7.2.16

DERRAT


Këndoja derrit këngën tënde
dhe ai do të vazhdojë zhgrryerjen e tij të përbaltur...

Recitoja derrit poezinë tënde
dhe ai s’do ta ndërpresë për asnjë cast ritualin e tij baltësor...

Tregoja derrit pikturën tënde
dhe nocka e tij do të zhytet edhe më thellë mocalit të zi...
…………………………………..
DHIT para një derri dhe do të shohësh
se si do të vërsulet ai
të zhysë kokën e tij kokëderre
në  jashtëqitjen  tënde...

Por mos u entuziazmo që tërhoqe më në fund
vëmëndjen e një derri, artist i dashur:
Për të ti do të jesh thjeshtë një MUTPRODHUES...

(1996)
 ©Artan Gjyzel Hasani