Une tregtar i dashurise ? E kush mund te ma bleje mua jeten?
Une nuk shes e as nuk blej ndjenje...
Ne treg te dashurise jam shkembyer vec me vetveten
nganjehere konvertuar ne monedha shpirterash te padenje...
Por ne jemi tokesore...dyshuesja ime...
nese trupi yt eshte liber nxitimthi shfletuar...
gjinjte jane si rreshtat...i shikojne te gjithe...
une lexoj mes rreshtave...diku aty pas gjinjve...
aty ku e jotja zemer rreh dritheruar...
Une vertet luaj...por luaj vec me zjarrin...
Tregome qe je zjarr...flake...pervelim...
Pasi te me kesh percelluar...djegur...zhuritur
a mund ta rindezesh te ftohtin hirin tim...?
Ah...jeten qe kam humbur nuk ma kthen ti dot...
nuk ma kthejne dot as ato qe ma kane marre...
te thashe...eshte hi cka ishte dikur zjarr...
druaj se je flake qe shuhesh me nje lot...
Mund te te dashuroja po ta dija se c'je...
me fort nga sa dikur kur s'te njihja...
E si mund te me duash ti qe aq mire me njeh ?
Mos valle e ka fajin...hija?
(Me mire te jesh hiri i nje zjarri te dikurshem
qe prushi iu fik nga dore e harreses...
se sa flaka qe digjet percelluese aq bujshem
e shuhet aq lehte nga lot' i pendeses...)
Per ty do te kendoja si per shpirtin e asaj
qe vargjet e mia iu bene krahe e larg e shpune....
nese me bukur per ty do te kendoja...fajtor pa faj...
akoma me larg do te fluturoje edhe ti nga une...
E di qe atehere Edeni yt emrin tim do marre...
Valle do ishte i lumtur ai fluturim...?
Atje larg mjellma blu do mberdhihe pa timin zjarr
dhe emri im ne peshperitjet e saj s'behet dot ngushellim....
Ndaj me ate zjarrth qe me ka mbetur
dritehijesh mureve te shpirtit tend luaj...
flakez kalteroshe qe shuhet e digjet heshtjes
mbi prushin qe akoma perzjen nje dore e huaj....