22.4.09

MËKATI I HOMERIT

I fali njerëzimit
mitin e dashurisë,
të tradhëtisë,
të kurvërisë,
të xhelozisë,
të dinakërisë,
të burrërisë,
të zemrimit
e të luftës…

Bashkë me këto
edhe
verbëri - verbimin
e tij.