3.2.16

NDRYSHE NGA TY, MIKU IM...


...i pasur nuk u bëra kurrë...
në majë të piramidës s’u ngjita dot
nuk isha shqiponjë e as kërmill natyrisht…
dhe nuk arrita shumë në këtë jetë
që nganjëherë pothuajse miqësisht
për pak sa nuk më mbyti…
........................................
me vargjet e mia kam bërë ca poezi
dhe ndonjë grua të dashurojë për së dyti…
(nga libri "Mëkatari")
© Artan Gjyzel Hasani