30.4.09

Nje Maji dhe Llapaqenet shqiptare (ose "Kur s'ka pula,pse ben ish?")

Ne mungese te proletareve bythegrisur (shyqyr O Zot qe nuk ekzistojne me proletaret dhe nenproduktet e tyre inkandeshente!) dhe ne mungese te punetoreve genuine ne vendin tim Nje Maji, kjo dite e rendomte qe akoma shume idiotesisht quhet feste, festohet nga llapaqenet, (duke mos permendur ketu masen e shtepiakeve te deshperuara dhe amvisave te lodhura qe me te drejte kete dite e ngaterrojne me 8 marsin dhe me Diten e Veres)!
Po kush jane llapaqenet? Ata jane lloj-lloj dhe pergjithesisht te rinj.
Gjen mes tyre te majte, te djathte, centriste, te kuq, blu, roze, blu e zbardhur apo te zinj.
Gjen mes tyre djem, vajza, transvestite, heteroseksuale, homoseksuale, biseksuale, gay dhe lesbike.
Gjen mes tyre bionde, brune, natyrale dhe te lyera. Gjen mes tyre kacurrele, tullace, qose, leshatore e te depiluar, kembeleshe e qafeleshe, me baseta, pa baseta, mjekrosher e mustaqellinj.
Gjen mes tyre shqipo, jevgj, vllehe, shule apo grekofone.
Gjen mes tyre malesore, maloke, fusharake, leber, lale, mirditore, skraparllinj, kosovare e camer, ulqinake e kercovare.
Gjen mes tyre qytetare, fshatare, katnare, periferike, urbane, suburbane, rurale, bathoraxhinj e jabanxhinj, dhe shume kryeqytetas te vonuar apo te nje ditenate te vetme.
Gjen mes tyre ortodokse, katolike, te krishtere, dhe me se shumti ateiste.
Gjen mes tyre analfabete, te shkolluar,te pashkolluar, gjimnaziste, studente, universitare, pasuniversitare, mastera e akademike.
Gjen mes tyre amatore, gjysemamatore, profesioniste dhe superprofesioniste.
Gjen mes tyre, pra, nje diversitet te jashtezakonshem dhe nje larmi ngjyrash qe do e kishte zili cdo arixhofke per fustanin e saj.
Tere kete turme amorfe shumengjyreshe, pervec dembelizmit te trasheguar proverbial, e bashkon edhe dicka tjeter: zelli anarkist per nje revolucion imagjinar te cilin sic duket duhet ta bejne me domosdo te lartpermendurit. Revolucioni i tyre he per he shtrihet ne trajte traktesh, thirrjesh dhe inkurajimesh neper faqe interneti apo blogje kolektive ku se fundmi vegjeton nje lloj i vecante emigrantesh i ngjashem me karkalecat ne vese, por jo ne ngjyre.
"Ideologet" e kesaj turme zakonisht jane kameriere te paarsimuar te cilet tek- tuk kane arritur te mesoje disa emra filozofesh nga bisedat e klienteve qe, ndersa hane sandwitch bajat, mallkojne Nicen dhe Shopenhauerin…ose ish studente gjysmake qe perpiqen te plotesojne boshlleqet intelektuale me lexime te castit alla copy-paste nga pellgje virtuale shqiposh qe gelojne nga njerez qe "dine" gjithshka dhe qe merren me zejen e tregetimit te mendve dhe ideve - zeja e preferuar e emigranteve shqipetare(!)
(Aq shume "filozofe" ofron virtualiteti shqiptar, saqe habitem se si Volteret,Platonet, Aristotelet, Sartret,Kirkegardet,Nichet, Iluministet,Kantet,Hegelet etj..etj..etj... dhe tere elita e filozofeve dhe mendimtareve te botes nuk kane qene shqiptare, mundesisht nga trevat e shquara per qyteterime klasike antike me ndikim te pamohueshem ne historine boterore te mendimit filozofik si Luma,Golloborda,Lapardhaja, Bradasheshi,Ura-Vajgurore, Pusi i Mezinit, Prrenjasi, Cerriku..etj..etj. Me fjale te tjera, nga ajo treve jo fort imagjinare qe fale penes mjeshterore te Cim Celes njihet tashme ne mitologjine virtuale si Gropovethi.)
Por le te kthehemi perseri te ata...llapaqenet...Pjesa dermuese e ketyre kokeqypave eshte e re ne moshe dhe kesisoj nuk ka perjetuar me diktaturen e proletariatit ate pervoje qe kane perjetuar (qofte edhe ne menyre pasive) prinderit e tyre. Ia vlen te theksoj qe shumica e ketyre pinjolleve rrjedh kryesisht nga prinder oficere, spiune, aparatcike komuniste, sherbyes te organeve te diktatures apo zedhenes te levave te tyre ideologjike.Nje pjese e vogel e ketyre anarkisteve te vonuar perbehet nje brez i ri zakonisht injorant i cili e ka marre virusin e anarkizmit ose te aventures marksiste cheguevariste jo ne menyre te drejtperdrejte aktive, por indirect dhe pasivisht, dicka e ngjashme me ata qe ne menyre pesore thithin tymin e cigares qe pi dikush tjeter aty prane.
Pra e tere kjo mase e lartpermendur shqiposh ka ndermend te zhvilloje virtualisht revolucionin e ardhshem imagjinar i cili, sipas tyre, do u jape fund nje here e mire tere fatkeqesive qe sipas tyre perjeton memedheu. Keshtu per shembull ky grup parazitesh mendon qe pas revolucionit te tyre prej kartoni shumica e tyre do jene ne pozicione te tilla pune ku do punojne pa punuar, do mesojne pa lexuar, do jetojne pa bere asnje shpenzim, do pasurohen me urdher te nje peshku pa uje. Keta djelmosha vanitoze dhe vajza anorgazmike mendojne se gjeja me e mire qe mund te beje dikush ne moshe te tyre eshte qaramanlleku dhe shperndarja e trakteve cheguevariste ne internet.
Keta parazite nuk e dine se ne ate moshe qe jane njeriu ka disa mundesira qe nuk i vine kurre ne dore me vone, si psh, te sudiuarit dhe te aresimuarit, venia e bazave te se ardhmes individuale ne baze te disa vlerave dhe aseteve individuale etj…etj… Por sic thashe me siper per paraziter si llapaqenet tane perpjekje si te mesipermet jane te pamundura. Per ta eshte me e lehte te bejne filozofin dhe mendimtarin, se sa te bejne nxenesin. Shqipot tane anarkiste kurre nuk kane qene nxenes. Ata jane mendimtare dhe udheheqes te lindur qe ne jeten intrauterine ne gop te s'emes. Nen dirigjime halucinante andreastefanoide dhe deshtakesh te tjere me te cilet eshte mbushur plot e perplot jo vetem Blloku, por edhe Blogu… nen zulme dhe konvulsione alla skizofrenesh mucnanoide…nen sofizma daleboje qurrashesh alla kodra pas bregut…dhe te mbrujtur nga Kende te Kuqe Emulacionesh Virtuale skalione sandinistesh,zapatistesh, chegevaristesh,maoistesh,mjaftistesh e plot sakatesh te tjere kjo mase debiloepileptike e vetequajtur “ajka e rinise shqiptare” kerkon te lere gjurmet e veta ne mjegullnajen e rradhes.
Ne fakt ne realitetin shqiptar nuk ka fare as ndonje mjegull e as mjegullnaje, por eshte thjeshte tymnaja e kuqerremte qe ngrihet nga pordhet qe u burojne nga rropullite e tyre prej bakri…
Mitingjet e anarkisteve debatikas shqiptare prej kohesh u ngjajne agjensive martesore apo te njohje/takimeve. Nese do te njohesh ndonje surrat te ri shko ne miting! Shumica dermuese e cifteve te reja gjate dekades se fundit jane njohur ne mitingje te Mjaftit!!! Si gjate diktatures ne aksione! Cifte Dulle-Nexh, Mehmet-Fiqirete, Hysni-Vito etj jane ne mode perseri teksa sheh erionveliajt e rinj te Boletikes Shqiptare te cilet paraqiten ne forumet e larta te partive te tyre bashke me rimorkiot e tyre bashkeshortore apo one-meeting-stand, ndonjehere edhe shtatzena!
Shumica e ketyre te rinjve “idealiste” cuditerisht heq dore nga idealet cheguevaristeanarkike sapo ne mitingun e rradhes njeh te vluaren e tij, njesoj epileptike edhe ajo. Pas disa ditesh e sheh te Pazari i Ri duke bere pazarin e zarzavateve si nje mez i urte, perkrah nje thatanikeje kapricioze, dhe pas nje muaji, nese perballesh ne rruge me nje krijese te squllur e pa forme, dije se eshte ai, i riu “idealist” i Pazarit te Ri. (Ne fakt Pazari i Ri nuk eshte aspak i Ri. Si te gjithe pazaret dhe pazarlleqet nuk ka se si te jete i Ri ne moshe). Kesisoj shpjegohet edhe aksioma e njohur : sa me shume mitingje anarkistesh te behen, aq me shume zvogelohet numri i tyre ne sheshe.
Kjo do vazhdoje deri diten kur dikush do u flase epileptikeve te shesheve per dobishmerine e ilaceve dhe per te mirat qe sjell te paturit e nje farmacie prane shtepise ku jeton. Deri sa te vije ajo dite ne te tjeret le te degjojme nonstop nje cardash hungarez dhe duke ngrene kokoshka te shpresojme se ne kalendaret e viteve te ardhshem muaji Maj do te filloje me daten 2.

22.4.09

SHPRESA IME E FUNDIT

Kohët ndryshuan.Edhe njerëzit.
Të dashurat na harruan.
Miqtë e ngushtë i hëngri mosqënja.
Prindërit i varrosëm dhe fëmijët tanë presin
të na varrosin.
Kohët ndryshuan.Edhe njerëzit.Edhe miqtë.
Po ti armiku im,
kur do të ndryshosh?
Ti,shpresa ime e vetme
për të fituar një ditë një mik të vërtetë!
Ti shpresa ime e fundit
për një zhgënjim minimal.

MURET

Natën vetmia ime nuk ka mure,
ndaj s’kam ku ta përplas e ta thyej
dëshpërimin tim,
këtë shishe të boshatisur uiski,
këtë shishe të boshatisur parfumi,
këtë shishe të boshatisur farmaku.
……………………………………
Ditën pranë meje shfaqesh ti, njeri i vogël,
ti, njeruc,
mur i detyrueshëm i dëshpërimit tim,
fshesar vullnetar qelqesh të thyera,
koleksionist i përjetshëm i vetmisë sime.


(1996)

ËNDRRA DHE GJUMË

Sa shumë ëndërruam në jetën tonë
dhe jetën e bëmë ëndërr,
sa shumë ëndërruam,
sa shumë,
dhe jetën e bëmë gjumë.
Jeta qënka një ëndërr e madhe,
jeta qënka një gjumë i gjatë
dhe padashur
ne biem në gjumë që të shohim një ëndërr
dhe
shpesh,
sa keq,
sa shpesh,
ne flemë tërë jetën
mjaft që ëndrrën ta shohim
të bukur.

HARMONI

Grua!
Le të thonë c’të duan fqinjët,
ne jemi cifti më harmonik
në botë:
A s’e ke vënë re
që ne e ndjejmë
nevojën për sherr
në të njëjtën kohë…?

MËKATI I HOMERIT

I fali njerëzimit
mitin e dashurisë,
të tradhëtisë,
të kurvërisë,
të xhelozisë,
të dinakërisë,
të burrërisë,
të zemrimit
e të luftës…

Bashkë me këto
edhe
verbëri - verbimin
e tij.

E K S P L O R I M

Në zemrën e një gruaje
gjen gjithshka.
Dikush kërkoi deri sa gjeti
dashurinë.
Një tjetër deri sa preku
lumturinë.
Një i tretë më këmbëngulës
gjeti më vonë
pabesinë,
xhelozinë,
tradhëtinë.
Aty ndaluan të gjithë
duke menduar se zbuluan
t-ë-r-ë-s-i-sh-t
zemrën e një gruaje.

Poeti kërkoi edhe të nesërmen
dhe gjeti…
një dashuri,
një dashuri të re
të ngjajshme me një gabim të ri,
të ëmbël,
të dëshirueshëm,
të papërballueshëm...
i vetmi luks që mund të të falë
zemra e një gruaje të dënuar
me mosvëmëndje.

Alo…? Kush je ti ?

Unë jam turbullira e ëmbël
në fundbarkun tënd
strehuar,
drithërima rrënqethëse
e puthjes së
munguar,
casti që
ëndërrisht
është përjetësuar
aty ku
zeri im i ngjirur
puth
oqeanikisht
buzëqeshjen tënde
të fëmijëruar…

Alo …po kush je ti ?

Unë jam hapi
që këmbët e tua ia falin
udhës së pashkelur ,
gremina ku ti bie
pa u rrëzuar kurrë ,
trishtim i akrepave
të orës që ka ngelur
përjetësisht varur
mbi të njëjtin mur.


Alo..të njoh unë ty?

Jemi takuar shpesh bashkë,
të kujtohet ?
Aty ku më prisje,
aty ku s’të prisja.
Të pyeta “ Si të quajnë ? ”,
“S’e di ...
Ndoshta Penelopa,
ndoshta …Mona Liza…”

Jemi takuar shpesh bashkë
vështrimit të ngrohtë
në këndin e një syri,
dritareve të trenit
ikur pa rikthim,
në të shpirtit portë
ku pa trokitur hyri
një “ të dua “ e re,
bastard ëndërrim.

Jemi takuar shpesh bashkë,
të kujtohet ?

Ndoshta ishte e dielë,
ndoshta mëngjez,
kur Mona Lizat e Penelopat
pa recipet
i vidhen agimit
aq heshtur ,
aq lehtë ,
hej copëza të natës
mbi gjinjtë e vakët ,
gërvishje të mbrëmjes,
epshor tualet
i dritës së hënës…


Ndoshta ka qenë mbrëmje
kur gri- pendimi
në delir i dehur
nga perëndimi
nisi t’i rrëfehet
të fundmit murg ,
shurdhmemec i natës,
shpirt që prehet
zvarrisjes së heshtur
nga muzgu në muzg…


Ndoshta ka qenë pranverë,
kur lule e trullosur
nga dielli i ngrohtë
në vënd që të dhurohet
e t’i mirret erë,
në të të verbërës shportë
ndjeu të harrohet
pa e mësuar kurrë
që ishte pranverë…

Ndoshta ka qenë vjeshtë
kur gjethet e verdha,
xheloze të pashpresa
në gjyqin e një sythi
që avokat s’kërkon ,
mallkuan dhe dënuan
të mjerat e gjelbërta
nën këmbët e fshesarit
që stinët ngatërron….

Jemi takuar bashkë…
Të kujtohet ?

19.4.09

Loje me zjarrin...(kolazh nga "Stina e Peste"- dialogu poetik me Aida Dizdarin)

Une tregtar i dashurise ? E kush mund te ma bleje mua jeten?
Une nuk shes e as nuk blej ndjenje...
Ne treg te dashurise jam shkembyer vec me vetveten
nganjehere konvertuar ne monedha shpirterash te padenje...

Por ne jemi tokesore...dyshuesja ime...
nese trupi yt eshte liber nxitimthi shfletuar...
gjinjte jane si rreshtat...i shikojne te gjithe...
une lexoj mes rreshtave...diku aty pas gjinjve...
aty ku e jotja zemer rreh dritheruar...

Une vertet luaj...por luaj vec me zjarrin...
Tregome qe je zjarr...flake...pervelim...
Pasi te me kesh percelluar...djegur...zhuritur
a mund ta rindezesh te ftohtin hirin tim...?

Ah...jeten qe kam humbur nuk ma kthen ti dot...
nuk ma kthejne dot as ato qe ma kane marre...
te thashe...eshte hi cka ishte dikur zjarr...
druaj se je flake qe shuhesh me nje lot...

Mund te te dashuroja po ta dija se c'je...
me fort nga sa dikur kur s'te njihja...
E si mund te me duash ti qe aq mire me njeh ?
Mos valle e ka fajin...hija?

(Me mire te jesh hiri i nje zjarri te dikurshem
qe prushi iu fik nga dore e harreses...
se sa flaka qe digjet percelluese aq bujshem
e shuhet aq lehte nga lot' i pendeses...)

Per ty do te kendoja si per shpirtin e asaj
qe vargjet e mia iu bene krahe e larg e shpune....
nese me bukur per ty do te kendoja...fajtor pa faj...
akoma me larg do te fluturoje edhe ti nga une...

E di qe atehere Edeni yt emrin tim do marre...
Valle do ishte i lumtur ai fluturim...?
Atje larg mjellma blu do mberdhihe pa timin zjarr
dhe emri im ne peshperitjet e saj s'behet dot ngushellim....

Ndaj me ate zjarrth qe me ka mbetur
dritehijesh mureve te shpirtit tend luaj...
flakez kalteroshe qe shuhet e digjet heshtjes
mbi prushin qe akoma perzjen nje dore e huaj....

16.4.09

bee-zarre

…dhe pastaj ajo iku

***
nga dera e pambyllur
tashme duken vetem…

***
jo

***
s’jane perseri lule ato cka mbeten
pas largimit te bletes

***
erdhi ora t’i kepus shkujdesur

dhe

te mos i dhuroj.

Lehtësia e papërballueshme e (Mos)rastësisë

Gjithshka është çështje Rastësie, miku im,
çështje Mosrastësie…

Rastësisht ti nuk je fëmija që u copëtua sot nga predha...
Rastësisht ti nuk je sot në karrigen elektrike...
Rastësisht ti nuk je sot piloti bombardues...
Rastësisht sot ti nuk je aty ku vriten dhe vrasin...
Rastësisht sot unë po shkruaj këtë poemë e jo nekrologjinë tënde...
Rastësisht te gjithë ne
mburremi që
AKOMA
nuk jemi vrasës,
hajdutë,
dhunues,
përdhunues,
zjarrvënës,
helmues...
Mburremi në kurriz të Mosrastit.

Por nëse

jo rastësisht
të vjen për të mos vrarë,
për të mos vjedhur,
për të mos dhunuar,
për të mos përdhunuar,
për të mos helmuar,
për të mos djegur,

atëhere

shko në një lëndinë, miku im,
këput një manushaqe
dhe mbille aty ku nesër do të jetë varri yt...
I shkrumbuari,
i vjedhuri
i dhunuari
i djeguri
i helmuari
varri yt.
Dhe mos harro:
Jo gjithnjë lulja është syri i virtutit.
Më shpesh është perçja e vesit.

3.4.09

Paranoja e "Vllahofobise" se pretenduar

Ka nje perpjekje te vazhdueshme dhe qesharake njekohesisht per te terhequr paralele mes hebrenjve te Gjermanise se Hitlerit dhe vlleheve te Shqiperise duke aluduar kesisoj per nje “vllahofobi”- kete holocaust imagjinar te minoritetit kulturor vlleh ne Shqiperi(!)
Projektuesi i “vllahofobise” ka harruar nje element i cili i dallon shume hebrenjte nga vllehet: cobanerine. Historikisht hebrenjte jane shquar per mendje te mencura dhe tregeti floriri, kurse vllehet jane shquar kryesisht si cobener dhe tek-tuk edhe si nallbane kuajsh ne shtegetimet nga nje kullote ballkanike ne tjetren. Gjithsesi ky detaj nuk me ndalon te humbas pak kohe per t’u marre disi seriozisht me kete argument te trumbetuar se fundmi si zakonisht nga e njejta race e tellalleve cmitizues qe ne rrethana te jashtezakonshme merren edhe me studimin e “vllahofobise”.
Termi “vllahofobi”,( meqe eshte artikuluar nga nje person qe merret edhe me gjuhetari kur ka nge) shqiperohet “frike nga vllehet”. Sipas grafomanit te njohur Ardian Vehbiu ne Shqiperi ekziston nje frike nga vllehet, te pakten ne perceptimin paranoik te tij dhe te ca te tremburve te tjere. Po a i pergjigjet realitetit ky perceptim i ketij te tremburi?
Vllehet gezojne te njejtat te drejta kushtetuese si te gjithe nenshtetasit shqiptare.
Vllehet gezojne te njejtet privilegje dhe kryejne te njejtet detyrime qe u ngarkon kushtetuta dhe ligjet ne fuqi.
Per me tej bie ne sy prani e madhe e elementit vlleh kudo ne shoqeri civile, ne qeverisje, ne drejtim bordesh dhe OJF-sh te ndryshme qe gelojne si kepurdhat kudo ne Shqiperi.
Per me shume vllehet ne Shqiperi jane te organizuar zyrtarisht ne nje komunitet kulturor te tyrin i cili se fundmi ka paraqitur edhe kerkesen qe te shndrrohet zyrtarisht nga minoritet/ komunitet kulturor (status qe ka aktualisht) ne minoritet / komunitet etnik.
Nuk ka asnje shenje te ndonje politike diskriminuese qeveristare apo sociale kunder vlleheve.
Nuk ka asnje shfaqje te diskriminimit te komunitareve vllehe nga shqiptaret.
Nuk eshte raportuar ndonjehere ndonje incident ku motivi te kete qene vllahofobik. Perkundrazi, shqipot jane teper miqesore me te gjithe joshqipot, dmth me romet, vllehet, jevgjit, shulet, greket, gollobordasit, vrakasit dhe me cdo komunitet apo pakice etnike apo kulturore. Shqipot martohen me vllehe, bashkejetojne me vllehe, shoqerohen me vllehe pa asnje kompleks etnik.
Gjithsesi shpikja "vllahofobike" e ketij "studiuesi" te lodhur mund te jete ne te ardhmen objekt i ndonje studimi mjekesor joveterinar. Interesant eshte fakti qe ky Ardian Vehbi pak kohe me pare kerkonte/sugjeronte ne faqet e mediave shqiptare qe krahines shqiptare te Himares t'i jepej nje status i tipit "as...as / edhe...edhe" (!) Nje ndarje te Himares mes Shqiperise dhe Greqise. Pra kerkon nje shkeputje te Himares nga trualli meme Shqiperi!!!

Citim nga Vehbiu:

"Zgjidhja optimale ne kete rast, mendoj une, do te ishte t'i njihej Himares nje status i tipit "edhe/edhe"; "as/as" i nje porte kulturore te posaçme, nepermjet se ciles Shqiperia dhe Greqia do te komunikonin se bashku ashtu siç kane komunikuar shqiptarizmi dhe helenizmi ne mendjen dhe zemren e çdo himarioti te mirefillte, ne rrjedhe te shekujve."

[botuar ne gazeten "Ballkan", dt. 16 tetor 2003] `
`

Dhe ky sharlatan ka goje te permende me percmim kombetaristet dhe shqiptarizmin!

Per te ndihmuar lexuesin te kuptoje dicka me shume sqarojme se ideja e “vllahofobise” artikulohet nga vehbinjte sa here qe dikush guxon te drejtoje gishtin e antishqiptarizmit drejt nje grupi te vogel vllehesh dhe pothuajsevllehesh (persona te lidhur indirekt me vllahe apo me sektin e "Shoqerise se Hapur" te fondacionit Soros –skeme e trajtuar ne shkrime te meparshme te mia) qe jane sherbyesit zyrtare te antishqiptarizmit ne Shqiperi. Mishat, Lubonjat, Plasaret, Velot, pothuajsevllehet Klose,Vehbinj,Fullaner,Ikonomer,Laner and co plus oborret e tyre te vockla te mbushur me bastarde anoreksike pa grup te percaktuar gjaku.
Pra sa here qe nje shqiptar do akuzoje grupin e lartpermendur te palovlleheve dhe pothuajsevlleheve per antishqiptarizem, neper media dhe blogje do kercejne ardianvehbinjkloset duke valvitur akuzen e "Vllahofobise" se shqipove (!) Sic duket skema funksionon e tille qe kur te rrezikohet plani A (soroizimi i Shqiperise me ane te klikes vllehe dhe pothuajsevllehe), te kalohet ne planin B i cili perpiqet te paraqese nje holocaust vlleh ne Shqiperi, pra teoria e viktimizimit dhe e krijimit te mitit “vllehu – viktime”, nje teori e cila sipas paranojakut Vehbiu do funksionoje perfekt po aq mire sa funksionoi dhe akoma funksionon teoria e hebreut-viktime.( Do i sugjeroja "akademikut" te lodhur te rruges Vehbiu te provoje te shkruaje nje historical-fiction, meqe deshmon fantazi te admirueshme dhe ndoshta na dhuron nje roman po aq "terheqes" e plot me voskopojare si ai i Ben Blush Ishullorit.)
Alarmi i "Vllahofobise" eshte alarmi i rreme qe behet per te hequr vemendjen e opinionit publik shqiptar nga alarmi i vertete per Kuajt Vllehe SOROISTE te Trojes Shqiptare te diteve tona. Nje alarm i rreme i cili kerkon te krijoje mjegullnaja pas te cilave banda e paguar e palovlleheve te lartpermendurt e miqte e tyre shqipo-pa atdhe te vazhdojne misionin e ckombetarizimit ne Shqiperine e sotme soroiste.
E perseris edhe ne fund te ketyre shenimeve:
Vertet qe ka nje problem te cilin shqiptaret e coroditur te tranzicionit nuk e shohin dhe ai nuk quhet vllahofobia, por SHQIPTAROFOBIA.
Shqiptaret te sterlodhur nga tranzicioni(dhe si zakonisht pre e shkujdesjes dhe e vetesigurise fodulle te tipit “jemi zoter ne vendin tone”) akoma nuk duan te kuptojne qe dita-dites po shndrrohen ne tufa delesh me cobene vllehe soroiste ne kullota shqiptare.

Ardian Vehbiu dhe paranojat e tij te "Vllahofobise" se pretenduar (pjesa e pare)

Para pak kohesh u leshua ne virtualitet (ne blogun e tij dhe gjetke) bajga e rradhes e grafomanit pa atdhe Ardian Vehbiu nen pseudonimin XhaXhai. Meqe eshte nje teme shume pikante per te cilen eshte harxhuar shume fryme dhe zell si nga ky "akademik i rruges" , ashtu edhe nga vllehe, pothuajsevllehe dhe hibride te dyshimte te races shqiptare, mes tyre sigurisht plot bastarde, pas publikimit te paradokohshem te shkrimit tim “Baballare e Xhaxhallare”(ne blogun tim dhe gjetke) , e pashe te udhes te bej ca saktesime ne kete shkrim te ri te Vehbiut qe si zakonisht gelon nga te paverteta. Sic duket Vehbiu akoma nuk e kupton se erudicioni i shkon per lesh (te palare) kur e perdor per qellime te mbrapshta, i nxitur sigurisht edhe nga motive aspak studimore..
Qe ne fillim bie ne sy nje veprim a/imoral i autorit ne ato cfare shkruan: Qellimshem perpiqet te krijoje idene e nje kryqezate antivllehe te ndermarre nga disa kombetariste fashistoide te cmendur shqiptare. Ne kete pranvere te 2009-es kjo ndermarrje e ketij sharlatani e ka emrin as me shume e as me pak maskarallek. Te vesh shenjen e barazimit mes tere komunitetit vlleh qe jeton ne Shqiperi nga njera ane dhe te nje grupi te vogel ne numer palovllehesh dhe ca sherbyesve shqiptare te tyre te permendur si “elita” sorroiste e shoqerise civile “shqiptare” sigurisht qe perben nje skutheri dhe imoralitet. Nuk jane Mishat, Lubonjat, Velot dhe Plasaret komuniteti vlleh shqiptar, por PO..ata jane vllehe dhe PO jane kupola e perzgjedhur sorroiste e shoqerise civile “shqiptare”. Jane vllehe dhe jane sherbyes te paguar shume rendshem per ckombetarizmin e shqiptareve nen emrin “shoqeri e hapur”, “mendje te hapur”, e pse jo nese do perifrazoja Mark Markun ne replike ne studioArdian Klosit edhe “bythe e hapur”. Pa permendur pastaj edhe nje tufe sherbyesish anemike e thatanike, pa peshen e duhur intelektuale, te cilet me zell dylekesh kerkojne gjithsesi te ofrojne sherbimet e tyre modeste per “bythehapjen” e lartpermendur. Kerkon te luash akoma me emocionet e vlleheve kudo qe jane, zoti studiues duke vene titullin qesharak te mesiperm “Vllahofobia”? Ok…Zgjedhja jote.Luaj sa te duash! Mua personalisht nuk me interesojne aspak emocionet e vlleheve ne teresi per sa kohe qe ata vetidentifikohen me ate grupin voskopojar te lartpermendur te misionareve te Sorosit.

Citim nga Vehbiu:

“Ka një rrymë të diskursit kombëtarist – ende të nëndheshme si urithi – që flet për të ashtuquajturin problem “vllah” në shqiptarinë e sotme.”

Replike:

Perkundrazi. Diskursi kombetar (dhe jo kombetarist, zoti Vehbiu!) rrymat e veta per fat te mire akoma nuk i ka te nendheshme si urithi, sepse nuk ka asnje aresye te trembet apo te fshihet nga urithet e vertete- grupi i vlleheve sorroiste te shumepermendur (dhe jo komuniteti vlleh ne teresi) ne rastin konkret per analogji te thenieve te tua.

Citim nga Vehbiu:

“Sipas kësaj rryme, një pjesë e mirë e kozmopolitizmit, anti-shqiptarizmit dhe anti-kosovarizmit në kulturën e sotme mainstream në Shqipëri, dhe veçanërisht në Tiranë, vjen ngaqë elitat kulturore të kryeqytetit dhe institucionet e shoqërisë civile janë uzurpuar nga elementi vllah – një pakicë që përpiqet, me mënyra të ndryshme, të sundojë mbi shumicën shqiptare.”
Replike:
Pasaktesi e qellimshme e Vehbiut: nuk i kane uzurpuar sic thua ti (sepse vllehet HISTORIKISHT nuk kane pasur e nuk kane as bythe e as koke per uzurpime apo dhune antishqiptare) dhe as nuk i kane marre me ndonje merite te vecante ato poste e pozicione “elitare”, por jane emeruar ne ato poste nga masoneria e re me emrin Soros. Pra jane emeruar, jane perzgjedhur si race e zgjedhur “shqiptare” qe jane. Jane perzgjedhur pikerisht se jane popull pa atdhe! Pra, Vehbi, jo se jane me te zotet e me me shume vlera nga te cilat pastaj rrjedh edhe e drejta uzurpuese sipas teje. Por thjesht i kane perzgjedhur te jene pjetaret me te zellshem te shoqerise civile sorroiste. Pra vllehet jane perzgjedhur te jene legjioni i huaj (kali vlleh i Trojes shqiptare) ne luften per hapjen e mendjeve te “mbyllura” te shqipove…

Citim nga Vehbiu:

“Mendimi im është që jo vetëm problemi vllah për shqiptarinë e sotme nuk ekziston, por edhe që vetë fjala vllah është një fjalëkod (codeword) për të shenjuar, diferencuar, izoluar dhe stigmatizuar shqiptarin e fesë së krishterë ortodokse.”

Replike:

Vazhdon fshehja pas gishti me alibi teper amatoreske nga nje person qe pretendon erudicion edhe ne fushen e vllehollogjise. Jo Vehbiu, jo! Shqiptari di te stigmatizoje mire vllehun dhe grekun edhe kur keta perpiqen te fshihen nen petkun fetar te ortodoksise. Psh askush nuk e ka quajtur Bollanon vlleh. Por e kane quajtur sic eshte dhe sic ndjehet ai vete: grek! Dhe po keshtu askush nuk i ka quajtur greke ata vllehe per te cilet kam shkruajtur ne shkrime te tjera…pra ate grup te vogel vllehesh qe jane caktuar nga soroismi te hapin mendjet e “mbyllura” te shqipove “mendjengushte”….Pra ata nuk i kane quajtur kurre greke, por u kane thene vllehe e cobener sipas rastit dhe tradites orale te shqipes se folur e te shkruar.
Qellimshem Vehbiu kerkon te fuse percarjen mes ortodoksove dhe myslimaneve.Pra nje pandershmeri e rradhes e ketij studiuesi e cila sot nuk me habit aspak

Citim nga Vehbiu:

“Ku e mbështet këtë mendim?
Së pari, në vështirësinë objektive të identifikimit të dikujt si vllah. Dihet historikisht që në Shqipëri të Jugut dhe të Mesme ka shumë vllehë; por askush nuk është në gjendje të ofrojë prova të sigurta për t’i dalluar këta vllehë prej shqiptarëve ortodoksë, përveç gojëdhënave, historive të pleqve, dhe dëshmive të etnografëve të djeshëm e të sotëm që ndonjëherë kanë punuar me program.”

Replike:

Shume amatoreske alibia, Vehbi! Po shoqaten kulturore vllehe e harrove zoti studiues? E harrove faktin qe vete ata jane prononcuar si vllehe sa here qe ka qene rasti? Valle Misha nuk eshte vlleh? Velo nuk eshte vllleh? Lubonja nuk eshte vlleh? Plasari nuk eshte vlleh? Plus pothuajsevllehet sic i kam quajtur une ata qe indirekt kane lidhje gjaku apo fisnore me vllehet apo qe interesat e tyre i cojne ne te njejtat kullota.

Citim nga Vehbiu:

“Disa vllehë e kanë ruajtur gjuhën e tyre (arumanishten), por të tjerë e kanë humbur; disa vllehë madje edhe nuk e dinë më që janë të tillë. E vetmja gjë që kanë të përbashkët vllehët mes tyre është përkatësia në fenë e krishterë ortodokse; por kjo nuk i dallon aspak prej shqiptarëve etnikë që i përkasin kësaj feje, as prej grekëve, bullgarëve, maqedonësve dhe pakicave të tjera në Shqipëri.”


Replike:

Po flasim per ndergjegje vllehe, zoti studiues. Elementi me i forte etnik eshte ndergjegja kombetare, etnike, pastaj eshte gjuha dhe zakonet e tradicioni. Dhe ne vetedije ata jane vllehe, pak rendesi ka nese dine vllahisht apo jo. Edhe arbereshet, arvanitasit ne shumicen dermuese nuk dine shqip ose dine shume shume pak fjale, por kjo sipas teje do te thote qe ata nuk jane shqiptare ne origjinen e tyre etnike??? Pra perseri shmangie e qellimshme e studiuesit tone nga thelbi i argumentit.

Citim nga Vehbiu:

“Atëherë ç’është gjithë kjo zhurmë për vllehët? Ku bazohet ajo?
Baza objektive, nëse mund ta quaj kështu, ka të bëjë me praninë shpërpjesëtimisht të madhe të qytetarëve shqiptarë me prejardhje nga komunitete të fesë së krishterë ortodokse në institucionet kulturore të Shqipërisë: universitetet, institutet shkencore, në art dhe veçanërisht në mediat; por edhe në ndërfaqen e Shqipërisë me botën e huaj, e cila ekziston kryesisht në OJQ-të dhe fondacionet e ndryshme në Tiranë, të cilat jo rrallë financohen prej të huajve.”

Replike:

Vazhdon pandershmeria e studiuesit duke zhvendosur apriori emertesen vlleh dhe coban per cdo shqiptar ortodoks. Vehbiu meqe ka shume vjet qe rron nde dhe te huaj nuk e ditka qe shqipot e ruajne traditen e emertimit te tjetrit me emrin e vertete: grekut i thone grek e vllahut vllah, pavaresisht perkatesise fetare ortodokse. Pandershmerisht Vehbiu vazhdon te perpiqet me tymnaja e lojera fjalesh te ngaterroje konceptin fe me konceptin etni. Ortodoks eshte besim fetar, sic eshte besim fetar edhe ai katolik dhe mysliman, Vehbiu, kurse grek dhe vlleh jane perkatesi etnike, sic eshte perkatesi etnike shqiptar.

Citim nga Vehbiu:

“Baza subjektive e zhurmës vllahofobe ka të bëjë, përkundrazi, me nevojën për homogjenizim që ndiejnë qarqet kombëtariste etnocentrike shqiptare që tashmë identifikohen në doktrinën kombëtariste si fé surrogato; dhe që nuk pajtohen dot me heterogjenitetin e shqiptarisë si bashkekzistencë shqiptarësh të feve dhe fillesave kulturore të ndryshme.”

Replike:

Bashkeekzistence shqiptaresh te feve dhe filesave kulturore te ndryshme? Vllehet po na i ben shqipo me zor, zoti Vehbiu? Po zgjidhe kete ceshtje me shoqaten dhe komunitetin vlleh dhe pastaj eja ne teme me nje gjykim me te sakte dhe me te argumentuar meqe je ketu me cilesine e studiuesit e jo te plazhistit. Kjo eshte shume qesharake: Vete vllhet e Shqiperise thone ne jemi vllehe dhe kemi nje culture gjuhe, tradite dhe etni te ndryshme nga e sgqipove, kur hop kercen studiesi Vehbiu dhe thote qe vllehet jane shqipetare!U thote vlleheve: “hej nuk jeni vllehe, por jeni shqipo edhe ju!” Nenteksti i qarte: pretendohet nje legjitimim i klikes vllehe e cila eshte emeruar nga sorroistet ne krye te shoqerise civile “shqiptare”. Pra kur ndon je ze i vetmuar te drejtoje gishtin nga vllhet qe mbushin cdo nate studiot televizive opinionformuese apo kryesite e bordeve te OJF-ve vehbinjte do kercejne perpjete duke thene: “Hej, po edhe ata shqipetare jane si edhe ju qe gerthisni per vllahizmin e tyre…”
Por vllahun nuk e ben dot shqipo ti dhe shqipon nuk e bej dot vllah une, zoti Vehbiu! Ata jane sic jane: shqipot shqipo dhe vllehet vllehe.

Citim nga Vehbiu:

“Normalisht, elementi me prejardhje nga komunitetet e fesë së krishterë ortodokse do të ishte stigmatizuar si “grek”; në pajtim edhe me traditën. Që stigma e vjetër e grekut është zëvendësuar tani me këtë të renë e vllahut, kjo ka të bëjë me pamundësinë taktike, të elementit etnocentrik shqiptar, për të quajtur “grekë” të gjithë këta kinse uzurpatorë të diskursit elitar shqiptar, sepse ashtu do t’u jepej një armë e vyer në dorë shovinistëve grekë të cilët njëlloj tradicionalisht kanë quajtur “grek” çdo shqiptar të fesë ortodokse, madje duke mos lënë jashtë kësaj etikete as vllehët.

Replike:

Perpjekje e mjere per te mbuluar “mootin me shoorre” do te thoshte nje shqiptaroamerikan i vonuar ne drejtshkrimin e gjuhes ametare.


Citim nga Vehbiu:

“Pikërisht ky është avantazhi i fjalëkodit “vllah”: jep mundësi për t’u ofruar turmave fashistoide një kokë turku, ose një etiketë minoritare që mbetet çështje e brendshme e shqiptarëve, sa kohë që vllehët vetë nuk kanë as atdhe, as padron ndërkombëtar; dhe e jep këtë mundësi në mënyrë të tillë, që është praktikisht e pamundur për një qytetar shqiptar nga komunitetet e fesë së krishterë ortodokse, që ta mohojë se është vllah.

Replike:

Padronin nderkombetar e kane vllehet sic e kane pasur gjithnje historikisht. Vllehet ne diskursin e historise se tyre jane bere gjithnje ne anen e te fortit, dhe e kane braktisur ate sapo kane kuptuar qe nje tjeter faktor me i forte eshte shfaqur ne mejdan. Edhe ne Shqiperi vllhet kane namin e atij qe sheh vec interesin e vet dhe te i cili nuk mund te kesh aspak bese…Pra permenda perceptimin tradicional qe shqiptaret kane per vlllehet. Sot grupi i vlleheve dhe pothuasjevlleheve shqiptare kane padron Sorosin, fondacionin dhe milionat e dollareve qe burojne nga ai fondacion.Mos u qaj hallin soristeve vllehe,Vehbi! Ti e di fort mire qe ata gezojne shendet dhe prosperitet te plote ne Shqiperine e sotme. Pra askush nuk i ka perdorur si “koke turku”. Si koke vllehu po! Dhe jo sic shkruan ti “sa kohe qe ata nuk kane atdhe”, por sa kohe qe ata kerkojne qe edhe ne shqiptaret te mos kemi atdhe, sa kohe qe edhe ne shqiptaret te behemi cobener pa atdhe si ata! Pra beje diferencen zoti studiues nese kerkon besueshmeri ne ato qe shkruan dhe kurseje fjalen “fashistoide”.

Citim nga Vehbiu:

“Absurditeti i vllahofobisë lidhet edhe me atë që, ndërsa ka në Shqipëri disa shoqata kulturore vllehësh që kanë marrë përsipër të mbrojnë kulturën e statusin e asaj pakice brenda shtetit shqiptar, unë nuk kam dëgjuar kurrë që ndonjë prej këtyre vllehëve “kozmopolitë” të cilët përgojohen lart e poshtë si anti-shqiptarë të ketë treguar ndonjë interes për fatet e komunitetit të tyre, ose të jetë deklaruar publikisht për përkatësinë e vet etnike; ndryshe nga ç’bëjnë, bie fjala, qytetarët shqiptarë të pakicës greke, të cilët janë krenarë për etnicitetin e tyre dhe nuk ngurojnë ta shpallin atë haptazi.

Replike:

Vehbiu, pakicat minoritare greke sigurisht kane nje aresye dhe motiv krenarie per perkatesine e tyre etnike, sepse fundja ekziston trualli i pretenduar meme i tyre: Greqia. Kurse vllehet nuk e kane nje atdhe te tyre, ndaj edhe nuk kane perse te jene krenare per etnicitetin e tyre. Sigurisht nuk kane perse te ndjehen te turperuar per kete mungese atdheu qe ua diktoi historia. Por ata jane perzgjedhur pikerisht se jane pa atdhe per te kryer misionin e shkombtarizimit te nje popullate te huaj (shqipot konkretisht). Dhe misioni i atij grupi vllehesh te perzgjedhur nga Sorros ne kryqezaten antikombetare eshte ckombetarizmi i shqipove bash ne zemer te Shqiperise! Nje mision i peshtire qe e bejne vetem ata qe nuk kane asgje etnike per te humbur: vllehet ne rastin konkret.

Citim nga Vehbiu:

“Pse e quaj këtë absurde? Sepse sipas kësaj logjike, asnjë qytetar shqiptar i fesë ortodokse nuk mund të tregojë me argumente se nuk i përket etnisë vllahe; me fjalë të tjera, sepse për etnocentrikun shqiptar mjafton që ta quajë dikë vllah, që ky të jetë ashtu.”Siç e thashë, problemi vllah në Shqipëri dhe në shqiptari është një problem i paqenë, i shpikur nga etnocentrikët të cilët nuk mund të mbijetojnë dot, pa krijuar përçarje dhe probleme të tilla. “

Replike:

Problem i paqene? Je studiues apo cfare je, zoti Vehbiu? Nese je studiues do beje mire te mesoje aresyet pse Mendje te Ndritura Shqiposh si Frasheri, Konica, Kadare kane stigmatizuar vllehet si minoritet qe ia ka me hile Shqiperise. Si studiues qe je domosdo perdor edhe statistiken ne studimet e tua, dhe statistikat vertetojne qe ne diktature vllehet (dhe jo minoritaret greke) ishin perzgjedhur nga diktatori ne kryerjen e misioneve me te pashpirta antishqiptare…Edhe ne 19 vjet postkomunizem elementi VLLEH (dhe jo ortodoks sic te pelqen ty zoteri studiues te thuash qellimshem) perbente pjesen dermuese te kupoles qeverisese te Shqiperise.

Citim nga Vehbiu:

“Vllehët dhe shqiptarët kanë bashkëjetuar historikisht pa probleme; madje vllehë ishin një pjesë e madhe e veprimtarëve të Rilindjes, të cilët kontribuan për rimëkëmbjen e identitetit shqiptar modern me penë, me kulturë, me sakrifica vetjake dhe me pará.”

Replike:

Nuk kontribuan se iu hap barku per Shqiperine dhe as se ishin filantrope, por sepse Shqiperia ishte i vetmi vend i perandorise osmane ku ata nuk ndjeheshin te kercenuar nga vendasit. Pra e kane bere thjesht per interesa personale etnike, perndryshe fara e cobeneve do ishte zhdukur me kohe te pakten nga Shqiperia.
Citim nga Vehbiu:
“Nëse ka pasur vllehë grekomanë, njëlloj ka pasur edhe shqiptarë grekomanë…”

Replike:

Kjo eshte shume e vertete. Sic ka pasur shqipo vllehomane per interesa te dyshimta e aspak te ndershme nga pikepamja etnike.e po ashtu edhe vllehe “shqipomane” per sa kohe qe u digjej toka nen kembe.Eshte e kuptueshme qe ne ate rast vllehu ishte nevojtari.Por sot jetojme ne nje situate krejt tjeter ku kombeve asgjersimi u vjen nga brenda dhe jo nga ndonje pushtim i dhunshem…(lexo: kali vlleh i trojes shqiptare )


Citim nga Vehbiu:

“Për nga prejardhja, vllehët janë një popullsi nomade e cila rrjedh prej ilirëve dhe ndoshta trakëve të romanizuar të Ballkanit; gjuha e tyre, aromanishtja, është një formë e latinishtes ballkanike, e afërt por jo e njëjtë me rumanishten. Nuk ka ndonjë të dhënë historike që vllehët janë “të ardhur” në Shqipëri; përkundrazi, ka shumë të ngjarë që vllehët dhe shqiptarët e sotëm të jenë dy degë të të njëjtit popull të lashtësisë, prej të cilave njëra (vllehët) u romanizuan gjatë shekujve të sundimit romak të Ballkanit, ndërsa tjetra (shqiptarët) i rezistoi romanizimit.”

Replike:

Nje shembull model i fallsifikimit te pacipe te historise nga studiesi Vehbiu kur na servir zbulimin e pa argumentuar se vllehet dhe shqipot qenkan e njejta race(!) dhe jane qe te dy ne territorin e tyre legjitim(!)…nenteksti: certifikimi i vlleheve si shqipo. Po jo i cdo vllehu sigurisht, por i “elites” sorroiste vllehe qe i kane ngarkuar misionin per ckombetarizimin e shqiptareve.

Citim nga Vehbiu:

“Nga vllehët e sotëm në Shqipëri, një pjesë mjaft e madhe e kanë humbur gjuhën; dhe ruajnë vetëm një kujtim të zbehtë të origjinës së tyre, sidomos kur jetojnë në mjedise urbane historikisht islame, si Tirana, Kavaja, Durrësi dhe në përgjithësi Shqipëria e Mesme. Të tjerë vllehë njihen si të tillë vetëm e vetëm ngaqë kanë pasë jetuar si nomadë dhe relativisht vonë janë ngulitur dhe kanë krijuar fshatrat e tyre, ose lagjet e tyre në fshatra ose qytete përndryshe shqiptarësh.”

Replike:

Vazhdon loja e fjaleve ne terma gjoja profesionale si psh “latinishtja ballkanike” sajesa te deshperuara per te pararednur edhe term ate tille si “shqipja vllehe” apo “vllahishtja shqiptare” e mos e dhente Zoti edhe ndonje term si Shqiperia Vllehe apo Vllahia shqiptare”. Hane Vllahia, hane Shqiperia! Pajisu me ndonje harte here pas here zoti studiues se rrezik do na e nxjerresh Vllahine ne Shqiperine e Mesme keshtu sic e ke nisur…

Citim nga Vehbiu:

“Nga ana tjetër, prania e shpërpjesëtuar e shqiptarëve nga komunitete të fesë së krishterë ortodokse në elitat e sotme kulturore (dhe në elitat e djeshme, të kohës së komunizmit) shpjegohet pa qenë nevoja t’u drejtohemi teorive të komplotit. Së pari, vetë statusi i dorës së dytë i nënshtetasve të fesë greke-ortodokse të Portës së Lartë, i bëri këta që, për të mbijetuar, të merren me zeje ose të marrin rrugën e kurbetit ose t’i shpien fëmijët në shkolla e t’i ekspozohen kulturës iluministe perëndimore më shpejt e më mirë se shumica myslimane e shqiptarëve ose katolikët e maleve;

Replike:

Vllehet zeje? Na habite, zoti studies. Vazhdojne shpikjet e Vehbiut kur deklaron se vllehet ishin te prirur me pershkollim perendimor perkundrejt popullates katolike apo myslimane…Por sa figura te shkolluara e te ndritura myslmane dhe katolike ka vetem qyteti i Shkodres nuk kane vllehet e marre sebashku ne tere koherat. Nese nuk beson referoju statistikave te cilat me sa shoh i ke zet. Vllehet tradicionalisht ne ato epoka qe flet ti njiheshin kryesisht si cobener dhe per asgje tjeter. Vllehet i cuan femijet ne shkolla perendimore? Me duket se vllehet u shkolluan ne Bukuresht dhe ne ndonje qytet grek e vetem ne pak raste ne Europen perendimore.

Citim nga Vehbiu:

“së dyti, pakicat për nga vetë natyra e tyre fluide janë më të përgatitura se shumica për t’u mbijetuar përmbysjeve të mëdha sociale, prandaj edhe s’ka asfare gjë për t’u habitur që pakicat tregojnë interes për politika të majta, të reformës dhe të shndërrimeve sociale;”

Replike:

Dhe ku hyn ky argument ne diskutimin per “vllahofobine” e pretenduar prej teje?

Citim nga Vehbiu:

"së treti, komunitetet islamike shqiptare i humbën elitat e tyre pas vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1945; dhe këtë katastrofë nuk e shkaktuan, besoj unë, komunitetet e krishtera - as katolikët, as ortodoksët."

Replike:

Ja edhe zbulimi i rradhes i Vehbiut ne vazhden e nje sere zbulimeve te kesaj natyre. “Vakuumi i elitave islamike.” Me amatoreske nuk mund te behet. Vazhdon konfuzioni I Vehbiut ne lidhje me ndryshimin e koncepteve vllah dhe ortodoks. Kerkon me cdo kusht te fuse elementin fetar ne procerdimim me “ te vertetat” qe na server, dhe I shmanget si djalli temjanit e;emtit etnik” vlleh pa atdhe”. Kerkon te kundervere ortodokse perballe myslimaneve , nderkohe qe ne temen konkrete behet fjale per Vllehe vs. Shqipo. Pse kaq konfuz, Vehbi? Aq me teper qe dhe ne titull kete “studimin” tend e ke quajtur “vllahofobia” dhe jo “ortodoksofobia”.

Citim nga Vehbiu:

“Vllahofobia është shprehja më elokuente e një diskursi kombëtarist etnocentrik, që i shtrembëron problemet, i egërson njerëzit dhe krijon koka turku të cilat pastaj të ndëshkohen sa herë që shoqëria shqiptare dështon në përpjekjet e veta për t’u emancipuar. Pavarësisht nga profili individual i atyre që flasin për problemin ose rrezikun vllah për shqiptarinë moderne (ose më mirë post-moderne), ky diskurs i tyre është përçarës dhe nuk i sjell asnjë të mirë çështjes shqiptare, në Shqipëri dhe në përgjithësi në Ballkan.”

Replike:

Vertet qe ka nje problem te cilin shqiptaret e coroditur te tranzicionit nuk e shohin,dhe ai nuk quhet vllahofobia, por SHQIPTAROFOBIA. Shqiptaret te lodhur nga tranzicioni dhe si zakonisht pre e shkujdesjes dhe e vetesigurise fodulle te tipit “jemi zoter ne vendin tone” nuk e kuptojne qe pa kuptuar po behen, po shndrrohen ne tufa delesh me cobene vllehe ne kullotat shqiptare.Sa me shpejt ta kuptojne shqipot kete gje aq me harmonike do te jete bashkejetesa ne gjirin e shoqerise shqiptare e shqipove me lementin vlleh i cili nuk eshte cudi qe nje dite te paguaje vertete padrejtesisht haracet e zullumeve te ketij grupi palovllehesh sorroiste, i cili edhe pse eshte i pakte ne numer eshte shume i fuqishem nese do llogarisim padronin e tyre Soros, milionat e dollareve te tij dhe nga ana tjeter indiferentizmin e natyrshem te shqipove kunderjet cdo dukurie antikombetare. Eshte fakt i njohur historik qe shqipot veprojne me nje kohe vonese ne krahasim me kombet e tjera, kur u cenohen gjerat e lidhura ngushte me Atdheun.

1.4.09

Jo cdo renie gjethesh eshte vjeshte...

Amatorë të vjeshtës mos harroni:
Jo cdo gjethe që bie është e verdhë,
Jo cdo rënie gjethesh është vjeshtë!
Se mund të jetë një pranverë e vrullshme
e në pranverën e vrullshme,
ndërsa lindin gjethe të gjelbërta,
bien edhe gjethe të gjelbërta,
të vrullshme,
më të vrullshme se shoqet…

Amatorë të vjeshtës mos harroni:
Jo cdo gjethe që bie është e verdhë,
jo cdo rënie gjethesh është vjeshtë!
Se gjethet nuk janë njësoj,
se njësoj nuk janë as stinët…

Amatorë të vjeshtës,
mos u gëzoni tek shihni një gjethe që bie...
Kjo s’do të thotë që erdhi vjeshta,
pyesni amatorët e pranverës,
ata e dinë se cilat gjethe bien nga vjeshta
e cilat prej vrullit të erës…
.........................
jo te verdha të gjitha.

(1985)

Java jote...

Te merr e hena e te perplas
ne krahe te se martes te leshon
e merkura pa meshire te shtrydh
nen nofulla te enjtesh e premtja renkon.
.....................................
(ne lavatrice e shtuna te dielen ka vene
ta veshesh si perhere
te paster cdo te hene.)

Më thua…

Më thua që do të më falësh gjithshka,
vogëlushe,
Më thua që lotin tënd
vesë të mëngjezeve të mia do e bësh
dhe margaritat e gjinjve të tu
margaritarë të zgjimit tim do bëhen…
Më thua që altari i fundit
i mëkateve të mia do të jesh
dhe epshi yt - herezia e fundit e një
pendestari…
Më thua që për ty unë do të jem ëndërra…
gjumi …
zgjimi…
ethja…
magjia…
tundimi…
Më thua që për mua do të jesh dallgë…
e kur të dua…edhe fije bari…
më thua që e imja do të jesh përherë
e për ty vec unë do të jem
ai
………………………………………………..
I plakur nga rinia jote unë hesht
dhe nuk të them:
“Kush ish i lumtur njëherë,
nuk lumturohet dot përsëri…”

Toronto...Toronto...

Mes parqeve të pafund të këtij qyteti
zonja Përditshmëri i mbjell pranverat dhe vjeshtat
në të njëjtën pemë.
Turma i gëzohet hijes së saj.
...........................................
Sa më shumë rralloj cigaren
aq më shumë ndjej mungesën e aromës
së luleve...

Askush s'e pa...

Kur dashuria iku lart...
fluturoi...
humbi...
jo si zog,
por si tollumbace fijekëputur...
atje poshtë
mizantropët
dhe
lolitat
mbi pellgje narcistësh shartonin
vetmitë e tyre
dhe përsëri në heshtje mallkonin
penjtë...


(mizantrop - ai qe urren njerezit )

All the same...

Sonte do të shkoj me një putanë të panjohur
dhe me të vërtetat e saj
do të shenjtëroj gënjeshtrën tënde, zonjë...
Eja edhe ti me ne...
Në gjysëmerrësirë do më dukeni njësoj...
Po në gjysëmdritë i ngjasoj ndopak atij?
Eja...dehmi eklipset!

Pa fund…pa fillim…

Ngecur e shtrembëruar…
kokë e këmbë ngatërruar…
e imja “të dua”
ndryshuar...tjetërsuar…
mes euforive të tua
si gjuha shqipe nëpër vargjet e poetëve katundarë…
……………………………………
Në c'dialekt ndjen ti,
ish e dashura ime e ardhëshme ?

Portret

Ca pika puthjesh spërkat mbi mua...
pastaj përqafohesh me erën
dhe të humbas deri në mengjezin tjeter...
.............................
Parfumi im në shishen e huaj...
__________________

Keqkuptim i ëmbël...

Sonte paskam nevojë për dicka të re...
qoftë edhe për gënjeshtrën tënde...
Më thuaj "të dua"
dhe bëju keqkuptimi im i ëmbël deri në mëngjez...
Jo gjithmonë të kuptuarit ka kuptim...
.................................................. .......
Buzëqeshja e Mona Lizës vret adhuruesit e saj...