4.2.16

VENUSI VENECIAN



nuk janë pornografi joestetike këto vargje…
as anatomi vaginale rraskapitëse…
as “të shtunën ia bëra 3 herë”…
natyrisht as jargavitje për fundbarqe…
....................................................
lexoji si një poemë kundër luftës…
më e paqta që kam shkruar ndonjëherë…
indiferent më lënë heroizmat e dëshmorëve
e në barrikada kurrë nuk jam rreshtuar…
me shoqatën për mbrojtjen e kastorëve
padashje një herë u solidarizova
duke shkuar me një që e kishte të rruar…
...dhe teksa gratë bëhen burrnesha
dhe burrat grarisht “muhabet pidhi” bëjnë
duke mallkuar poetin imoral
......unë Zotit i lutem
që edhe sonte ekstaza e epshit
të përplasë Gondolën time mishtore
pas Venusit tënd të lagur venecian…
shkruaj për katet e para të ëndërrimit
që vetmitë tashmë kanë përmbytur…
për pëllumbat që një kat më lart
kanë mbetur të njëjtët edhe sot…
kërkoj një rimë për orgazmën e shpirtit…
kërkoj një rimë por nuk e gjej dot…
në këto vargje të lagura e të bëra qull
të shkruara për veten…për ty…
dhe për të gjithë ata të tjerët
që gjithnjë janë më të ndershëm se unë…

(3 Mars, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani