të duhen thithka të forta,
vajzë,
thithë dhimbjedhëmbëduruese
në kudhër të gojës zjarrmuar
nga gjuhë e paduruar lagur
tharë nga buzët …
do palosen shumë në ata gjinj
djelmosha të çartur për seks,
foshnje të etura për jetën,
burra këmbëngulës në dashuri
mbase edhe ndonjë grua kureshtare
që përgjigjen akoma s’e di
dhe prapë burra
burra
burra…
të një jete
të një nate
do vdesin
do ngjallen
do japin shpirtin e tyre mbi ata gjinj
duke ta marrë ngadalë ty
sa herë u jep dashuri e
jetë …
………………………………………………….
të duhen thithka të forta, vajzë,
kur mbi trupin lakuriq
si kanotierë të lagur vesh
botën e grisur…
të forta
si tani që lexove këto vargje...
të forta
si tani që lexove këto vargje...
©artangjyzelhasani