22.4.09

ËNDRRA DHE GJUMË

Sa shumë ëndërruam në jetën tonë
dhe jetën e bëmë ëndërr,
sa shumë ëndërruam,
sa shumë,
dhe jetën e bëmë gjumë.
Jeta qënka një ëndërr e madhe,
jeta qënka një gjumë i gjatë
dhe padashur
ne biem në gjumë që të shohim një ëndërr
dhe
shpesh,
sa keq,
sa shpesh,
ne flemë tërë jetën
mjaft që ëndrrën ta shohim
të bukur.