Pse o Zot nuk më linde cigan, kur shpirtin endacak më fale?
Buzë lumit ku një qen shkelmohet e këmbana tymi lajmërojnë të dielën
pranë kazanëve ku fustanet akoma të ngrohtë avuj gjinjsh lëshojnë…
orgjitë e mbrëmjes vesë mëngjesi djersijnë...
në çadrat e grisura lëkurat e natës
epshet e ditës cigançe rënkojnë…
Përse o Zot nuk më linde cigan kur shpirtin të tillë ma bëre?
Mes dashurish të ndaluara gjithnjë virtytin dogja...
të fshehta e të ndaluara si vetë lumturia…
Ditëve të rrihesha...të vidhja…kapele kashte të shisja...
netëve puthjet kafshimplote xhelozinë të më vrisnin,
kur zëri gojëndyrë i cigankës të zbukuronte dehjet e mia...
Haj diki daj diki daj haruma vaj
Haj diki daj diki daj haruma vaj
Vargan karrocash të lodhura dhe kuaj të menduar...
rraqe…lecka..fëmijë… pleq… dhe një vashë syzezë...
Në rrudhën mes vetullave të saj të shtrihesha e të vdisja
e pastaj i dehur nga vdekja edhe vdekjen kaçurrele ta deh
e të vyshkesha pastaj… e si jeta pastaj……
vajtimin e cigankës të prisja…të prisja…
Haj diki daj diki daj haruma vaj
Haj diki daj diki daj haruma vaj
Përse o Zot nuk më linde cigan,
kur të lirë pa liri më bëre?
Rob të këtij apartamenti luksoz me orën gjithnjë të kurdisur mbi mur...
ku vizitorët si ora janë vazhdimisht të saktë…tik-tak…
me damat që dëshpërohen kur fytyrave të pudrosura shiu iu pikon …
(por aq lehtë faqkat iu skuqen e gjinjtë iu ndizen…
dhe ëndrrat si faqet e pudrosura iu lagen
kur vargjet e mi fshehurazi bashkeshortëve në paradhomë lexojnë…)
Përse o Zot nuk më linde cigan,
kur të lirë pa liri më bëre
rob të një gruaje të madhërishme që gjithnjë është e njëjta...
kjo grua sqimatare që megjithatë kurrë nuk më bën ta dua...
venave në vend të gjakut ujë pa gaz tashmë lëshuar …
rob i kësaj bote të përpiktë pa ciganë...
botë e kurdisur që oh sa shume dua ta vras
një ditë…ashtu kot...shpenguar…
24.10.09
Amaneti (dhe n'gegnisht)
Amaneti
Ruaj pak dashuri për në fund, o njeri i mirë,
se shpejt gostia jote do venitet e mbarojë…
mikeshat e djeshme do të treten në errësirë
e në mëngjesin e sprapsëm askush s’do të të kujtojë…
nga dashuritë e mëdha një copëz rrëmbeje dhe fshihe
nga sytë epshorë të sirenës së rradhës,
në shpirtin tënd struke…në zemër mbille...
e po munde edhe në pjesën e padukshme të hënës…
nëse një ditë do të ndjehesh i huaj
në të huaja gosti pa ndrojtje shko…
e në u ndjefsh edhe atje i paftuar,
së paku veten do duash si dikur ato…
(1986)
dhe n'gegnisht:
Ruj pak dashni për n'fund, or njeri i mirë,
se shpejt gostia tande do t'mbarojë…
miket e djeshme do t'hupin n'errsinë
e n'mgjesin e sprapsm askush s’do t'kujtojë…
nga dashnitë e mdha nji copz rrëmbeje...fshihe
nga sytë epshnorë t'sirenës s'rradhës,
n'shpirtin tand struke…n'zemër mbille...
e n'mujç ene n'pjesn e padukshme t'hanës…
n'se nji dit' do t'ndjehesh i huj
n't'huja gosti pa droj' ti shko…
e n'u ndjefsh 'ne atje i paftum,
s'pakut vedin do dush si dikur ato…

18.10.09
Ca shenime dhe nje horoskop internetor shqiptar
Ca shenime...
Pas shume vite ecejakjesh mes forumeve virtuale shqiptare kam arritur ne mendimin se interneti shpesh eshte parajse e injorances dhe harbuterise se perdoruesve te vet shqiptare.
Shumica dermuese e tyre (por fatmiresisht akoma jo te gjithe)perbehet nga Sharlatane, Plagjiatore, Rrugace, Sherrxhinj,Ziliqare, Mergimtare Qaramane, Bastarde pa Atdhe,"Filozofe", Derra, Nostalgjike te cilet e ulin shume vleren relative te vete forumeve virtuale shqiptare.
Sot gjithkush mund te ulet para nje tastiere dhe te perdore internetin. Bashke me ate pakice njerezish qe internetin e perdorin per te fituar apo dhuruar vlera, internetin e perdorin edhe te dehurit, drogaxhinjte, rrugacet, matufet, te rrjedhurit, te semuret nervore,ekstremistet fetare te cdo krahu, terroriste, anarkiste,injorante e te tjere sojsezer. Sigurisht e drejta e tyre e pamohueshme ne nje bote gjitheperfshirese.
Kam pare se si perballe furise se vazhdueshme ( e ngjashme me dyndjet mongole) te kesaj turme laramane injorantesh jane "gjunjezuar" dhe "shkallmuar" profesionalizmi dhe dija e specializuar. Shqiptare profesionalisht te certifikuar ne universitetet apo nga institucionet me prestigjioze te Shqiperise, Europes apo te Amerikes, specialiste qe i kane kushtuar nje jete te tere profesionit te tyre,shkencetare, historiane, shkrimtare, artiste, dijetare dhe mendimtare shqiptare, keqperdoren fale internetit nga turma e pafundme e guzhinjereve,kameriereve, pjatalaresve,xhamalaresve, pllakaxhinjve, drogaxhinjve,analfabeteve si te ishin plehra.Mjafton te besh nje vizite ne forumet shqiptare te virtualitetit dhe do bindesh shume shpejt per kete fakt.
Te mahnit lehtesia me te cilen te njejtet njerez anonime pas nje pseudonimi jane "eksperte" te "gjithanshem" ne temat e arkeologjise,historise,teologjise,mitologjise, matematikes, meteorologjise, kritikes letrare, artit poetik,piktures,operes,muzikes,shkences,gjuhesise,astronomise, morfologjise, midhjeve dhe peshkut,ekonomise dhe finances, gjeopolitikes,politikes se brendshme, te jashtme, burses, traktateve filozofike, zgjedhjet parlamentare ne Kenia, borxhin e jashtem te Bregut te Fildishte,traditen eskimeze te qendisjes dhe rolin siperor te nyjeve shquese ne gramatiken mongole etj...etj...etj...
Kam pare se si "rrezohen" si pras para kesaj furie virtuale injoratesh arrogante personalitete si Kadare,Konica,Pipa, Camaj,Koliqi, Kokona, Ekrem Bej Vlora,etj...e me tej ne bote Umberto Eko, Sartri e co,si edhe tere ajo mase gjigandesh te spikatur te dijes boterore qe perfaqesohet nga korifenj te pranuar boterisht si te tille.
Sigurisht dija e certifikuar boterore apo shqiptare nuk peson asgje ne te vertete nga hordhite injorante dhe narciste te shqipove te rinj ne internet apo ne pellgjet virtuale shqiptare. Shqetesimi im ka te beje me faktin se shqipot e rinj me shume pak perjashtime jane protagoniste dhe njekohesisht viktima te nje regresi qe ne trajte rrethi vicioz shkon deri ne urrejtje per sallat e bibliotekave, librarive e shpesh urrejtje per vete librin dhe dijen (se sa per autoret ata prej kohesh konsiderohen si njerez te pavlere per hordhite e shqipove te rinj-produkt anonim i virtualitetit).
Sic duket Interneti ka realizuar pikerisht ate qe nuk e realizoi dot as Marksi dhe as revolucionet bolshevike me teorine e tij per barazine e vlerave mes turmes njerezore. Nese do perifrazoja ate qe thote Shvejku per Burgun e Garnizonit, do te thoja qe ne Burgun e Internetit ekziston nje liri dhe barazi te cilen Marksi dhe socialistet nuk e kane pare as ne enderr... Vetem fale internetit nje analfabet mund te replikoje me nje akademik dhe ta munde ate ne "dialog" dhe "argumenta". Vetem ne internet nje palaco i pafytyre mund te marre kurajon te perdhose nje profesionist dinjitoz. Vetem ne internet i fshehur pas nje pseudonimi nje coban i rreckosur dhish mund te te hiqet si tregtar i pasur devesh...Pseudonimi virtual i inkurajon frikacaket dhe te dobtit (menderisht dhe intelektualisht) shume me teper se shkruesit e letrave te dikurshme anonime anonimati i tyre. Forumet virtuale shqiptare te internetit ne shumicen e rasteve jane parajsa e turmes injorante dhe sketerra e individit te ditur. Jane mjeti me efikas qe turma anonime injorante perdor ne luften e saj gjenetike e te perjetshme kunder individit te spikatur per diturine dhe kulturen profesionale. Interneti i keqperdorur eshte mjedisi ku injoranca njerezore po njeh zenitin e vet. Dhe natyrisht interneti eshte shpikja/mjeti me i keqperdorshem i kesaj bote. Me i keqperdorshem edhe se sa energjia atomike.
Nese interneti do te ishte vetem nje pjese e vogel e jetes se perditshme te shqipove te rinj nuk do shqetesohesha edhe aq shume nga hordhite e tyre virtuale. Por eshte fakt qe per njerezimin interneti po fiton me shume terren se jeta reale dhe ne kete kendveshtrim shqipot e rinj mund te thuhet me plot gojen se JETOJNE TOTALISHT JETEN E TYRE ne boten virtuale te internetit. Aty njihen, miqesohen, dashurojne, urrehen, bejne miq dhe armiq, aty shahen dhe puthen, aty martohen dhe divorcohen,aty shpalosin dijet dhe mosdijet e tyre,( me se shumti injorancen dhe intolerancen e tyre),aty hiqen si te ditur fale copy-paste, aty shesin mend, aty mburren se jane me te mencurit e me te fortet e dynjase, aty bejne marketingun e endrrave te tyre te vogla, aty hane, pine, dhjesin dhe lindin,aty rriten e aty zhvillohen karakteret e tyre, aty marrin perceptimet e tyre baze rreth botes qe i rrethon (edhe ajo virtuale si ata vete), etj..etj.
A mund te permiresohet e ndryshohet kjo situate me shqipot e rinj? Nuk besoj.
E pamundur te ndryshohet.Kete ide ma perforcon edhe niveli i ulet i sistemit aresimor ne Shqiperi. Edhe te rinjte perendimore jetojne ne internet, por jo tere jeten e tyre. Jetojne vec nje pjese te saj. Pjesen tjeter ua mbush shkolla dhe dijet e qendrueshme qe ata marrin ne sistemin edukativ te vendeve te tyre qe shtrihet nga burgjet deri te akademite dhe universitetet. Nese per nje te ri perendimor interneti eshte vecse nje pjese e jetes se tyre, per shqipot e rinj ai eshte e tere jeta e tyre. Dhe kjo eshte fatkeqesia e sotme. Neser ajo mund te jete mynxyra e madhe kur mendon se ne duart e kujt hordhie injorantesh e sharlatanesh do jene fatet dhe e ardhmja e vendit. Se dijen e vetme ata e marrin nga copy-paste rastesor fale internetit dhe jo si pasoje e studimeve minimale ne fushen ku pretendojne "dijet" e tyre te gjithanshme.Vjen nje cast kur injoranca legjitimohet si normalitet i pashmangshem i shoqerise shqiptare fale faktit qe hordhia e shqipove te rinj injorante te internetit perben shumicen dermuese dhe si pasoje e ketij normaliteti edhe ajo pjese e vogel e vlefshme dhe profesionalisht e aresimuar e rinise shqiptare te mos e gjeje vetveten ne mjedisin mbytes te hordhise dhe te tkurret e te zvoglohet gjithnje e me shume...ose te vazhdoje arratine nga vendi i vet ne ate qe me te drejte quhet rrjedhje e trurit nga Shqiperia.
Se ne c'sketerre mund ta coje nje vend injoranca,dija gjysmake, narcizmi dhe harbuteria kete e kane te qarte shqiptaret me mire se kushdo komb tjeter ne bote...Dhe te mendosh se nga kjo hordhi injorantesh qe perben shumicen e shqipove te rinj do te dalin bashkeshortet e ardhshem dhe prinderit e neserm, eshte lehtesisht e kuptueshme se cfare niveli kulturor dhe edukativ do te kene pasardhesit e tyre...
...dhe nje Horoskop Internetor Shqiptar
Shenja e Sharlatanit
Ky tip ndeshet gjithnjë e më shumë në mjedisin virtual shqiptar të internetit. Zakonisht është egocentrik dhe kërkon të jetë në qendër të vëmendjes me komentet e tij. Është tipi që “di gjithshka” dhe ka një "përgjigje" për gjithshka. Zotërues dijesh të vonuara dhe gjysmake. Për të dija dhe kultura botërore ka filluar menjëherë pas shpikjes së internetit. “Dijet” dhe “njohuritë” e këtij takëmi zhduken sa herë që shkëputet aksidentalisht sinjali i internetit. Zakonisht ky tip nis e lexon pas moshës 30 vjeçare dhe më saktë kur sapo ka njohur virtualisht ndonjë “chicken” të cilën duhet ta impresonojë me “erudicionin” e vet. Copy paste është oksigjeni i përhershëm i të lindurve nën këtë shenjë. Kjo shenjë përputhet shumë me atë të Plagjiatorit.
Shenja e Plagjiatorit
Të lindurit nën këtë shenjë karakterizohen nga një dëshirë e papërballueshme për të vjedhur gjërat e të tjerëve. Të paaftë për të krijuar produkte origjinale të vetat e gjejnë të udhës të grabisin mundin e të tjerëve dhe ta paraqesin si të tyrin. Zakonisht janë "studiues", "analistë apo "shkrimtare" që në kohën tjetër të lirë punojnë si kamerierë ose pjatalarës. Ndahen në dy takëme. Njëri e pranon faktin që vjedh të tjerët madje mburret me këtë ves që e konsideron si një virtut postmodernist, kursë disa të tjerë dëshpërimisht përpiqen ta fshehin vjedhjen edhe kur i kanë zënë me presh në dorë. Të lindurit nën këtë shenjë shkojnë mirë me Sharlatanin dhe me ndonjëherë në varësi të lëvizjes së yjeve edhe me Filozofin e Vonuar.
Shenja e Bastardit ose e Qytetarit Pa Atdhe
Siç e thotë edhe vetë emërtesa e kësaj shenje janë njerëz që kanë humbur Atdheun e tyre (nëse kanë pasur dikur një të tillë) dhe meqë asnjë atdhe tjetër nuk i adopton kanë vendosur të adoptojnë vetë ata gjithë pjesën e botës pa atdheun e tyre. Urrejtja dhe neveria për çdo gjë shqiptare e dallon këtë takëm nga të tjerët ashtu si lëkura e zezë dallon një zezak nga një i bardhë.Karakterizohen nga nje zell epileptik ne veprimet e tyre te perditshme.
Dallohen lehtësisht ngaqë fjalën “kombëtar” e kanë zëvëndësuar më fjalën “kombëtarist” dhe fjalën “shqiptare” me “shqiptariste”, ndërsa togfjalëshi i tyre e preferuar është “diskursi kombëtarist”, togfjalësh që e përdorin sa herë që kanë nevojë për klizmë.
Shenja e Mërgimtarit Qaraman
Është e kundërta e ekzagjeruar e shenjës së Bastardit. Të lindurit nën këtë shenjë dallohen nga një zhvillim i tejskajshëm i gjendrës së lotëve. Lotët e tyre shoqërohen gjithnjë me toponime dhe togfjalësha si rruga Ali Demi, Myslym Shyri, Rruga e Liceut, Pallati i Kulturës, nënat shamizeza të pallatit, rakia e Skraparit, Uji i Glinës, mishi i qingjit në hell, e plot ah-e e uh-e përmallimi. Të krijohet përshtypja se të lindurit e kësaj shenje i kanë çuar dhunshëm në Perëndim duke u mohuar kësisoj kënaqësinë e të qënurit në atdhe të cilin e perceptojnë vetëm në trajtë të “mëmëdhëmbjes”.
Kjo shenjë nuk konsiderohet e dëmshme për meteorologjinë, pavarësisht sasisë së madhe të lotëve që e karakterizon, gjë që në ndonjë rast mund të çojë në përllogaritje jo fort të sakta të rreshjeve mbi vendin tonë.
Shenja e “Dhelprës me Rushtë”
Të lindurit nën këtë shenjë karakterizohen nga një mani pothuajse e lindur për të urryer e përçmuar çdokënd që rrezaton sukses, kulture dhe dije pa dallim feje ideje dhe krahine. Viktimat e kësaj shenje janë zakonisht korifenjtë dhe të spikaturit e fushave të ndryshme të artit shkencës dhe kulturës. I linduri nën këtë shenjë e ka të pamundur të mos shprehë mospëlqim dhe përçmim zakonisht me tone agresive për çdo gjë që është e pranuar publikisht si diçka me vlerë. Vetë metafora e "dhelprës me rrushtë" jep më mirë se çdo gjë motivet nën të cilat jetojnë dhe vegjetojnë në ambjentet virtuale të internetit keto produkte te uthulles se forte.
Shenja e Filozofit të Vonuar
Edhe të lindurit e kësaj shenjë zakonisht janë kamerierë ose pjatalarës. Jane njerez qe kane hyre me shume vonese ne kontakt me librin dhe kjo fale internetit. Këta e kanë të pamundur të flasin edhe për gjënë më të thjeshtë pa cituar emra filozofësh estetësh ideologësh. Këta nuk kanë mendimin e tyre për asgjë. Pa citimet e të tjerëve ky takëm filozofësh të vonuar shkon drejt zhdukjes. Ky takëm pjatalarësish zakonisht i fillon përsiatjet e veta “filozofike” me fjalë të tilla si “Unë dhe Platoni në kundërshtim me cfarë pretendon Hegeli dhe Hjumi” ose “Ndryshe nga Aristoteli unë dhe Kanti mendojmë se…”. Edhe të lindurit nën këtë shenjë shkojnë mirë me ata të shënjës së Sharlatanit dhe Plagjiatorit, me sa duket edhe si pasojë e afërsisë së profesioneve që bëjnë në jetën reale.
Shenja e Çmitizuesit
Të lindurit nën këtë shenjë janë një takëm original. Pasi “çmitizuan” tërë etnogjenezen shqipe, gjuhën dhe kombin shqiptar, Historinë e Shqipërisë bashkë me Heroin,Flamurin dhe Himnin Kombetar iu vërsulën rilindasve, Frasherllinjve, Fishtes,Migjenit, Kadarese, Nënë Terezes, Ali Pashës dhe Karamahmutit,e me tej perseri zanoreve dhe bashkëtingëlloreve, emrave dhe tingujve. Pasi kanë çmitizuar kulturën dhe traditën, malet dhe fushat, shiun dhe dëborën, zogjte dhe pulat, gratë dhe burrat, luftërat dhe paqet, të gjallët e të vdekurit e Shqipërisë, shumë shpejt do arrijnë në një stad të ri me çmitizimin e miteve të tilla si “Babai” dhe “Nëna”. Siç e keni kuptuar çmitizimet e këtij takëmi i drejtohen çdo gjëje shqiptare. Ky takëm ndahet në dy sorrollope. Sorrollopi i parë përbëhet nga vllehë ose nenprodukte pothuajseshqiptare te tyre, kurse i dyti nga mercenare soroistë. Ngjajnë shumë me takëmin e Bastardëve, nga i cili nuk i dallon asgjë veç nevojës më të shpeshtë për klizmë.
(Ekzistojne edhe shenja te tjera te horoskopit internetor, por meqe nuk jane ekskluzivisht shqiptare nuk e pashe tw aresyeshme t’i pershkruaj…)

16.10.09
7.10.09
Si gjithnjë para dritave të kuqe…
Kam ndaluar përsëri para dritave të kuqe.
Në bordellin e mëndjes sime si gjithnjë në të tilla raste kurvërojnë mendimet. Të shumtë. Të varfër. Të vjetër. Të trukuar. Rioshë. Lakuriqë. Gjithnjë lakuriqë. Tundues. Epshorë.
Kurvërojnë natyrshëm pa mundur të ngrihen në nivelin e prostitucionit. Ndoshta jam i martuar më shumë se çduhet dhe tashmë nuk jam aq tradhëtor sa të mund të bëj dashuri me mendimet e mia.
Kam veç dy mundësi të parrezikshme. Të pallohem me to ose t’i refuzoj. Nëse do zgjedh pallimin kam frikë se do ndodhte ajo, e padëshirueshmja e përjetshme, mbarsja. Në bordellin e mendjes sime nuk ka sallë lindjeje. I sapolinduri bie drejt e në dyshemën kockore duke pasur shumë shanse të mbetet përjetësisht sakat. Mendimet sakate fillimisht i mblidhja në…Hmmm… Vërtet, ku i mblidhja? Ç’kam bërë me mendimet sakate? Mbaj mend që kam patur shumë të tillë. Por nuk di sa ku janë tani.
Sigurisht në anën e pasme të bordellit ndodhet një boudoir ku dikur unë bëja dashuri të lirë me mendimet e mia. Mbarsesha dhe lindja mendime të reja. I ushqeja …i rrisja dhe bëja dashuri inçestuoze me to derisa mbarsesha…Por eh…kjo shumë kohë më parë….Para se ato të shtoheshin aq sa të krijonin harem.
Këtë herë nuk e di saktësisht se çfarë do të mbarsej, unë apo mendimet e mia dhe më e keqja është se nuk di nëse mbarsja do rezultojë me pjellje. Kam frikë se mbarsja do të jetë e fundit dhe kësisoj edhe e përjetshme pa asnjë mundësi pjelljeje apo aborti.
Jo. Nuk mund të pallohem me mendimet e mia për sa kohë që ekziston frika nga mbarsja. Po sikur të më kërkonin atësinë e foshnjes?
Ndaj ato mbeten përjetësisht aty në gjëndjen fëminore. Një harem marramendës mendimesh dhe unë eunuku i tyre. Ato mbeten aty. Të papalluara dhe të papaguara dhe unë nën belbëzimën qesëndisëse të papagallit të verbër të kujtesës. “Hej, eunuk, zgjohu! Kurvëria është prostitucion në gjendje foshnjore, kurse prostitucioni është paradhoma e vdekjes së kurvërisë. Jepi jetë haremit! ”, më thotë vazhdimisht zëri i tij i çjerrë. Por nuk guxoj. Nuk guxoj dot. Mendimet e vjetra janë të lodhshme si gratë në menopauzë dhe unë jam i lodhur prej tyre. Po. Janë si gratë. Nëse janë kurva duhen trajtuar si zonja. Nëse janë zonja duhen trajtuar si kurva. E ngatërruar shumë kjo punë e bordelleve dhe haremeve. E shoh që edhe këtë rradhë nuk i dhashë dot dum.
Ndizen dritat jeshile dhe gjithsesi bëj diçka. I jap gaz makinës deri në semaforin tjetër.

1.10.09
Nocturn
Është mbrëmje. Nuk është pranverë, edhe pse kanë çelur lule. Lule- zanafille nga varganë jargavanësh rrethuar. Është qetësi. Nuk është heshtje kjo. Por as zhurmë. Është ujvarë varrezash me mërmërima të mermerta.
I afrohesh varrit bosh të Jaranit të Fundit. Zhvishesh. Shtrihesh mbi të dhe dëgjon mer-mër-imën.
S’je e bukur, por tani je lakuriq dhe, mesa duket, qoftë edhe për pak çaste, e lavdishme. E lavdishme si çdo femër dhe veçanërisht sa çdo femër që i kushtohen rreshta si këto. Lavdi e lakuriqtë që mbi Harkun e Triumfit shkujdesur mbathjet var, ndërsa një Ikarus* pa I, pa krahë dhe pa ca shkronja të tjera mbi buzët e tua rrëzohet. Hëna qirinj te shkrire mbi katedralet e gjinjve të derdh, ndërsa ti në agoninë e përpëlitjes rrëmben qiellin…e vjedh…e shkul…e bën tëndin dhe me yjet e përflakur i vë zjarrin tajgës së fundbarkut tënd...
Më pas vjen nata, errësira sui generis, dhe askush nuk e di se ç’ndodh. Askush. Askush nuk do e mësojë kurrë.
Dita do të agojë e pagojë dhe pa e ditur.
E pagojë derisa Yll’ i Mëngjesit mes shalëve të tua të shuhet plotësisht pa u keqkuptuar nga astrologët, rojet e varrezave dhe nga unë-mirembajtësi i katedraleve.
*Ikarus sipas mitologjise greke ishte nje personazh qe u perpoq te fluturonte, por kur kaloi prane diellit iu shkrine krahet prej dylli dhe u rrezua.

Subscribe to:
Posts
(
Atom
)