6.2.16

VJESHTE


një prekje dore ti...
një puthje vjedhurazi unë
e pastaj përhumbur në kujtimet tona...
në pamundësi për të rikthyer pranverën,
hiqemi sikur vjeshta s’ka ardhur akoma...
përgjithnjë të dashuruar
në fole të ndryshme jetojmë...
në parkun ku dikur lulëzonin sythet
si bien gjethet rrimë e vështrojmë...
u druhemi vjeshtave që nesër vinë
më shumë se kësaj që i shmangemi sot
................................................
do bien gjethet mallrënduar
do bien e s’do i shohim dot...
(24 tetor, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani