3.2.16

PORTRET


krenare
hijerëndë
e bujshme
nganjëherë e pakuptueshme për të tjerë
ajo vajzë ishte si gegnishtja...
e bukur veç në vendin e vet...

jashtë tij magjia i humbiste
ndryshonte
tulatej
mpihej...

kur tërhiqej nga të tjerë kuaj
karrocë e bukurisë i gremisej
e zakonshme si të tjerat bëhej
gegnishte në gjuhë të huaj…

© Artan Gjyzel Hasani