4.2.16

aliteRACION ekSPERiMEntal cORporAL

perëndojnë penelatat e pendimit mbi penis…
vagabond i vagullt i vaginës tënde muzgu…
përlotja loton lotë mbi të lodhurin iris
si mbi murgeshën e mbrëmjes murgu
marramendja marrëzisht frymën ta merr
drithërimash ndricuar dritë e venitur
gjethe epshi gjelbëron gjiri i gjërë
thithur thithkat nga ethet plasaritur
buza përflaket e buzkuqin përbuz…
goja jote (për)gojon kafshëzën time përsëri…
teksa gjuhët e çartura përçartjen përçojnë
trurit tim të trembur ku etur tretesh ti…
shtrydhet luleshtrydhja…çahet…
spërkatur stërpik qerpikun pikë-pikë...
pikon...kullon…
është ëndrra ime në syrin tënd…
mos ki frikë
shfaqja mbaron...perdja bie...
mbi gjinjtë e shuar fiken qirinjtë...
©Artan Gjyzel Hasani