4.2.16

HESHTJA QE VRET


lotët janë djersitja e trurit
kur ethe jam
e mendimet gjarpërinj…
i shndërroj në lule…bëhen pemë…
pa gjethe…stinë e mangët
i mbjell në një mur të gurtë
por gurët nuk helmohen nga ato
murin e dalloj vetëm unë
ndan vështrimet nga fjalët….
jashtë këtij muri s’ka më vështrime
bëhen pulëbardha që kurrë nuk kthehen më te unë
bashke me fjalët nuk e kapërcejnë kurrë këtë mur…
të burgosura mes rrënjëve te helmatisura.
mund të jetë goja ime ky burg…
i burgosur në gojën time…
vështroj pulëbardhat
kapërcejnë pa pengesë murin e gurtë…
por nuk dëgjoj këngën e tyre…
oshëtimën shurdhuese të heshtjes…
më shurdhon ky largim i pulëbardhave tej murit
dhe për dreq fluturojnë aq butë…
(1998)
©Artan Gjyzel Hasani