6.2.16

ULURIMA E MISHIT (nga libri "Mekatari")



ka qenë një kohë kur të prisja me padurim
si një gabim që mezi priste të bëhej...
..........................................
e gabimi bëhej e s' ishte më gabim...
natës që ikte...
mëngjesit që afrohej...
e mban mend?
ishin netë kamasutrash
gjak luleshtrydhesh shndërrohej buzëve të tua
sperma ime…
në 69-a epshesh verbërisht rrëzohesha
e ndërsa eturazi të thithja gjinjtë e brishtë
klavikula jote bëhesha...
pastaj ti ike…
s’e di se ku…
që atëherë më s’të kam parë…
vitet bënë të tyren
sic bëmë dhe ne tonën...
por gjithsesi të kujtoj në të rrallë…
kam ndryshuar shumë
dhe nuk bëj jetë të kushtueshme
tavernave mes jevgjish shpesh kaloj dehjen time…
herë qejfli e nganjëherë brutal…
dhjetë sherre kurvash më bënë të kuptoja
që romantizmi im ishte sëmundje e kurueshme
në një botë ku dashurinë e konkuronte seksi anal…
por nuk të kam harruar…jo…
sa herë që thith palcën e kockave të brishta…
apo rrufis midhjen e gjallë nga guacka e zezë…
sa herë që turinjtë dhe duart më përlyhen
me syrin e dhjamtë dhe mishrat e errëta
nga një kokë e pjekur qingji
apo me gishtërinj ha sushi dhe sashimi japonez
diçka brenda meje lëviz
vdes dhe ringjallet…
sytë më vaken…
bebëzat zmadhohen
vështrime salmonësh bekojnë lundrimin tim...
të fundit mbi një anije letre...
atehere ulurima e mishit shqyen lëkurën e shpirtit
dhe më vjen ndërmënd piçka jote
teksa fytyrën me mbulojne flokët e një tjetre…
(26 Mars, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani