22.4.09

MURET

Natën vetmia ime nuk ka mure,
ndaj s’kam ku ta përplas e ta thyej
dëshpërimin tim,
këtë shishe të boshatisur uiski,
këtë shishe të boshatisur parfumi,
këtë shishe të boshatisur farmaku.
……………………………………
Ditën pranë meje shfaqesh ti, njeri i vogël,
ti, njeruc,
mur i detyrueshëm i dëshpërimit tim,
fshesar vullnetar qelqesh të thyera,
koleksionist i përjetshëm i vetmisë sime.


(1996)