30.4.09

Nje Maji dhe Llapaqenet shqiptare (ose "Kur s'ka pula,pse ben ish?")

Ne mungese te proletareve bythegrisur (shyqyr O Zot qe nuk ekzistojne me proletaret dhe nenproduktet e tyre inkandeshente!) dhe ne mungese te punetoreve genuine ne vendin tim Nje Maji, kjo dite e rendomte qe akoma shume idiotesisht quhet feste, festohet nga llapaqenet, (duke mos permendur ketu masen e shtepiakeve te deshperuara dhe amvisave te lodhura qe me te drejte kete dite e ngaterrojne me 8 marsin dhe me Diten e Veres)!
Po kush jane llapaqenet? Ata jane lloj-lloj dhe pergjithesisht te rinj.
Gjen mes tyre te majte, te djathte, centriste, te kuq, blu, roze, blu e zbardhur apo te zinj.
Gjen mes tyre djem, vajza, transvestite, heteroseksuale, homoseksuale, biseksuale, gay dhe lesbike.
Gjen mes tyre bionde, brune, natyrale dhe te lyera. Gjen mes tyre kacurrele, tullace, qose, leshatore e te depiluar, kembeleshe e qafeleshe, me baseta, pa baseta, mjekrosher e mustaqellinj.
Gjen mes tyre shqipo, jevgj, vllehe, shule apo grekofone.
Gjen mes tyre malesore, maloke, fusharake, leber, lale, mirditore, skraparllinj, kosovare e camer, ulqinake e kercovare.
Gjen mes tyre qytetare, fshatare, katnare, periferike, urbane, suburbane, rurale, bathoraxhinj e jabanxhinj, dhe shume kryeqytetas te vonuar apo te nje ditenate te vetme.
Gjen mes tyre ortodokse, katolike, te krishtere, dhe me se shumti ateiste.
Gjen mes tyre analfabete, te shkolluar,te pashkolluar, gjimnaziste, studente, universitare, pasuniversitare, mastera e akademike.
Gjen mes tyre amatore, gjysemamatore, profesioniste dhe superprofesioniste.
Gjen mes tyre, pra, nje diversitet te jashtezakonshem dhe nje larmi ngjyrash qe do e kishte zili cdo arixhofke per fustanin e saj.
Tere kete turme amorfe shumengjyreshe, pervec dembelizmit te trasheguar proverbial, e bashkon edhe dicka tjeter: zelli anarkist per nje revolucion imagjinar te cilin sic duket duhet ta bejne me domosdo te lartpermendurit. Revolucioni i tyre he per he shtrihet ne trajte traktesh, thirrjesh dhe inkurajimesh neper faqe interneti apo blogje kolektive ku se fundmi vegjeton nje lloj i vecante emigrantesh i ngjashem me karkalecat ne vese, por jo ne ngjyre.
"Ideologet" e kesaj turme zakonisht jane kameriere te paarsimuar te cilet tek- tuk kane arritur te mesoje disa emra filozofesh nga bisedat e klienteve qe, ndersa hane sandwitch bajat, mallkojne Nicen dhe Shopenhauerin…ose ish studente gjysmake qe perpiqen te plotesojne boshlleqet intelektuale me lexime te castit alla copy-paste nga pellgje virtuale shqiposh qe gelojne nga njerez qe "dine" gjithshka dhe qe merren me zejen e tregetimit te mendve dhe ideve - zeja e preferuar e emigranteve shqipetare(!)
(Aq shume "filozofe" ofron virtualiteti shqiptar, saqe habitem se si Volteret,Platonet, Aristotelet, Sartret,Kirkegardet,Nichet, Iluministet,Kantet,Hegelet etj..etj..etj... dhe tere elita e filozofeve dhe mendimtareve te botes nuk kane qene shqiptare, mundesisht nga trevat e shquara per qyteterime klasike antike me ndikim te pamohueshem ne historine boterore te mendimit filozofik si Luma,Golloborda,Lapardhaja, Bradasheshi,Ura-Vajgurore, Pusi i Mezinit, Prrenjasi, Cerriku..etj..etj. Me fjale te tjera, nga ajo treve jo fort imagjinare qe fale penes mjeshterore te Cim Celes njihet tashme ne mitologjine virtuale si Gropovethi.)
Por le te kthehemi perseri te ata...llapaqenet...Pjesa dermuese e ketyre kokeqypave eshte e re ne moshe dhe kesisoj nuk ka perjetuar me diktaturen e proletariatit ate pervoje qe kane perjetuar (qofte edhe ne menyre pasive) prinderit e tyre. Ia vlen te theksoj qe shumica e ketyre pinjolleve rrjedh kryesisht nga prinder oficere, spiune, aparatcike komuniste, sherbyes te organeve te diktatures apo zedhenes te levave te tyre ideologjike.Nje pjese e vogel e ketyre anarkisteve te vonuar perbehet nje brez i ri zakonisht injorant i cili e ka marre virusin e anarkizmit ose te aventures marksiste cheguevariste jo ne menyre te drejtperdrejte aktive, por indirect dhe pasivisht, dicka e ngjashme me ata qe ne menyre pesore thithin tymin e cigares qe pi dikush tjeter aty prane.
Pra e tere kjo mase e lartpermendur shqiposh ka ndermend te zhvilloje virtualisht revolucionin e ardhshem imagjinar i cili, sipas tyre, do u jape fund nje here e mire tere fatkeqesive qe sipas tyre perjeton memedheu. Keshtu per shembull ky grup parazitesh mendon qe pas revolucionit te tyre prej kartoni shumica e tyre do jene ne pozicione te tilla pune ku do punojne pa punuar, do mesojne pa lexuar, do jetojne pa bere asnje shpenzim, do pasurohen me urdher te nje peshku pa uje. Keta djelmosha vanitoze dhe vajza anorgazmike mendojne se gjeja me e mire qe mund te beje dikush ne moshe te tyre eshte qaramanlleku dhe shperndarja e trakteve cheguevariste ne internet.
Keta parazite nuk e dine se ne ate moshe qe jane njeriu ka disa mundesira qe nuk i vine kurre ne dore me vone, si psh, te sudiuarit dhe te aresimuarit, venia e bazave te se ardhmes individuale ne baze te disa vlerave dhe aseteve individuale etj…etj… Por sic thashe me siper per paraziter si llapaqenet tane perpjekje si te mesipermet jane te pamundura. Per ta eshte me e lehte te bejne filozofin dhe mendimtarin, se sa te bejne nxenesin. Shqipot tane anarkiste kurre nuk kane qene nxenes. Ata jane mendimtare dhe udheheqes te lindur qe ne jeten intrauterine ne gop te s'emes. Nen dirigjime halucinante andreastefanoide dhe deshtakesh te tjere me te cilet eshte mbushur plot e perplot jo vetem Blloku, por edhe Blogu… nen zulme dhe konvulsione alla skizofrenesh mucnanoide…nen sofizma daleboje qurrashesh alla kodra pas bregut…dhe te mbrujtur nga Kende te Kuqe Emulacionesh Virtuale skalione sandinistesh,zapatistesh, chegevaristesh,maoistesh,mjaftistesh e plot sakatesh te tjere kjo mase debiloepileptike e vetequajtur “ajka e rinise shqiptare” kerkon te lere gjurmet e veta ne mjegullnajen e rradhes.
Ne fakt ne realitetin shqiptar nuk ka fare as ndonje mjegull e as mjegullnaje, por eshte thjeshte tymnaja e kuqerremte qe ngrihet nga pordhet qe u burojne nga rropullite e tyre prej bakri…
Mitingjet e anarkisteve debatikas shqiptare prej kohesh u ngjajne agjensive martesore apo te njohje/takimeve. Nese do te njohesh ndonje surrat te ri shko ne miting! Shumica dermuese e cifteve te reja gjate dekades se fundit jane njohur ne mitingje te Mjaftit!!! Si gjate diktatures ne aksione! Cifte Dulle-Nexh, Mehmet-Fiqirete, Hysni-Vito etj jane ne mode perseri teksa sheh erionveliajt e rinj te Boletikes Shqiptare te cilet paraqiten ne forumet e larta te partive te tyre bashke me rimorkiot e tyre bashkeshortore apo one-meeting-stand, ndonjehere edhe shtatzena!
Shumica e ketyre te rinjve “idealiste” cuditerisht heq dore nga idealet cheguevaristeanarkike sapo ne mitingun e rradhes njeh te vluaren e tij, njesoj epileptike edhe ajo. Pas disa ditesh e sheh te Pazari i Ri duke bere pazarin e zarzavateve si nje mez i urte, perkrah nje thatanikeje kapricioze, dhe pas nje muaji, nese perballesh ne rruge me nje krijese te squllur e pa forme, dije se eshte ai, i riu “idealist” i Pazarit te Ri. (Ne fakt Pazari i Ri nuk eshte aspak i Ri. Si te gjithe pazaret dhe pazarlleqet nuk ka se si te jete i Ri ne moshe). Kesisoj shpjegohet edhe aksioma e njohur : sa me shume mitingje anarkistesh te behen, aq me shume zvogelohet numri i tyre ne sheshe.
Kjo do vazhdoje deri diten kur dikush do u flase epileptikeve te shesheve per dobishmerine e ilaceve dhe per te mirat qe sjell te paturit e nje farmacie prane shtepise ku jeton. Deri sa te vije ajo dite ne te tjeret le te degjojme nonstop nje cardash hungarez dhe duke ngrene kokoshka te shpresojme se ne kalendaret e viteve te ardhshem muaji Maj do te filloje me daten 2.