7.2.16

LADIES & GENTLEMEN


Në një motel të lirë
one-night-stand-esh pagëzuar
vështrimet fajtore
përkëdhelin liqenin
harruar…
harruar…
mbi një shtrat gjarpërojmë...
të dy të martuar,
por jo me njëri tjetrin…

Vonë…vonë…
nga dhoma dalim
tërë ankth…
tërë siklet…
mendojmë…
mendojmë…
asnjë fjalë nuk flasim…
hapat kanë frikë
nga gjurma e vet….
një unazë na pret
atje ku përkasim…

“Kjo është herë e fundit…”
premtim i pëshpëritur...
por fundi s’paska fund,
por vetëm fillim…
prej shekujsh digjemi
epshesh përzhitur…
premtimet  mbarojnë
gjithnjë  me një rënkim…

Por në fund të korridorit
ndjehemi më mirë...
ashtu sic iku
qetësia prapë vjen…
kur mbi derë të banjës
lexojmë të lehtësuar
dy fjalët e harruara
“LADIES”…
“GENTLEMEN”…


(2008)

©Artan Gjyzel Hasani