22.4.09

SHPRESA IME E FUNDIT

Kohët ndryshuan.Edhe njerëzit.
Të dashurat na harruan.
Miqtë e ngushtë i hëngri mosqënja.
Prindërit i varrosëm dhe fëmijët tanë presin
të na varrosin.
Kohët ndryshuan.Edhe njerëzit.Edhe miqtë.
Po ti armiku im,
kur do të ndryshosh?
Ti,shpresa ime e vetme
për të fituar një ditë një mik të vërtetë!
Ti shpresa ime e fundit
për një zhgënjim minimal.