23.4.16

PORTRET I NJE PASTERTOREJE


e pastër në kulm, zonja McNeal,
nuk prek asgjë me duart e bardha
dyert i hap me këmbët e gjata 
në ashensor butonin e shtyp me bërryl
askujt nuk ia jep dorën kur takohen
në rrugë mban maskë higjienike,
ka frikë nga mikrobet, e pastra kristal,
dhe nga fjalët e pista që mund t’i ndotin gojën
në gjumë merr frymë veç me hundë
e ndjeshme ndaj erërave që mbushin dhomën
asgjë nuk prek me dorë, pastërtorja McNeal,
as trupin e të shoqit kur bëjnë dashuri
me doreza në duar edhe kur i bën oral
sa herë që ai kthehet nga krahët e të tjerave…

©artangjyzelhasani