4.2.16

ALIBITE


mali është alibia e malësorit kur shtiret si i fortë
shiu – alibia e dheut kur bëhet baltë e butë
the bedroom – alibi e atyre që hiqen si bashkëshortë
kjo botë e dhjerë – alibia ime e të qënurit mut...
ngrica – alibia e luleve që s'ditën të çelin kurrë
vjeshta – alibia e gjetheve që lindën të vyshkura
sperma – alibia mashkullore e të qënurit burrë
lotët – alibia e faqeve të fishkura...
era – alibia e reve që ikin s'dinë se ku
Itaka –alibi e hallakatjes në det
Edgar Poe – alibi e Korbit që mbi derë u nguju
dhe TI – alibia ime e të qënurit poet...
ti – alibia ime në qiellin e shtatë
unë – alibi e arratisjes tënde nga dashuri e vjetër
ti përsëri – alibia ime në ferrin e zjarrtë
e përsëri unë – alibia jote kur të më lësh për një tjetër...
kafazi i artë – alibia e zogjve shtegtarë
dashuria – alibi e atyre që tradhëtuan shumë
gjumi – alibi e njeriut ëndërrimtar
dhe unë – alibia e të qënurit UNË.

(nga vellimi "Misioni Paranoik", 2005)
©Artan Gjyzel Hasani