1.4.09

Askush s'e pa...

Kur dashuria iku lart...
fluturoi...
humbi...
jo si zog,
por si tollumbace fijekëputur...
atje poshtë
mizantropët
dhe
lolitat
mbi pellgje narcistësh shartonin
vetmitë e tyre
dhe përsëri në heshtje mallkonin
penjtë...


(mizantrop - ai qe urren njerezit )