ah...jetën që kam humbur nuk ma kthen ti dot...
nuk ma kthejnë dot as ato që ma kanë marrë...
...të thashë...është hi çka ishte dikur zjarr...
druaj se je flakë që shuhesh me një lot...

mund të të dashuroja po ta dija se ç'je
më fort nga sa dikur kur s'të njihja...
e si mund të më duash ti që aq mirë më njeh...?
mos vallë e ka fajin...hija?

më mirë të jesh hiri i një zjarri të dikurshëm
që prushi iu fik nga dorë e harresës...
se sa flaka që digjet përcëlluese aq bujshëm
e shuhet aq lehtë nga lot' i pendesës...

dhe sot vërtet luaj, por luaj veç me zjarrin...
tregomë që je zjarr...flakë...përvëlim...
pasi të më kesh djegur e përcëlluar të tërin
a mund ta rindezësh të ftohtin hirin tim...?

ndaj me atë zjarrth që ndoshta ka mbetur vetes
mureve të shpirtit tënd me dritëhijet luaj...
flakëz kaltëroshe që shuhet e digjet heshtjes...
mbi prushin që akoma përzjen një dorë e huaj....

(kolazh nga Stina e Peste - Dialog Poetik )
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani