Dje vdiq një legjendë
me shami të bardhë në kokë
me duart dhe faqet tërë rrudha
në sytë e saj të verbër
e tërë bota bëhej thërrime…
ndryshe nga Frida Kahlo
që në sytë e dashnorëve vizatonte veten,
i mbeti besnike një burri të ikur
që në 103 vjet jetë
e njohu veç 3 muaj…
me shami të bardhë në kokë
me duart dhe faqet tërë rrudha
në sytë e saj të verbër
e tërë bota bëhej thërrime…
ndryshe nga Frida Kahlo
që në sytë e dashnorëve vizatonte veten,
i mbeti besnike një burri të ikur
që në 103 vjet jetë
e njohu veç 3 muaj…
Madhështorja gjyshja ime…
“Eshtë armik, burri yt!
Firmos divorcin të shpëtosh lëkurën,
ndryshe do dëbohesh nga vendlindja
drejt një humbëtire të huaj!”
“ E pamundur, zotërinj!
Ai armiku është babai i vajzës së vogël që sot mbaj për dore!
Le të nisemi pra, për ku e paska thënë Zoti juaj! “
Firmos divorcin të shpëtosh lëkurën,
ndryshe do dëbohesh nga vendlindja
drejt një humbëtire të huaj!”
“ E pamundur, zotërinj!
Ai armiku është babai i vajzës së vogël që sot mbaj për dore!
Le të nisemi pra, për ku e paska thënë Zoti juaj! “
I vogël shumë qyteti i largët
atij viti të ftohtë ‘54
ku jabanxheshat i quanin putana
dhe kokëzbuluarat i qëllonin me patate
atij viti të ftohtë ‘54
ku jabanxheshat i quanin putana
dhe kokëzbuluarat i qëllonin me patate
“Duhet të më siguroni një strehë
ju që më morët shtëpi e katandi!
Jam nënë e një vajze dhe grua pa burrë ”
“S’ka shtëpi per ty, grua e armikut! Jeto në hotel!
U treguam zemërgjërë,
dhe nuk ta morëm makinën qepëse,
që të punosh e të mos bëhesh kurvë!”
ju që më morët shtëpi e katandi!
Jam nënë e një vajze dhe grua pa burrë ”
“S’ka shtëpi per ty, grua e armikut! Jeto në hotel!
U treguam zemërgjërë,
dhe nuk ta morëm makinën qepëse,
që të punosh e të mos bëhesh kurvë!”
Ai qytet kishte një hotel me gjashtë dhoma
ku kapardiseshin oficerë fitimtarë
hetues sarhoshë dhe kriminelë
shoferë të dehur pas rrugës së gjatë
spiunë intrigantë, zyrtarë kodoshë…
ku kapardiseshin oficerë fitimtarë
hetues sarhoshë dhe kriminelë
shoferë të dehur pas rrugës së gjatë
spiunë intrigantë, zyrtarë kodoshë…
“Hotelxhi, sa kushton një dhomë?
Po i tërë hoteli për një vit?”
E paguajti me florinj të shpëtuar,
me të zeza u vesh
dhe vetes e bijës i bëri fole…
“Nxirri përjashta tani ata të gjithë!
Dorëzomë çelsat dhe për një vit
mos të duket rrotull as ti e asnjeri!"
Po i tërë hoteli për një vit?”
E paguajti me florinj të shpëtuar,
me të zeza u vesh
dhe vetes e bijës i bëri fole…
“Nxirri përjashta tani ata të gjithë!
Dorëzomë çelsat dhe për një vit
mos të duket rrotull as ti e asnjeri!"
Kjo ishte gjyshja ime, labja Hatixhe…
5 Mars, 2016
© Artan Gjyzel Hasani
© Artan Gjyzel Hasani