7.2.16

MEKATI I HOMERIT



i fali njerëzimit mitin e dashurisë
e të  urrejtjes…
të tradhëtisë e të xhelozisë…
të largimit e te  ikjes…
të burrërisë e të zemërimit...
të luftës…e të kthimit...
Kalin e Trojës  e  dinakërinë...
mallin e  burrit  dhe udhën e pafund…
Penelopën  dhe Itakën  e pritjes…
………………………
i fali njerëzimit  legjendën...
përjetësinë...
e bashkë me këto
edhe verbërinë e tij.


(1996)
©Artan Gjyzel Hasani