i errët ky bar ku me vetminë time jam ulur
boshatisur salla, e thënë ndryshe, vetëm meshkuj,
2 e pasmesnatës
ora kur vetëkënaqen poetët…
denjësisht largohen
dhe dy gjinjtë e fundit
dhe whisky nuk më duket
më si qumësht…
më vjen keq që nuk
jemi në vitin dymijë
kur në banak mund të
tymosja një cigare
por të paktën më lejohet të mendoj për ty
për sa kohë që dhe kjo nuk është ndaluar
për arësye shëndeti a sigurie publike
apo edhe më keq akoma ,
higjienike…
se tekanjoze shumë kjo botë
disa ankohen se dashuritë e pastra
i bëjnë pis…
të tjerë se u prishen
flokët
nga një përqafim…
po nejse…
le të shpikim një sëmundje të re
për dy pacientë të shëndetshëm
si ne
një diagnozë unike
“overdozë dashurie” është e vjetër
“mungesë dashurie”
akoma më e vjetër
epidemike që në Romën
antike
ku në orgji servirej vetja
dy Nubiane tekja…
“doni edhe një Johnnie, zotëri?”
“jo, nuk dua tjetër…”
hedh sytë në mur dhe ora prapë 2
nuk më bëjnë sytë
2 pasmesnate
dhe nuk jam çmendur
“është ndërruar ora, zotëri
gjashtëdhjetë minuta para!”
oh, ç’fat!
gjashtëdhjetë minuta zgjat një jetë
po aq edhe një funeral
e mjaftueshme për të vdekur i gjallë
por jo për të lindur i vdekur…
gjashtëdhjetë minuta zgjat një jetë
po aq edhe një funeral
e mjaftueshme për të vdekur i gjallë
por jo për të lindur i vdekur…
oh ç’ngushëllim!
gjinjtë e fundit do
shfaqen prapë!
dhe
dhe
kur me qumësht të dehet fëmija brenda meje
ty, e vogla ime, atje
larg
në gjumin e trazuar që zgjon liqenin
do të të dhëmbin thithkat e forta
do të të ndizen buzët
e etura
fikur në agoni orgazmat
dhe për të mijtën herë
brenda një çasti
do mbarsesh nga unë
për të më lindur...
©artangjyzelhasani
brenda një çasti
do mbarsesh nga unë
për të më lindur...
©artangjyzelhasani