të ndez një grua a një cigar?
duket sikur është e njëjta gjë
kur zjarri dhe fryma që vjen nga brenda
njësoj djeg dhe deh…
duket sikur është e njëjta gjë
kur zjarri dhe fryma që vjen nga brenda
njësoj djeg dhe deh…
ndoshta duhet ndezur vetëm ajo që fiket
pra, një cigare e shpejtë në garazh,
se gruaja që ndizet me zjarr të ngadaltë
nuk shuhet kurrë dhe në daç
pra, një cigare e shpejtë në garazh,
se gruaja që ndizet me zjarr të ngadaltë
nuk shuhet kurrë dhe në daç
ah, kjo flakë që nuk po më hiqet
kujt vallë t’ia fal këtë zjarr?
lisi nga brenda ka filluar të digjet...
të ndez një grua a një cigar…?
kujt vallë t’ia fal këtë zjarr?
lisi nga brenda ka filluar të digjet...
të ndez një grua a një cigar…?
©Artan Gjyzel Hasani