6.2.16

DAMIXHANI


në qilarët e shpirtit kur zbres
në errësirë... diku aty...
mes verërave të vjetra... etiketëgrisura 
një damixhan i pahapur rri...
tundohem ta hap...por jo...
thjeshtë e marr në duar...
i fshi pluhurin...e ledhatoj...
nga verërat e vjetra e ruaj...
eturazi dua ta pi...
por vetes i them "nuk duhet!"
të paprekur e lë akoma...
akoma të vjetërohet ... si c'thuhet..
kështu kalojnë vitet...
dhe verërat vjetërohen kështu...
vjetërohet dhe damixhan i paprekur...
e unë akoma më shumë...
një ditë...të fundit ditë...
në shkallaren e fundit rrëzuar...
perjetë do më mbyllen sytë
pranë damixhanit të paprovuar....
2005©Artan Gjyzel Hasani