8.2.16

PELEGRINET

Dhe vjen një kohë kur asgjë
nuk paska më rëndësi për një burrë
as vargjet...as librat...as pasuria…
asgjë veç femrave që njohu dikur…

Dikujt i pëlqyen sytë e mi....
duart e mia një tjetre pëlqyer...
"o Zot...çfarë gjuhe ke...lëpimë përsëri..."
më thoshte një flokëzezë tashmë bjonde ngjyer...

Dikush...dikur...diku... me mishin tim
darka epshesh në ekstaza shijoi...
banketesh të huaj vazhdimisht në gatim
trupi im zotin e vet harroi....

Sa gojë kanë lënë këtu frymën e tyre...
sa dhëmbë kafshimet kanë harruar në këta krahë...
sa buzë pikuan puthje...përdëllime...
e kështu me rradhë...blah...blah...blah...

Gjoksi im sa herë u bë jastëk...
për koka të bukura dhe gjinj të djersitur
pelegrinet ikën erdhën në Penisland....
herë me këngë...herë mërmëritur...

……………………………………

Këto sjell ndërmënd tashmë i plakur,
kur online luaj kurvarin epshenxehtë…
me pseudonimin “djaloshi” ne chatin e rradhës…
me anonimet që mbi tastierë jepen aq lehtë…

Vallë a ekzistuan vajzat që dikur njoha?
Po gratë e të tjerëve që me mua shtratin ndanë?
Po ajo e imja që u tret krahëve të huaj
valëve të kohës që jo gjithnjë ishin dallgë…?

Veniten të gjitha një ditë...
çfarë bëra dje, sot më duket gënjeshtër…
kujtimet harrojnë të më njohin
dhe vetja në pasqyrë një tjetër…

(2006)
©Artan Gjyzel Hasani
Top of Form