7.2.16

EDHE PSE...


…duket sikur s'kemi më  fjalë,
mijëra fije na lidhin  përsëri...
si dredhëz  e brishtë  je përdredhur
rreth pishës së vjetër  rrënjëdalë...
................................................
teksa pylli   rrallohet e stinët ngatërrohen
pa mua  dot s’rritesh…
pa ty përdhe  rrëzohem…


(2 Mars, 2011)
 ©Artan Gjyzel Hasani