mund te gjeni ne lidhjet e meposhtme:
http://japandailypress.com/tag/kazutaka-sato/