3.2.16

NE MEJHANE


mejhanja tym...
mbi vozin e vjetër
aty le të rrimë...
sot s’dua të dëgjoj
fjalë heroike
patetike
patriotike
politike
e pordhë të tjera me rigon
nga surretër me vështrime angjelike
s’dua të dëgjoj
pallavra ndershmërie
çertifikata besnikërie
nga gungaçë në shpirt
e sakatë në zemër
që dashamirësisht na rrethojnë…
do të pi për qejfin tim
dhe për ata që dinë të fluturojnë mbi re
dhe për të gjitha rrugaçkat e botës
një dolli...
më madhështoren e të gjithave
në altarë alkooli do e ngre
usta...dy krika birrë...
sill edhe një tjetër...
edhe dy bërxolla...
(po munde edhe një vrimë...)
të këndshme...të ngrohta...
si shalët e holla
të qejflies që sot
në prehërin tim lodron
e nesër që pa gdhirë
e kafshuar molla
nuk do i bjerë në sy
atij që heshtur shkon...
na vër dhe një çikë muzikë
violinë cigane...
ngrihu jevga ime...
jevgë e rrallë azgane
tundi gjinjtë e tu nën mustakun tim
dhe djersën mes tyre do e pi me fund
do të të puth zhuritshëm....
do të të kafshoj në fyt....
pi ...akoma pi...
pi… edhe lëpij...
do bëhem jevgu yt...
të dehemi…të shuhemi
të ndukemi…të kruhemi…
të rrihemi…të zhgrryhemi…
sa këmbët të mos na mbajnë
e ç’i qi t’ëmën më pas
për zonjëzat bardhoshe
aromatiket
të ndjeshmet
delikatet
dixhitalet
që preferojnë mesazhet platonike
dhe seksin online…
hej usta...usta...
mes tymit na shkoi jeta...
gënjyem...
na gënjyen...
së prapthi prap' xhaketa...
dhe prap' në rrugë të madhe
eh... dynja me halle...
ashtu si ç'na rrëfyen...
në stilin rus ruleta...
vjen dhe prap' shkon...
(nga libri "Mëkatari")
©Artan Gjyzel Hasani