6.2.16

DASHURI PA MBIEMER


nëse sonte ti kupton diçka
që nuk të ndodh shpesh ta kuptosh
dhe dashuri të re për mua do ta quash nesër
kur mendimet e tua të fshehta
do m’i tregosh me zë
për hir të përëndisë mos e bëj;
ka ndodhur dhe më parë mes nesh
por nuk do të ndodhë më…
eja të flasim përsëri së bashku fjalë pa kuptim,
si atëhere kur unë pas teje isha i cmendur
e ti vërtet ndjeheshe femër
dhe të na duket se duhemi përsëri…
ashtu pakuptim…
pa kuptuar…
pakuptueshëm…
dhe cka humbëm të gjejmë
me dashurinë anonime
me dashurinë pa mbiemër…
në dashurinë pa faj e pa fajtorë
në dashurinë pa “si” dhe “sa”
në dashurinë pa “sa dhashë, nuk më dhanë…”
………………………………………….
më madhështoret e të gjitha dashurive
gjithmonë dashuritë e dikurshme janë…
dhe paska vetëm një dikur
dhe ajo je ti…
të tjerat janë të sotme që mbrritën para kohe…
e nesërmja nuk vjen kurrë…
pra eja ta vazhdojmë ku e kishim lënë…
ashtu pakuptueshëm…
pakuptueshëm përsëri…
vetëm dështakët duan t’i japin dashurisë së vjetër
një bibël tjetër...
një kuptim të ri…
(14 Janar, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani