4.2.16

KUSH NGA NE E DI…?


Cfarë do të jetë casti tjetër
askush nuk e di
e s’do ta dijë kurrë,
një pikturë anonime
që e varim apo e heqim
në të njëjtin mur…
puthje e ëmbël
dhe një dorë e vockël
që abazhurin fik me delikatesë
apo psherëtima e fundit e kortezhit
që duke u larguar
një qiri ndez me përtesë…
(1996)