1.4.09

Jo cdo renie gjethesh eshte vjeshte...

Amatorë të vjeshtës mos harroni:
Jo cdo gjethe që bie është e verdhë,
Jo cdo rënie gjethesh është vjeshtë!
Se mund të jetë një pranverë e vrullshme
e në pranverën e vrullshme,
ndërsa lindin gjethe të gjelbërta,
bien edhe gjethe të gjelbërta,
të vrullshme,
më të vrullshme se shoqet…

Amatorë të vjeshtës mos harroni:
Jo cdo gjethe që bie është e verdhë,
jo cdo rënie gjethesh është vjeshtë!
Se gjethet nuk janë njësoj,
se njësoj nuk janë as stinët…

Amatorë të vjeshtës,
mos u gëzoni tek shihni një gjethe që bie...
Kjo s’do të thotë që erdhi vjeshta,
pyesni amatorët e pranverës,
ata e dinë se cilat gjethe bien nga vjeshta
e cilat prej vrullit të erës…
.........................
jo te verdha të gjitha.

(1985)