8.2.16

PYETJE RETORIKE KAFSHEZES SIME...


Hej kafshëza ime mishtore që kurrë s'ishe e imja
edhe pse në qendër të trupit tim si Babilon
fsheh Historinë e Pashkruar të Rrjedhjes dhe të Rrëzimit!

Kujt ia rrëfen ato që pa syri yt i vetëm ciklopik
mes qarjes...
ngashërimit...
përlotjes rënkimtare në castin magjik
mes tempujsh ku Dianat kurvërinë veshën si virtut
të një nate të vetme...?

Cila prekje të ngjall,
të ringjall
e të vdekur drejt jetësh të pajetuara
të flak e flakë merr si zjarr që vetveten zhurit
pa mundur kurrë ta ngrohë?

Cila stuhi e mori tutje të vjellën tënde
dhe re e bëri  qiejve  rozë ku gatuhen shkrepëtimat
e ku Apokalipset iu gjunjëzohen mëngjeseve së Rikrijimit
pas netëve të verbëra ciklopike...?

Hej kafshëza ime mishtore...
bishëz e pazbutur...
thuamë...
tregomë...
andej nga ishe...
nga hyre dhe dole...
mes ferrit mëkatar
ku Babilonët e tu u rrëzuan pafundësisht
rindërtimeve të reja...
mbete magji e panjohur
apo thjesht të quajtën
kar?

(2005)
©Artan Gjyzel Hasani