ndodhi në perëndim…bash në zemër të Torontos…
diku pranë statujës së Çurçillit…
në atë sheshin me pëllumba të bardhë…
aty në Freedom Arches…
diku pranë statujës së Çurçillit…
në atë sheshin me pëllumba të bardhë…
aty në Freedom Arches…
plakun me swastikën në xhup të stampuar
zvarrë e tërhoqi…
zvarrë…
dhe policëve të zellshëm ia dorëzoi
turma që në delir duartrokiti
djaloshin trendy me sy të zgurdulluar
e me drapër e çekan në stemën e kokores së tij
kur turfulloi dhe shau me një anglishte të kulluar
"damn you nazi bastard
damn you fucken nazi!”
…………………………………………….
pëllumbat të trembur fluturuan…
fluturuan larg e s’më panë
ndërsa largohesha më i kthjellët se kurrë…
ashtu…me një iluzion më pak…
(19, Prill, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
zvarrë e tërhoqi…
zvarrë…
dhe policëve të zellshëm ia dorëzoi
turma që në delir duartrokiti
djaloshin trendy me sy të zgurdulluar
e me drapër e çekan në stemën e kokores së tij
kur turfulloi dhe shau me një anglishte të kulluar
"damn you nazi bastard
damn you fucken nazi!”
…………………………………………….
pëllumbat të trembur fluturuan…
fluturuan larg e s’më panë
ndërsa largohesha më i kthjellët se kurrë…
ashtu…me një iluzion më pak…
(19, Prill, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani