Më thua që do të më falësh gjithshka,
vogëlushe,
Më thua që lotin tënd
vesë të mëngjezeve të mia do e bësh
dhe margaritat e gjinjve të tu
margaritarë të zgjimit tim do bëhen…
Më thua që altari i fundit
i mëkateve të mia do të jesh
dhe epshi yt - herezia e fundit e një
pendestari…
Më thua që për ty unë do të jem ëndërra…
gjumi …
zgjimi…
ethja…
magjia…
tundimi…
Më thua që për mua do të jesh dallgë…
e kur të dua…edhe fije bari…
më thua që e imja do të jesh përherë
e për ty vec unë do të jem
ai…
………………………………………………..
I plakur nga rinia jote unë hesht
dhe nuk të them:
“Kush ish i lumtur njëherë,
nuk lumturohet dot përsëri…”