3.2.16

SKAKIERA GRI


në përpjekjen time të dështuar
për të pëlqyer poezi nga Borges a Camaj
gjej kohë të vras mendjen për gurët e shahut
në verandën ku shkujdesur i ndrin hëna
si vetja të tjerët kur ata janë larguar…
gurë shahu në dorë të fatit jemi…
nuk ka triumfues dhe të mundur…
kur si zemra mendjen, veten ke përballë,
skakiera bardhezi bëhet gri
ndeshja luftë
fitohet veç duke humbur…
©Artan Gjyzel Hasani