i kthjellët ky mëngjes
si njerëzit pa pasione…
hijen harruar nëpër natë…
vjen zdruq- zdruq në ditën time
si njerëzit pa pasione…
hijen harruar nëpër natë…
vjen zdruq- zdruq në ditën time
serbes më thotë:
je 49!
ia thotë…
po kujt ia thotë…?
atij që jetën e mat me çaste
edhe vitet s’i numëron?
atij që është aq vjeç sa ç’ndjehet
dhe kalendarët s’i beson…?
si një grua me të fshehta
që virtytshëm shkel kurrorën
dhe betimin e harron…
muzgtradhëtonjëse do vijë mbrëmja…
do vijë tek unë të bëhet natë…
………………………………….
do e mbars me aurorën
e në ikje do më thotë
“ti nuk je 49,
por ke moshën që meriton.”
(8 mars, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
je 49!
ia thotë…
po kujt ia thotë…?
atij që jetën e mat me çaste
edhe vitet s’i numëron?
atij që është aq vjeç sa ç’ndjehet
dhe kalendarët s’i beson…?
si një grua me të fshehta
që virtytshëm shkel kurrorën
dhe betimin e harron…
muzgtradhëtonjëse do vijë mbrëmja…
do vijë tek unë të bëhet natë…
………………………………….
do e mbars me aurorën
e në ikje do më thotë
“ti nuk je 49,
por ke moshën që meriton.”
(8 mars, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani