Nganjëherë nuk ia vlen as qëllimi;
Itakat jo gjithnjë e meritojnë
lundrimin e guximshëm që aq larg i coi
lundërtarët që pa Itakat dot s'jetojnë...
I pashë Itakat...të gjitha i pashë...
mes dallgësh në të gjatat lundrime
i preka e në ikje të gjithave u thashë:
"Ti ishte Itaka, por jo Itaka ime"...
Nganjëherë nuk ia vlen as qëllimi;
të bëhesh Odise i ishullit që ëndërron...
veç kur këmba të të shkelë mbi Itakë
do kuptosh që Itaka vërtet s'ekziston...
(2007)
©Artan Gjyzel Hasani