dhe vend varri për ne aty s’ka…
me cigare diellin do ta djeg...
derën e qiellit pas vetes do mbyll...
do zbresim poshtë e do marrim dhenë
atje poshtë ku jetojnë ata…
Do të shajnë nëper dhëmbë kostumin tim
këmishën
gravatën
këpucët
si dhe fustanin tënd të ri...
por ti mos u mërzit e dashur
kështu i kanë zakonet në k’to anë...
le të zhvishemi që ata të merren më lehtë
me rrobat tona...
që ne të dy të merremi më bukur
me trupat tanë…
Po të dilnim lakuriq para tyre
ata përsëri do na i shanin trupat joshës...
do i quanin të shëmtuar e të rrudhur
dhe ne përsëri do zhvishnim lëkurën dhe mishin
që ata të merreshin me lehtë me trupat tanë
e ne me skeletët tanë të bukur…
Ne mund t’iu tregojmë atyre edhe skeletët tane
dhe ata nuk do guxonin kurrë t’i shanin
e atëhere ndoshta do na linin të qetë…
do na harronin e do na sillnin lule
mes lotë krokodilësh si vesa e mëngjesit...
por ne e dimë nga atje lart ku ishim,
jo gjithnjë lulja është syri i virtytit
më shpesh është percja e vesit…
Po fundja eja të vdesim
për hir të këtij funerali kaq të bukur...
nuk është rradha jonë
por kjo s’ka rëndësi…
eja…
rast tjetër më të mirë nuk do të kemi
nuk e sheh që kanë sjellë priftin më të mirë?
Nuk e sheh që kanë sjellë buqetat më aromëmira?
Nuk e sheh si shndrin dorëza e florinjtë e arkivolit të praruar?
Nuk e sheh që kanë sjellë varrmihësit më me përvojë?
Nuk e sheh se cfarë dhe i shkrifët e i ngrohtë anës gropës avullon?
Nuk e sheh sa shumë njerëz kanë ardhur për lamtumirën e fundit?
Nuk i shikon?
Nuk do derdhin asnjë lot për ne…
por ti mos mendo keq për ta…
E si do të mundnin?
Një jetë të tërë jetojnë pranë varrezës
e ne një jetë të tërë pranë tyre vetmojmë…
Eja të vdesim sot
për hir të këtij funerali kaq të bukur…
e nesërmja është dikur…
mosvdekja nuk është pavdekësi…
………………………………..
eja, e dashur,
nuk është rradha jonë…
dhe nga mallkimi i tyre ndoshta
rradha s’na vjen kurrë…
(1993)
©Artan Gjyzel Hasani