4.2.16

(DI)KUR...


...ishim të rinj dhe zemra rrihte shpejt
në kitarë të kohës luanim rock 'n' roll
me ëndrrën në sy dhe puthjet në buzë
por sot gishtërinjtë e shpirtit artriti i ka zënë
lëvizin ngadalë dhe dhimbjen ndajnë
ndjehemi blu dhe luajmë veç blues...
(7 Shkurt, 2014)
©Artan Gjyzel Hasani