22.4.09

E K S P L O R I M

Në zemrën e një gruaje
gjen gjithshka.
Dikush kërkoi deri sa gjeti
dashurinë.
Një tjetër deri sa preku
lumturinë.
Një i tretë më këmbëngulës
gjeti më vonë
pabesinë,
xhelozinë,
tradhëtinë.
Aty ndaluan të gjithë
duke menduar se zbuluan
t-ë-r-ë-s-i-sh-t
zemrën e një gruaje.

Poeti kërkoi edhe të nesërmen
dhe gjeti…
një dashuri,
një dashuri të re
të ngjajshme me një gabim të ri,
të ëmbël,
të dëshirueshëm,
të papërballueshëm...
i vetmi luks që mund të të falë
zemra e një gruaje të dënuar
me mosvëmëndje.